Për herë të parë kisha mbajti meshë për shqiptarët ortodoksë të Çamërisë
Për herë të parë, në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mbajt një meshë përshpirtjeje në kujtim të gjithë shqiptarëve ortodoksë të Çamërisë që u vranë gjatë genocidit të forcave zerviste më 1944
Top Channel
30/06/2024 - 16:28
“Shqipëria do të më marrë hakën” ishin fjalët e fundit të avokat Spiro Çallukës, drejtorit të arsimit shqip të Paramithisë 80 vjet më parë, kur më 30 qershor 1944 pas disa ditëve torturash, iu nxorrën sytë dhe u tërhoq zvarrë me makinë në qytet deri sa ndërroi jetë. Më pas, së bashku me shqiptarë të tjerë ortodoksë të Çamërisë u la i varur për tre ditë në mes të qytetit për të dhënë shembullin se shqiptarët ortodoksë mund të rrinin në shtëpitë e tyre, por do të kishin fat mizor nëse deklaroheshin shqiptarë.
Ceremonia u mbajt në mjediset e Kishës së Metamorfozës në Tiranë në prani të dhjetëra besimtarëve. Përshpirtja u realizua për Spiro dhe Thoma Çallukan, Gaqo Paskon, Dhimo Kasarin, Ilia Naston, Thimi Gogozoton, Petro Sharrën, Ilia Konomin dhe gjithë ortodoksët e tjerë shqiptarë të vrarë nga forcat zerviste gjatë genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Meshtari i kishës, At Kristo Sharko kreu përshpirtjen në kujtim të emrave të tyre. Të gjithë ata punuan për atdheun e tyre, Shqipërinë, deri në momentin e fundit të jetës. Veçanërisht Spiro Çalluka, drejtuesi i arsimit shqip në Paramithi që vdiq në kushtet e torturave çnjerëzore, në moshën 87-vjeçare dhe u la tre ditë i varur në mes të qytetit, për t`u treguar shqiptarëve të tjerë ortodoksë fatin që do të pësonin nëse deklaroheshin shqiptarë.
Përshpirtja është liturgji ortodokse që lutet për të përkujtuar të vdekurit. Ky është rasti i parë që në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kryhet një përshpirtje për shqiptarët ortodoksë të Çamërisë.
Mëtuesve se pas kësaj ngjarje qendronte Janullatosi, u përgjigjet At Nikolla Xhufka:
Ky raport është përditësuar nga SHJ
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 87 reads