...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kaloçi/qendrim: si komuniste, bashkëpunoj me amerikanët për përparimin e reformës në drejtësi

Me ambasadorin Lu na bashkon dëshira e përparimit të reformës së drejtësisë në vend: kur mungon revolucioni vendin e zë evolucioni

Genta Kaloçi

19/01/2020 - 14:28

Jam e sigurt që po fërkoni sytë në lidhje me një deklaratë të bërë nga ambasadori amerikan, duke marrë parasysh ndryshimet në ideologji. Mora shkas nga një pjesë e mesazhit të ambasadorit amerikan z. Lu që më tërhoqi vëmendjen dhe interesimin tim politiko-ideologjik të fokusuar te çështja dhe interesat kombëtare në planin afatshkurtër dhe afatgjatë.

Në jetë shpesh duhet të pozicionohemi sipas interesave e zhvillimit të vendit dhe mirëqënies së popullit duke marrë parasysh rreziqet e ndryshme. Këto mund të jenë problematikat e politikave të brendshme dhe të jashtme të cilat kanë sjellë rrezikshmëri të lartë në çështjet e sigurisë dhe interesave kombëtare. Ashtu si në paqe edhe në luftë (e cilitdo lloji qoftë, e nxehtë apo e ftohtë, duhet të jenë të qarta përparësitë që ka kombi, shteti, vendi, populli). Në bazë të këtyre kritereve përzgjidhen aleancat (e luftës e të paqes).

Në këto momente jemi në një luftë të heshtur që na ka futur politika çerekshekullore si pasojë e paaftësisë për të përcjellë stafetën nga njëri brez politik tek tjetri por kemi ngecur në fazën e krimit shtetëror - i quajtur tranzicion.Vendi është në mënyrë të vazhdueshme në rrezikun e politikës së brendshme që shkakton gjendje shqetësuese për vendin, njerëzit e vet në rajon dhe përtej tij. Dinjiteti i shqiptarit ka rënë në nivele shqetësuese e alarmante. Të drejtat tona anashkalohen nga politika e brendshme dhe kjo reflektohet dhe pasqyrohet te sjellja dhe komunikimi që marrim nga fqinjët tanë të cilët veprojnë ndaj nesh si të jemi qytetarë/shtetas të një vendi të botës së tretë.

Duke marrë parasysh gjendjen aktuale të mjerueshme si rezultat i politikës së padrejtë në vend dhe politikës së jashtme Unë si Komuniste duhet të rishikoj aleancat dhe bashkëpunimin sipas gjeopolitikës rajonale me ato vende që nuk vënë në rrezik faktorin shqiptar. Në bazë të këtyre faktorëve të brendshëm e të jashtëm hidhen themelet për bashkëpunimet afatshkurtra dhe afatgjatë.

Në rastin konkret me ambasadorin Lu na bashkon dëshira e suksesit të reformës së drejtësisë në vend: kur mungon revolucioni vendin e zë evolucioni.

Deri në ardhjen e asaj dite, revolucionarët e kolltukut do të kenë mundësi të paktën të shijojnë ditën e evolucionit njerëzor, mbase me pak shtyrje e nxitje edhe atë politik. Deri atëherë, unë po ndaj reshtat që përmendi ambasadori në deklaratën e tij, te të cilat shoh se ndryshimi për të disatën herë në historinë e përsëritur, sërish po vjen nga Shqiptarët e Diasporës (treva e origjinës është përmendur në një publikim tjetër).

“Kam takuar shqiptaro - amerikanë që vijnë në Shqipëri dhe që dëshirojnë të kontribuojnë për arsimin...Madje kam katër shqiptaro - amerikanë të mrekullueshëm që punojnë këtu në ambasadë. Një punon në zyrën time si sekretar për zv/ambasadorin, një tjetër është oficer i sigurisë diplomatike, një është prokuror federal amerikan, i cili punon për krimet e rënda në çështje shumë të vështira të antikorrupsionit. Njëra është agjente e FBI-së. Ajo punon çdo ditë me policinë për çështje të antikorrupsionit dhe krimit të organizuar.”   

7 Nëntor 2016

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA