...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kosova bëhet anëtare ‘e lidhur’ e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Ngritja e përfaqësimit të parlamentit të Kosovës në këtë organizatë është kundërshtuar ashpër nga Serbia

Voa

27/05/2024 - 16:06

Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi të hënën vendimin për ngritjen e statusit të Kosovës në anëtare të lidhur (asociuar) në këtë organizatë. Shumica e vendeve votuan për ngritjen, një ishte kundër ndërsa 14 abstenuan.

Që nga viti 2014 Kosova kishte statusin e anëtares vëzhguese ndërsa me ngritjen e statusit tashmë parlamentit të Kosovës i lejohet të marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë e Komiteteve dhe nënkomiteteve, seminaret e Rose-Roth dhe seancat plenare ku mund të paraqesë rezoluta dhe ndryshime në rezoluta.

Vendet e lidhura megjithatë nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë Parlamentare dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Ngritja e përfaqësimit të parlamentit të Kosovës në këtë organizatë është kundërshtuar ashpër nga Serbia, përfaqësues të së cilës kanë thanë se statusi i asociuar për Prishtinën është shpërblim, ndërsa ajo po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të penguar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe për të mos përmbushur detyrimet e saj nga marrëveshja e Brukselit.

Presidetja e Kosovës Vjosa Osmani në reagimin e saj në rrjetet sociale tha se NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në tokë të dëgjohet. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, shkroi ajo.

Asambleja Parlamentare e NATO-s shërben si organizatë ndërparlamentare këshilluese për NATO-n dhe përfaqësohet prej 281 delegatëve nga 32 vendet anëtare të NATO-s.   

Miti i “sigurisë kombëtare” me anëtarësinë tonë në NATO dhe implikimet me bazat ushtarake

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA