...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Lexoni 14 “rastësi” antishqipatre të feve (muslimane, krishterë, katolike)

A është rastësi që xhamitë i financon Turqia me botën arabe, kishat ortodokse Greqia e ato Katolike Vatikani?

Stop injorancës

26/12/2020 - 07:44

A është rastësi që kreu i kishës katolike çohet për kurim në Itali, kreu i kishës Ortodokse në Greqi dhe kreu i Komunitetit Musliman në Turqi?

A është rastësi që xhamitë i financon Turqia me botën arabe, kishat ortodokse Greqia e ato Katolike Vatikani?

A është rastësi që Mbreti Zog e shpalli Katolicizmin organizatë të jashtëligjshme sepse refuzoi të shkëputej nga Vatikani e të merrte karakter kombëtar dhe në luftën e dytë botërore Kleri katolik u gjet më pranë me pushtuesin fashist italian?

A është rastësi që Mbreti Zog e ndaloi me ligj ferexhenë e shkretëtirave arabe pasi kishte zënë vendin e xhubletave e veshjeve të moçme e fisnike tradicionale shqiptare?

A është rastësi që Mbreti Zog e ndaloi me ligj faljen me të pasme përpjetë sepse kjo çburrërronte burrin shqiptar?

A është rastësi që Shën Kozmai "i nderuar" mallkonte gjuhën shqipe si gjuhë e Satanit se Perëndia kuptonte veç greqisht dhe sot  e kësaj dite kërkohet me çmos greqizimi i jugut shqiptar me anë të fesë ortodokse?

A është rastësi që Perandoria Osmane lëshonte fermanë kundra gjuhës shqipe e andartët greke masakronin e helmonin mësuesit e parë e të vetëm të shqipes, në një kohë ku çdo gjuhë e huaj mësohej lirisht në Shqipëri?

A është rastësi që Vatikani fsheh kilometra me libra ndaj gjuhës shqipe e sot nuk njeh akoma Pavarësinë e Kosovës?

A është rastësi që Zoti të kupton ose në latinisht, ose arabisht, ose turqisht ose greqisht, por veç në shqip jo?

A është rastësi që shqiptarët janë i vetmi popull ku paganizmi ka ende gjurmë të gjalla në kulturë, në rite e festa si dita e verës dhe njëkohësisht dallohemi për tolerancën fetare?

A është rastësi që sa më i varfër një popull, aq më % të lartë besimtarësh ai ka?

A është rastësi që sa më i indoktrinuar një njeri, aq më pak tolerant ai shndërrohet?

A është rastësi që të gjitha besimet fetare kanë një festë që përkon me ekuinokset e solstikët diellorë dhe paganizmi në qendër kishte diellin?

A është rastësi që të gjitha besimet fetare kanë punuar parendur, në mënyrë të bashkërenduar për ta tjetërsuar shqiptarin, gjuhën e kombit, ritet, emrat, zakonet e tij?

Shumë rastësi përbëjnë një fenomen, shumë fenomene një fakt dhe fakti përbën një të vërtetë të madhe!   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA