...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Naftëtarët e Ballshit protesojnë në Tiranë mes tensionesh dhe lëndimesh

Punëtorët, gra dhe burra të Uzinës së Pëprunimit të Naftës në Ballsh protestuan sot mbi dy orë në qendër të kryeqytetit dhe para ministrisë së energjisë dhe infrastrukturës

Voa

17/09/2020 - 19:57

Disa dhjetëra punonjës të Rafinerisë së Naftës në Ballsh zhvilluan një protestë në Tiranë para ministrisë së energjisë. Sindikalistët kërkuan një seri pagash të prapambetura prej dy vjetësh si dhe kthimin e Uzinës në punë. Ata kërkuan që shteti të ndërhyjë për të përmbushur të drejtat e tyre si punonjës të rafinerisë, duke nisur nga pagat e prapambetura për afro dy vjet dhe deri te kthimi i Uzinës në punë, sepse është ndërprerë puna në Rafineri prej një viti.

Punonjësit e Ballshit kanë më shumë se një vit që protestojnë pranë uzinës dhe tani në kryeqytet. Ata kanë zhvilluar edhe greva urie për të drejtat e tyre, duke kërkuar pagat dhe vazhdimin e punës. Pjesa më e madhe e banorëve të zonës janë të punësuar prej dekadash në sistemin e naftës dhe kanë lidhur jetën me këtë sektor.

Uzina e Rafinimit të Naftës në Ballsh ka aktualisht 800 punëtorë dhe ajo është ndalur prej afro një viti për shkak të mospajtimeve midis disa kompanive që merren me nxjerrjen, përpunimin dhe tregtimin e naftës në Shqipëri.

Ata kanë ngelur në mes të labirintit të ligjeve, kontratave dhe keqkuptimeve mes firmave të ndryshme, ndaj kërkojnë që shteti të ndërhyjë për të sqaruar gjithë ngarkesat e këtij sektori dhe të mbrojë të drejtat e tyre, pagat e vonuara dhe vendet e punës.

Autoritetet shtetërore ende nuk ka dhënë sot shpjegime për këtë situatë, por më herët ata janë përpjekur të sigurojnë rifillimin e punës dhe të bashkëpunimit mes operatorëve të ndryshëm në tregun e naftës shqiptare. Voa

Protestën e mbështeti dhe Organizata Politike. Nuk munguan, tensionet, arrestimet dhe lëndimet. Shiko foton që ilustron këtë njoftim. Protesta pason një seri protestash në Ballsh. SHJ    

Lexo dhe këtë:

Uzina, Uzina, Uzina, është e jona: punëtorët vënë përpara shtypësit në Ballsh

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA