...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pas shumë çnjohjeve Kenia njeh pavarësinë e Kosovës ndërsa Rusia njeh pasaportën

Meritën kryesore të kësaj njohje, dhe jo vetëm të kësaj, por edhe të disa shteteve të tjera afrikane, e ka z.Behxhet Pacolli

Adil Fetahu

29/03/2025 - 17:44

Kenia njohu pavarësinë e Kosovës. Ishte lajm i gëzueshëm, ngase kaluan katër vjet pa ardhur asnjë njohje, por vetëm “çnjohje”. Meritën kryesore të kësaj njohje, dhe jo vetëm të kësaj, por edhe të disa shteteve të tjera afrikane, e ka z.Behxhet Pacolli. Në lajmin për njohjen e ardhur nga Kenia, thuhet se kjo është njohja e 118, por nuk përmendet asnjë rast i tërheqjes së njohjeve. Ndërkaq, në listën e shteteve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën janë radhitur me emër (‘e mbiemër’) 97 shtete, duke përfshirë (17) shtetet të cilat e kanë tërhequr njohjen. Sipas Listës së shteteve të cilat e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, e botuar në faqen e Zyrës pës Kosovë (e Metohi) në Qeverinë e Serbisë, janë l7 vende që e kanë tërhequr njohjen:

1. Sao Tomo e Principe 7.01.2013

2. Ishujt Solomone 28.11.2018

3. Surinami 27.10.2017

4. Burundi 15.02.2018

5. Liberia 20.06.2018

6. Guiniea e Re Papua 29.06.2018

7. Lesoto 16.10.2018

8. Komonvelti Domenikan 2.11.2018

9. Granada 4.11.2018

10. Unioni i Komoreve 7.11.2018

11. Madagaskar 5.12.2018

12. Papua. 17.01.2019

13. Republika e Afrikës Qendrore 26.07.2019

14. Togo 28.06.2019

15. Gana 7.11.2019

16. Nuru 22.11.2019

17. Siera Leona 2.01.2020

Ka gjasa që në këtë regjistër kanë futur shtete të cilat asnjëherë nuk e kanë njohur Kosovën, por i kanë futur në regjistrin e tërheqjes së njohjeve, për ta paraqitur si “sukses” të diplomacisë së Serbisë (sidomos Daçiçi lavdërohej me këtë). Nëse janë në fuqi 118 njohje, atëherë po del se vetëm 75 shtete nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, nëse janë 97 shtete që nuk e njohin, atëherë del se e njohin vetëm 96 shtete (193 – 97 = 96). Janë shtete të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por e njohin pasaportën e Kosovës si dokument për vizita, ndër të cilat, për çudi është edhe Rusia:

Bosnje-Hercegovina

Brazili

Geqia

Rumania

Rusia

Sllovakia

(deri në njohje, edhe Izraeli ishte në mesin e tyre).

Ministria e Jashtme e Kosovës ia ka borxh opinionit ta informojë saktësisht se cilat shtete vërtetë e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë.

 

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA