...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përpjekjet për kthimin në atdhe të yllit të muzikës shqiptare Parashqevi Simaku

Gadishmëria për ta ndihmuar vjen nga tre emra të njohur të Kosovës

SHJ

15/12/2024 - 15:13

Behgjet Pacolli njofton në faqen e tij se ai me dy atdhetarë të tjerë shprehin gadishmërinë e tyre për t`u kujdesur për Parashqevi Simakun:

“Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku. Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor. Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin!”, thuhet në njoftim.

Por përgjegjësinë për kujdesjen e saj e ka shteti ynë. Ai ka 30 vjet që ka heshtur dhe kryeministri i shtet-mafias së 12 viteve të fundit deri tani nuk ka lëvizur pavarësisht shqetësimit të madh të popullit për një nga krijesat më të bukura të socializmit dhe artit të tij. 

Një nismë tjetër, për zhvillimin e një koncerti për Parashqevi Simakun, është parashtruar nga këngëtarja Shkurte Fejza: “Ta organizojmë një koncert të madh dedikuar Parashqevi Simakut”, thotë ajo. 

Megjithatë, një ditë më pas, Elton Ilirjani, ndërmarrësi` mirënjohur shqiptar, njoftoi se kishte gjetur Simakun dhe e kishte strehuar në një hotel. Ai tha se ajo do të qendrojë për tre javë në hotel dhe më pas do të vendoset se çfarë do të bëhet.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA