...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Projektvendimi, përcaktohen kriteret për licencimin e laboratorëve bujqësore

Monitor

13/01/2017 - 15:03

Ministria e Bujqësisë ka bërë gati një projektvendim që përcakton kriteret me të cilat do të akreditohen laboratorët që kryejnë analiza në sektorin e bujqësisë.

Mosfunksionimi i kësaj hallke në zinxhirin e bujqësisë ka çuar shpesh herë dëm investimet e fermerëve në zonat me prodhuese të vendit, për shkak të pamundësive për të testuar farat.

Sipas relacionit që Ministria e Bujqësisë ka bërë gati për qeverinë projektvendimi përcakton kriteret që duhet të plotësojë laboratori i referencës i akredituar dhe laboratorët e akredituar për tu miratuar dhe analizat që kryejnë këta laboratorë.

Kriteret dhe kushtet që duhet të plotësojë laboratori i referencës i akredituar dhe laboratorët e akredituar duhet të jenë në përshtatje me standardet ISO-9001;.

Stafi i laboratorit duhet të ketë eksperiencë dhe kualifikimin për zbatimin e procedurave dhe metodave të analizave laboratorike sipas rregullores së ISTA-as.

Ata duhet të jenë në gjendje të kryejnë analizat e mostrave të farave të bimëve bujqësore për efekt verifikimi të treguesve cilësor të deklaruar (për farat e bimëve bujqësore të importuara) si dhe verifikimin e treguesve cilësorë të farave të bimëve bujqësore që prodhohen në vend.

Laboratorët  duhet të kryejnë analizat laboratorike sipas metodikave të testimit dhe rregullores së ISTA.

Laboratori i referencës shërben si laborator për vlerësimin e cilësisë dhe besueshmërinë e analizave të kryera nga laboratorët e miratuar, si dhe jep vlerësimin përfundimtar të testeve të kryera në këto laboratorë.

Për tu miratuar laboratori i referencës duhet të ketë të paktën 10 vjet aktivitet në kryerjen e analizave për përcaktimin e treguesve cilësorë të farave të bimëve bujqësore, të jetë i akredituar sipas standardit ISO, për analiza apo grup analizash të veçanta, të kryejë analiza të mostrave të farave të bimëve bujqësore për efekt të verifikimi të treguesve cilësor të materialit mbjellës shumëzues bimor që vendoset në tre dhe të ketë rregulloren për funksionimin e laboratorit të miratuar nga ministri.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA