Protestë për të ndaluar reaksionarin Rama të dorëzimit të Dritan Goxhajt – Ylli Përmeti
Ylli Përmeti bën thirrje për protestë të fuqishme për të ndaluar Ramën nga dorëzimi i Dritan Goxhajt
SHJ
21/08/2023 - 19:15
Kanë kaluar plotë ditë nga urdhërarresti dhe paraburgimi i Dritan Goxhajt dhe janë shkruajtur plotë shkrime për rastin. Ne kemi publikuar dy: një nga Gjon Bruçi dhe një vetë Dritani. Unë kam reaguar që ditët e para kur qarkulloi lajmi për urdhëarresti dhe e kam quajtur atë një marrëzi të gjykatës përkatëse.
Mbrëmë ndoqa pak bisedën e Altin Goxhajt, sorosistit që është kthyer në anti-sorosist dhe “pordhës” që vërtitet sa në brekët e Ramës tek ato të Berishës: ai thotë disa të vërteta, të cilat duhet të vlerësohen, se gazetari që ka sajuar ngjarjen me “shtëpinë e verdhë” është i BIRN-it dhe rrjedhimisht të paguar nga Sorosi; madje kësaj akuze ai i shton se akuzën tjetër se është akuza me shtëpinë e verdhë është komplot nga Sorosi. Por s`tregon ndonjë fakt bindës për këtë fundit.
Çështja tjetër për t`u shqetësuar është fakti se ndaj rastit të Dritan Goxhajt ka pak reagime: deri tani vetë BIRN-i nuk ka reaguar; as Voa; as partitë e opozitës dhe sigurisht as qeveria.
Ditët e para të reagimit tim ka thënë se nevojiten protesta për të ndaluar dërgimin e Dritanit në Hagë, sepse besoj se Rama do ta dorëzojë atë, kryesisht sepse ka karakter reaksionar. Protesta është e domosdoshme jo sepse do të dënojnë në Hagë por sepse duhet të tregojmë se burrat e ndershëm i nderojmë. Do të ishte një turp tjetër për nëse nuk e mbrojmë dinjitetin dhe lirinë e një njeriu të ndershëm që ka sakrifikuar për atdheun...
Shënim: kolegu i Faxnews (shih videon) thotë se televizioni ku punon “është zëri i gjithë shqiptarëve”! Mos e besoni: sepse një padi me 12 kallëzime penale regjistroi vitin e kaluar kur shkoi dhe depozitoi në Spak Ylli Përmeti dhe televizioni i tij nuk e transmetoi, sepse kishte frikë nga Berisha dhe Rama. Fotografia që shoqëron këtë thirrje është e gazetës Dita.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 23 reads