Rama ‘shiti’ detin Jon sipas marrëveshjes “Berisha-2009” me disa ‘ndreqje teknike’ - Athina
Sirigos thotë se shkelja e sovranitetit detar të Greqisë, sipas hartës së shpallur, do të shkrepte sanksione ndaj shkelësit, ndërsa nënkupton se Rama ka pranuar marrëveshjen e vitit 2009 të Berishës me disa ‘ndreqje teknike’
Angelos Syrigos*
23/04/2025 - 19:08
Harta me njësitë hapësinore detare e botuar më 16 prill ka një rëndësi të madhe për politikën e jashtme greke. Funksioni` saj themelor është të hartojë zonat në të cilat do të përcaktohen dhe përshkruhen përdorimet e hollësishme për të gjitha veprimtaritë njerëzore që lidhen me detin. Ajo është në përputhje me Direktivën Evropiane 2014/89/BE. Pas dorëzimit të saj në BE zonat e sheshinës kontinentale greke dhe Zonës së Veçantë Ekonomike (ZVE) do të jenë tashmë zyrtarisht pjesë e zonave përkatëse detare evropiane. Në rast se shkelen të drejtat sovrane greke, Greqia do të mund të kërkojë menjëherë vendosjen e sanksioneve ndaj autorit të shkeljes.
Njësitë sipas hartës:
Më e rëndësishmja, megjithatë, është se harta tregon qartë të gjitha zonat detare greke mbi të cilat Greqia ushtron sovranitet (ujrat e brendshëm dhe detet hapësinore) dhe të drejtat sovrane (sheshinë kontinentale dhe ZVE). Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 494.605 km², domethënë afërsisht katër herë sipërfaqja e Greqisë tokësore. Hartimi po ndodh për herë të parë dhe është e rëndësishme për dallimet e Greqisë me Turqinë, Shqipërinë dhe Libinë, me të cilat ka vija-kufitare në pritje.
Shumë nga zonat detare të përfshira në hartën e publikuar greke kanë qenë objekt pretendimesh në periudha të ndryshme nga Turqia. Sa i përket Egjeut, përgjigjja greke ndaj Turqisë është dhënë që në vitin 1975 dhe është përfshirë në një hartë gjatë apelit grek në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 1976. Për sa i përket Mesdheut Lindor, pretendimet turke filluan të shpaloseshin pas vitit 2011. Herë pas here kishte letra greke në OKB dhe biseda, por harta mungonte. Përgjigja tashmë është dhënë dhe është gjithëpërfshirëse, sepse përfshin edhe Egjeun edhe Mesdheun Lindor.
Pas dorëzimit të kartës në BE, në rast se shkelen të drejtat sovrane greke, Greqia do të mund të kërkojë menjëherë vendosjen e sanksioneve ndaj shkelësit.
Harta pasqyron gjendjen e tanishme në zonat detare, siç rrjedh nga legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar. Nuk krijon zona të reja dhe as ndryshon ekzistueset. Kjo shpjegon pse ZVE-ja i referohet vetëm dy zonave dhe jo të gjithë zonës së mbuluar nga sheshina kontinentale. Këto janë dy zonat që ne i kemi shpallur prerazi ZVE. Ajo shpjegon gjithashtu pse Greqia ka 12 milje detare vetëm në detin Jon. Deri më tani, ne jemi zgjeruar vetëm në atë zonë të veçantë. Në shënimet shpjeguese të hartës, megjithatë, ka një rezervë të “zgjerimit të përgjithshëm të gjerësisë në 12 milje detare në përputhje me Konventën për të Drejtën e Detit që pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare”. Kur të ndryshojnë në të ardhmen zonat e veçanta detare, do të përditësohet dhe herta. Në fund, harta përbën një hap thelbësor drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve greko-turke.
Më 23 mars 2020, Turqia i dorëzoi OKB-së një hartë me kufijtë e zonave të Mesdheut Lindor që ajo thotë se i përkasin asaj. Meqenëse bisedimet dypalëshe nuk kanë përparuar deri më tani, të dy vendet mund të apelojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duke përdorur dy hartat e tyre si armën e tyre kryesore dhe të kërkojnë vijëndarjen. Është gjithashtu e dobishme që kjo hartë të dorëzohet në bazën e të dhënave të veçanta të Divizionit të OKB-së për Çështjet e Oqeaneve dhe Ligjin e Detit (DOALOS). Bëhet fjalë për bazën mbi të cilën shtetet anëtare të Konventës për të Drejtën e Detit paraqesin, ndër të tjera, legjislacionin e tyre kombëtar në lidhje me vijëcaktimet detare. Jemi zotuar të dorëzojmë hartën përkatëse që nga viti 2011.
Njësia hapësinore 4: vija e mesit me Shqipërinë
Pika veriperëndimore e hartës paraqet kufirin e sheshinës kontinentale greke me Shqipërinë. Në vitin 2009, mes Greqisë dhe Shqipërisë u nënshkrua një marrëveshje për kufizimin e zonave detare (zona hapësinore, sheshina kontinentale), si dhe zonat detare që mund të krijohen në të ardhmen (ZVE ose zonë e afërt). Kufiri detar mbi të cilin jemi pajtuar me “shumë përdorime” ndoqi me përpikmëri vijën e mesit dhe gjatë kuficaktimit u morën parasysh plotësisht gjithë ishujt e zonës. Marrëveshja ndoqi në mënyrë shembullore dispozitat përkatëse të Konventës për të Drejtën e Detit (1982) dhe përbënte një gjedhe të vijëkufirit detar me ndikim të barabartë për të dy vendet. Pas një apeli të opozitës shqiptare nën drejtimin e Edi Ramës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi se marrëveshja ishte antikushtetuese...Që atëherë, çështja ndodhet në gjendje të vështirë. Për shkak se në të kaluarën ishin dëgjuar disa mendime për “ndreqje teknike” të marrëveshjes së vitit 2009, është plotësisht e kënaqshme që qendrimi grek në vijën e mesit të pasqyrohet saktë në hartën e planit hapësinor.
Njësia hapësinore 1: Egjeu Qendror dhe Verior
Pasqyrimi` sheshinës kontinentale greke në Egjeun Qendror dhe Verior ndjek qëndrimin zyrtar grek, të shprehur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë në vitin 1976. Greqia kishte kërkuar më pas që vijëndarja të kryhej midis bregdetit të Azisë së Vogël dhe brigjeve lindore të ishujve grekë që ndodhen përgjatë këtyre brigjeve të veçanta. Siç thuhet në kërkesën greke në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, pika kufitare “mund të jetë vetëm vija e mesit ndërmjet ishujve në fjalë dhe vijave bazë që janë përcaktuar ligjërisht për përcaktimin e ujërave hapësinorë turkë, me qëllim që të arrihet ndarja e barabartë e zonës së veçantë”. Është jashtëzakonisht pozitive që pas 49 vitesh pala greke mbetet e palëkundur në këtë qendrim, i cili është forcuar ndjeshëm nga e drejta ndërkombëtare e detit (konvencionale dhe zakonore) dhe praktika gjyqësore ndërkombëtare përkatëse.
Kufizimi ZVE: Dy zonat me ZVE
Harta tregon dy zonat që Greqia i ka shpallur aktualisht ZVE. Zona e parë ndodhet në pjesën jugore dhe lidhet me ZVE-në e krijuar nga ndikimi i Kretës, Kasos, Karpathos dhe Rodos, siç pasqyrohet në kufizimin me Egjiptin në vitin 2020. Është ratifikuar me ligjin 4717. Zona e dytë e ZVE lidhet me përcaktimin e kufirit me Italinë, i cili është bërë në dy faza. Në vitin 1977 u kufizua vetëm sheshina kontinentale dhe në vitin 2020 zonat detare. Në të ardhmen e afërt do të dalë një dekret presidencial (është duke u proceduar nga Këshilli i Shtetit) i cili do të shpallë ZPE në detin Jon deri në Kepin e Tenaros.
Njësia hapësinore 4: Linja në Jug me Libinë
Libia e ka “mbyllur” Gjirin e Sirtit me një vijë bazë të drejtë që nga viti 1973, në kundërshtim me rregullat përkatëse të së drejtës ndërkombëtare. Greqia (si edhe BE-ja dhe SHBA-ja) kanë protestuar që nga viti 1974 për atë veprim, i cili ndikon pjesërisht në kufizimin mes dy vendeve. Në hartën hapësinore, kufizimi (me saktësi) nuk pranon mbylljen e Gjirit të Sirtes dhe llogarit vijën e mesit nga vijat bregdetare të Libisë. Ndikimi i të gjithë ishujve në rajon, nga Oinousses Messinian, Kythera dhe Antikythera, Gavdos dhe Gavdopoula dhe padyshim Kreta, pasqyrohen në vijën e mesit të hartës. Një pjesë e madhe e asaj zone tashmë i është caktuar për studim dhe shfrytëzim Exxon Mobil dhe HELLENiQ ENERGY, dhe Chevron synon pjesën tjetër.
Njësia hapësinore 2: Zona e Kastellorizos
Përbërësi ishullor i Megistit (d.m.th. Kastellorizo, Ro, Strongyli dhe disa ishuj dhe shkëmbinj më të vegjël) shfaqet në hartë me ndikim të plotë në sheshinën kontinentale. Vija ndarëse bazohet në vijën e mesit sipas Ligjit 4001/2011. Qiproja i ka dorëzuar OKB-së një hartë me kufijtë e ZVE-së qipriote që prej datës 4 maj 2019. Krahasimi i hartës hapësinore të Greqisë me atë të Qipros tregon se kufijtë lindorë të sheshinës kontinentale greke përkojnë me kufijtë perëndimorë të ZVE-së qipriote. Një përmendje e veçantë duhet bërë për ishullin e Strongylit. Është hapësira më lindore greke. Në të kaluarën e afërt banohej nga blegtorë, ndërsa tani ka një garnizon ushtarak. Greqia dhe Qiproja kanë kufij të përbashkët të sheshinës kontinentale - ZVE pikërisht për shkak të këtij ishulli të veçantë. Është gjithashtu e rëndësishme që përmes hartës, Greqia të vërtetojë pretendimin e saj në lindje të meridianit të 28-të, ku ka ndaluar përcaktimi` pjesshëm Greqi-Egjipt në vitin 2020.
Njësia hapësinore 2: Ishujt Dodekanezë
Në sqarimin që shoqëron planin hapësinor thuhet se kufiri i detit bazohet ndër të tjera në marrëveshjen italo-turke dhe në protokollin e vitit 1932. Neni 15 i Traktatit të Lozanës (1923) i referohej shprehimisht katërmbëdhjetë ishujve nga kompleksi Dodekanez dhe ishujve të “varur” prej tyre, të cilët iu dorëzuan Italisë. Për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Italisë dhe Turqisë për ishujt e varur, në janar 1932 u nënshkrua një traktat midis tyre që kufizonte zonën e grupit të Megistit. Kjo u pasua në dhjetor 1932 nga një protokoll përmes një shkëmbimi letrash për zonën e mbetur midis Dodekanezit dhe brigjeve të Azisë së Vogël. Me Traktatin e Paqes së Parisit (1947), Greqia hyri si pasardhëse e përgjithshme e Italisë në Dodekanez. Rrjedhimisht, ajo mori përsipër të drejtat dhe detyrimet e Italisë në lidhje me traktatin italo-turk dhe protokollin e vitit 1932. Prandaj, konkretisht në rajonin e Dodekanezit, kufiri ndërmjet dy shteteve nuk është vija zakonore e mesit, por dy tekstet ndërkombëtare të vitit 1932. Me ato tekste, zgjidhet dhe mosmarrëveshja rreth statusit ligjor të ishujve Imia.
Njësia hapësinore 1: Egjeu Qendror dhe Verior
Kufiri i sheshinës kontinentale greke në Egjeun Qendror dhe Verior ndjek qëndrimin zyrtar grek, të shprehur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë në vitin 1976. Greqia kishte kërkuar më pas që kufiri të kryhej midis bregdetit të Azisë së Vogël dhe brigjeve lindore të ishujve grekë që ndodhen përgjatë këtyre brigjeve të veçantë. Siç thuhet në kërkesën greke në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, pika e përcaktimit “mund të jetë vetëm vija e mesit ndërmjet ishujve në fjalë dhe vijave bazë që janë përcaktuar ligjërisht për përcaktimin e ujërave territoriale turke, me qëllim që të arrihet ndarja e barabartë e zonës specifike”. Është jashtëzakonisht pozitive që pas 49 vitesh pala greke mbetet e palëkundur në këtë qendrim, i cili është fuqizuar ndjeshëm nga e drejta ndërkombëtare e detit (konvencionale dhe zakonore) dhe praktika gjyqësore ndërkombëtare përkatëse.
*Angelos Syrigos është profesor i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Politikës së Jashtme në Universitetin Padio (Πάντειο) – deputet i Partisë Demokracia e Re në Athinë. Shkrimi u botua dje në gazetën Kathimerini.
Shënim` Ylli Përmetit: Sirigos thotë se shkelja e sovranitetit detar të Greqisë, sipas hartës së shpallur, do të shkrepte sanksione ndaj shkelësit, ndërsa nënkupton se Rama ka pranuar marrëveshjen e vitit 2009 të Berishës me disa ‘ndreqje teknike’.
Përgatiti për botim Ylli Përmeti
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 65 reads