...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rama vazhdon të mashtrojë ndërsa Miçua paralajmëron me “veton” dhe një “kumt” për Fevzon

Dy ditë pas “spektaklit” të Ramës në Athinë, gazeta greke “Kathimerini” i përshkruan marrëdhëniet greko-shqiptare se ato gjendjen në “akull i plotë” ndërsa rrëfen dhe një të vërtetë të dhimbshme se rreth gjysma e të pranishmëve në stadiumin e Galacit në Athinë kishin shkuar me autobus nga Shqipëria

Ylli Përmeti

14/05/2024 - 18:10

Në një intervistë me më poshtë se gjysmë “gazetarin” e Klanit, Fevzon, Rama tha se marrëdhëniet e mia personale me Miçotaqin “janë shumë të mira” por ato “institucionale janë në “ngërç” ndërsa Kathimerini dërgoi sinjal dje (shih pjesën e dytë) se marrëdhëniet diplomatike kanë “ngrirë plotësisht” dhe përmendi edhe një herë çështjen “Beleri” kur Rama kishte thënë nga Athina se s`ka çështje “Beleri”. Ai deklaroi, gjithashtu, se në të kaluarën politika shqiptare kishte “ulur” pantallonat ndërsa me Ramën “mbase jo” por “jemi në një situate tjetër”.

Kundrejt këtyre deklaratave “ndezëse” ose “provokuese” siç i quajti shtypi grek, u përgjigj zëvendëspresidenti i partisë së demokracisë re, Konstadin Haxhidhaqi, i cili paralajmëroi Ramën por dhe Shkupin, për qendrimet e presidentes së re, se “rruga e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kalon nga Athina”.

“Greqia nuk merr dot frymë nëse i largon shqiptarët…janë fuqi e madhe shqiptarët këtu”, tha më tej Rama. Por kur e shohim numërin prej 291, 886, 2022, të krahasuar me numërin e gjithë fuqisë punëtore në Greqi, 4,655,750, kuptojmë se ajo nuk është “e madhe” por “e rëndësishme”, sepse ajo përbën gati 1/15 gjithë fuqisë punëtore greke. Por edhe sikur të ishte “e madhe”, siç e paraqet Rama, ky i fundit s`ka asnjë gjasë për të ndikuar mbi të kur dihet se s`u është përgjigjur shqetësimeve të tyre. Ndaj dhe kundërshtia e Dora Bakojanit, pikërisht tre ditë pas “spektaklit të Athinës dhe pretendimit të Ramës, se Greqia ka më shumë ndikim politik tek shqiptarët e Greqisë se Rama:  

“E pashë dhe dëgjova se Rama mblodhi 5 mijë shqiptarë. Nuk më intereson çfarë bën zoti Rama me emigrantët. Mua më intereson se çfarë bën ai me Belerin. Rruga evropiane e Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri. Dhe dua t’i them diçka zotit Rama, që e kam diskutuar shumë herë me të. Greqia ka më shumë ndikim politik tek votuesit shqiptarë që janë këtu në Greqi sesa ka zoti Rama mbi ta dhe kurdo që ta shfrytëzojë këtë ndikim Greqia mund ta bëjë me shumë lehtësi”, tha ajo për Sky.

Më tej Rama tha se gjendja e keqe e shqiptarëve të Greqisë, lidhet me gjendjen e keqe të ekonomisë greke dhe jo me klasën politike ose qeveritë shqiptare ndërsa më pak se gjysmë gazetari Fevziu përmendi dhe faktin se shqiptarët e Greqisë nuk marrin pasaporta edhe pse kanë 30 vjet që jetojnë atje por nuk përmendi politikën pas saj, hamendësisht sepse nuk e di.

“Populli grek s`ka pasur kurrë problem me popullin tonë”, tha më tej Rama në përpjekjen e tij për të “afruar” popujt por ky qendrim s`është i drejtë nëse i përmbahemi historisë.

Më tej ai tha se “shpopullimi” është “trend” ose kuptoje “prirje” dhe ikja e shqiptarëve për shkak të korrupsionit është “mit”. Por raportet dhe studimet tregojnë se ikja e shqiptarëve lidhet së pari me gjendjen (e varfër) ekonomike dhe së dyti me gjendjen shoqërore (pa shpresë). Në gjendjen shoqërore përfshihet dhe zhgënjimi` tyre me qeveritë shqiptare. Një përqindje jo e vogël ikën dhe për shkak të gjendjes politike ose të mungesës së lirisë politike.  

Në fund Rama tha se në vitin 2030 Shqipëria do të jetë gati për t`u integruar në BE. Por përtej faktit se pak a shumë kështu thoshte dhe dhjetë vjet më parë, me gjendjen në të cilën gjendet Shqipëria dhe me të si kryeshkaktar, s`ka asnjë gjasë për t`u integruar. Pa përmendur faktin se BE-ja do të “tronditet” nga konkurrenca e blloqeve ekonomikë dhe deri në vitin 2030 do të ketë ndryshuar...   

Marrëdhëniet greko-shqiptare në akull të plotë - Kathimerini

“Pas fjalimit…me rreth 5000 bashkatdhetarë të tij (nga të cilët rreth gjysma e mbërritur me autobus nga Shqipëria) në stadiumin e mbyllur të Galacit, Athina tashmë është në pritje të thelbit. Fjalimi i zotit Rama ishte një përkëdhelje ndaj stereotipeve të nacionalizmit shqiptar, i veshur me zhargonin e domosdoshëm socialist të marrëdhënieve “vëllazërore” të dy popujve dhe komponentëve të përbashkët të historisë së tyre. Mes tyre ai përfshinte gjithashtu disa nënkuptime si për politikën e jashtme greke ashtu dhe për çështjet e brendshme. Ai u tregua i kujdesshëm lidhur me çështjen e çamëve pa i përmendur dhe pa folur për përndjekjet e shumë viteve më parë. Ai u përpoq të paraqeste pikëpamjen shqiptare për pronat e pakicës greke, duke mbështetur se “është për të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm për grekët e Shqipërisë”. Por kallëzoi, siç pritej, ligjin e luftës, të cilin Greqia e mohon të jetë i vërtetë, duke iu referuar 28 gushtit të vitit 1987, kur ai u shfuqizua me vendim të kabinetit. Ndërsa përmendi çështje më të fundit si krijimi i një qendre kulturore shqiptare në Greqi, të cilën, tha ai, Shqipëria e ka paguar tashmë, por ende nuk është miratuar nga qeveria greke. Ai madje nënkuptoi Janis Varoufaqin (ose Stefanos Kaselaqin që vizitoi Shqipërinë), duke thënë se Shqipëria mirëpret “edhe ndonjë politikan grek të keqkuptuar, të shkojë të protestojë atje, dhe pastaj të kthehet këtu dhe të humbasë zgjedhjet”. 

‘Mashtrimi’ diasporës dhe Miçotaqit nga Rama dhe “armët” gjeopolitike të Greqisë kundër Shqipërisë

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA