...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Sa mundësi ka Kurti të krijojë “lidhjen e fortë” me nesh dhe pastaj të ‘hapemi’ me fqinjët?

Ka mundësi Kurti të “bashkëpunojë” me Ramën kur njëri është plotësisht i bindur se globalizmi neoliberal do ta bëjë Shqipërinë “baçe me lule” kur kombe të tërë po gjymtohen dhe jeta e planetit po shfarroset nga efektet e tij dhe tjetri është skeptik?

SHJ

13/08/2021 - 11:47

Kurti deklaroi nga Shkupi, pas pështjellimit që sapo përshkrova dhe një seri sulmesh nga “gazetarët” e paguar të tipit “Mero Baze” nga Rama, se “vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar”, duke mos sqaruar se ç`kupton me “lidhjen e fortë”. Sidoqoftë, nuk është e vështirë të kuptohet se ç`kupton Kurti me “lidhjen” në fjalë: bashkëpunim më të madh mes nesh dhe ndoshta shpreson se në proces zhvillojmë më mirë kuptimin e realitetit në të cilin veprojmë dhe marrim masa në përputhje me të. Kurti, në fakt, e ka fare të lehtë për të kuptuar realitetin në të cilin gjendemi. Mjafton të lexojë dhe shqyrtojë me mbështetësit e tij këtë studim.

Sidoqoftë, si qasje nuk është e padrejtë. Përkundrazi: është e drejtë dhe shumë e dëshirueshme meqë vetëm përmes bashkëpunimit mund të përparojmë dhe të sfidojmë planet hegjemoniste të Serbisë, Greqisë, Turqisë, dhe BE-së. Por ka mundësi Kurti të “bashkëpunojë” me Ramën kur njëri është plotësisht i bindur se globalizmi neoliberal do ta bëjë Shqipërinë “baçe me lule” kur kombe të tërë po gjymtohen dhe jeta e planetit po shfarroset nga efektet e tij dhe tjetri është skeptik? Edhe ka, edhe s`ka, është përgjigjja: sepse ‘skepticizmi’ i tij mund të manipulohet nga “ekspertët” neoliberalë. Do të ndryshonte përgjigja nëse ai do të ishte i bindur. Në rast të tillë nuk do të kishin asnjë mundësi ta mashtronin “ekspertët” në fjalë. 

Këta dy paragrafë janë shkëputur nga studimi i Ylli Përmetit i cili këshillohet të lexohet i gjithi...

Krijimi i “Jugosllavisë së re” nga treshja ballkanike dhe pasojat katastrofike për Shqipërinë (dhe Kosovën)

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA