Shafrani, pluhuri bimbor që kushton më shumë se ari dhe mrekullitë e tij shëndetësore
BIRN
28/12/2016 - 17:41
Zafferano di Dumre, ky është edhe prodhimi më i ri “made in Albania” që kultivohet në Dëshiran të Belshit. Familja Elezi ka qenë e para që ka eksperimentuar mbjelljen e bimës së rrallë falë lidhjes me një sipërmarrës italian, i cili vendosi të investojë në Shqipëri dhe pikërisht në Dumre për të rritur shafran të cilësisë së parë. Fillimisht familja Elezi eksperimentoi me 100 bimë, më pas me një sipërfaqe më të madhe dhe sot ka 3 dynym. Nexhipi, një prej vëllezërve që kujdeset për arën me shafran, na tregon punën që bën për të arritur deri tek pistili i çmuar dhe rrugëtimin deri në arën e shëndetshme me shafran.
“Zakonisht si gjithë kulturat e tjera, toka duhet pregatitur një vit përpara me pleh organik, dhe nuk përdoret asnje lloj plehu kimik. Gjithçka është bio. Të gjithë shërbimet e punët i ka me krah. Kërkon nga 25 deri në 30 kuintal pleh organik për dynym,” shprehet Nexhipi.
Jemi në fazën përfundimtare të mbledhjes së lules magjike me vlera të mëdha ushqimore por edhe tregëtare. Një kilogram produkt shkon deri në 6 mijë euro, duke ruajtur cilësinë e parë për të cilën kompania ka marrë edhe certifikimin ndërkombëtar.
“Kompania është e licencuar në bazë të procedurave të ACCP, që nëkupton sigu ri të lartë ushqimore gjatë gjithë fazave të përpunimit,” tha Nexhipi.
Shafrani kërkon vëmendje, kujdes dhe tokë të përzgjedhur. Familja Elezi i është përshtatur bimës pasi, siç thotë Nexhipi të kultivosh shafran është me leverdi edhe pse nuk kanë pasur asnjë nxitje nga shteti.
“Për këtë sipërfaqe që kemi sot është viti i dytë. Ja vlen, por kjo kërkon edhe toka të përshtatshme. Jo në çdo sipërfaqe mbillet. Filimisht nuk e dinim, por më pas na thanë se ka subvencion për shafran, por duke parë sipërfaqen e vogël dhe subvencionin e shtetit, nuk kishim inters të bënim letrat fare,” Nexhip Elezi.
Largohemi nga ara me shafran në kodrën e përqafuar nga dielli për të kaluar në fazën tjetër, në laborator ku përpununohet dhe paketohet për tregun e huaj. Punëtorët, me kujdes të jashtëzakonshëm, ndajnë pistilin nga lulja e më pas e thajnë në një furrë të vogël për të kaluar në konservim për një muaj. Pjesën e dytë, por jo më pak të rëndësishme për të garantuar cilësinë, e ka merak vëllai tjetër i familjes Elezi, Dervishi. Ai na tregon se shafrani pasi mblidhet kërkon respektim të të gjitha fazave për të garantuar vlerat e tij dhe firma ka marrë edhe certifikimin ndërkombëtar ISO .
“Certifikimi ndërkombëtar është në përgjithësi në dëshirë të kompanive, por duke pasur detyrë themelore cilësinë e produktit kemi kërkuar që të bëjmë edhe çertifikimin kombëtar, sipas procedurës ushqimore dhe e kemi realizuar këtë. Tani jemi në vitin e tretë si kompani e çertifikuar me standartin ISO,” thotë Dervishi.
Ai shpjegon se shafrani nuk ka lidhje me atë që quhet rëndom “shafrani i Indisë” ose kurkuma.
“Nuk është shafrani i Indisë, Shafrani është, pikërisht, kjo lule me këto pistile të kuq, të cilët veçohen dhe produkti është pistili në ngjyrë të kuqe. Kurkuma është një produkt tjetër, i një rrënje që thahet, bluhet ka vlerat e veta, por është tjetër nga shafrani shqiptar,” përfundoi Dervishi.
Arsyeja pse kjo bimë nuk është shpërndarë në të tjera ferma është se kompania që kërkon shafranin ka si kusht të ruajë të njëjtën markë, cilësinë e parë dhe të ketë të garantuar tregun e shafranit si produkt organik dhe pa asnjë shtesë kimike. Por nuk do të jetë e largët dita ku Dumreja do të kthejë sytë nga erëza magjike me vlera të mëdha ushqimore, shafrani, që tashmë është kthyer në markë “Zafferano di Dumre”.
Disa nga mrekullitë shëndetësore të Shafranit (kjo pjesë është shtuar nga redaksia jonë)
Përbërësi aktiv në shafranin e Indisë është Curcumin, i cili është përbërës që i takon familjes së Zenxhebilit, Ginger. Shafrani përdoret për më shumë se 2500 vjet në Indi, ku në fillim përdorej si një bojë (ngjyrë). Përparësitë mjekësore të kësaj erëze kanë qenë të ngadalshme, por duke evoluar gjatë shekujve.
I njohur gjatë kohës për përparësitë anti-inflamatore të tij, hulumtimi i kohëve të fundit ka zbuluar se shafrani i Indisë është një çudi e natyrshme, duke u dëshmuar i dobishëm në trajtimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore nga kanceri dhe sëmundjes Alzheimer.
Ja 20 arsye pse duhet ta shtoni shafranin e Indisë në dietën tuaj:
1. Është një agjent antiseptik natyral dhe antibakterial, për përdorim në dezinfektim, prerje dhe djegie të lëkurës.
2. Kur kombinohet me lulelakër, ajo ka treguar efekt për të parandaluar kancerin e prostatës dhe për të ndaluar rritjen e kancerit ekzistues të prostatës.
3. Parandalon kancerin e gjirit.
4. Mund të parandalojë Melanomen dhe të shkaktojë qelizat ekzistuese të melanomes për t’i vetëvrare ato (qelizat).
5. Redukton rrezikun e leuçemisë së fëmijërisë.
6. Është një detoksifikues natyror i mëlçisë.
7. Mund të parandalojë dhe të ngadalësojë progresionin e sëmundjes Alzheimer duke hequr pllakën amyloyde që depozitohet në tru.
8. Mund të parandalojë metastazat që ndodhen në forma të ndryshme të kancerit.
9. Është një anti-inflamator i fuqishëm natyror që vepron si shumë barna anti-inflamator por pa efekte anësore.
10. Jep shpresë në ngadalësimin e progresit të sklerozës së shumëfishtë(multiple) në minj.
11. Është një qetësues natyral dhe frenues (inhibitor|) i enzimes COX-2 (ciklooksigenazës)
12. Mund të ndihmojë në metabolizmin yndyror dhe rënien në peshë!
13. Është përdorur gjatë kohë në mjekësin kineze për trajtimin e depresionit.
14. Për shkak të përparësive anti-inflamator të saj, është përdorur si trajtim natyror për artrit reumatoid dhe artritin.
15. Nxit efektet e barit Paclitaxel (kemoterapi) dhe redukton efektet e saj anësore.
16. Premton shumë në studimet që janë duke u zhvilluar mbi efektet e shafranit të Indisë në kancerin pankreatik.
17. Studimet vazhdojnë për të treguar efektet pozitive të shafranit të Indisë në melanomën multiple.
18. Është dëshmuar për të ndaluar shtimin e e tumorit në enët e gjakut.
19. Shpejton shërimin e plagëve dhe ndihmon në rimodelimin e lëkurës së dëmtuar.
20. Mund të ndihmojë në trajtimin e Psoriasis dhe gjendjet e tjera inflamatore të lëkurës.
Shafran i Indisë mund të merret si pluhur apo formë pilula. Pasi të filloni ta përdorni shafranin e Indisë si një bazë të rregullt (racion), është kënaqësi për të gjetur mënyra të reja të recetave për ta përdorur atë. Një nga mënyrat për të përdorur është që të shtoni një majë te luges në sallatën me vezë. Ajo shton një shije të këndshme dhe i jep sallatës një ngjyrë të pasur të verdhë. Po ashtu mund të pihet me çajra te ndryshëm. Si dhe mund te perdoret si erëz ne çdo lloj ushqimi!
Kundërndikimet
Shafrani i Indisë nuk duhet të përdoret nga njerëzit me gurë te tëmthit ose me pengime biliare (obstrukcione). Megjithëse shafrani i Indisë përdoret shpesh nga gratë shtatzëna, është e rëndësishme që të konsultohen para përdorimit me një mjek gjinekolog, pasi shafrani i Indisë mund të jetë një stimulues i mitrës. Sot news
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 3707 reads