Shqipëria (dhe Kosova) në vendet me inteligjencën më të ulët botërore
Shqipëria renditet në vendin 111 me 82 pikë ose pas vendeve si Paraguai, Taxhikistani, Uzbekistani, Vanuati, Ekuadori, Libia, e vende të tjerë ndaj të cilëve ne pretendojmë se jemi më inteligjentë. Kosova renditet 18 vende poshtë Shqipërisë me 79 pikë
Ylli Përmeti
01/07/2023 - 14:22
Një studim i frymëzuar nga Moteskjeja dhe Adam Smithi, të cilët i shikonin pasuritë e kombeve në raport me inteligjencën e tyre, tregon mesataren e inteligjencës (IQ) bazuar në vlerësimet e nxënësve të shkollave për 202 kombe.
Sipas tij, vendet me inteligjencën më të lartë renditen Singapori (me 107 pikë); Kina (me 106 pikë); Hong Kongu (me 105 pikë); Koreja e Jugut (me 105 pikë); Tajvani (me po aq); Japonia (me 104 pikë); Finlanda (101 pikë); Holanda (me 101 pikë) etj. Shqipëria renditet në vendin 111 me 82 pikë ose pas vendeve si Paraguai, Taxhikistani, Uzbekistani, Vanuati, Ekuadori, Libia, e vende të tjerë ndaj të cilëve ne pretendojmë se jemi më inteligjentë. Kosova renditet 18 vende poshtë Shqipërisë me 79 pikë. Greqia dhe Serbia kapin 92 dhe 91 pikë ndërsa Italia qendron në 98 pikë. Qoftë edhe Turqia kap 89 pikë.
Thënë, në fjalë të tjera, Shqipëria bashkë me Kosovën renditen në vendet me inteligjencën më të ulët botërore: sepse nga 202 vende ne qendrojmë poshtë gjysmës së kombeve me mesatare të ulët. Vendi me mesataren më të ulët renditet Shën Lucia (me 62 pikë); mbi të qendron Bambia etj.
Krahasuar me vitet perarendëse, si Shqipëria ashtu dhe Kosova shënojnë rënie në rendin e vendeve botërore.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 59 reads