...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Studentët protestojnë vetëm kundër tarifave!

Nuk ka ardhuar koha që studentët -bashkë me pedagogët e ndershëm- të hartojnë një program-projekt për të nxjerrë vendin nga katastrofa e përgjithshme e vendit dhe bashkë me kundërshtimin e tarifave të propozojnë dhe rrugëzgjidhje?

10/01/2018 - 21:10

Ftesa e studentëve:

Situata e vështirë ekonomike e mijëra studentëve të universiteteve publike, si dhe pamundësimi çdo ditë e më tepër i të drejtës për t'u arsimuar përmes vendosjes së kritereve të padrejta monetare kërkon të reagojmë njëzëri. Ndjekja e studimeve universitare nuk mund të jenë privilegj i më të pasurve. Si e drejtë i duhet garantuar çdo studenti që plotëson kriteret meritore.

Prandaj, të mërkurën në orën 11:00, 24 janar, do të mblidhemi përpara Korpusit dhe do ta çojmë protestën drejt kryeministrisë për të shembur me zërat tanë të bashkuar muret e heshtjes dhe të privilegjeve.

Tarifat studimore duhen përgjysmuar në të gjitha nivelet dhe degët e studimeve si një hap i parë i heqjes së diskriminimit ekonomik. Të gjitha gjobat dhe haraçet e tjera për të vazhduar studimet, si detyrimi për të paguar institucione private për certifikimin e gjuhës së huaj apo pagimi i dyfishtë i krediteve për provimet e mbartura, duhen hequr sa më parë.

Po kështu, një tjetër motiv dhe kërkesë e kësaj proteste, është qëndrimi në godinën e tij historike të Fakultetit të Gjeologji Minierave, që rrezikon të kthehet në pallat të njerëzve të padrejtësisë.

Bashkimi bën fuqinë. Bashkimi studentor prodhon fuqi aq të madhe, saqë jo vetëm mund t’u japë fund padrejtësive në arsimin e lartë, por edhe të krijojë infrastrukturën e shpresës për një shoqëri më të drejtë.

Studentë bashkohemi!

U bëjmë thirrje të gjithë pedagogëve e qytetarëve të ndërgjegjshëm të solidarizohen me kauzën e të drejtës për arsim.

Bashkohuni me studentët!

- Në fund të protestës do të dorëzohet një peticion me mijëra firma studentësh që i kërkon ballëhapët dhe me këmbëngulje qeverisë të nisë heqjen e tre formave më të drejtpërdrejta të diskriminimit ekonomik në universitete.   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA