Ylli Përmeti denoncon hipokrizinë e “Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë” në OSBE
Ylli Përmeti denoncoi përmes një postimi elektronik (email) hipokrizinë e “Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë” në OSBE.
SHJ
11/11/2023 - 10:31
I nderuar përfaqësues i OSBE-së
Ndoqa veprimtarinë e djeshme të organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, në të cilën mori pjesë kreu i OSBE-së në Shqipëri, Bruce Berton, dhe dëshmova edhe një herë një hipokrizi të madhe të atyre që e organizuan atë, për të cilën duhet të jeni në dijeni:
Siç mund ta dini, shtypi dhe media në vendin tonë është e ndarë në dy pjesë kryesore (mes dy partive kryesore politike) me një të tretë në krahun e Ilir Metës. Unë e kam shqyrtuar realitetin e medias në një analizë dhe mund ta lexoni por në shqip.
https://www.shqiperiajone.org/analiza/shkelja-e-ligjit-nga-mediat-dhe-ga...
Si të tillë, ata që e organizojnë atë, janë pjesë e të njëjtës media, me ndryshimin kryesor se ata sulmojnë njëri-tjetrin për të mbajtur një farë rendi në sektor. Ky pohim vërtetohet jo vetëm nga deklaratat e tyre të ‘balancuara’, por edhe nga fakti se ata janë “kultivuar” nga klasa politike dhe kanë gëzuar punësim, paga dhe famë në të njëjtën media.
Këtë e tregon edhe fakti se ata nuk e kanë përmendur asnjëherë rastin tim në raportet e tyre, pasi unë jam i përjashtuar nga shtypi dhe media që ata kontrollojnë së bashku për rreth 10 vitet e fundit dhe më e rëndësishmja, ata nuk kanë raportuar rastin tim, kur u kërcënova nga agjentët e Berishës që të mos e kritikoja më dhe pasi dëshmuan se nuk hoqa dorë nga misioni, ata tentuan edhe të më vrisnin!
Kjo është një ngjarje që unë e kam denoncuar në atë kohë dhe së fundmi. Por asnjëri prej tyre, duke përfshirë edhe ata që pretendojnë se janë të “paanshëm”, nuk e raportuan rastin tim! Tani jam aktivist politik dhe autor i shumë studimeve dhe që nga viti 2012 autor e një libri mbi filozofinë politike, një kontribut i rrallë për popullin tim; disa prej tyre janë botuar ndërkombëtarisht në qendra akademike të respektuara.
Por asnjëra prej tyre nuk po përmendet nga media jonë! Më e rëndësishmja, jam në ditët e fundit duke përfunduar një nga veprat e mia më të rëndësishme të jetës sime, për të cilën qendrat akademike në mbarë botën janë të interesuara dhe kanë kërkuar nga unë kontributin tim dhe po përgatitet të botohet në SHBA.
Përsëri, masmedia jonë është e shurdhër dhe e verbër si lakuriq nate! Është e kuptueshme që duke e parë rastin tim nga këndvështrimi i tyre (klasës politike), si gazetar i kualifikuar në vendet e huaja (Greqi dhe Britani) dhe i pavarur nga sponsorizimi i tyre, jam “i rrezikshëm” për ta.
Tani ju e dini rastin tim dhe shpresoj ta përfshini në raportet tuaja: meqënse jam – për aq sa kam njohuri – i vetmi në vendin tim, i censuruar dhe i skajuar nga shtypi dhe media e tyre për më shumë se dhjetë vjet.
Përshëndetjet më të mira
Dear representative of OSCE
I followed yesterday`s event organized by the Association of Professional Journalist of Albania, in which took part the Head of the OSCE Presence in Albania, Bruce Berton, and I witnessed once again a big hypocrisy of those organizing it, for which you should be aware:
As you may know, the press and the media in our country is divided into two main parts (between the two main political parties) with a third one being on Ilir Meta`s side. I have analyzed them in an analysis and you may read it but in Albanian.
https://www.shqiperiajone.org/analiza/shkelja-e-ligjit-nga-mediat-dhe-ga...
As such, those organizing it, are part of the same media, with the main difference that they attack each-other in order to keep some sort of order in the sector. This claim is confirmed not only by their ‘balanced’ statements but also by the fact that they have been “cultivated” by the political class and have enjoyed employment, wages and fame in the same massmedia.
It is shown, as well, by the fact that they never mentioned my case in their reports, as I am being excluded by the press and media they control together for the last 10 years or so and most importantly, they have not reported my case when I was threatened by Berisha`s agents to stop criticizing him and after witnessing that I did not give up my mission, they even attempted to kill me.
This is an event that I have denounced at the time and more recently. But none of them, including those who pretend to by ‘unbiased’, reported my case!
Now I am a political activist and an author of many studies and since 2012 an author of a book on political philosophy, a rare contribution to my people; some of them have been published internationally in respectful academic centers. But none of them is being mentioned by our massmedia! Most importantly, I am on my last days finishing one of my most important works of my life, for which academic centers around the world are interested and have sought from me my contribution, and is being prepared to be published in the US.
Again, our massmedia is deaf and blind as a bat! It is understandable that seeing my case from their (political class) perspective, as journalist qualified in foreign countries (Greece and Britain) and independent from their sponsoring, I am “dangerous” for them.
Now you know my case and I hope you will include it in your reports: as I am ―as far as my knowledge is extended― the only one in my country, censured and marginalized from their press and massmedia for more than ten years.
Best regards
Raporti:
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 45 reads