Pse Zvicra shkëlqen në transportin publik dhe hekurudhor?
09/12/2016 - 09:51
Zvicra, Norvegjia dhe Danimarka, kanë zhvilluar një sintezë ku dominojnë ndërmarrjet publike në sektorin e transportit dhe disa njësi kontrollohen nga të njëjtat ndërmarrje. Por ato kërcënohen të privatizohen herët a vonë në kuadër të G/N. Zvicra, për më shumë, ka krijuar një ndër tregjet më dinamikë të transportit hekurudhor në Europë. Ajo filloi të realizojë një konsesus përgjatë Europës për politikën e saj për të transferuar transportin e mallrave nga rrugët drejt hekurudhave.[1]
Në fund të qershorit 2016-të u shënua përurimi festiv i tunelit me qendër në Gothard, një projekt inovativ i nisur 17 vite më parë që shtrihet në gati 57 kilometra dhe një thellësi maksimale prej 2300 metrash nën masivin e Gothard-it. Tuneli do t’i mundësojë udhëtarëve për të udhëtuar nën masivin shkëmbor për vetëm 17 minuta. Ai do të kursejë 30 deri në 40 minuta kohë për të përshkuar Zvicrën gjermanfolëse nga Zvicra italianfolëse. Ai është pjesë e korridorit më të përdorur në Europë, duke lidhur Roterdamin dhe Europën veriore dhe Gjenoan në jug. Në fillim të këtij viti Zvicra miratoi ndërtimin e një tuneli të dytë si Gotthard-i.
[1]Measures that are driving Swiss transport policy, FT, June 18, 2005.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 48 reads