Tensionet e reja mes Athinës dhe Tiranës dhe gjysmë të vërtetat e gazetarëve grekë
Leximi i gazetarëve grekë na ndihmon të kuptojmë se si i shikojnë ata marrëdhëniet Athinë-Tiranë dhe për pasojë çfarë opinion krijohet në popull
Ylli Përmeti
16/05/2023 - 09:06
Krizë në marrëdhëniet Athinë-Tiranë shkakton arrestimi i kandidatit për bashkinë e Himarës, të bashkëkombasit grek Dionis Fredi Beleri, dy 24 orë përpara zgjedhjeve bashkiake në vendin fqinj. Kiriako Miçotaqi dërgoi kumt drejt Tiranës se nëse Shqipëria dëshiron t`i qaset BE-së, duhet sigurojë zgjedhje bashkiake të lira dhe të lirojë menjëherë ata që burgosi.
Nuk pranojmë tërheqje në shtetin e së drejtës
Pa respekt të pakicës kombëtare greke dhe të drejtave politike dhe pronësore të saj, dera e BE-së do të mbetet e mbyllur për Shqipërinë, është kumti më i qartë që dërgohet nga Athina drejt Tiranës, pas arrestimit dhe burgosjes së kandidatit për bashkinë e Himarës dhe bashkëkombasit grek Dionis-Fredi Beleri nga autoritetet shqiptare me akuza si duket të përligjura vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve bashkiake që zhvillohen në vendin fqinj, shkruan Vasili Nedhos për gazetën Kathimerini.
Atë kumt dërgoi si fillim kryeministri Qiriako Miçotaqi, i cili njoftoi personalisht presidenten e Komisionit [Evropian] për ngjarjen, ndërsa sqaroi se “Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE-ja nuk do të pranojnë tërheqje në shtetin e së drejtës dhe në mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke”.
Dhe në vazhdim tha qartazi se “nëse Shqipëria dëshiron t`i bashkohet BE-së, ka detyrim të sigurojë liritë dhe zgjedhje të drejta bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që burgosi, për të patur mundësi të marrin pjesë në procesin e zgjedhjve”. Vlen të shënohet se çështja e arrestimit të kandidatit të bashkisë (të cilin e vizitoi...pasdite në burgjet e Vlorës ambasadorja e Greqisë në Tiranë Konstadina Kamiçi) paraqitet nga udhëheqja politike shqiptare si çështje që nuk lidhet me zgjedhjet, diçka që reflektohet në qendrimet e kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së jashtme Olta Xhaçka.
Me urdhër të kryeministrit, ministri i jashtëm Niko Dendia foli me z. Rama dje në mëngjes, ndërsa më herët u kërkuan sqarime. Ambasade e Greqisë në Tiranë njoftoi, gjithashtu, kolegët e saj të BE-së në kryeqytetin shqiptar për çështjen. Dihet se kandidati i arrestuar është më pranë koalicionin të Sali Berishës, ndërkohë që krahina e Himarës përbën një fushë gare mes forcave politike të Shqipërisë dhe interesat e tyre ekonomike, ndërsa përbën zemrën e rivierës shqiptare në zhvillim të shpejtë me mundësi zhvillimore të madhe turistike në vitet e ardhshme.
Kujtohet se marrëdhëniet e Athinës dhe Tiranës pësuan dhe në të kaluarën krizë të rëndësishme për shkak të përpjekjes të shtetit shqiptar të zhvaste prona që i përkasin anëtarëve të pakicës kombëtare greke.
Nga Athina shënohet përmes çdo kanali diplomatik se ajo që paraqitet si shkelje e hamendësuar e ligjit shqiptar, nuk është gjë tjetër veç ndjekje objektive dhe e mbuluar, e cila shënohet pak para zgjedhjeve bashkiake dhe përbën shkelje të stuhishme të çdo kuptimi të shtetit të së drejtës. Të gjitha ato ndodhin, ndërsa ditët e fundit kishte disa shkëmbime korrespondence për çështjen e përcaktimit të kufirit detar në Jon. Nga Athina ato lëvizje shihen si pjesë e lojës politike nga ana e z. Rama.
Mjedisi ishte tashmë e tendosur, arrestimi e bëri shpërthyese, shkruan gazetari Pavlo Tzima.
“Të gjitha tregojnë se për shkak të episodit në Himarës, Athina dhe Tirana hyjnë prapë në yjësinë e ashpërsimit të marrëdhënieve, në kohën kur ato paraqesnin një farë bunace. Sipas shtypit shqiptar, për arrestimin e Belerit u përdor një polic i fshehtë të cilit i ishin afruar njerëzit e afërm të Belerit për blerjen e votës i cili shkoi në lokalin e fshatit për të shkëmbyer lekët dhe atje ndërhyri policia shqiptare dhe e arrestuan atë dhe një bashkëpunëtor të tij. Arrestimit të tij i paraprin sulmet e shpeshta të Ramës, i cili në prag të arrestimit kërcënoi bashkëpunëtorët e tij nga një televizion”.
Më tej Tzima anashkalon implikimin e tij të mundshëm me blerjen e votave dhe argumenton se Himara, ndryshe nga Dropulli dhe Finiki, ka lidhje “historike, gjeografike dhe gjeopolitike dhe së fundmi dhe dobi të fuqishme eknomike (turistike). Greqia ka qenë ndër shekuj mbrojtësja e helenizmit dhe kurdoherë mollë sherri i helenizmit me nacionalizmin shqiptar” ndërsa rrëfen çka rrëfeu në analizën që publikuam një ditë pas arrestimit të Belerit.
Qartësisht, të dy gazetarët thonë gjysmë të vërteta por na thonë dhe një të vërtetë të madhe: se Himara për Greqinë është e një rëndësie të lartë gjeostrategjike.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 65 reads