Lufta e “heshtur” e SHBA-së dhe Francës në Afrikë
Nuk është e vështirë të parashikohet e ardhmja e Nigerisë gjykuar nga qëllimet e palëve: nëse “junta” anon nga Rusia apo nga SHBA-ja për të shporrur Francën, do të ketë...
Ylli Përmeti
31/08/2023 - 13:53
Në 23 korrik të vitit 2023 në Nigeri i dëshmua një “grusht shteti”. Gjenerali i gardës së presidentit, Omar Tchiani, pengoi Mohamed Bazoum-in (presidentin) dhe zyrtarët e tij të ushtronin detyrën dhe shpalli veten udhëheqës të vendit. Veprimi u dënua nga perëndrimi me në krye SHBA-në, Francën dhe BE-në ndërsa pas “grushtit” shpërthyen shfaqjet e popullit në sheshet e qendrave urbane duke valëvitur flamurin rus dhe duke thirrur “jashtë Franca” nga Nigeria dhe “brenda Rusia”.
Ministri i jashtëm amerikan, Blinkeni tha se në rrëzimin e presidentit nigerian s`kishte dorë Rusia ndërsa nuk e quajti veprimin e gjeneralit nigerian “grusht shteti” por një “përpjekje jashtëligjore për të kapur pushtetin ndërsa “puçistët” i quajti një “grup kapës të pushtetit”. Ndryshe nga ky qendrim Franca e quajti atë grusht shteti dhe ushtarkët puçistë. Ndaj kërkoi mobilizimin e shteteve fqinje dhe të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore/ECOWAS, për largimin e Çianit dhe rikthimin e Bazumit ndërsa në Nigeri qendrojnë dy baza ushtarake: një e SHBA-së (me më shumë se 1,000 trupa) dhe një e Francës (me po aq trupa).
Por për arsye të ngjashme dhe të ndryshme: Franca, kryesisht sepse e sheh Nigerin si koloninë e saj prej të cilës varet në përqindje të lartë siguria e saj energjitike. Franca mbulon nevojat e saj energjitike (elektrike) kryesisht përmes tetë impianteve bërthamore dhe 56 reaktorëve të saj. Nigeria përbën vendin e dytë pas Kazakistanit që furnizon Francën me uranium, dhe është vendi i shtatë në botë për prodhimin e lëndës radioaktive.
Nigeria është vendi i dytë, gjithashtu, për BE-në. Por për SHBA-në nuk përfshihet në pesë vendet e saj kryesorë; për të janë Kazakistani, Kanadaja, Australia, Rusia, dhe Nambia. Ndaj dhe shqetësimi kryesor i SHBA-së nuk lidhet me uraniumin por me çmimin e tij: sepse nëse “junta” bashkëpunon me Rusinë, do të rriste monopolin e uraniumit dhe fitimet e saj. Një shqetësim tjetër lidhet me synimet gjeopolitike amerikane në rajon: Uashingtoni kërkon të ndalojë kërcënimet islamike dhe ndikimin e Moskës (Washington Post). Këto shqetësime (dhe synime) ka dhe Franca. Por ajo e ka humbur besueshmërinë.
Gjykuar nga këto qëllime, nuk do të ishte e çuditshme deklarata e Markonit për të përdorur fuqinë ushtarake franceze dhe për të larguar “juntën”. Por sipas një analize të Michel Chossudovky-it, drejtor i qendrës studimore “Global Research”, në Nigeri po zhvillohet një “luftë” e heshtur mes SHBA-së dhe Francës, sepse e para kontrollon si “juntën” ushtarake ashtu dhe presidentin e rrëzuar. Pretendimin në fjalë ai e mbështet në fakte dhe ai vërtetohet dhe nga sjellja dhe lëvizjet e Makronit: ato kanë qenë të ndryshme krahasur me Uashingtonin. Madje, sipas tij, Uashingtoni kërkon të largojë Francën nga Afrika.
Megjithatë, nuk është e vështirë të parashikohet e ardhmja e Nigerisë gjykuar nga qëllimet e palëve: nëse “junta” anon nga Rusia apo nga SHBA-ja për të shporrur Francën, do të ketë ndërhyrje ushtarake nga Franca por nëse kërkon të largojë dhe SHBA-në nga Nigeria, atëherë do të ketë ndërhyrje të përbashkët ushtarake, si nga SHBA-ja ashtu dhe Franca dhe vendet fqinje; nëse jo, Nigeria do të vazhdojë të jetë një koloni perëndimore...
Por e ardhmja nuk është kaq e thjeshtë meqënse pikërisht në kohën kur Parisi kërkonte ndërhyrje ushtarake në Nigeri, ndodhi një grusht tjetër shteti në Gabon, një tjetër koloni franceze me burime të pasura në naftë!
Për të njëjtën arsye Parisi dhe BE-ja e dënoi atë ndërsa Uashingtoni, edhe një herë, shprehu vetëm “shqetësim të madh”. Grushti i shtetit në Gabon ishte paksa i ndryshëm nga grushti i Nigerisë: sepse u krye në kohën kur zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare por në kushte kur media dhe interneti ishin mbyllur ndërsa qeveria refuzoi hyrjen e gjithë medias së huaj dhe vrojtuesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve.
Grushti i Gabonit është i teti në Afrikën perëndimore dhe qendrore që nga viti 2020 pas dy grushteve në Mali dhe Burkina Faso, një në Çad, Guinea dhe Nigeri...
Rusia “pushton” Afrikën ndërsa perëndimi zgurdullon sytë
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 38 reads