...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Farmaceutikët bastojnë miliarda për sëmundjen e ‘heshtur’ të mëlçisë

SHJ

23/02/2017 - 09:58

Ndërsa rastet e sëmundjes së mëlçisë rriten për shkak të epidemisë së obizitetit, prodhuesit e ilaçeve ose drogave, shohin një treg vjetor prej 35 miliard dollarësh. Si rezultat, muajt e fundit, prodhuesit e mëdhenj duke përfshirë Allergan, Gilead dhe Novartis, kanë shpenzuar miliarda dollarë për të fituar ose lejuar ilaçe për të lutuar një sëmundje të mëlçisë për të cilën pak njerëz kanë dëgjuar: steatohepatitis (mëlçia dhjamore) jo-alkoolike, ose Nash. ‘Steatohepatitis’ si fjalë buron nga fjala greke, ‘stear’, e cila nënkupton dhjamin e ngurtë që gjendet në trupin e njeriut. Ndërsa ‘hepatitis’, mëlçinë.

Forma e përparuar e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur shkakton dregëzim (“scarring”) dhe pezmatim të mëlçisë dhe mendohet se prek më shumë se 16 milion njerëz në SHBA. Në shumicën e rasteve sëmundja shkakton cirrozë/hepatocirrozë, ndërsa rrit mundësitë e zhvillimit të kancerit të mëlçisë ose sëmundjet kardiake. Atje ndodhin rreth 20,000 vdekje çdo vit nga sëmundja kronike e mëlçisë ose cirroza që nuk lidhen me alkoolizmin. Prodhuesit e ilaçeve bastojnë se numri i njerëzve me Nash —e cila është më e zakonshme tek njerëzit mbipeshë— do të rritet dramatikisht në vitet e ardhshme për shkak të epidemisë së obzitetit kudo në botë. Parashikohet se tregu botëror për të prodhuar ilaçet e Nash-it, do të kushtojë më shumë se 35 miliardë dollarë në vit në kulmin e tij. Tashmë ka ilaçe për trajtimin e sëmundjes por grupet farmaceutike po studiojnë më shumë se 25 përbërje eksperimentale tek njerëzit, me tre ilaçe të studiuar ose që janë në fazën e tretë, prova klinike, ose janë në fazën e fundit të provave.

Aktualisht s’ka asnjë ilaç për ta kuruar sëmundjen e cila është shumë e vështirë për t’u diagnostifikuar. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se ata kanë një sëmundje të “heshtur”, e cila shkakton vetëm simptoma siç është verdhëza, lodhja dhe humbja e peshës në stadet e vonshme të saj. Mjekët ndonjë herë e kuptojnë se pacientët vuajnë nga Nash-i kur marrin enzima mëlçie në gjakun e tyre ose kur pikasin çrregullime përgjatë skanimeve ultratingëllorë. Rruga e vetme për ta diagnostifikuar sëmundjen është biopsia e mëlçisë — një procedurë komplekse invazive që kërkon një anestetik. Në raste të rralla, biopsia mund të shkaktojë gjakderdhje që kërkon një transfuzion ose operacion. Shumë pacientë ngurrojnë të ndërmarrin procedurën. Kjo shkakton vështirësi jo vetëm në rekrutimin e tyre në prova klinike, por gjithashtu në bindjen e njerëzve të botës reale për t’u testuar për sëmundjen. FT 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA