...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Arsyet e ndryshimit të “atit dhe mëmës” në “prindi 1 dhe prindi 2” në pasaporta

Ndryshimi në fjalë është pasojë e përligjjes së martesave të homoskesualëve dhe lejimit të birësimit të fëmijëve nga ata, që filloi rreth 20 vjet më parë, sërish në vendet anglo-saksone

Ylli Përmeti

04/01/2023 - 17:32

Edhe në çështjen e ndryshimit ligjor nga “At dhe Mëmë” në “Prindi 1 dhe Prindi 2”, universitetet, filozofët, kryetarët e partive dhe mediat e tyre, në anët tona, gjenden në terr të vërtetë.

Artan Fuga, për shembull, “kritikon” përpjekjen e disa institucioneve arsimore parashkollore në Shqipëri, të cilët, sipas tij, kanë filluar të zëvendësojnë emrin “baba” dhe “nënë” me “Prindi 1” dhe “Prindi 2”.

Sipas tij, ky është një eksperiment i paligjshëm, krim, dhe antiligjor, “sepse bie ndesh me kodin e familjes dhe interekt dhe me Kushtetutën” meqë kodi përkatës mbështetet në kushtetutë! Madje kur kërkon arsyet, ai e shikon si “paradoks logjik”: “Veç antiligjor është edhe një paradoks logjik. Ja pse: Gjoja për të vendosur barazinë midis nënës dhe babës, për ta shuar dallimin midis sekseve”!

Në fakt, ndryshimet përkatëse e shkelin vërtet kodin e familjes meqë ai citon fjalët “atësi” dhe “amësi” (por jo Kushtetutën, sepse ajo nuk e përcakton karakterin e familjes).

Por se çfarë nuk ndjek Fuga dhe ndjekësit e tij, do të qartësohet në vijim: sepse kjo është një përpjekje që ka filluar në SHBA më shumë se dhjetë më parë (8 janar 2011). Atje departamenti i shtetit njoftoi se në pasaportat e reja nuk do të shkruheshin “ati” dhe “nëna” por “prindi 1” dhe “prindi 2”. Sipas departamentit, qëllimi është të “ketë një përshkrim gjinor asnjanës të prindërve të një fëmije dhe për të njohur tipe të ndryshëm familjesh”.

Gati një vit më pas, tetor, njësoj veproi qeveria britanike. Madje, siç raportoi “the Daily Mail, kjo zhvendosje (megjithëse departamenti amerikan e quajti “përmirësim” ligjor!) erdhi pas një trysnive të lobeve për të drejtat e homoseksualëve, të cilët argumentojnë se pasaportat tradicionale dështojnë të njohin çiftet e të njëjtit seks të cilët janë regjistruar të dy zyrtarisht si prindër të një fëmije.

Sipas të njëjtës gazetë, e cila pa dokumentat, lobimi ishte bërë nga grupi i të drejtave homoskesuale “Stonewell” por pati dhe miratim nga zyrtarët e qeverisë së kohës. Të gjitha këto kur në Britani homoseksualët dhe biseksualët përbejnë vetëm 1.5 për qind të popullit. 

Megjithatë, racionalja pas ndryshimit në fjalë lidhet me mosfyrjen e “prindërve” kur nuk janë prindër të vërtetë të një fëmije. Domethënë, për hir të një pakice njerëzish, të cilëve u lejohet tashmë të martohen dhe të birësojnë fëmijë në disa vende, kryesisht në perëndim, elitat kanë filluar të ndryshojnë emërtimet në fjalë në pasaporta. Pa u çuditur, pas njoftimit të departamentit amerikan organizatat LGTB u gëzuan ndërsa u hidhëruan konservatorët.

Pas rreth 10 vjetëve njësoj veproi dhe Franca (ku profesori dhe filozofi Fuga shkon shpesh): pikërisht në vitin 2019. Mbetet tashmë të bëhet politikë e përbashkët e gjithë BE-së: sepse dihet se ligjet me karakter social që hartohen dhe miratohen në vendet anglo-saksone do të pasohen në vendet evropiane sidomos kur dihet se lobet e homoseksusalëve nuk do të ndalojnë vetëm në tre vendet e përmendur dhe qeveritë neoliberale janë kryekëput idiote.

Ndryshimi në fjalë është pasojë e përligjjes së martesave të homoskesualëve dhe lejimit të birësimit të fëmijëve nga ata, që filloi rreth 20 vjet më parë, sërish në vendet anglo-saksone: sepse kur një ligj lejon apo njeh zyrtarisht martesën e tyre dhe birësimin e fëmijëve, ligji detyron dhe ndryshimin e ligjit për pasaportat apo letërnjoftimet. Më shumë se 18 vende evropiane tashmë e lejojnë martesën e homoskesualëve ndërsa janë në procesin e lejimit të birësimit. Shqipëria nuk lejon as njërën as tjetrën por nëse është i vërtetë pretendimi i Fugës (sepse me të “dëgjuar” e ka!) ajo po e fillon ndryshimin “sëprapi”!

Por problemi nuk është “eksperimenti” i dëgjuar nga Fuga; as është se qeveria “Rama” po fillon luftën kundër diskriminimit gjinor “sëprapi”. Por ai lidhet me pakuptimësinë e qeverive neoliberale për të kuptuar efektet e ndryshimeve të ligjeve gjinore dhe prindërore ose familjare: sepse diskriminimi gjinor nuk luftohet me ndryshime emërtesash që lidhen me shtyllat e familjes apo shpajës siç e quajnë në një krahinë shqiptare fjalën latine “famulus”, por me dije―me kuptimin e natyrës së homoskeksualëve apo biseksualëve ndërsa kuptohen efektet e dëmshëm të ndryshimeve ligjore në fjalë (dhe prindërimi nga çifte homoseksuale) në gjendjen mendore të fëmijëve.  

Padija dhe krimet e institucioneve me fëmijët: nga esencat gjinore, hetero dhe homoseksualizmi tek imagjinata dhe eksitimi

Në fakt, shqetësimin e ndryshimit në fjalë e ka përmendur Berisha muajt e fundit; me siguri, pasi dëgjoi Putinin: sepse dihet se kryetarët e partive, sidomos të partive në vendin tonë, frymëzohen nga udhëheqësit e superfuqive.

Kështu në vend të kontribojnë në ndriçimin e çështjes përkatëse, qeveritë, kryetarët e partive dhe filozofët që mbajnë pas, bëjnë zhurmë pa i thënë asnjë të vërtetë të rëndësishme popullit, duke vërtetuar edhe një herë se vetëm dashnor të dijes nuk janë, pa përmendur meritën e ofiqeve që gëzojnë me kursimet e popullit.      

Bashkëjetesa, homoseksualizmi dhe ideologjia e Globalizmit

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA