...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Shqipëriajonë.org” uron vitin 2019: “Pa vendime dhe veprime të drejtë, s'mund të ketë as shëndet as lumturi”

Migjeni shkruante në fillim të shekullit të kaluar se nuk e dinte se nëse urimet plotësoheshin dhe se thuajse të gjithë urimet dilnin nga hipokrizia. Kështu ai refuzonte të uronte gjatë festave. Antonio Gramshi, më herët, shkruante se e urrente vitin e ri sepse çdo mëngjes kur zgjohësh ndjente një vit të ri dhe sepse datat fiksojnë njerëzit dhe shndërrojnë jetën dhe shpirtin njerëzor një firmë tregëtare përfitimi, me bilanc dhe buxhet të ri. Por ndonëse të dy kanë të drejtë lidhur me të vërtetat që përmendin le ta shqyrtojmë dhe kuptojmë më drejtë konceptin e urimit me qëllim që ta përdorim drejtë dhe në mënyrë didaktike

SHJ

26/12/2018 - 14:20

Migjeni shkruante në fillim të shekullit të kaluar se nuk e dinte se nëse urimet plotësoheshin dhe se thuajse të gjithë urimet dilnin nga hipokrizia. Kështu ai refuzonte të uronte gjatë festave. Antonio Gramshi, më herët, shkruante se e urrente vitin e ri sepse çdo mëngjes kur zgjohësh ndjente një vit të ri dhe sepse datat fiksojnë njerëzit dhe shndërrojnë jetën dhe shpirtin njerëzor një firmë tregëtare përfitimi, me bilanc dhe buxhet të ri. Por ndonëse të dy kanë të drejtë lidhur me të vërtetat që përmendin le ta shqyrtojmë dhe kuptojmë më drejtë konceptin e urimit me qëllim që ta përdorim drejtë dhe në mënyrë didaktike:

Urimi, citon Aristoteli, lidhet më tepër me fundin...[që buron nga rezultati i disa veprimeve], dhe zgjedhjen e mjeteve; për shembull, ne urojmë te jemi të shëndetshëm, por ne zgjedhim veprimet për të qenë të shëndetshëm, dhe ne urojmë të jemi të lumtur dhe themi se jemi, por ne nuk mund të themi se ne zgjedhim për të qenë kështu; sepse, përgjithësisht, zgjedhja lidhet me gjërat që janë në aftësinë tonë...(N. Ethics)

Kështu, për shembull, urimi do të kishte ndonjë efekt në jetën tonë vetëm kur aftësohemi në mendje, zemër dhe shpirt: sepse kur aftësohemi në mendje, ne mësojme të zgjedhim veprimet dhe mjetet e drejta në jetë: sepse janë këto të fundit qe garantojnë dhe sigurojnë shëndetin dhe lumturinë tonë.

Ndryshe nga e kaluara, kur urimet bëheshin drejtpërdrejtë, në kohën tonë mbizotërojnë urimet nga larg, përmes teknologjisë me kumte e qendrime publike. Por qoftë kur mbizotëronte urimi i drejtpërdrejtë qoftë aktualisht, urimi nuk kalon nga kuptimi i tjetrit. Thjesht urohet! Për shembull, kur shkojnë për vizita njerëzit te njëri-tjetri, që kur nisen (kur thonë po shkojmë të urojmë) dhe derisa mbërrijnë te tjetri dhe përshëndeten dhe ulen—pasi i kanë thënë njëri-tjetrit disa herë, mirë, mirë, mirë…— urojnë shëndet e lumturi. Mirëpo, gjatë këtij procesi ata nuk shqyrtojnë as vitin e kaluar të tjetrit me qëllim që të kuptojnë se nëse ka qenë vërtet mirë (zakonisht mjaftohen me pohimin ‘mirë’) as edhe përpiqen të kuptojnë se ‘shëndeti’ dhe ‘lumturia’ kalon nga dija…kështu, mjaftohen me pohimin dhe shkojnë në shtëpi! Por është e qartë se urimi është tejet sipërfaqësor dhe nuk kalon nga kuptimi i gjendjes së tjetrit.

Urimet e drejtpërdrejtë, sidoqofshin, krijonin të paktën një lloj ndërveprimi dhe mbanin pranë lidhjet komunitare; urimet e kohëve tona ose tekno-urimet, eliminojnë tërësisht dinamikën që krijohësh shekullin e kaluar. Pasoja e këtij ‘zhvillimi’ është se njerëzit urojnë përherë dhe më shumë spontanisht se sa esencialisht dhe zhyten edhe më shumë në një klimë “festive” tërësisht individuale. Përtej këtij efekti, dhe duke qenë se urimet nuk procedojnë nga ndërveprimi i njerëzve as edhe nga shqyrtimi i gjendjes së tjetrit, urimet bartin doza hipokrizie. Dje në urban dëgjova një “qytetar” që telefonoi një tjetër dhe pasi e uroi “për shumë vjet gëzuar...” shtoi spontanisht kur e mbylli telefonin: “e hoqa qafe dhe këtë telefonatë”!

Cili, do të ishte, rrjedhimisht, një urim i drejtë — që do të përputhësh me shëndetin dhe lumturinë e tjetrit? Me siguri, urimi që procedoon nga kuptimi i tjetrit: sepse njeriu që përpiqet të kuptojë tjetrin tregon veprim mendor (përkushtim). Por ‘kuptimi’ i tjetrit nuk mjafton: sepse që të kontribuojmë në shëndetin dhe lumturinë e tjetrit ne duhet të veprojmë edhe fizikisht. Për të realizuar këtë objektiv ne duhet të urojmë drejtpërdrejtë dhe nëse nga larg, urimi do të kishte karakterin që vijon: uroj që vendime dhe veprime të drejtë të ndërmerren vitin tjetër, sepse nga vendimet dhe veprimet e drejtë varet shëndeti dhe lumturia jonë. 

Ne kemi kontribuar dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në zhvillimin e dijes dhe veçanërisht të virtytit të drejtësisë me qëllim që vendime dhe veprime virtuoze të zhvillohen në shoqërinë tonë dhe përtej saj.    

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA