Qeveria e socializmit marksist shekullin e kaluar përpiqësh të nderonte dhe vlerësonte drejtë punën, si të puntorit të thjeshtë ashtu dhe të drejtorëve të ndërmarrjeve socialiste dhe institucioneve shtetërore. Por qeveritë e “demokracisë” përfaqësuese dhe tregut të marketingut të dekadave të fundit, ‘vlerësojnë’ vetëm pronarët e ndërmarrjeve private, megjithëse më shumë i përdorin për të financuar fushatat partiake se sa i vlerësojnë për përpjekjet e tyre. Për të njëjtën arsye, ne do të çelim një rubrikë për vlerësimin e ndërmarrjeve, publike dhe private.
Dihet se Shqipëria vuan në një shkallë më të madhe krizën shumë-dimensionale (politike, ekonomike, sociale dhe ekologjike) që ka përfshirë thuajse gjithë vendet e planetit. Për të njëjtën arsye, do të ishte mirë, në kuadër zhvillimit ekonomik — të rritjes së cilësisë dhe uljes së kostos së prodhimit vendas dhe mbulimit të nevojave vendore, rritjes së eksporteve dhe uljes së dëmit ekologjik, për të cilin kemi kryer studime dhe e kemi objektiv si qendër studimore dhe mediatike dhe, konkurrencës në tregun ndërkombëtar, në këtë analizë kemi veçuar disa ndërmarrje që meritojnë të përmenden dhe spikaten për punën e tyre dhe ndiqen si shembuj zhvillimor. Kujtojmë se ne kemi parashtruar disa kritere për vlerësimin e drejtë të përpjekjeve të ndërmarrjeve private dhe publike.[1] Kriteri kryesor i yni për të vlerësuar një ndërmarrje drejtë është ulja e kostos së prodhimit dhe mënyrat që realizojnë këtë objektiv, rritja e cilësisë së tij dhe administrimi demokratik i ndërmarrjes –me gjithçka që nënkupton ky lloj administrimi...- dhe, krijimi i risive.
Një ndërmarrje me karakter inovativ dhe orientim bio-organik në sektorin e bimëve mjekësore është krijuar në Shqipëri që në vitin 1992: ajo quhet “Natyral-atc.com” ose “Medical Herbs-atc” (www.albaniatrading.com). Ajo synon të kontribuojë në këtë sektor me dijen e saj përpunuese duke prodhuar erëza, çajra dhe esenca bimore. Prodhimet e saj gjenden thuajse kudo në tregun e dyqaneve dhe farmacive. Ky është një sektor me mjaft perspektivë: sepse Shqipëria ka shumë male dhe kushte klimatike të përputhshme për zhvillimin dhe kultivimin e tyre. Mirëpo, më shumë dije dhe miradministrim kërkohet në këtë sektor: sepse Shqipëria me të vërtetë është një vend që prodhon bimë dhe është ndër të parat për prodhimin e bimëve mjekësore duke gjeneruar rreth 18 milionë euro nga eksporti dhe duke e rradhitur sektorin në vendin e dytë më të madh në eksportin bujqësor të vendit por ajo po shkaktërron ekosistemin në të cilin ato zhvillohen në format e tyre të egra dhe në disa raste, po shkatërron bimë të rralla për të cilat asnjë përpjekje s’është bërë për të ndërgjegjësuar popullatën që ushqehet nga ky sektor. Në Greqi, për shembull, ndalohet me ligj vjelja e bimëve të egra që kërcënohen me zhdukje. Gjithashtu, bimët shkulen në vend të këputen në një lartësi që ato të rimbijnë. Shqiptarët, për më shumë, shkojnë në Greqi për të mbledhur bimë të ndaluara dhe janë bërë, me të drejtë, problem për shtetin fqinj. Sipas një raporti të OKB-së për administrimin e ekosistemit, Shqipëria ka shkatërruar përqindjen më të lartë të bimësisë së rrallë në Europë. Çaji i malit, për shembull, është pakësuar me 50 për qind për 20 vjet. Parë nga një perspektivë afat-gjatë, sektori ka të ardhme vetëm nëse bashkërendon dy objektiva njëherësh: krijon një kulturë dashamjedisore dhe bashkëpunon ngushtë me legjislativin me qëllim që të hartohet një ligj për ruajtjen e bimëve të rralla –ato që kërcënohen me zhdukje– dhe të punohet për dijësimin e popullatës lidhur me këtë problematikë, dhe një kulturë tjetër paralele, për dijësimin e popullit për efektet kurative që kanë bimët mjekësore në shëndetin e njeriut dhe ekonominë tonë si të tërë. Nëse këta dy objektiva realizohen në një shkallë të lartë, kërkesa për bimë mjekësore do të rritet, bashkë me fitimet e njerëzve të përfshirë në të, dhe shëndeti i popullit gjithashtu.
Një ndërmarrje tjetër është “Frutomania”, në sektorin e frutikulturës, e cila ka bërë një përpjekje të mirë për të kontribuar në mirëqënien e popullit dhe ekosistemit: ambalazhet e saj janë të natyrës qelqore për arsye se lëngu i frutave që bartin është thuajse ‘bio’ dhe jo plastike. Prodhimet e saj kanë mbushur raftet e dyqaneve vendor dhe të huaj. Por ajo ende nuk ka realizuar prodhime “bio”. Domethënë, kultivimin e pemë-frutoreve pa pesticide, plehra kimike ose inorganike dhe hormone për më shumë se 5 vjet nëse përputhemi me kriteret që ka vendosur BE-ja. Dhe siç na kanë komunikuar drejtuesit e ndërmarrjes, ata janë duke punuar në këtë drejtim - duke e kthyer ndërmarrjen në një ndërmarrje me prodhim kryekëput bio-organik. Ky do të ishte një lajm i mirë për të gjithë popullin meqënse në Shqipëri jemi mbytur nga prodhimet kancerogjene. Sidoqoftë, kjo përpjekje është e pamjaftueshme për të sfiduar tregun sidomos kur dihet se BE-ja po përgatit me fondet e saj plantacione me kritere ‘bio-organike’ në Kubë për nevojat e saj. Putini, gjithashtu, ka nxitur sektorët përkatës për të shkuar drejt prodhimeve bio-organike. Shumë më shumë përpjekje duhen nga prodhuesit tanë për të rigjallëruar bujqësinë, blektorinë dhe frutikulturën. Ne kemi publikuar një studim për këtë çështje dhe kemi treguar shkaqet se pse bujqësia, blektoria dhe frutikultura është shkatërruar dhe si mund të zhvillohet[2]...ndërsa ministria e bujqësisë vazhdon të bëjë të paditurën!
Një tjetër ndërmarrje me karakter kontribues në mirëqenien tonë, është “Albamer”. Kjo është një ndërmarrje që aktivizohet në sektorin e ndërtimit, veçanërisht në furnizimin e tregut me mermer. Vitin e kaluar ajo krijoi linjën e saj për prerjen e mermerit. Më parë, mermeri porositësh jashtë vendit, kryesisht në Itali, dhe vinte i prerë. Tashmë, prerja realizohet në vendin tonë. Në vetë-vete ky objektiv ul koston e prodhimit, krijon një tjetër ‘monopol’ në rajon dhe rrit fitimet për njerëzit e përfshirë në këtë sektor. Sidoqoftë, kujtojmë se në Shqipëri është krijuar një “ideologji” sipas së cilës po ndërtohen për të vdekurit banesa me mermer duke shpenzuar miliona kur dihet se për të gjallët veprohet ndryshe! Kjo ideologji ka qenë burimi kryesor i kërkesës vitet e fundit për sektorin. Por “ideologjia” në fjalë herët a vonë do të tronditet dhe “Albamer” duhet të ‘balancojë’ veten në treg. Përgjithësisht mund të thuhet se kërkesa do të bierë në afat-mesmë në këtë sektor jo vetëm për shkak të ‘tronditjes’ së ideologjisë mbizotëruese por kryesisht për shkak të rënies në vetë-vete të kërkesës – të fuqisë blerëse nga klasat e ulëta të shoqërisë. Por duke ditur se klasa e lartë do të vazhdojë ta blejë mermerin dhe ndërmarrja është monopol në rajon, ajo mund të balancojë veten.
Një ndërmarrje tjetër me karakter ‘revolucionar’ operon në sektorin e ndërtimit, vaçanërisht duke kontribuar në infrastrukturën rrugore. Ajo quhet “Shkëlqimi 07”. Megjithëse ka bërë shumë punë me kosto të ulët, për shkak se ka integruar teknologji të lartë, dhe ka shumë punë për të bërë —për ta çuar ndërmarrjen në kriteret që përmendëm më lartë— drejtori i saj, Çimi, siç e quajnë puntorët, nuk drejton duke udhëruar nga zyra por kryesisht duke vepruar në terren bashkë me punëtorët. Kjo është një “etikë komuniste” dhe ne e vlerësojmë shumë: sepse njeriu që drejton një ndërmarrje vetëm duke urdhëruar pa u përfshirë vetë fizikisht në procesin e prodhimit është një drejtues i keq: sepse as i ndihmon punëtorët në procesin e prodhimit as i kupton ata kur nuk kalon nga dhimbja e punëtorëve as edhe i udhëheq ata me veprime: si i tillë, ai do të jetë dhe i padrejtë me ta dhe herët a vonë do të krijojë kushtet për abuzime, protesta dhe dhunë. Sidoqoftë, kësaj përpjekje i mungon themelimi i vendimeve demokratike në vendin e punës ku vendosen objektivat bashkë me punëtorët, shqyrtohen rolet e punëtorëve në lidhje me objektivat dhe të gjithë bashkë veprojnë dhe punojnë.
Në kuadër të qëmtimit të ndërmarrjeve inovative në Shqipëri dhe nxitjes së emulacionit në risi, po sjellim një ndërmarrje të re në llojin e vetë që nuk është vetëm inovative në teknologji por mund të përfshihet pjesërisht në industrinë e rëndë të metalurgjisë meqënse përpunon metale të rëndë dhe pjesërisht në industrinë e lehtë meqënse përpunon lëndë ndërtimi të lehtë për t`u transportuar dhe montuar: ndërmarrjen “Emante shpk”. Kjo ndërmarrje filloi përpunimin dhe montimin e paneleve “sanduiç” të importuar rreth një dekadë më parë dhe kaloi gradualisht në prodhimin e paneleve.
Si e tillë, ajo është risi dhe “monopol” në rajon. Dobitë e saj do të jenë pa dyshim jo vetëm për ndërmarrjen por edhe për vendin: sepse do të furnizojë gjithë tregun rajonal me lëndë të parë. Furnizimi në vetvetë e bënë atë të dobishme: sepse vendet fqinje (dhe jo vetëm) do të shpenzohen në vendin tonë. Ndërmarrja njoftoi se linja italiane e instaluar në impiantin e saj në Durrës do të fillonte prodhimin. Ajo është linja më e madhe dhe më moderne në rajon dhe më gjerë.
Lidhur me prodhimin e paneleve “sanduiç” në Shqipëri, gjenerohet një dobi tjetër afatgjatë: se paneli synon uljen e kostos së ndërtimit dhe rritjen e efiçencës në grohjen dhe ftohjen e ndërtesës. Dekadat e fundit janë bërë plotë studime nga institute evropiane për avantazhet e paneleve krahasur me tjegullat. Janë ndërtuar, gjithashtu, plotë ndërtesa publike dhe private që tregojnë se avantazhet në fjalë janë të vërtetë.
Kështu, për shembull, një raport i BE-së, tregon përpjekjet e industrisë për të kontribuar në efiçencën energjitike të ndërtesave. Përpjekjet çuan në miratimin e një direktive (COM 370, 22 korrik 2011) për të zgjeruar përdorimin e teknologjisë në ndërtesat publike përgjatë Bashkimit Evropian duke detyruar anëtarët që të sigurojnë se duke filluar nga 1 janari i vitit 2014, 3% e sipërfaqes së ndërtesave publike është ripërtërir çdo vit për t`u përputhur me kërkesat minimale të efiçencës së energjisë.
Sipas studimeve, përdorimi i panaleve sanduiç në ndërtesa të vjetra por dhe të reja, në çati por dhe mure dhe dysheme, ul çlirimet e CO² si përgjatë prodhimit, krahasuar me prodhimet e tjera të sektorit si çimentua, e cila ka përqindje të lartë çlirimesh dhe dëmesh në ekosistem, ashtu dhe gjatë kohës që qendrojnë në ndërtesa.
Studimet tregojnë se ndërtimi dhe mbetjet e ndërtimit shkaktojnë çlirime të mëdha CO². Kjo është arsyeja krysore se pse BE-ja kërkon zëvendësimin e teknologjisë së ndërtimit. Ndërtesat e 27 anëtarëve të BE-së shpenzojnë rreth 40% të nevojave energjitike dhe përllogariten për 36% të çlirimeve të BE-së. Sipas një studimi, përdorimi i paneleve sanduiç dhe zëvendësimi i teknologjisë së vjetër, do të kursente rreth 46% të energjisë së ndërtesave dhe rreth 39% të karbonit për çdo panel për një jetëgjatësi prej 50 vjetësh.
Panelet “sanduiç” kanë një fletë metali natyra e shtresës së cilës kalon nga një proces lyerjeje që është studiuar pikërisht në raport me efiçencën e saj. Kështu, për shembull, ajo mund të lyhet për kushte klimatike të ndryshme dhe të kontribojë jo vetëm në efiçencën e ndërtesës por dhe në ekosistem: sepse ndryshe nga tjegulla, e cila rrezet e diellit nuk i reflekton në shtresat e larta të atmosferës, përkundrazi, tjegulla i përthith ato gjatë ditës dhe i çliron gjatë natës në sipërfaqe të ulët (jo më lartë se m), duke kontribuar në ngrohjen e plantetit, paneli sanduiç i reflekton në shtresat e larta të atmosferës rrezet, për pasojë, shtresat e ulëta të saj të jenë më të freskëta gjatë natës por dhe gjatë ditës.
Këto efekte tashmë janë studiuar për një kohë të gjatë nga studiuesit e sektorit dhe janë integruar në ligjet e bashkimit evropian. Për këto arsye dhe të tjera, BE-ja kërkon që teknologjinë përkatëse ta përhapë kudo dhe ka miratuar një direktivë përmes së cilës vendet duhet të përputhen.
Këto janë disa nga ndërmarrjet që vlerësuam se meritojnë vëmendjen tonë në këtë rubrikë. Së shpejti do të vijmë me ndërmarrje të tjera. Ata që besojnë se meritojnë të vlerësohen sipas kritereve të mësipërme, të na njoftojnë.
[1]Studimi nuk është publikuar ende. Një hyrje mund të lexohet këtu: Minimi i reformës në drejtësi nga klasa politike: mitet dhe alternativat, Z. Kryeministër: rrëfej përvojën time në zyrat e shtetit*, Politikat bashkiake dhe komunitare në globalizmin neoliberal, Prapaskena e rikonceptimit të qendrave urbane nga qeveria “Rama”
[2]Shkaqet e shkatërrimit të ekonomisë sonë: bujqësisë, blektorisë dhe arrorëve.