Gjeostrategjia greke për shkëputjen e jugut të Shqipërisë, shtypja e të drejtave të shqiptarëve në Greqi dhe mashtrimi` klasës sonë politike
Ky studim në pjesën e parë tregon çështjet e pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë; përparimin e synimeve greke në Shqipëri dhe gjeostrategjinë e Athinës për të shkëputur jugun e Shqipërisë dhe mbikëqyruar Egjeun, Jonin dhe Adriatikun; në pjesën e dytë tregon se si u mashtrua populli shqiptar nga elita politike dhe akademike por dhe mediatike lidhur me Greqinë gjatë dhjetëvjeçarit të parë të qeverive “Rama” ndërsa mashtrimi vazhdon me Ramën e pas vatjes në Athinë; tregon arsyet se pse populli grek beson se jugu i Shqipërisë është tokë greke; tregon shkaqet sistemike se si Greqia shfrytëzon rrethanën historike ―neoliberale― për të përparuar qëllimin e saj të kahershëm: zgjerimin e hegjemonisë së saj rajon; dhe në fund, tregon rrugën se si mund ta ndalojmë përpjekjen greke dhe mashtrimin e klasës sonë politike.
Ylli Përmeti
31/01/2018 - 10:29
Abstract: This study in the first part shows the unresolved issues between Albania and Greece; the progress of the Greek goals in Albania in the last thirty years or so and the geostrategy of Athens to secede the south of Albania and oversee the Aegean, the Ionian and the Adriatic; in the second part, it shows how the Albanian people were deceived by the political and academic but also the media elite regarding Greece during the first ten years of the "Rama" governments, while the deception continues with Rama after the last visit in Athens; shows the reasons why the Greek people believe that the south of Albania is Greek land; shows the systemic causes of how Greece uses the historical ―neoliberal― conjuncture to advance its long-standing goal: the expansion of its regional hegemony; and finally, shows the way how we could stop that effort.
The Greek geostrategy for the secession of southern Albania, the suppression of the rights of Albanians in Greece and the deception of our political class
Njoftim: në dijeni të plotë se populli nuk lexon dhe rrjedhimisht kuptimi i tij lidhur me realitetin gjeopolitik në rajon dhe botë është tejet i pjesshëm, autori kërkon të realizojë një dokumentar në tre gjuhë: shqip, greqisht dhe anglisht. Qëllimi i tij është të dijësojë veçanërisht popullin shqiptar lidhur me marrëveshjen e re greke. Por dhe të çjerrë maskën e pushteteve të fqinjëve tanë, veçanërisht të Athinës. Realizimi i dokumenarit kërkon kohë dhe bart një kosto relativisht të madhe: si kohë, rreth një muaj, dhe si kosto rreth 10 mijë euro. Për të njëjtën arsye, ftojmë patriotët, pasi të kenë vlerësuar materialin studimor, brenda dhe jashtë vendit, të kontribojnë në realizimin e këtij dokumentari, tejet kritik për kohët dhe popullin tonë, me sa të kenë mundësi. Paralelisht me këtë objektiv do të synojmë të krijojmë dinamikën e një proteste masive. Adresa jonë| Email: info@shqiperiajone.org
Çështjet e pazgjidhura me palën greke dhe plani` Athinës për shfarrosjen e çamëve
Dy vitet e para në pushtet Rama përdori retorikën për çështjet kombëtare me Serbinë. Vitin e tretë e përdori me Greqinë dhe vazhdoi gjatë mandatit të dytë me intesitet më të madh veçanërisht me Greqinë meqënse përqindja e mbështetësve të PS-së ka rënë dhe gjendja e përgjithshme social-ekonomike dhe ekologjike do të përkeqësohet: sepse çështjet kombëtare përdoren për të mbuluar dështimin e përgjithshëm të saj. Kështu, siç do të shqyrtoj këtu, Rama dhe qeveria e tij s’kishte asnjë mundësi për të zgjidhur çështjet kombëtare me fqinjët tanë, veçanërisht me Greqinë: sepse për të zgjidhur çështjen e ligjit të luftës me Greqinë, varrezat e ushtarëve grekë dhe pronat e popullit shqiptar të Çamërisë, Shqipërisë i mungon së pari pavarësia ekonomike dhe rrjedhimisht politike dhe së dyti, argumentet, qoftë lidhur me ligjin e luftës me Greqinë, qoftë lidhur me çështjen “çame” dhe qoftë lidhur me kërkesën e palës greke për krijimin e varrezave të ushtarëve grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri.
Sa u përket pronave, ato do të shpronësohen në afatgjatë —edhe sikur t’u kthehen çamëve— nga oligarkët (mbi)kombëtar. Sa i përket çështjes “çame”, ajo mund të zgjidhet vetëm nëse qeveria jonë bashkërendon dy objektiva njëherësh: në njërën anë të zhvillojë demokracinë, prodhimin shkencor dhe shpërndarjen e drejtë të tij dhe gjykatën ndërkombëtare ku të kërkohet drejtësi për çështjen “çame”. Për realizimin e objektivit të parë kërkohet dije shkencore dhe sistemike; për realizimin e të dytit, dije juridike dhe historike. Domethënë, një komision i përbërë nga njohës të mirë të së drejtës ndërkombëtare dhe njohjen e mirë të anëtarëve të gjykatës ndërkombëtare dhe historisë. Por le të shqyrtojmë së fillim çështjen e ligjit të luftës.
Greqia shpalli gjëndjen e Luftës me Shqipërinë kur Musolini pushtoi Shqipërinë. Këtë veprim e bëri për të luftuar italianët. Historianët grekë e shpërnjohin faktin se Shqipëria falimentoi dhe u pushtua nga Italia fashiste. Arsyeja kryesore pse e shpërnjohin lidhet me krijimin e një “arme” të fortë diplomatike për ta përdorur kundër Shqipërisë në përpjekjet e tyre për të realizuar objektivin e tyre të kahershëm: të pengojnë kthimin e shqiptarëve në Çamëri dhe të shkëpusin jugun e Shqipërisë. Qëllimin e parë e kanë miratuar me ligj ndërsa i dyti kuptohet nga disa fakte që shqyrtoj në vijim. Ligji` luftës u rishqyrtua nga kuvendi grek i vitit 1966, por në vend të shfuqizohësh, ai “ndaloi, pa leje të veçantë, shpronësimin e grekëve nga shqiptarët e Shqipërisë”, domethënë, ndaloi përpjekjen e mundshme të shqiptarëve të Çamërisë për të rifituar pronat, të cilët ishin dëbuar në fund të luftës së dytë botërore.
Si pasojë, ai vazhdon të jetë në fuqi dhe sot pavarësisht se qeveria “Papandreu: 1987” e shfuqizoi: sepse ai duhet të shfuqizohet nga kuvendi grek ose të botohet dekret presidencial. Arsyetimi i parë që ka përdor pala greke është se qeveria kuislinge e Shqipërisë së vitit 1939 i shpalli luftë Greqisë ose në fjalët e qeverisë së kohës, sipas grekëve, Tirana “shpall luftë ndaj çdo vendi që ishte në luftë me Romën”. Me ardhjen në pushtet të qeverisë komuniste të Enver Hoxhës, ajo “shfuqizoi çdo vendim nga qeveritë pararendëse por pesëdhjetë vjet më pas, Sali Berisha”, sipas palës greke, “shfuqizoi dhe ai vendimet e regjimit komunist dhe risolli vendimet e qeverisë mbretërore të Zogut”.
Arsyetimi` parë krijon dy kontradikta kryesore: njëri lidhet me Shqipërinë dhe tjetri me Greqinë. Së pari, duhet të ndajmë mes qeverisë së “Zogut” dhe qeverisë kuislinge ndërsa në gjëndjen e krijuar kontriboi vendimtarisht mbreti Zog, i cili, ndërsa e la Shqipërinë në dinamikën e ‘politikave konçesionare’ dhe ‘huave’, për më shumë se 15 vjet, dhe ndihmoi në pushtimin ekonomik të Shqipërisë, e braktisi atë duke e lënë në mëshirën e qeverisë kuislinge dhe Musolinit.
Kështu, pasi Italia fashiste vuri në marsh ushtarët shqiptarë duke nderuar Perandorin e ri, pak ditë pas pushtimit, të vitit 1939-të, qeveria kuislinge dhe Musolini i hodhi në luftë shqiptarët e pushtuar kundër popullit grekë. Dhe meqënse këta të fundit luftuan heroikisht dhe kontribuan edhe në çlirimin e Shqipërisë, e quajnë Jugun e Shqipërisë, tokë greke!
Kjo është një “tezë” që e ka brujtur kryesisht kisha greke dhe e ka përparuar përmes pushtetit të saj dhe nuk është, siç e paraqet në padije një komentator i një të përditshme, “arrogancë” greke por është objektiv grek: nuk është politikë zyrtare e jashtme por është objektiv i politikës së jashtme – i kamufluar nën petkun e miqësisë së mirë. Ka qenë i tillë që në fillesat e krijimit të shtetit modern grek kur filloi mënjanimi i Kolokotronit nga skena politike dhe spastrimi i administratës publike nga arvanitët dhe çdo njeriu që quhësh si shqiptar nga...pushteti politik i Athinës. Edhe kur citon se:
Në historinë e marrëdhënieve midis dy popujve dhe shteteve, shqiptarët “i ranë në qafë” Greqisë vetëm një herë, në vitin 1940 kur vetë Shqipëria ishte e pushtuar dhe, rrjedhimisht, e sunduar nga fuqia pushtuese e kohës, Italia fashiste. Qeveria shqiptare e asaj kohe ishte një qeveri vegël e perandorisë pushtuese dhe, përpara se të ishte një qeveri armike e Greqisë ajo ishte e tillë ndaj popullit të vet dhe as ishte e zgjedhur nga shqiptarët dhe as përfaqësonte vullnetin e tyre. Ajo ishte thjesht një gjymtyrë e zgjatur e një oktapodi kundërevropian që quhej Italia musoliniane.[1]
...ka gjysmë të drejtë, sepse nuk përmend se sa herë i ka “rënë në qafë” Greqia moderne – Shqipërisë!
Së dyti, argumenti se populli çam luftoi përkrah nazizmit dhe ai duhej të asgjësohej, me dëbim, është dy herë kontraktor ose i papërputhshëm me realitetin: sepse historia tregon se ishte një pakicë shqiptarësh (çamë) që bashkëpunoi me nazifashistët (sipas një raporti të nënkolonelit Palmer të misionit britanik në Shqipëri, ishin 2,000-3,000 ndërsa një raport i komisionit pan-epirotik EAM mëton se ishin 3.200 nga klani` Dinos), kur dihet (nga populli grek nuk dihet, në fakt, sepse kjo çështje është tabu në Greqi) më shumë se 20,000 grekë (sipas historianit Stratos Dordanas) bashkëpunuan me nazistët dhe, për të njëjtën arsye, luftës që i kishte shpallur Italia fashiste Greqisë – Greqia nuk mund t’i përgjigjej me gjenocid kundrejt popullit shqiptar përsa kohë që shqiptarët ishin viktima dhe të pushtuar.
Në fakt, siç tregon një studim (Lambros Baltiotis) “rezistenca ndaj pushtimit italo-gjerman ndodhi, ndryshe nga urtësia konvencionale, jo vetëm si rezultat i bashkëpunimit të çamëve me forcat pushtuese, por më tepër si pjesë e politikës shtetërore, një politikë e ngulitur në ideologjinë mbizotëruese nacionaliste të periudhës mes dy luftrave”.
Madje studimi tregon se “pas shkëmbimeve të mëparshme greko-turke dhe greko-bullgare të popullsisë, dëbimi i çamëve muslimanë ishte pjesë e një politike të shtetit grek për të ushtruar gjoja të drejtën e tij për të dëbuar “jogrekët” nga territori i tij. Brenda parametrave të këtij kuadri ideologjik, legjislativisht dhe praktikisht si dhe brenda dhe ndërkombëtarisht, duhej pakësuar dukshmëria e çamëve muslimanë. Synimi ishte pakësimi` pranisë së tyre fizike nëpërmjet pakësimit të numrit të tyre dhe zvogëlimit të dallueshmërisë së tyre si grup i veçantë fetar dhe gjuhësor”.
Studimi paraqet dhe “dëshmi të armiqësisë në rritje midis dy komuniteteve fetare (ortodokse dhe muslimane) të kësaj pjese të Epirit Perëndimor, e cila ndodhi pavarësisht nga afëritë e tyre gjuhësore. Kjo armiqësi në rritje u tolerua” ndërsa “qeveria dhe burokracia shtetërore përdorën një qasje nxitëse për të rritur urrejtjen mes komuniteteve për të realizuar qëllimet e lartpërmendura.
Kronologjia e shitjes së Shqipërisë nga klasa politike dhe qeveria “Rama”
Kërkesa e palës greke për të krijuar varrezat e ushtarëve grekë në vendin tonë, në anën tjetër, është dy herë kontradiktore: një herë kur fsheh qëllimet e saj ekspansioniste në Shqipëri, pas ekspansionit ekonomik (ndërmarrje, banka, pensione etj.), sepse, është e vërtetë se ajo mund të përparojë qëllimet e saj me pelegrinazhet që do të kryejë në varrezat e krijuara çdo vit dhe një herë tjetër kur ajo, bashkë me diplomacinë tonë, shpërnjeh faktin se edhe populli shqiptar ka sakrifikuar jetë të partizanëve në vende të huaj dhe i ka sjellë ata në vendin e lindjes.
Qendrimi i qeverisë “Hoxha”, rrjedhimisht, se ushtarët grekë duhet të kthehen në vendin e lindjes, është më se i drejtë. Ndryshe nga ky qendrim, pala jonë propagandoi qendrimin e partisë “çame” se ne do të lejojmë krijimin e varrezave greke vetëm nëse pala greke lejon kthimin e çamëve në Çamëri. Por kjo qasje, jo vetëm që shpërnjeh objektivin e palës greke, domethënë, krijimin e kushteve për pelegrinazhe vjetore, dhe pse jo, të punësimit të shqiptarëve pranë varrezave, kishave dhe në ndonjë sektor tjetër, duke rritur edhe më shumë varësinë ekonomike nga Greqia por shpërnjeh edhe të drejtën ndërkombëtare! Pas bisedimeve që u zhvilluan në Kretë në vjeshtë të vitit 2017-të, nga të cilat palët dolën me deklarata të rezervuara dhe krijuan përshtypjen se ato dështuan, pala jonë jo vetëm që miratoi ndërtimin e varrezave të ushtarëve në Shqipëri por gjithë ndërmarrja do të mbulohet nga shpenzimet e popullit shqiptar!
Pellazgët, grekët dhe ilirët/shqiptarët: cila është lidhja mes tyre?
Në të vërtetë, vetë fakti që bisedimet në fjalë i nxiti pala greke, tregon shumë: se kushtet e krijuar ishin në dobi të palës greke – siç edhe e pohoi vetë ministri i jashtëm grek, Koxhias, pas bisedimeve. Kështu pala jonë – si kretine — në kushte gjeopolitike të padobishme pranoi të “bisedonte” çështjet e mbetura pezull dhe doli, siç pritësh, jo vetëm me humbje kur pranoi të ndërtojë varrezat në tokën shqiptare, lejoi Greqinë të shfrytëzojë burimet energjitike në detin jon, premtoi ndryshimin e teksteve shkollore dhe fuqizimin e minoritetit grek në Shqipëri, me gjithë pasojat afatgjatë që do të ketë kjo arrëveshje, të cilat do t’i shqyrtoj në vazhdim. Pala greke shkoi dhe më tej pas bisedimeve: kërkoi të zgjerojë nga 6 në 12 milje zonën detare të saj duke filluar nga deti Jon.
Domethënë, doli siç parashikova në shtyp: se nga “bisedimet” pala greke do të dilte disafish e fituar: jo vetëm detin dhe pasurinë e tij nëntokësore por edhe varrezat dhe dobi të tjera: duke i shkëmbyer vetëm me “mbështetjen” greke në BE dhe heqjen e ligjit të luftës pas të cilit mund të vijë një fazë tjetër për rivendikimin e pronave çame në Çamëri...në dijeni të plotë se kur të ‘futet’ Shqipëria në BE, Greqia do të ekspansionohet edhe më shumë në Shqipëri.
Nga ana tjetër, qeveria e “majtë” greke, për të cilën shumë kretinë nga anët tona dhanë kontributin e tyre duke e mbështur, nuk quhet ‘fashiste’ me ekspansionin e saj në det: sepse për ekspansion ose zgjerim territorial bëhet fjalë! Sidoqoftë, në raundin e dytë të bisedimeve në Korçë gjatë janarit (2018) u ndoq e njëjta ‘taktikë’: bisedimet u zhvilluan të mbyllura dhe pas mbarimit të tyre palët dolën me një deklaratë të përbashkët duke argumentuar se dialogu do të vazhdojnë në muajt në vijim. Pak ditë pas këtyre bisedimeve filloi rrëfimi i palës greke se çfarë ishte biseduar dhe pranuar nga pala shqiptare. Kotzias pohoi se pala jonë kishte pranuar të gjitha kërkesat greke (detin, varrezat, librat shkollor etj.). Pala jonë (Bushati) iu përgjigj këtij pohimi me një gjuhë diplomatike: as uthull e as verë!
Ndërsa Rama kundërshtoi sulmet që i erdhën nga opozita zyrtare (LSI etj.) duke këshilluar që të prisnin nënshkrimin e marrëveshjes! Në të vërtetë ajo ishte një ‘taktikë’ që synonte të zbuste reagimin e popullit. Duhet thënë, edhe një herë, se edhe nëse në qeveri do të ishte PD-ja dhe LSI-ja, ata njëlloj do të vepronin: sepse të gjitha këto parti synojnë të integrojnë vendin në BE. Dhe ky integrim kalon dhe nga vota (ose mbështetja) greke.
Kështu, në vend të ‘integrohet’ në BE me ‘meritë’ – domethënë, duke punuar për të rritur ‘standartet’ që kërkon BE-ja – vendi ynë integrohet me “mik” ose me mbështetje nga miqtë tanë jugor që historikisht kanë qenë armiq. Partitë e sapo përmendura e kanë provuar prej vitesh që ‘stadartet’ e BE-së nuk i realizojnë dot. Përkundrazi, ato kanë punuar intensivisht të pengojnë realizimin e standarteve përkatëse. Reforma në drejtësi është penguar ndërsa kur ishin në qeveri kanë qenë të zhytur në korrupsion dhe krim shtetëror. Për ‘opozitën’ në fjalë ky është një rast tjetër për ta shfrytëzuar dhe krijuar bindjen në popull se një ditë do të qeverisin vendin dhe do të sjellin rezultate të mirë me palën greke kur ata të dialogojnë për çështjet në fjalë!
Sidoqoftë, mashtrimi vazhdoi me qendrimet e Ramës në shtypin greke. Në një intervistë për gazetën “Τα Νέα”[2] Rama argumentoi se çamët duhet të kenë të drejtën të udhëtojnë në Greqi dhe të pretendojnë të drejta pronësore përmes rrugës gjyqësore si çdo qytetar europian dhe se Shqipëria s’ka synim të krijojë “Shqipërinë e Madhe” siç perceptohet nga Athina ky qendrim...në kohën kur vetë studiuesit grekë pranojnë se Greqia (“ΕΔΕΣ” etj.) ka kryer spastrim mbi popullatën çame dhe se ajo duhet ta njohë atë dhe të kompensojë padrejtësitë kundrejt tyre![3] Qendrimi i Ramës jo vetëm që nuk shtrohet në kuadër të bisedimeve por nuk guxon të përmend padrejtësitë e Greqisë siç i përmendin vetë studiuesit grekë. Në këtë kuptim, Rama nuk ndryshon shumë nga traktati i Berishës:
Traktati e “fshehtë” i Berishës me Greqinë tregon dy aspekte shumë të rëndësishme për t’u kundruar dhe kuptuar. Së pari, çështja “çame” nuk përmendet. Në vend të saj përmendet “mundësia e heqjes, brenda kuadrit ligjor të vendit përkatës, të pengesave që vështirësojnë gëzimin e pasurive që kanë shtetasit e njërës palë në territorin e palës tjetër” (Neni 15). Ky nen nënkupton dhe çështjen “çame”. Së dyti, Çamëria nuk përmendet pikërisht për shkak të varësisë që filloi të krijonte vendi ynë kundrejt Athinës që në fillimet e rënies së socializmit marksist! Në atë kohë, përqindja e varësisë ishte e vogël. Sot, përqindja e varësisë është tejet e madhe dhe si e tillë, çështja “çame” mund të përfshihet dhe përmendet nga pala jonë në negociata por nuk mund të konsiderohet nga pala greke. Nuk varet, në fjalë të tjera, çështja “çame” nga ligji i Luftës. Por kryesisht -për mos thënë ekskluzivisht- nga varësia e vendit tonë ose e pabarazisë pushtetore mes qeverive në negociata.[4]
Edhe nëse konsiderojmë se Greqia shfuqizon ligjin e luftës - ajo s’ka për ta përfshirë kurrë çështjen “çame” – jo sepse nuk e kupton padrejtësinë që është shkaktuar mbi popullatën shqiptare të Çamërisë nga Greqia shoviniste e shekullit të kaluar. Por sepse elita politike greke varet kryekëput nga elita fetare greke jo vetëm nga këndvështrimi ekonomik –se kisha greke administron pushtet më të madh ekonomik– por edhe nga këndvështrimi social: se kisha greke mund të mobilizojë më shumë popull se partitë politike. Mjafton të kujtojmë mobilizimet lidhur me çështjen “maqedone”. Çështja “çame” përdoret nga Rama siç u përdor nga Berisha, për arsye ‘politike’ (vota), dhe jo sepse ka dijen dhe mundësinë për ta zgjidhur. Nuk shtrohet çështja se nëse Berisha dhe Rama nuk e kuptojnë ‘varësinë’ politike që ka krijuar vendi ynë në raport me Greqinë (Rama me siguri nuk e kuptonte kur ishte në opozitë).
Çështja shtrohet se sa aftësi teorike kishin Berisha dhe Rama dhe ata që i ndjekin të kuptonin se me rënien e socializmit Greqia do të përparonte objektivin e saj në Shqipëri dhe përgjithësisht në rajon? Përgjigjja që marrim është se qoftë Berisha qoftë Rama, nuk kanë aftësi teorike: sepse nuk janë shkollarë të filozofisë politike. Kjo disiplinë nuk i mungonte socializmit marksist. Por dimë se Marksi nuk na pajisë me vegla teorike të mjaftueshme për të kuptuar se ku mund të çojë braktisja e pavarësisë ekonomike për një vend socialist të rrethuar me vende grabitqare. Studimet e studiuesve seriozë shqiptarë të shekullit të kaluar (Veniamin Toçi etj.), të cilët kanë studiuar periudhën kapitaliste të Zogut dhe të socializmit marksist në Shqipëri dhe ndriçojnë deri diku lexuesin, me siguri që nuk janë lexuar nga krye-administratorët e shtetit.
Kujtoj se Rama kur ishte në opozitë e kundërshtonte marrëveshjen e detit të realizuar nga Berisha dhe mandatin e parë nuk e negocionte. Kujtoj, gjithashtu, se Greqia ushtroi presion mbi qeverinë “Berisha” për të marrë detin dhe varrezat.[5] Në atë kohë Greqia përdori “standarte të dyfishta për segmente të ndryshme bregdetare” dhe përdori ‘ultimatume’ kundrejt qeverisë “Berisha”. Pas mospajtimesh të njëpasnjëshme, qeveria “Berisha” nënshkroi kërkesat e Greqisë në shkëmbim të MSA-së (Marrëveshjen e Stabilitetit dhe Asociimit) — faza paraprake për të filluar bisedime për anëtarësim në BE. Mandatin e dytë Rama ndryshoi qendrim dhe filloi ta negocionte me Bushatin dhe siç na njoftoi ky i fundit, duke e mbikqyrur vetë Rama procesin me video-konferencë!
Sidoqoftë, mashtrimi vazhdoi edhe përgjatë fazës negociuese: si fillim Rama me Bushatin përdorën nenin 3 të konventës ndërkombëtare të detit, sipas së cilës, Shqipëria regjistroi në OKB 12 milje në ‘90. Domethënë, përmendi një “standart” që nuk mund të përdoret për vendin që kërkon Greqia, që është 1.8 milje! Supozohet se me negociatat që zhvillohen krye...ka kuptuar se standarti prej 12 miljesh në disa ngushtica dhe veçanërisht në vendin ku grekët kërkojnë të nxjerrin naftë dhe gas, nuk mund të përdoret.
Është e qartë se kryeministri ka qendrime kontradiktore. Nuk është e rastit që gjithë procesi u mbajt larg syve dhe mendjes së publikut. Domethënë, nuk pati asnjë njoftim zyrtar për hollësitë e negociatave. Pa përmendur mundësinë e shqyrtimit. Thuajse gjithë hollësitë erdhën nga shtypi grek. Qoftë Berisha qoftë Rama kërkuan të “negociojnë” me Greqinë çështje kombëtare në kushte tejet të pabarabarta për të marrë nga ajo mbështetje për t’u integruar vendi në BE — domethënë, jo sepse e meriton si vend dhe qeveri por sepse qeveritë tona kërkojnë t’i tregojnë popullit realizime “strategjike” duke...shitur Shqipërinë! Të gjitha këto kur kushtetuta ka përfshirë një nen kriminal dhe nuk lejon zhvillimin e referendumeve lidhur me çështje territoriale e të tjera si këto:
Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum.[6]
Dëftues është fakti se Kotzias, ministri i jashtëm grek, në politikën e tij të jashtme nuk përdor parimin e drejtësisë për popujt por interesat! Me Turqinë, për shembull, kërkon me të drejtë që kjo e fundit ta shikojë Greqinë të barabartë në bisedime. Por me Shqipërinë përdor peshore tjetër: pabarazinë – sepse kërkon bisedime në kushte të pabarbarta. Pa përmendur qendrimet e tjera të tij plotë kontradikta dhe dinakëri.[7] Argumenti që përdoret nga shumë se “gjejnë shesh dhe bëjnë përshesh” nuk është i drejtë: sepse supozohet se një njeri i ndershëm me dinjitetin njerëzor dhe drejtësinë, qoftë edhe nëse përballet me një palë negociatore të nënshtruar dhe padinjitet, do të përdorë drejtësinë. Por është e qartë se Kotzias lundron mes interesave dhe drejtësisë: kur i intereson përdor interesat kur nuk i intereson përdor drejtësinë! Qenie të tilla negociatore janë të rrezikshme dhe për të njëjtën arsye duhet të zbulohet karakteri i tyre i vërtetë.
Greqia merr jo vetëm varrezat, detin dhe Çamërinë: por dhe jugun e Shqipërisë!
Dhuratat e palës sonë nuk ishin vetëm —siç parashikova— varrezat, deti dhe librat shkollor: pala jonë do të rikonsiderojë pronat e komunitetit ortodoks në Shqipëri ose zgjerojë detyrimet shtetërore për zonat minoritare dhe do të zgjerojë vetë zonat minoritare: mënyrën e përcaktimit të statusit të zonës minoritare. Domethënë, do të zgjerojë të drejtat e minoritarëve aktualë dhe do të krijojë hapësira të tjera “minoritare” — siç është kandidate, për shembull, Himara. Kjo nënkupton zmadhimin politik të minoritetit grek në Shqipëri dhe rritjen e autonomisë administrative ose zvogëlimin e varësisë së minoritetit grek në Shqipëri nga Tirana dhe zmadhimin kundrejt Athinës, meqënse minoriteti do të vazhdojë të “ushqehet” me “pensione” nga kjo e fundit. Në afatgjatë kjo zhvendosje pushtetesh krijon kushtet për zgjerimin edhe më shumë të minoritetit grekë në Shqipëri. Krijohet, në fjalë të tjera, një “zajednicë” greke në jug të Shqipërisë e cila krijon kushtet për bashkimin e saj juridik me Greqinë, sepse bashkimi ekonomik është realizuar në shkallë të lartë, dhe në afatgjatë dhe bashkimin politik. Të gjitha këto pala jonë i shkëmben me mbështetjen në anëtarësinim e saj në BE —jo sepse e meriton por sepse në pamundësi për të rritur cilësinë e jetës në Shqipëri kërkon të integrohet me mik – dhe me shitjen e Shqipërisë— dhe me disa vogëlsira të tjera (heqjen e vulës për legalizimin e dokumentave zyrtare për emigrantët shqiptarë në Greqi e të tjera të kësaj natyre)!
Qartësisht, bëhet fjalë për një klasë politike kriminale që nëse nuk protestohet, për këtë çështje dhe shumë të tjera, Greqia në afatshkurtër do të realizojë të gjitha kërkesat e saj, dhe në afatgjatë, do të përparojë dhe ndoshta realizojë objektivin e saj shekullor: përvetësimin e jugut të Shqipërisë. Kushtet e varësisë janë krijuar dhe klasa politike greke e di mjaft mirë efektin e kësaj varësie. Aktualisht deputetët grekë (me origjinë shqiptare!), dhe veçanërisht të “Agimit të Artë”, janë duke mbështetur ministrin e jashtëm grek, Kotzias, për të përparuar realizimin e kërkesave të tyre. Kujtoj se “Agimi i Artë” mbështetet tërthorzi (dhe shpesh drejtëpërdrejt) nga kisha greke. Jo thjesht ‘politikisht’. Por edhe ‘financiarisht’. Kujtoj, gjithashtu, se kisha greke është e pasur dhe ka mundësi të diktojë dëshirën e saj mbi partitë politike.
Nga këndvështrimi pushtetor –se sa pushtet zotëron–, pushtet politik, ekonomik dhe social, kisha greke është e para në Greqi. Pastaj vijnë partitë. Për të njëjtën arsye, ajo ka mundësi të diktojë çdo politikë në qeveritë greke, qoftë edhe nëse nesër vijnë në pushtet të ashtuquajturit “komunistë”. Dhe për të njëjtën arsye, për shkak të pushtetit social –shumica e popullsisë greke është fetare dhe i bindet elitës fetare– ka mundësi të mobilizojë popullin në protesta nëse cënohet karakteri i shtetit grek. Shembull konkret janë mobilizimet e popullit grek kundër pretendimeve të bullgaro-serbëve për ta quajtur veten “maqedoni”. Ndryshe nga kjo elitë, ne elitat fetare i kemi të shitura dhe të diktuara nga të huajt dhe, për sa kohë që ato nuk mbajnë asnjë qendrim për çështje kombëtare për aq kohë fetarët shqiptarë nuk mobilizohen në protesta! Kështu nëse grekët e kanë shumë më të thjeshtë se ne mobilizimin e popullit – ne e kemi të vështirë, pikërisht sepse elitat fetare janë krijuar nga të huajt, kryesisht nga popuj historikisht armiq me lejen e partive tona politike!
Mobilizimi i popullit bëhet edhe më i vështirë kur të gjitha lëvizjet politike dhe thuajse gjithë trupa pedagogjike dhe artistike në Shqipëri nuk ka kuptuar realitetin e ri që është krijuar në raport me Greqinë dhe vendet e tjerë të rajonit dhe, rreziqet që na kanosen. Se si mund të zgjidhen çështjet në fjalë, rrjedhimisht, kalojnë së pari nga protesta, duke kundërshtuar gjithë marrëveshjen me palën greke, jo thjesht çështjen e detit, dhe krijimit të një dijësimi në popull për efektet që kanë krijuar politikat neoliberale për popullin tonë në veçanti: sepse është dijësimi që gjallon vigjilencën dhe mbron atdheun.
Himara dhe gjeostrategjia e Athinës lidhur me Shqipërinë
Gjatë zgjedhjeve bashkiake të vitit 2023, Rama shkaktoi tension me Greqinë, i cili zbuloi dhe gjeostrategjinë e Athinës lidhur me Himarën dhe Shqipërinë. Tensioni filloi dy ditë pasi Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ose Berishës dhe Metës, tha për gazetën greke “Proto Thema” se “është i një rëndësie jetike për helenizmin e Himarës që të tejkalojë gjithë pengesat që e pengojnë të ketë mundësi, të ketë punë të mira, të shijojë pasuritë e tij, të cilat na i ndalojnë prej 60 vjetësh, të japë arsim në gjuhën tonë amëtare në të gjithë nivelet dhe të luajë rolin kryesor, sepse mundet dhe e meriton, në rrugën integruese të Shqipërisë, në dobinë e saj”. Rama mbajti një qendrim në emisionin e jogazetares dhe ish-deputetes së partisë “demokratike”, Grida Duma, dhe i quajti “faqja e zezë e republikës”.
Në fakt, televizioni përkatës i dha kuptim tjetër qendrimit të Belerit: se ai “do të helenizojë” Himarën! Njësoj e raportuan dhe media të tjera. Në fund të fundit, kështu është kur media kombëtare drejtohet nga njerëz të papërgjegjshëm dhe u ndryshojnë kuptimin qendrimeve.
Por ky fakt është gjysma e të vërtetës: sepse Rama, i cili quajti faqezinj Berishën, Metën dhe Belerin, madje dhe Dulen, dhe plotë të tjerë pas tyre, është më faqezi se ata, sepse ishte ai i pari që mundësoi vitin e kaluar vizitën e Miçotakit në Himarë dhe përparoi dinamikën e “helenizimit” të saj. Kështu jogazetarja Duma e la Ramën të tregonte vetëm kundërshtarët e tij si faqezinj dhe nuk i përmendi faqen e tij të zezë kur pa iu dridhur këmba shkoi dhe shoqëroi Miçotakin por dhe Belerin në Himarë duke krijuar një shembull (ose precendet) tejet të rrezikshëm për Himarën dhe raportet tona me Greqinë.
Si mund t`ia kujtonte, fundja, kur bën gazetaren pa qenë e tillë; kur s`ka mësuar të shkruajë asnjë raport; dhe kur pa pikë turpi diskuton çështje publike pa i hetuar ato (si mund t`i hetojë kur s`ka mësuar të hetojë) as ajo as edhe të ftuarit e saj!
Një ditë më pas, në vazhdën e akuzës së tij ndaj Belerit në televizionin Top Channel me jogazetaren Duma, Rama e akuzoi atë dhe dy bashkëpunëtorët e tij (Napolon Çakallin dhe Spiro Kokën) për shit-blerje votash nga “Opinioni” i gjysmë gazetarit Fevziu.
Ai u bëri thirrje atyre që “mos guxoni të merrni në telefon, emigrantët që duan të vijnë të votojnë, ose që mund të vijnë të votojnë, as për t`ju thënë do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu [Belerin] dhe as për t`iu thënë se po erdhët të votoni për Jorgo Goron dhe Partinë Socialiste do t`ju grisim letrat e qendrimit, sepse unë, po ju a them në sy, do të merrem personalisht me ju të dy dhe me prova, jo me fjalë. Do merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni t`i humbisni letrat greke, sepse avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek dhe i çdo greku që jeton në Shqipëri, jam unë, është qeveria ime, dhe është ky shtet, nuk jeni ju”.
Më pas ai shtoi se “Himara është Shqipëri. Himara është pjesë integrale e republikës së Shqipërisë. Himara është tokë shqiptare dhe është një tokë ku duhet të jenë në paqe që të gjithë…ata që janë shqiptarë dhe ata që i përkasin kombit grek nga prejardhja e tyre”.
Pak orë më pas, pas mesnate, prokuroria e Vlorës shkoi në Himarë dhe arrestoi në flagrancë (duke shkëmbyer lekë për vota) Belerin dhe bashkëpunëtorët e tij në një restorant pas një komenti që bëri në faqen e tij ndaj thirrjes së Ramës. Si pasojë reagoi Vangjel Dulja dhe në orët e para të mëngjesit dhe Niko Dendia, ministrin e jashtëm grek, i cili udhëzoi ambasadoren greke në Tiranë të shkojë në ministrinë e jashtme shqiptare për të kërkuar sqarime. Më pas pati reagime nga gati gjithë klasa politike greke me protagonist Miçotaqin. Ky i fundit i kërkoi Ramës ta lironte Belerin dhe “kërcënoi” me dëshirën e Shqipërisë për t`u integruar në BE.
Pala jonë u tregua e përmbajtur dhe kërkoi nga pala greke të respektonte hetimet dhe vendimin e gjykatës ndërsa pala greke vazhdoi me kërkesat e saj. Paralelisht vërshuan analizat në shtypin grek. Gazeta “Kathimerini”, për shembull, publikoi një analizë të shpejtë të gazetarit Stavro Xhima, lidhur me ngjarjen në Himarë, nga më të sinqertat e kohëve të fundit. Sipas tij, kandidatura e Belerit shënon me nderime fitore të fuqishme ndërsa Himara përshkruhet si kala shekullore e helenizmit dhe gjithmonë mollë sherri me nacionalizmin shqiptar, për shkak të vendodhjes gjeografike. Vëllimi malor i saj, i lidhur me siujdhesën e Korfuzit përballë, “vrojtojnë” nga vendet e tyre (dhe nëse nevojitet “kqyrin”) ngushticën e Korfuzit, domethënë kalimin e detit nga Adriadiku në Jon dhe anasjelltas.
Për më shumë Himara ka pamje të natyrshme dhe mund të “mbikqyrë” njëherësh kanalin e Otrantos i cili është i një rëndësie të lartë për flotën detare, domethënë ulje-zbritjen e Adriatikut drejt Mesdheut. Dy pika vrojtimi të një rëndësie të lartë gjeostrategjike me popullata greke, njëri përballë tjetrit, në një zonë të ndjeshme për të dy vendet, shkakton ndjesi pasigurie për shqiptarët në periudha kritike. Kjo është dhe arsyeja, ―domethënë kanali i Korfuzit―ku si Saranda ashtu dhe Himara nuk u bënë pjesë e zonave të quajtura minoritare. Duke patur sfondin gjeopolitik, frikërat shqiptare për Himarën u shtuan pas kohës së Hoxhës, kur u hapën kufijtë dhe në pakicën greke u shfaqën prirje irredentizmi, ndërsa harta tërësore e ballkanidës, u vu në dyshim.
Në Himarë, sa herë bashkëkombësit grekë, domethënë ata që nuk u larguan për në Greqi, kërkonin pronat, të drejtat e tyre dhe traditat e tyre, poaq rritësh dyshimi rreth “qëllimeve të pashprehura” të pakicës greke në elitën politike dhe intelektuale në Tiranë. Herë pas here banorët e pakicës greke denonconin manipulime të qeverive shqiptare për zhdapjen e tokës së tyre, me qëllim që të detyrohen ta braktisin dhe kështu të ndryshojë përbërja e popullatës së Himarës në dobi të shqiptarëve dhe të përçanin unitetin kombëtar me ata që qendronin përballë. Edhe sot përplasja zhvillohet me konflikte të herë pas hershme, zënka për ndalimin e rrëzimit të ndërtesave dhe një luftë e tillë në thelb zhvillohet me votimet e të dielës. Sepse kushdo që ka kryebashkiakun, zotëron dhe një armë shumë të fortë.
Se çfarë do të tregojnë votimet është e paditur. Shprehen frikëra se kur dhe si do të zhvillohen zgjedhjet…Shqiptarët kanë shtuar në bashkinë e Himarës dhe shtatë-tetë fshatra me popullata të pastra shqiptare, fakt që mund të anojë peshoren në dobi të kandadatit të Ramës, i cili është gjithashtu pjesë e pakicës greke dhe ka në shpinën e tij tre mandate të tjerë si kryebashkiak. Pakica greke shpreson në rritjen e himariotëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Të dhënat thonë se janë duke udhëtuar drejt Shqipërisë rreth dy mijë votues. Gara mbetet e pasigurtë dhe sidoqë të veprohet me arrestimin dhe ndjekjen e kandidatit të pakicës greke, thjesht do të shtojnë një shenjë tjetër gri në marrëdhëniet grekoshqiptare”.
Lufta e Ramës me Greqinë dhe gjeostrategjia e Athinës për kontrollin e Egjeut, Jonit dhe Adriatikut
Në bazë të kushtetutës sonë (neni 3, 6, 8, 9) veprimtaria politike e Belerit, Dules dhe e koalicionit “Bashkë Humbasim”, duhet të ndalohet sepse ka synime gjeostrategjike, të shprehura publikisht si nga klasa politike greke dhe kasnecja e saj në Shqipëri ashtu dhe nga shtypi grek. Neni 9 pika dy e kushtetutës sonë, për shembull, ndalon veprimtarinë politike me “karakter të fshehtë”. Në rastin e veprimtarisë politike të Belerit dhe partisë që ai përfaqëson, PBDNJ, veprimtaria e tij është e zbuluar dhe e fshehtë: ‘e zbuluar’ kur shfaqet publikisht me flamurin e “vorio-epirit” pas të cilit qendron synimi i shkëputjes së jugut të Shqipërisë dhe bashkimit të tij me Greqinë; ‘e fshehtë’ sepse jo të gjitha tregohen në sytë e popullit. Për shembull, blerja e votave është një veprimtari e fshehtë. Por ajo është vetëm një grimcë përpara veprimeve që diskutojnë privatisht për të realizuar planin grek që janë bërë publike por nuk diskutohen në sytë e popullit nga media jonë për arsyet që do të tregoj në vijim.
Qeveria “Rama” nuk e ka përdorur kushtetutën tonë kundër veprimtarisë së Belerit; në vend të saj, ka përdorur ndjekjen penale për përpjekjen e tij për të blerë vota. Arsyet se pse Rama nuk përdor kushtetutën për ndalimin e veprimtarisë së tij antishqiptare lidhen ose me padijen e tij dhe parazitëve të tij në qeveri lidhur me kushtetutën (ai e ka treguar shpesh herë që s`ka dije kushtetuese dhe arsyetim juridik) ose me arsye që lidhen me Athinën―domethënë, me faktin se kjo e fundit përdor një fond sekret për korruptimin e elitave në Tiranë dhe Shkup që ta mbyllin gojën kundrejt gjeopolitikës së saj në rajon (kujtoj se fondin sekret e ka pohuar publikisht Koxhiasi, ish-ministri i jashtëm grek, besoj jo pa qëllim, sepse ai me siguri ka patur si qëllim të dijësojë popullin shqiptar meqënse e di se ai ka zanafillë arvanitase) por dhe me faktin se Athina mund të përdorë pushtetin e saj kundër qëllimit të Ramës dhe shumicës së popullit për ta integruar vendin tonë në BE. Për këtë pushtet besoj se Rama është në dijeni. Por kërcënimi i mundshëm i Athinës nuk e pengoi atë të ndiqte penalisht Belerin.
Gjykuar nga këta fakte, nëse Rama e nxjerr jashtë “loje” Belerin me ndonjë vendim gjykate ose me ndonjë vendim të Këshillit të Ministrave për ta shkarkuar atë nga detyra e fituar me votë pa pritur vendimin e gjykatës, meqënse kështu ka vepruar me kryetarët e bashkisë së Lishnjës dhe Bulqizës, Athina do ta përdorë pushtetin e saj kundër vendit tonë për t`u integruar në BE dhe për të përfituar fonde qoftë edhe në kushtet aktuale, të integruar pjesërisht. Madje ajo mund të përdorë dhe korruptimin e Ramës me parátë e saj ose me fondin e saj sekret; për shembull, duke rrjedhur ndonjë fakt të kontrolluar (me efekt që nuk dëmton Athinën) në median shqiptare apo greke, dhe duke treguar se ai ka shitur interesat kombëtare, për ta rrëzuar nga pushteti.
Nga kjo luftë unë shoh fitimtare Athinën, përjashto rastin që Rama nuk është korruptuar nga fondi sekret i Athinës dhe lufton me ta duke përdorur drejtësinë. Por ai është “korruptuar” lidhur me pronat e të ashtuquajturve ”minoritarë” në bashkinë e Himarës. Nuk janë të pakta protestat e banorëve në Himarë për pronat. Për to, Rama argumentoi në një tubim se zgjidhjen e pronave nuk e do Beleri, sepse, sipas tij, ai nuk fiton dot zgjedhjet nëse zgjidhet çështja e pronave atje. Por ai pranoi, gjithashtu, se “ka plotë që s`i kanë marrë akoma” ato ndërsa shtoi se “një mbrojtje keni ju, nëqoftëse s`doni që pronat të ikin për lesh: mua, partinë socialiste në Tiranë dhe këtë këtu [Goron]”.
Nga protestat e banorëve dhe qendrimi i tij kutpohet se ai është “korruptuar” ― në kuptimin e moszgjidhjes së çështjes së pronave atje për gjithë banorët, sepse argumenti se zgjidhjen e pronave nuk e do Beleri, bind vetëm naivët dhe jo ata që kuptojnë fuqinë e shtetit në raport me një pretendent për kryebashkiak. Ky korruptim mund të përdoret nga Athina me mbrothësi (ajo do të përdorë BE-në për padrejtësitë lidhur me pronat) dhe do të tërheqë drejt vetes më shumë shqiptarë të helenizuar.
Ngado që ta kapë Rama luftën që ka hapur tashmë me Athinën, ai e ka të humbur atë: sepse ka përdorur padrejtësi kundrejt popullit përkatës dhe padrejtësitë shfrytëzohen nga armiqtë tanë. Ndoshta pikërisht për këtë arsye ―se ai e ka të humbur luftën me Athinën― doli një ditë pas zgjedhjeve dhe tha për median se fitoren e Belerit do ta respektojë, duke shtuar “habinë” e tij lidhur me qendrimin e partive “simotra” në Greqi, Siriza dhe Pasoku, të cilat mbështetën qendrimin e Miçotakit. Madje kryetari i Sirizas, Ciprasi, këshilloi shtimin e dozës së trysnisë ndaj Ramës për ta liruar Belerin nga burgu! Me “habinë” e tij Rama tregoi se s`ka kuptuar asgjë nga nomenklatura e Athinës: se ajo për çështjet gjeopolitike në rajon është e bashkuar dhe s`pyet shumë për “simotra”. Kështu tregoi se ushqente iluzione ndaj “simotrave” të partisë së tij dhe ndoshta për këtë arsye, toni i zërit të tij ishte i mekur dhe deklaroi se do t`i përgjigjesh Athinës pas zgjedhjeve atje.
Një arsye se pse populli i Himarës kërkon mbështetjen e Athinës dhe rrjedhimisht në proces ai detyrohet të vetë-njëjtësohet si “grek” është pikërisht “gara” që zhvillohet mes dy partive kryesore në pushtet, PD-së dhe PS-së, për të kapur “thelat” më të mira të rivierës bregdetare himariote. Një arsye tjetër lidhet me braktisjen e socializmit marksist në vitin 1991, kur shqiptarët lanë vendlindjen dhe shkuan në Greqi për të punuar. Për shkak të nevojës për t`u integruar shpejt në shoqërinë greke, shumë ndryshuan vetë-njëjtësim: nga shqiptarë ata filluan të deklaronin se ishin të kombësisë greke. Paralelisht, procesin e vetë-asimilimit të popullit shqiptar në Greqi shteti shqiptar nuk e ndaloi me monopolin e tij të shtetësisë: lëshimin e pasaportave.
Kështu mbërritëm në ditët e sotme kur tipa si Beleri deklarojnë se ndihen pjesë e kombësisë greke. Beleri, në fakt, Himarën nuk e quan “minoritet”. Por qytetari të përzier ku ka qytetarë që vetë-njëjtësohen si “grekë” dhe të tjerë si “shqiptarë” (ky ishte qendrimi i tij në një emision përpara zgjedhjeve). Për t`iu shmangur ndonjë keqkuptimi, edhe Berisha deklaroi përpara zgjedhjeve se Himara është shqiptare. Qendrimin e tij e pasoi Rama kur deklaroi nga Klani ―pak orë përpara arrestimit të Belerit― se ajo ishte shqiptare.
Por këto qendrime bashkëjetojnë me dinamikën që përmenda më herët: nevojën për t`u vetë-njëjtësuar si “grek” në shoqërinë greke dhe padrejtësitë e qeverive shqiptare lidhur me pronat dhe për pasojë shtytjen e qytetarëve të Himarës të kërkojnë ndihmë nga Athina dhe partia e Dules. Bashkëjetojnë, gjithashtu, me veprimtarinë anti-shqiptare të Belerit: përdorimi i flamurit të “vorio-epirit”; bashkëpunimi i tij me forcat politike si Agimi i Artë etj. Këta të fundit kanë bërë thirrje nga Athina ―pasi janë dhunuar pronat e disa “grekëve” në Himarë, për dërgimin e ushtrisë greke në Himarë, sepse ajo është, sipas tyre, pjesë e “vorio-epirit” dhe ky i fundit është “grek”! Beleri ka mbajtur një qendrim më të butë lidhur me termin “vorio-epir”: ai thotë se është “term gjeografik” dhe nuk nënkupton tokë greke.
Por këto janë qendrime ‘politike’ që synojnë të mos acarojnë marrëdhëniet tona ndërsa paralelisht punohet me gjeostrategjinë e madhe të Athinës për mbikëqyrjen e Himarës përmes pushtetit të bashkisë dhe përparimin e tezës së kishës greke, e cila reflektohet kryesisht në radhët e Agimit të Artë dhe përgjithësisht në popullin grek, se vorio-epiri është tokë “greke”. Strategjinë në fjalë Athina po e përparon duke përdorur disa fronte njëherësh: si me krijimin e varrezave të ushtarëve grekë në tokë shqiptare ashtu dhe me krijimin e shkollave greke dhe kapjen e kryesisë së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Anastasin, ndryshe ngasa dikton përpjekja e Fan Nolit shekullin e kaluar (se kreu i saj duhet të jetë shqiptar) dhe përparimin e çështjes së detit Jon ku synon zgjerimin e ujërave detare dhe futjen e gjithë krahinës së Himarës në perimetrin e kontrollit të saj.
Krahas këtyre fronteve ajo po përdor dhe pushtetin e butë ose ekonomik―domethënë investimet e saj në Shqipëri me ndërmarrje dhe banka. Në këtë “front” veprimtaria e saj vitet e fundit është tkurrur por ajo mund të zgjerohet meqënse ekonomia e saj po mëkëmbet. Paralelisht gazetarët grekë i quajnë shqiptarët e vetë-njëjtësuar me kombin grek si “bashkëkombas”! Kështu krijohet bindja në shoqërinë greke se Himara ka pakicë greke.
Thuajse të njëjtën strategji po përdor në Egjeun lindor me Turqinë. Por kjo e fundit, ndryshe nga ne, ka deklaruar se çdo zgjerim i ujërave detare nga 6 në 12 milje do të përbënte shkak lufte. Pikërisht për këtë arsye Greqia është përgatitur vitet e fundit për luftë me Turqinë. Përgatitjet e saj për luftë po i ndihmon dhe SHBA-ja ndërsa Turqia po zhvillon autonominë e saj ushtarake dhe bashkëpunon me Rusinë. Qëllimi është kontrolli i detit, nga Adriatiku dhe Joni deri në Egje.
Se si mund të ndalojë përparimi i saj është e qartë: nga një qeveri dhe klasë politike që nuk i shtyn shqiptarët të kërkojnë mbrojtje nga elita greke por u krijon atyre kushtet për të jetuar në atdhe.
Si u mashtrua populli shqiptar nga elita politike dhe akademike lidhur me Greqinë neoliberale?
Duhet thënë se vitet e fundit në Shqipëri është krijuar një ‘bindje’ kolektive se Shqipëria po përparon “bashkimin” e saj dhe Greqia po rrënohet. Është krijuar, gjithashtu, bindja se nëse kërcënohemi nga fqinjët, ne mund të përdorim amerikanët apo gjermanët për presion kundrejt palës tjetër. Në këtë bindje ka kontribuar veçanërisht Koço Danaj. Ai ka vite që argumenton se Shqipëria do të bashkohet me ndihmën e amerikanëve apo gjermanëve! Theksoj se qendrimet e Koços burojnë nga padija sistemike dhe jo se kërkon të mashtrojë popullin. Pa u çuditur, kjo bindje reflektohet edhe në qendrimet e shumë shqiptarëve. Mirëpo, kjo bindje shpërnjeh jo vetëm ‘varësinë’ që është krijuar me palën greke por edhe kushtet aktuale që mundësojnë rritjen e varësisë në fjalë. Pa përmendur kushtet e së ardhmes. Këto ‘kushte’ janë të karakterit sistemik dhe lidhen ngushtë me sistemin e BE-së dhe globalizmit neoliberal, në të cilin Greqia është integruar plotësisht.
Kërkesat greke —deti, varrezat, ndryshimi i librave shkollor etj.— nga ana tjetër, janë të karakterit juridik që nuk lidhen me sistemin që përmenda. Nëse hamendësojmë se ne mund të përdorim amerikanët për çështjen e detit, siç argumentojnë shumë, ne shpërnjohim faktin se ‘kërkesa’ greke për detin nxitet edhe nga amerikanët: sepse ndërmarrjet naftënxjerrëse amerikane kërkojnë të shfrytëzojnë burimin në fjalë. Shpërnjohim, gjithashtu, faktin se Greqia është vend strategjik për Amerikën. Nuk është e rastit që Greqia është kthyer (dhe do të kthehet edhe më shumë) në bazë ushtarake amerikane.[8]
Kështu, qoftë nga një këndvështrim i ngushtë (në raport me kërkesën në fjalë dhe cilët përfshihen në të dhe pse) qoftë nga një këndvështrim i gjerë (në raport me qëllimet afat-gjata amerikane në rajon) ne paraqitemi tejet naivë nëse e pranojmë këtë hamendësim. Ne bëhemi, edhe një herë, naivë, kur nuk mendojmë faktin se shfrytëzimi i detit do të shkaktojë një katastofë ekologjike në vendin përkatës.
Domethënë, do të shkatërrojë jetën e (nën)detit dhe bregdetit. Dhe nëse Greqia ka plotë ishuj dhe mund ta kompesojë dëmin që do të shkaktohet atje me ishuj të tjerë, ne nuk kemi ishuj të tjerë dhe shumë bregdet tjetër për të kompensuar humbjet. Ne tregojmë se jemi naivë qoftë edhe me gërmimet e varrezave: sepse “ekspertët” e qeverisë na thanë se gërmimet mbikqyren edhe nga arkeologë shqiptarë me qëllim që arkeologët grekë mos të manipulojnë me gjetjet. Mirëpo, kush na siguronë ne, se arkelogët tanë nuk mund të korruptohen nga pala greke? Këtu po korruptohen qeveritarët e jo më arkeologët!
Sidoqoftë, naivitetin më të madh lidhur me këtë çështje e tregojmë kur pranojmë krijimin e varrezave greke në Shqipëri. Por naiviteti më i madh është ai që lidhet me moskuptimin e kushteve gjeostrategjike që janë krijuar mes dy vendeve tona: sepse po s’luftuam kushtet në fjalë, ne do të ndryshojmë dhe përmbajtjen e librave shkollor dhe çështjen “çame”, për shembull, nuk do ta mësojnë fëmijët nga sistemi arsimor por do të mbetet vetëm në gojëdhënat e popullit! Pasojat, rrjedhimisht, nga këto bisedime, janë katastrofike për vendin dhe kombin tonë.
Pse shumica e popullit grek beson se jugu i Shqipërisë është tokë greke?
Do të ishte një përgjigje deri diku “objektive” nëse do të kishim ndonjë sondazh lidhur me këtë pyetje. Por mund ta kuptojmë këtë lloj ‘besimi’ nëse gjykojmë nga jeta e emigrantëve në Greqi dhe mobilizimi masiv i qytetarëve grekë lidhur me çështje kombëtare. Unë kam jetuar, punuar dhe studiuar rreth 14 vjet në Greqi. Kam punuar në një ndërmarrje private për 12 vjet me rradhë. Ndërmarrja në kulmin e saj arriti rreth 1500 puntorë. Isha i vetmi shqiptar në të dhe ‘sulmohesha’ shpesh nga puntorët: kryesisht sepse nuk u pëlqente ‘integrimi’ im në ndërmarrje. Unë u integrova shpejtë sepse përvetësoja shpejt çdo punë. Në krye të një viti bëja dhe instruktorin. Kryeinstruktori i ndërmarrjes ishte me orgjinë shqiptare, gjithashtu, por i asmiluar: nuk e kishte mësuar shqipen nga prindërit.
Si pasojë, atë dhe mua na ‘shanin’ shpesh prapa krahëve. Sidoqoftë, ne ishim të vetë-dijshëm për sharjet e puntorëve. Mua më sulmonin shpesh sepse unë kisha qendrime kryekëput të kundërta me ta, sidomos lidhur me çështje kombëtare. Aq sa në banjat e puntorëve shkruanin parrulla “Saranda është greke” e të tjera si këto. Unë i denoncoja shpesh këto sulme në mbledhjet e puntorëve. Në to, asnjëri nuk shfaqësh hapur. Por unë kërcënoja se nuk është e vështirë për mua të kuptoj se kush i shkruan ato parrula. Prandaj mos më provokoni. Zakonisht drejtori i përgjithshëm më mbështeste sepse kisha krijuar një raport shoqëror me pronarin. Pronari, nga ana tjetër, më vlerësonte për aftësitë e mija.
Sidoqoftë, mua më shqetësonte fakti se pse puntorët ishin aq shumë të keqedukuar në raport me Shqipërinë aq sa shpesh e konsideronin popullin shqiptar si popull sllav. Nuk mund t’i jepja përgjigje këtij shqetësimi në atë kohë: sepse më mungonte dija teorike. Por ishte kjo dinamikë që më shtyu të vendosja një objektiv emancipues: të mësoja gjuhën greke më mirë se vetë grekët. Mësimi ishte i natyrës autodidakte. Pas ligjësimit –me leje qendrimi- fillova të kërkoja të studioja në ndonjë universitet. Pas shumë mëdyshjeve zgjodha gazetarinë: sepse besoja se përmes saj mund të ndihmoja vendin tim, duke luftuar paragjykimet e popullit grek nga një audiencë e gjerë. Studimet shkuan mirë dhe pas tyre fillova të realizoja qëllimet e mija: të realizoja emisione radiofonike përmbjatja e të cilëve synonte të luftonte paragjykimet. Por dua të kutoj se u përballa me të njëjtët paragjykime në studimet e mija. Jo vetëm nga studentët por edhe pedagogët.
Gjatë studimeve të mija nuk e rrëfeva origjinën time pikërisht për të kuptuar se ç’nivel paragjykimesh qarkullonte në auditorët universitarë: sepse njerëzit shpengohen (tregojnë besimet e tyre pa rezerva) kur dinë se përballen me njerëz të të njëjtit lloj. Në fund të studimeve rrëfeva origjinën time gjatë një darke që patëm me pedagogët. Rastisi të ulesha përballë babait të gazetarisë greke, Kristos Pasalaris. Kështu ndërsa kolegët e tjerë kërcenin valle popullore greke, unë rrëfeja dhimbjen time. Pasalari, një pedagog shumë i dashur për mua, u befasua nga rrëfimi im dhe më pyeti, pasi më dëgjoi me vëmendje: pse nuk na the se nuk je grek? Pikërisht, i them, për të kuptuar nivelin e paragjykimeve mes pedagogësh. Ai e vlerësoi këtë objektiv dhe më premtoi se do të më ndihmonte të realizoja çdo objektiv që synonte luftën e paragjykimeve të shoqërisë greke. Kështu përvesha mëngët dhe hartova një platformë për realizimin e një emisioni televiziv dygjuhësor, greqisht dhe shqip. Kërkova një takim me drejtorin e një televizioni dhe gjatë bisedës me të (një arvanitas me origjinë, që nuk e dinte se ishte i tillë), më tha se shoqëria greke s’është gati të pranojë emisione të tillë! Kështu unë vendosa të largohem përfundimisht nga Greqia dhe shkova për studime pasuniversitare në Britani.
Kujtoj se ditën e fundit të studimeve erdhi kryepeshkopi grek për të na ‘bekuar’. Pedagogët dhe studentët kaluan me rradhë duke e përshëndetur dhe duke i puthur dorën përveç meje. Paragjykimi kryesor i pedagogëve lidhur me shqiptarët ishte origjina e tyre: ata ‘besonin’ se ne ishim me origjinë sllave. Një pedagog që na jepte diplomacinë dhe politikën e jashtme greke, me përvojë të gjatë kryeredaksionale në shtypin grek (Kethimerini etj.) ndryshoi ‘bindje’ vetëm kur u përballë me reagimin tim në një orë mësimi. Shkoi në shtëpi dhe filloi të studionte. Javën tjetër u kthye duke bërë apologjinë e tij: se ai ishte gabim kur ‘besonte’ se shqiptarët ishin me origjinë sllave. Kështu ai mësoi se shqiptarët ishin me orgjinë ilire dhe na kërkoi ndjesë dhe veçanërisht mua. Në një orë mësimi, pedagogu në fjalë, rrëfeu dhe të parrëfyeshmen: se kishte “zbuluar” se kush i luan fijet e politikës në Athinë. Ai ishte “klubi i Athinës” (“Η Λέσχη της Αθήνας”). Ky ishte, sipas tij, një klub jozyrtar që qendronte pas pushtetit politik në Greqi dhe mblidhësh fshehtas. Anëtarët e klubit ishin kryesisht me pushtet ekonomik. Sidoqoftë, pushteti fetar në Greqi është më i fuqishëm se pushteti ekonomik jo vetëm në terma ekonomikë por dhe socialë. Por pedagogët kishin krijuar një lum me paragjykime.
Flasim për pedagogë me emër në Greqi. Më i paragjykuari ishte stërnipi i Kolokotronit: ai jo vetëm nuk dinte origjinën e stërgjyshit të tij por ishte deri diku shovinist. Kundrejt meje ishte i kujdesshëm sepse mua më “kishte dalë emri” si “anthelinas”. Domethënë, si anti-grekë dhe shpesh sjelljen e time e lidhnin me orgjinën time për të cilën vetëm spekulonin. Kur rrëfeva se nga isha, drejtori i institutit më tha se nga sjellja dhe paraqitja jote kisha krijuar bindjen se ishe ose me origjinë arvanitase ose grek i Rumanisë. Paralel më këtë betejë unë hulumtoja librat e kishës greke. Kur lexon doktrinën e kishës greke dhe kupton pushtetin fetar kupton pse populli grek është i paragjykuar lidhur me popullin shqiptar.
Kështu, për shembull, për jugun e Shqipërisë kisha greke ka brujtur idenë se ajo është tokë greke, sepse në antikitet ka qenë koloni greke dhe u çlirua nga italianët. Nëse e krahasojmë me dokrinën tjetër, të Maqedonisë (Thesalisë dhe jo të vendit ku banojnë bullgaro-serbët dhe shqiptarët), për të cilën kisha greke ka krijuar bindjen se ajo është greke sepse Filipi përdorte gjuhën greke dhe gërmimet arkeologjike tregojnë mbishkrime greke, në Shqipëri ajo përdor edhe çlirimin nga italianët. Ndryshe nga shekulli i kaluar kur Greqia shoviniste përdori dhunën ushtarake për të përvetësuar Thesalinë dhe Çamërinë, këtë shekull ajo po përdor pushtetin ekonomik dhe fetar për të përparuar doktrinën e kishës greke në Shqipëri. Shkurt, me kushtet sociale që janë krijuar në Greqi dhe në raport me ne, Greqia mund të realizojë objektivat e saj në afat-gjatë.
Si mashtron “Kisha Greke” popullin grek me “Vorio-epirin”?
Në Greqi janë trushpëlarë aq keq njerëzit nga Kisha greke saqë edhe lëvizjet “përparimtare” e quajnë jugun e Shqipërisë “Vorio-epir”. Ky term nënkupton se “Vorio-epiri” është tokë greke përsa kohë që “epiri i jugut” është Greqi! Ja si argumenton zëdhënësi i kishës greke, “Romfea.gr” me rastin e vrasjes së “homogjenit” nga Bularati i Gjirokastrës për çështjen e “Vorio-epirit”:
Me termin Vorio-epir kuptojmë problemin kombëtar [grek] që u krijua pas mbarimit të luftrave ballkanike 1912-13 dhe më konkretisht me konferencën e Londrës (shtator 1913) dhe protokolli i Firences (dhjetor 1913) në bazë të të cilëve u shkëput pjesa veriore e Epirit nga trupi grek dhe iu dha shtetit të ri shqiptar. Bëhet fjalë për një veprim të padrejtë meqë Epiri historikisht dhe gjeografikisht është një dhe i pandarë. Karakterin grek të Epirit të Veriut e dëshmojnë sa monumentet dhe gjetjet e lashta të qyteteve të lashtë grekë (Epidamni, Apolonia, Butrinti etj.) që solli në dritë gërmimi arkeologjik po aq dhe vendemërtimet (toponimet) dhe emrat njerëzor (antroponimet), të cilat sipas Georgiev janë të lashta dhe me zanafillë vetëm greke. Vorio-epiri u çlirua nga zgjedha turke në vitin 1913 [...], bashkë me pjesën tjetër të epirit. Fatkeqësisht fuqitë e mëdha të kohës u përvodhën nga Italia dhe Austrohungaria dhe themeluan shtetin shqiptar të paqenë deri në atë kohë, të cilit i shtuan gjithë Vorio-epirin me protokollin e Firences (13 dhjetor 1913). Por banorët e Vorio-epirit kurrë nuk e pranuan atë protokoll të turpshëm. Kështu në 17 shkurt u shpall autonomia e Vorio-epirit dhe u krijua qeveria e parë me kryeministër Jorgo Kristaq Zografin. Njëkohëshit u krijuan “njësitë e shenjta”. Për tre muaj fuqitë shqiptare u mundën tërësisht dhe u larguan nga tokat e Vorio-epirit. Në 17 maj të vitit 1914 u nënshkrua protokolli i Korfuzit përmes të cilit u njoh origjina greke dhe autonomia e Vorio-epirit dhe i jepet vorio-epirotëve administrimi i tij me të drejta fetare dhe arsimore. Në tetor të vitit 1914 fuqitë e marrëveshjes së përzemërt dhanë udhër që Greqia të tërheqë ushtrinë nga Vorio-epiri. Kështu në dhjetor të vitit 1914 ushtria greke u kthye në Vorio-epir dhe ndenji atje deri në verë të vitit 1916. Fatkeqësisht, ndërhyrjet e vazhdueshme të Italisë dhe pështjellimi i kombit [grek] ndikuan në dorëzimin edhe një herë të Vorio-epirit në Shqipëri me konferencën e Parisit (9 nëntor 1921). Në vitin 1940 ushtria greke e ripushtoi Vorio-epirin, të cilin e çliroi për të tretën herë.
Më tej, kasneci i Kishës tregon se si Greqia nuk i ndaloi asnjëherë përpjekjet për “zgjidhjen” e çështjes së Verio-epirit duke kulmuar me krijimin e partisë “Omonia” me kryetar Dulen dhe ngritjen e shkollave greke në fillim të viteve ‘90. Nga ky rrëfim kuptojmë se Koxhiasi në intervistën e tij ishte njëherësh i ndershëm dhe i pandershëm: sepse vërtet foli për ‘pushtete’ që duan të pushtojnë Shqipërinë dhe përmendi të gjithë protokollet që përmend Kisha por s`tregoi konkretisht pushtetin e vërtetë: Kishën greke! Kujtoj se Koxhiasi përmendi vetëm pushtetin ushtarak dhe pushtetin ekonomik!
Mungesa e pavarësisë ekonomike minon pushtetin politik
Dihet tashmë se humbja e pavarësisë ekonomike minon pavarësinë politike. Për të njëjtën arsye Athina zyrtare po luan edhe me “kartën” e shfrytëzimit të naftës që besohet se gjendet në ujërat e detit Jon në jug të Shqipërisë duke shpalosur njëherësh dy kontradikta: një herë kur luan me “kartën” e Uashingtonit —sepse është ky i fundit që nxit naftënxjerrjen në rajon, i cili, për më shumë, propagandon ‘varësinë’ e rajonit dhe Europës nga Rusia dhe anashkalon ‘monopolizimin’ e sektorit të energjitikës— dhe një herë tjetër kur shpërnjeh efektet katastrofike në mjedis që shkaktohen nga ndërmarrjet naftënxjerrëse dhe industria kapitaliste. Por siç kam treguar në vend tjetër,[9] ndërmarrjet naftë-nxjerrëse shfrytëzojnë kryesisht rreshpet (shale) për rezerva, sesa rezervuarët. Kjo praktikë nënkupton, se ndërsa për shfrytëzimin e rezervuarëve ndërmarrjet shpojnë vertikalisht për të gjetur rezervuarë me naftë, për rreshpet, ato shpojnë si fillim vertikalisht, dhe më pas, horizontalisht. Kjo nënkupton gjithashtu se në çdo lloj shpimi, ndërmarrjet mund të shfrytëzojnë një zonë të nëndheshme, mjaft të madhe: ato mund të shpojnë, fjala vjen, në Korfuz dhe të thithin naftë në themelet e Sarandës.
Për shembull, në Paris,[10] gjeologët zbuluan në thellësi të qytetit naftë që në vitet ‘50-të të shekullit të kaluar. Dhe falë zhvillimit të teknologjisë ministria franceze e energjitikës linçesoi në vitin 2012-të një ndërmarrje amerikane (Hess) për të shkuar jashtë qytetit dhe për të shpuar. Tashmë venduzat e saj gjënden poshtë qytetit dhe thithin mbetjet e naftës! Nuk është e rastit që Athina zyrtare është këshilluar për këtë teknologji nga ekspertët e fushës.[11] Greqia luan politikisht me Shqipërinë, jo thjesht për të shkaktuar një konflikt të kontrolluar me qëllim që më tej të ketë dorën e lirë për të kontrolluar rezervat e naftës e gazit natyror që gjenden në detin Jon,[12] sepse burimet energjitike kontrollohen kryesisht nga Uashingtoni, qoftë në prodhim qoftë në treg.[13] Por që të përparojë interesat e saj afatgjatë në Shqipëri.
Tensioni midis Athinës dhe Tiranës lidhur me këtë çështje është në dobi të drejtpërdrejt të Uashingtonit, sepse vetëm kështu ai mund ndërmjetësojë në mosmarrëveshjet tona ose përmes mosmarrëveshjeve - Uashingtoni krijon kushtet për të qenë i pranishëm në çështje gjeostrategjike.
Qeveria e re “radikale” dhe e “majtë” e SYRIZA-s, pas deklaratës së Ramës se “me Athinën Shqipëria nuk negocion interesin kombëtar”, reagoi duke na treguar “arsyen, respektimin e ligjshmërisë dhe të drejtën ndërkombëtare”![14] Me këtë qendrim “SYRIZA” tregoi qartë se kërkoi të përparonte projektin e Uashingtonit dhe të përdorte projektin e Rusisë si kundërpeshë. Mirëpo, ndërsa disa gazeta vigjilente dhe të ndershme (jo “prestigjoze”) në Greqi e kanë kuptuar lojën e Uashingtonit dhe e quajnë “erdhi çasti që të na vënë të...grindemi me Shqipërinë”,[15] në Shqipëri, “patriotët” shqiptarë...vazhdojnë të flenë!
Më konkretisht, ndërsa gazeta “Kathimerini” kundërsulmoi “rezistencën” e Ramës duke ndjekur udhëzimet e Ciprës, gazeta të tjera greke tregojnë se burimet e naftës në Jon do t’i shfrytëzojë Izraeli me ftesë “speciale” të qeverisë greke! Dhe cila: qeveria e cila erdhi në pushtet duke premtuar riorganizimin e sektorit publik, ku sektori i energjitikës ishte kryesori, kërkon të privatizojë me të huajt, detin Jon! Si mund të veprosh në pavarësi nga Uashingtoni kur vetë ai, bashkë me “intelektualët” e të “Majtës” globaliste, përkrahu (dhe ndoshta sponsorizoi) qeverinë e “majtë” greke e cila përsa kohë që ishte në opozitë propagandonte ‘simptomat’ (dhe jo shkaqet e vërtetë!) të krizës greke: politikat e kursimit?!
Në anën tjetër, Greqia ka krijuar parakushtet për të përparuar synimet e saj afatgjatë në Shqipëri pavarësisht “rezistencës” së qeverisë 'Rama': (1) shkollat dhe Kishat janë ngritur dhe fëmijët janë në proces të asimilimit qoftë në bankat dhe veprimtaritë shkollore qoftë kur të dalin nga ato - meqënse hamendësohen se do të punojnë si punëtorë në ndërmarrjet dhe bankat greke dhe, “argat” në pronat greke; (2) bankat tregtare janë integruar në sistem përmes të cilave financohen kryesisht ndërmarrjet greke në Shqipëri — ku pronarë janë grekët dhe punëtorë shqiptarët; (3) minoritarët marrin pensione; (4) shqiptarët shfrytëzohen dhe përdoren si “peng” në Greqi; dhe (5) numëri` ndërmarrjeve greke është në rritje. Grekët, në fjalë të tjera, janë integruar në arsim, institucione dhe treg.
Zgjerimi` kapitalit grek në Shqipëri
Sipas një raporti të vitit 2014, Greqia kishte më shumë se 8000 ndërrmarrje që vepronin në Ballkan, nga të cilat në Shqipëri ishin më shumë se 270 në vitin 2002 ndërsa në vitin 2014-të u dyfishuan: 550 ndërmarrje. Kishte gjithashtu 45 ndërmarrje që vepronin në Rusi. Sektorët më të rëndësishëm në të cilët veprojnë ndërmarrjet greke janë bankat, ndërtimi, industria, shërbimet e shëndetësisë, telekomunikacioni dhe tregtia. Nga investitorët e parë ishte Banka Alfa, Banka Kombëtare dhe Banka Peiraios (Pireos). Bankat greke në vitin 2013-të zotëronin 17.98% të tregut bankar dhe 17.48% të depozitave. Disa nga ndërmarrjet më të mëdha greke janë ΔΕΗ, ΤΙΤΑΝ, Intracom Telecom, Άκτωρ, ΓΕΚ Τέρνα, Alumil, Jumbo.
Sasia e investimeve në Shqipëri u rrit gjatë viteve 2011-2015: nga 782 milion euro në vitin 2012, në 1.1 miliardë në vitin 2013 duke përfaqësur 26% të gjithë investimeve të huaja. Investimet greke u rritën më pas duke kulmuar në vitin 2017 në 1 miliardë euro. Por nga ai vit, kur Greqia qendronte në vend të parë, investimet greke ranë aq sa ato kaluan në vendin e nëntë në vitin 2021. Nga viti 2014 deri në vitin 2021 investimet greke ranë me 78%. Sipas INSTA-it investimet greke në vitin 2022 ishin 341 milionë euro ndërsa ndërmarrjet greke ishin 341.
Ndryshe paraqiten investimet shqiptare në Greqi; të vogla por në rritje: nga 2 milionë euro në vitin 2018 në 5 milionë në vitin 2019 dhe 10 milionë një vit më pas dhe 12 milionë në vitin 2022. Krahas investimeve nga Shqipëria ka dhe investime të vogla dhe mesatare nga emigrantët shqiptarë të Greqisë, të brezit të parë dhe të dytë, kryesisht në sektorin e shërbimeve (kafe, hotele etj.). dhe ndërtimit. Por investimet greke në Shqipëri, pavarësisht se kanë rënë, krahasuar me vitin 2014, ato vazhdojnë jenë shumë të mëdha se investimet e shqiptarëve (të Shqipërisë apo Greqisë).
Investimet greke në Shqipëri ranë kryesisht sepse Rama mbështeti më shumë investimet italiane. Italia kishte rreth 280 ndërmarrje në Shqipëri në vitin 2014 që mbikëqyreshin nga sipërmarrës italianë ose 3 miliard e gjysmë euro. Në vitin 2023 ajo zuri vendin e parë me 2,171 ndërmarrje ose 44% të gjithë ndërmarrjeve të huaja ndërsa Greqia kaloi në vend të katërt pas Kosovës dhe Turqisë. Por ndërmarrjet italiane do të shtohen meqënse Rama u “përgjërohet” italianëve dhe kërkon ta kthejë Shqipërinë “një Itali të vogël”, siç kërkonte Zogu dikur me partner Duçen kur të dy bashkë masakruan burimet ekonomike të Shqipërisë nga ekonomia (mineralet, burimet energjitike, pyjet, kafshët, fuqinë puntore etj.) deri te vlerat e popullit!
Dëftues është fakti se Rama i orientoi kapitalistët italianë të investojnë në të njëjtët sektorë duke shtuar dhe turizmin me 4 -5 yje për të cilin qeveria shqiptare nuk do të vjelë asnjë taksë ndërtimi, pronësie dhe fitimi: vetëm tvsh-në prej 6 për qind ndërsa pas dhjetë vjetëve kapitalisti italian do të ketë dhe lejen falas për kazinotë dhe marinën...në kohën kur qeveria italiane ka organizuar ndërmarrjet e saj dhe kërkon të ‘favorizojë’ ndërkombëtarizimin e tyre në Shqipëri dhe po përparon dhe me dy kampet e refugjatëve!
Parë nga zgjerimi` kapitalit grek në Shqipëri dhe zgjerimi` kapitalit shqiptar në Greqi, është e qartë se Greqia ka pushtet më të madh ekonomik dhe mund ta përdorë atë për qëllimet e saj gjeostrategjike ndërsa Shqipëria edhe nëse e përdor, s`ka asnjë gjasë që ta dëmtojë ekonominë greke, qoftë edhe nëse ajo “përdor” (siç u mundua Rama kur shkoi në Athinë) fuqinë punëtore të shqiptarëve në Greqi.
Përfundime
Në Ballkan Shqipëria kërcënohet kryesisht nga Greqia sesa, për shembull, nga Serbia: sepse në Greqi pushteti ekonomik u trashëgua dora dorës dy shekujt e fundit dhe nuk është ndërprerë nga ndonjë rend social-ekonomik radikal ndërsa në Serbi pushteti ekonomik u zhvillua pas rrënimit të socializmit. Pushteti ekonomik, me radhë, falë Globalizmit Neoliberal të drejtuar nga Uashingtoni, krijon parakushtet për minim “nga poshtë” të politikës sonë kombëtare ndërsa pushteti politik (i Athinës) ushtron trysni ndaj Tiranës nëse kjo e fundit ngre çështjen “çame” ndërsa bën sikur do të shfuqizojë ligjin e luftës dhe përparon me zgjerimin e ujërave detare në Sarandë.
Të dy vendet kanë Kisha të forta dhe ato luajnë rol vendimtar për politikën e brendshme dhe të jashtme: në politikën e ‘brendshme’ sa i përket jetëgjatësisë së një qeverie dhe orientimit të saj; në të ‘jashtmen’ sa i përket politikave lidhur me fqinjët. Greqinë dhe Serbinë, për më shumë, i bashkon feja. Bashkërendimi` tyre mund të ndikojë shumë në qeveritë përkatëse dhe në politikat me fqinjët. Për shembull, duke ushtruar presion mbi qeveritë përmes protestave: sepse përqindja më e madhe e popullatës është e krishterë dhe mund të mobilizohet lehtë nga kishat. Për shembull, kundër emërit të Maqedonisë, kisha greke mobilizoi në vitin 1992 në Selanik rreth një milion qytetarë.
Nuk do të ishte e çuditshme që vitet e fundit ato kanë dendësuar veprimtarinë e tyre subversive (sabotuese) në Shqipëri. Popujt që indoktrinohen nga propaganda etnocentriste, dogmat fetare dhe obskurantizmi, siç indoktrinohet populli grek dhe tashmë edhe populli serb, mund të përdoren nga nacionalizmi ekstrem me mbrothësi. Por kisha greke është më e pasur se kisha serbe dhe ka përvojë më shumë se dy qind vjeçare në politikat e saj asimiluese. Për të njëjtën arsye ajo është më e rrezikshme se kisha serbe.
Por pushteti fetar është vetëm një pushtet për Athinën dhe jo kryesori, sepse megjithëse pushteti fetar mund të quhet ‘pushtet politik’ ai nuk është i njëjtë me pushtetin e vërtetë politik të kryeministrit grek dhe pushtetin ekonomik grek: të tre këta pushtete bashkëpunojnë për të penguar Shqipërinë në përpjekjen e saj për t`u integruar në BE dhe për të qenë e pavarur.
Megjithatë, përpjekja e Ramës për ta tkurrur pushtetin ekonomik të Greqisë dhe zgjeruar pushtetin ekonomik italian, tregon se pushteti politik i kryeministrit tonë mund të përdoret për të ulur apo rritur shkallën e pavarësisë sonë pavarësisht shkallës së lartë të varësisë nga Greqia. Por fakti që Greqia ka mundësi të shfrytëzojë si fuqinë punëtore shqiptare në Greqi ashtu dhe fuqinë punëtore në Shqipëri, dhe me të ajo ka mundësi të pasurohet më shumë se ne dhe të krijojë një fond “sekret” çdo vit dhe ta shpenzojë atë për të zvetënuar klasën tonë politike dhe për të përdorur pushtetin politik të pakicës greke në Shqipëri (të drejtuar nga Dulja) dhe klasa jonë politike e ka në karakter të jetë e zvetënuar, si në rastin e qeverisë “Rama” me pronat e Himarës, por dhe me “gafat” e tij diplomatike kur shoqëron kryeministrin grek në Himarë për të zhvilluar “tubime” politike, Athina e ka të thjeshtë të përparojë me qëllimin e saj gjeostrategjik në Shqipëri.
Në këto kushte, çamët e Shqipërisë kanë vite që mashtrohen jo vetëm nga klasa politike por dhe nga përfaqësuesit e tyre: Shpëtim Idrizi, i cili, duke shpërnjohur pushtetet përkatëse dhe gjeostrategjinë greke (për të cilën nuk besoj se është në dijeni) dhe shtypjen e të drejtave të shqiptarëve në Greqi, beson se çamët do të kthehen në Çamëri përmes “kartës” së BE-së: të drejtës së lëvizjes së lirë, pronës, dhe shtetësisë’, kur Shqipëria të jetë anëtare e saj. Ai ka përqafuar këtë qasje sepse atë e ka përqafuar në tërësi klasa jonë politike. Por ajo është e korruptuar dhe e korruptueshme dhe për pasojë nuk mund të realizohet. Për të njëjtën arsye, me qeverinë “Rama”, çështja “çame” dhe shtypja e të drejtave të shqiptarëve në Greqi, nuk mund të zgjidhet; as mund të ndalojë përparimi` gjeostrategjisë greke në Shqipëri.
Por me një qeveri “patriote” edhe mund të ndalojë ndërsa përparohet me çështjen “çame” dhe të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Çështja “çame” mund zgjidhet nëse qeveria shqiptare përpiqet të rrisë shkallën e pavarësisë ekonomike (që nënkupton ndryshimin e politikave ekonomike dhe dinamikës shoqërore si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi) dhe ta çojë atë në gjykatën ndërkombëtare. Përmes objektivit të parë ajo mund të “nxisë” dëshirën e çamëve që jetojnë ende në Greqi për t’u bashkuar me Shqipërinë. Dëshira, me radhë, do të nxiste protesta, dhe protestat, vëmendjen ndërkombëtare. Përmes objektivit të dytë, ajo e mban çështjen të ndezur në gjykatën ndërkombëtare ndërsa përmes të parit, të ndezur në zemrat e çamëve. Kështu ngadalë, zgjidhja e çështjes “çame” merr udhë.
Kjo është një qasje; sepse një tjetër, e cila është më e drejtë, më e qendrueshme dhe më e dëshirueshme, është kërkimi nga pala greke njohja e pakicës shqiptare në Greqi, ku përfshihen së pari arvanitasit dhe kontributi` tyre në çlirimin e Greqisë nga perandoria otomane, dhe së dyti shqiptarët e pas-viteve `90. Njohja e pakicës sonë do të bënte të mundur barazimin e pakicave tona politikisht―dhe kështu pakica jonë në Greqi do të gëzonte të njëjtën të drejtë me pakicën greke në Shqipëri: lirinë politike për t`u organizuar politikisht si “pakicë” dhe do të luftonte vetë për të drejtat e saj atje. Krahas kësaj kërkese, ajo duhet të kërkojë shfuqizimin e ligjit të luftës dhe pas kësaj zgjidhjen e çështjes “çame”.
Duke ditur se klasa politike greke nuk e njeh çështjen “çame”, madje kërcënon nëse ajo përmendet, si në rastin e Dendjas me Xhaçkën, me integrimin në BE, kërkimi nga pala greke i njohjes së pakicës sonë në Greqi, me qëllim ‘barazimin’ e të drejtave të pakicave, me siguri do të shkaktonte kundërveprim të furishëm në Athinë dhe me gjasë do të ngrinin marrëdhëniet diplomatike. Por ne kemi mundësi të “shfrytëzojmë” BE-në (qoftë edhe duke mos qenë anëtare e saj) dhe të kërkojmë nga ajo ―pasi t`i tregojmë asaj se si një vend anëtar e saj shkel dhe shtyp të drejtat e pakicës sonë― të ushtrojë trysni ndaj Athinës; kemi, gjithashtu, mundësi, të përdorim kërkesën e Greqisë për të zgjeruar ujrat detare, qoftë për të zbutur kundërveprimet e saj qoftë edhe për të njohur të drejtat e shqiptarëve atje; kemi, në fund, mundësi, të përdorim, në rast se ajo “ngrin” marrëdhëniet, pushtetin e saj ekonomik në Shqipëri: fakti që ajo ka më shumë veprimtari ekonomike në vendin tonë vërtet na bën më të cënueshëm në pavarësinë tonë politike por paralelisht ai mund të përdoret kundër Athinës me dëme të mëdha për të.
Parë nga kjo qasje e përgjithshme, ne kemi mundësi të shtyjmë Athinën drejt ‘hapjes’ së saj ndaj historisë dhe shqiptarëve, të drejtave tona dhe një të ardhmeje vërtet vëllazërore dhe nuk do të ishte siç na thotë Miçua (kur tha nga Himara, Livadhjaja dhe Derviçani në vitin 2022, kur zgjeroi perimetrin e pakicës greke në Shqipëri me mbështetjen e Ramës, se ajo është “urë miqësie”), apo siç na tha Rama në Athinë, kur i përmendi klasës politike atje vargjet e Naimit, “në vëllazërim, me rend dhe paqe, të jetojmë”, pa përmendur pabarazinë tonë politike (Rama, në të vërtetë, pretendoi të kundërtën, se ai ishte i barabartë me “zotët” asaj shtëpie dhe se shqiptarët e Greqisë janë qytetarë të “barabartë” me qytetarët grekë) dhe më kryesorja pa përmendur qëllimet gjeostrategjike të Athinës.
Riparë në datën 17/05/2024
Lexo, për më shumë:
Papërgjegjshmëria kriminale e klasës politike, akademike dhe gazetareske lidhur me detin Jon
[1]Arrogancë, Viktor Malaj, Dita, 14 shkurt, 2018.
[2]Εντι Ράμα: «Οι Τσάμηδες έχουν το δικαίωμα να διεκδικήσουν περιουσίες», 06/02/218.
[3]Τι είναι το Τσαμικό ζήτημα; Ο Κ. Τσιτσελίκης στο CNN Greece, Intervistë radiofonike.
[4]Traktat i miqësisë, bashkëpunimit, finjësisë së mirë dhe sigurisë midis republikës së Shqipërisë dhe republikës greke, 21 mars 1996.
[5]Kabllogrami i Ambasadës Amerikane për Paktin Detar Berisha-Karamanlis, Dita, 2 nëntor, 2017.
[6]Neni 151, pika 2, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
[7]Sipas intervistës së tij, Νίκος Κοτζιάς. ΑΥΤΟΨΙΑ, Aplhatv, 15/2/2018, publikuar me shkurtime në “Shqipëriajonë.org”.
[8]Shih, për më shumë, Shpërthimi i krizës sistemike në rajon dhe Shqipëri.
[9]Mega-projektet dhe energjia teknologjike, pjesa e tretë.
[10]Hess Takes Control Of Paris Basin Interests, Natural Gas, Europe, June 11, 2012.
[11]Greetings… from Athens,Dr. Kent Moors, June 17, 2011.
[12]Dita, 24 maj 2015.
[13]Shih, Kushtetuta e globalizmit neoliberal dhe liria e popujve.
[14]Reagon MPJ greke, Dita, 27 Maj 2015.
[15]Ἔφθασε ἡ στιγμὴ νὰ μᾶς βάλουν νὰ …φαγωθοῦμε μὲ τὴν Ἀλβανία! Filonoi.gr, 29 Μαΐου 2015.
[16]Ελληνική εκστρατεία στη ρωσική αγορά, Κόσμος του Επενδυτή, 25 Shtator 2002. Sipas raportit, eksportet greke në Rusi janë 80,5% ndërsa eksportet Ruse drejt Greqisë janë 98,37%. Gjithashtu, Rusia furnizon Greqinë me gaz natyral dhe naftë me rreth 77,14%. Η Αλβανία των 550 ελληνικών επιχειρήσεων, Ελευθεροτυπία, 19 Οκτωβρίου 2014.
[17]Shqipëria“magnet” përkopmanitë greke, TopChannel, 15/05/2015.
[18]Shqipëria dhe Serbia: nga sfidat drejt perspektivave.
[19]Shih, për më shumë, Ekonomia ekstroverte kapitulloi Greqinë: Shqipëria drejt të njëjtës greminë, pjesa e parë.
[20]Për shembull, Goro citon së fundmi për BBC se‘Ne nuk duam që gjuhën greke ta mësojnë vetëm nxënësit e shkollave greke. Ne duam që këtë gjuhë të mund ta mësojnë të gjithë ata që dëshirojnë dhe japin mundësinë që ta vënë si gjuhë të dytë edhe në shkollat shqiptare...Siç e dimë 80 përqind e himariotëve kanë karta identiteti greke dhe shqiptare dhe ata mund të marrin pjesë në zgjedhje edhe në Greqi, edhe në Shqipëri kjo është një gjë e mirë...Qëllimi ynë është që ne të jemi në krye duke ditur gjithçka. Me mënyrën tonë përpiqemi ta arrijmë këtë gjë!Jorgo Goro: Gjuhën greke ta bëjmë gjuhë të dytë në shkollat shqiptare,Tema, 6 Dhjetor 2012.
[21]Rezoluta e plotë për çështjen çame, të hënën në Kuvend test për shumicën, Tema, 9 Dhjetor, 2012.
[22]Shih, për shembull, ‘The Corfu controversy: How the world really works, The Independent, 26 October 2008.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 3123 reads