Padija dhe krimet e institucioneve me fëmijët: nga esencat gjinore tek imagjinata dhe eksitimi
Abstrakt: Studimi synon të ndriçojë çështjen se pse njerëzit kanë prirje të ndryshme seksuale. Tregohet se elitat (politike, ekonomike, fetare dhe akademike) nuk kanë dije për shkaqet se pse njerëzit kanë prirje seksuale të ndryshe dhe për të njëjtën arsye ky shqetësim ndriçohet për herë të parë me qëllim që të luftohet diskriminimi jo me martesa, birësime dhe parada por me dije.
Ylli Përmeti*
03/04/2018 - 12:23
Krijesa e gjallë lëvizë përmes intelektit, imagjinatës, qëllimit, dëshirës dhe oreksit. Dhe të gjithë këto reduktohen tek mendja dhe dëshira...Dëshira është shkaku i fundit ose i menjëhershëm i lëvizjes, dhe dëshira buron ose nga perceptimi ose nga imagjinata ose nga konceptimi. Imagjinata në radhën e saj varet ose nga konceptimi ose nga perceptimi shqisor.[1] —Aristoteli
Padija dhe krimet e elitave politike, fetare, akademike dhe mediatike
Kur në një shoqëri virtytet etike ose zakonore (p.sh. veprimet fisnike, solidaritet etj.) dhe virtytet intelektuale (p.sh. virtyti i drejtësisë etj.) nuk kuptohen në raport me të kundërtat e tyre[2] dhe nuk zhvillohen dhe, kur natyra njerëzore nuk kuptohet në raport me kuadrin institucional të një vendi dhe vlerat dominante të tij dhe, dinamikat e tij, nuk do të ishte e çuditshme që me ngritjen e rendit të ri botëror të Globalizmit Neoliberal (G/N), familja dhe fëmijët e saj të gjenden në sulm sa “nga lart’ (nga elitat dhe ligjet) aq edhe “nga poshtë” (nga dinamika që krijon tregu dhe “demokracia” përfaqësuese). ‘Ligjet’— imponohen mbi popujt dhe “familjen tradicionale” nga elitat sepse administrimi i G/N imponon adoptimin e politikave “neoliberale” edhe për familjen.
‘Ligjet’— imponohen mbi popujt dhe “familjen tradicionale”, sepse administrimi i G/N detyron elitat përdorimin e politikave “neoliberale” edhe për familjen, përveç doktrinës së “përzieres së rracave” (“melting pot”), e cila filloi të përhapësh si praktikë shekullin e kaluar në SHBA dhe buron nga bindja se kur një popull përziehet me rraca të ndryshme sundohet më lehtë meqënse ai s’do të ketë asnjë ‘vlerë’ ose bosht të përbashkët, veç vlerave të tregut dhe lojën e zgjedhjeve “demokratike” një herë në disa vjet, bashkë me përqendrimin e pushtetit në nivel (mbi)kombëtar, i cili krijon kushtet për homogjenizimin e kulturave...pavarësisht se ato përziehen në një vend dhe grupet etnike këmbngulin në riprodhimin e traditave dhe, padija për shkaqet e shkatërrimit të martesës dhe për rezultatin përfundimtar të institucionalizimit të martesës homoseksuale, ka krijuar bindjen tjetër, se ‘identitetet’ e kombeve duhet të shkatërrohen dhe bashkë me ta edhe familja heteroseksuale!
Padija tregohet kudo nga elitat. Për shembull, në vitin 2004 në Greqi u zhvillua një debat mediatik —i vetmi debat “publik” që ka mbetur, meqënse debati i drejtpërdrejt publik është eliminuar, falë kuadrit institucional të shtetit modern— lidhur me homoseksualizmin. Gazetarët, në padije të plotë rreth kësaj çështje, kur pyesnin homoseksualët —protagonistë në jetën sociale dhe mediatike në Greqi— se si dhe përse u bënë homoseksualë, këta përgjigjeshin, me të njëjtën padije se të gjithë janë homoseksualë — mjafton ta provojnë!
Një “debat” i ngjashëm u zhvillua nga Arjan Çani, në emisionin “Zona e Lirë” ose e “Shthurjes” siç e quaj unë, ku ishin të ftuar disa individë mes tyre dhe një homoseksual me banim në SHBA, i cili pyetjes “homofobët, sa shanse ka, që të jenë në një mendje me tenisten e famshme amerikane Bili Xhin King...se është më mirë që homoseksualët të shtohen sepse kështu rriten kërkesat për meshkujt e vërtetë”, i përgjigjet me: “meshkujt e vërtetë janë gej”! Emisioni përkatës ndiqet nga shumë njerëz dhe sidomos të rinj. Si i tillë, ai ndikon tek botëkuptimi dhe sjellja e tyre. Ndaj lind nevoja që emisione të tillë të kritikohen.
Çani na thotë se “nuk çensuron” qendrimet që nuk përputhen me bindjet e tij! Por e vërteta qendron ndryshe: ai jo vetëm që çensuron por nuk e ndriçon fare të vërtetën me njerëzit që fton. Për këtë të fundit ka atashuar një bashkëbisedues, “pedagog” partie që s`ka mësuar asgjë nga pedagogjia, i cili, “tregimet” që tregon nga autorë të ndryshëm, i tregon pa asnjë grimcë kritike. Si mund të kritikosh “përbindshat” e mendimit perëndimor, fundja, pa dije? Për shembull, për çështjen e homoseksualizmit përmendi Frojdin. Ky i fundit ka krijuar një teori rreth seksualizmit të cilën e besojnë shumë njerëz në kohën tonë, kryesisht sepse teoria e tij nuk është kritikuar dhe sepse është institucionalizuar nga psikologët dhe këta me radhë e riprodhojnë në popuj si autorin e të vërtetave përfundimtare!
Por teoria e Frojdit lidhur me zhvillimin e seksualitetit është tejet e gabuar. Për shembull, kur thotë se “një seksualitet polimorf origjinal si fillim kërkon kënaqësi gojore përmes thithjes së gjoksit të nënës...si fillim i paaftë të dallojë mes vetes dhe gjoksit [të nënës], fëmija shpejt kupton nënën si objektin e parë të dashurisë”.
Mjafton ky pohim që të kuptojmë se Frojdi kishte kuptim tejet të gabuar për zhvillimin e seksualitetit te njerëzit. Së pari, fëmija ose foshnja s`ka kujtesë për veprimet e tij qoftë edhe nëse ai ndjen një lloj kënaqësie kur ushqehet me qumshtin e nënës. Së dyti, fëmija zhvillon dashuri për nënën por kurrë nuk e sheh nënën si objekt dashurie ku përfshihet dhe seksi përjashto rastet kur ai rritet nga një prind i cili veprimtarinë seksuale të tij e zhvillon në prani të fëmijës.
Por edhe në këto raste jo detyrimisht fëmija tërhiqet seksualisht nga nëna siç na thotë Frojdi: sepse tërheqja seksuale shkaktohet nga esencat e kundërta dhe nëna dhe fëmija kanë esenca të njëjta. Së treti, fëmija nuk ushqehet për hir të kënaqësisë siç na thotë Frojdi: por për hir të nevojës ose urisë. Uria e fëmijës shkaktohet që kur ngjizet: sepse zhvillimi i tij bazohet në ushqim si gjatë kohës kur është në bark ashtu dhe pas lindjes. Dhe siç dihet, bashkë me ushqimin shkaktohet dhe një lloj kënaqësie. Thënë ndryshe, kënaqësia shkaktohet nga ushqimi por është nevoja ose uria ajo që na bën të kërkojmë ushqim.
Por për ta kuptuar më shumë këtë problematikë ne duhet ta shqyrtojmë atë në tre nivele: biologjik, social dhe juridik dhe, në raport me dinamikën e sistemit.
Imagjinata dhe dy burimet e saj
Studimet eksperimentale me vullnetarë tregojnë se femrat, ndryshe nga meshkujt, eksitohen seksualisht mesatarisht, njëherësh nga meshkujt dhe nga femrat.[3] Ndërsa nxjerrin përfundime vetëm nga gjendja aktuale e trurit - homoseksualët e intervistuar na tregojnë një të vërtetë të vogël: se dëshira buron nga imagjinata, pa treguar se nga buron kjo e fundit! Por imagjinata buron njëherësh “nga brenda” dhe “nga jashtë”: “nga brenda” falë përzierjeve gjenetike dhe kimike dhe “nga jashtë” falë përzierjeve fizike dhe shqisore. Ndërsa përzierjet e para e parapërcaktojnë natyrën e imagjinatës; të dytat e riprodhojnë atë. Por imagjinata që buron nga bota e jashtme (p.sh. nga shikimi i një filmi apo dëgjimi i një ngjarje) bëhet e brendshme përsa kohë që ajo procedon në mendjen tonë. Kur na tregojnë një ngjarje seksuale, për shembull, ne jemi të detyruar ta imagjinojmë. Ndaj dhe ne mund të imagjinojmë qoftë edhe veprime homoseksuale. Por kjo s’do të thotë se ne jemi homoseksualë, siç na thonë homoseksualët: sepse që të jetë një njeri ‘homoseksual’ duhet që imagjinata përkatëse të eksitojë organet e tij seksuale.
Kur shikojmë, për shembull, ne meshkujt një femër, dhe eksitohemi, nuk tregojmë vetëm grishjen tonë kundrejt saj por edhe natyrën tonë: se jemi heteroseksualë. Por ky lloj eksitimi procedon përmes syrit dhe eksiton kryesisht organet tona seksuale. Kështuqë kemi dy lloj eksitimesh dhe eksitimi që buron nga imagjinata është më i rëndësishmi dhe më dëshirueshmi: sepse ai buron nga dashuria për një njeri që është shpirtëzuar. Eksitimi që buron nga imagjinata, ndryshe nga eksitimi që buron nga shikimi, aktivizon tërësinë tonë. Domethënë, kryesisht dhe mbi të gjitha, shpirtin. Nuk do të ishte e çuditshme që seksologët ta fillojnë studimin pikërisht me ‘imagjinatën’: por ata, njëlloj si homoseksualët, qendrojnë tek ajo dhe nuk hulumtojmë shkaqet e imagjinatës.[4]
Dhe është pikërisht padija e përgjithshme që ka çuar në institucionalizimin e martesave të homoseksualëve dhe birësimin e një apo më shumë fëmijëve - pa ndonjë kundër-tezë shkencore. Këtë proces e udhëheq Amerika e vitit 1993 dhe e ndjek Britania e vitit 2004: sepse është viti 1993 kur qarkulloi “axhenda homoseksuale”,[5] e cila nënkupton se për të luftuar stigmatizimin e homoseksualëve nga shoqëritë heteroseksuale, ose nga ideologjia mbizotëruese heteroseksuale, ata do të gëzojnë status të barabartë me heteroseksualët: do të martohen dhe do të birësojnë fëmijë! Tashmë martesa mes homosekualëve lejohet në 37 shtete të Amerikës dhe një rekord prej 61% e Amerikanëve e mbështesin plotësisht atë.[6] BE-ja e miratoi gjithashtu këtë martesë. Dëftues është fakti se Merkeli, kancelarja gjermane, ishte kundër këtij ligji. Por në fund lejoi anëtarët e partisë së saj -‘konservatore’- për të votuar “ndërgjegjjen” e tyre. Vendet e tjerë janë në procesin e institucionalizimit të së drejtës martesore midis të njëjtës gjini dhe birësimit. Por Rusia, ndryshe nga vendet perëndimore dhe si kundërpërgjigje ndaj Perëndimit, e ndaloi me ligj.[7]
Sidoqoftë, do të ishte e frytshme të hidhnim më shumë dritë mbi këtë problemtikë. Kështu, nga një perspektivë historike — shoqëritë moderne janë kryesisht produkt i moralit të fesë kristiane. Bibla, libri udhërrëfyes i fesë së krishterë, martesën e homoseksualëve e ndalon.[8] Por pa argumente bindës. Për shembull, përfaqësuesit e ortodoksisë argumentojnë se shumica e homoseksualëve janë ‘të bërë’ për shkak të abuzimeve dhe shembujve që kanë marrë në fëmijëri...duke nënkuptuar se ‘abuzimi’ në fëmijëri është ‘përcaktues’ për sjelljet në moshë madhore!
Vatikani, qendra e fesë katolike më të madhe në botë, në të vërtetë, jo vetëm që nuk e kupton se nga buron homoseskualizmi por vetë Vatikani, siç tregon një dokumentar, është në krizë të thellë homoseskuale: njerëzit që e administrojnë atë tregojnë sekretet më të thella dhe më të errëta të tij. Kriza kryesore, sipas tij, është homoseksualiteti dhe pedofilia e prifterinjve dhe krimi i organizuar financiar i Vatikanit me bankën e tij.
Në të vërtetë, kriza është më e thellë sesa e paraqet dokumentari: sepse besimtaret e institucionalizuar (priftërinjtë) tregojnë me sjelljen e tyre se nuk i 'racionalizon' dot as frika nga Zoti! Për ta zgjidhur këtë krizë të thellë Papa kishte ftuar disa psikologë. Por gjykuar nga dija e psikologëve dhe nga gjendja e përgjithshme ata as e kanë zgjidhur dot krizën e homoseksualitetit dhe pedofilisë as mund ta zgjidhin. Papa në dijeni të plotë të krizës i ka mbuluar këto krime. Dhe gjykuar nga aftësia kuptimore e priftërnjëve për shkaqet e kësaj krize, me siguri kriza vashdon dhe do të vazhdojë. Hoxhallarët s’janë më të mirë: ata vuajnë nga pakuptimësia e krizave në një shkallë më të madhe se priftërinjtë.
Kurani, ndërkohë, ka një qendrim të paqartë.[9] Por përfaqësuesit tij juridik, të ashtuquajturit “dijetarë”, ndërsa nuk kuptojnë shkaqet e homoseksualëve ‘të lindur’, dhe e konsiderojnë homoseksualizmin “anomali”, duke u mjafuar vetëm me faktin se Zoti bëri Adamin dhe Evën, pa hulumtuar shkaqet e ‘normales’, dhe duke konkluduar se homoskesualizmi është “vepër penale” dhe njerëzit homosksualë duhet të ndëshkohen me ‘vdekje’ ose duke i gjuajtur me gurë në publik ose me ndonjë torturë tjetër! Pakuptimësia dhe keqedukimi i shoqërive fetare ka çuar disa shoqëri afagane të dhunojnë femijët:burra mizorë dëfrejnë në mbrëmje të organizuara me ‘bachas’ (djemë për lojë seksuale) – djemë që vallëzojnë në veshje femrash. Pas mbrëmjes ata zgjedhin djalin që pëlqejnë në moshë të mitur (edhe 13 vjeç!) për seks.
Pasi i rekrutojnë në rrjetin e lojës së djemve, i ushqejnë, mbathin dhe shfrytëzojnë deri në moshën 20 vjeç. Pastaj i martojnë. Ata nuk zgjedhin më të pashmit. Por më të varfërit: sepse, sipas tyre, të varfërit mund të kontrollohen lehtë! Ata mendojnë për të se është traditë kulturore. Ligji në Afganistan ndalon meshkujt të komunikojnë hapur me femrat. Kush shkel ligjin mund të burgoset dhe të dënohet nga shoqëria. Në mungesë të gocave —sepse si vend musliman gocat nuk lejohen të ndërveprojnë me meshkujt— shkojnë me djemë. Islami e ndalon homoseksualizmin por ‘bacha’ nuk konsiderohet si sjellje homoseksuale! Kodi penal në Afganistan ndalon dhunimin dhe pederastinë por s’ka patur ligj të qartë kundrejt këtyre praktikave dhe si të tilla janë bërë një biznes me përfitime. Por pavarësisht këtyre paqartësive qeveria afgane do ta kriminalizojë praktikën e mbrëmjeve të tilla.
Qartësisht, bëhet fjalë për mizori që burojnë nga disa shkaqe: por shkaku kryesor është keqedukimi i “burrave” të pasur. Sepse pavarësisht se ligji ndalon ndërveprimin e meshkujve me femrat, supozohet se pasanikët e “rritur” nuk do të shkonin për seks me femra të mitura. Por edhe keqedukimi ka shkaqe: kryesori buron nga feja. Jo në kuptimin ligjor. Por në kuptimin që ajo nuk zhvillon aftësi kritike për njerëzit fetarë. Ligjet më të mirë, fundja, burojnë nga brenda, jo nga jashtë —ligjet e shpallur apo të shkruajtur në letër. Dhe aftësia për të kritikuar është një premisë e mirë e cila na përmban më shumë se ligji i shpallur nga qeveritë fetare. Çfarë të shqetëson në dokumentarin përkatës është paturpësia e pasanikëve kur tregojnë pa ndroje se djemtë e mitur dhe të veshur si vajza i eksitojnë ata. Apo kur thonë se s’kemi alternativë tjetër – sepse ligji islamik na ndalon të zbavisim me vajza!
Qartësisht, ligji është një shkak. Por shkaku përfundimtar është mungesa e virtyteve (etikë dhe intelektualë) — mungesa e edukimit dhe arsimit demokratik: sepse qoftë edhe nëse do të mungonte një ligj i tillë supozohet se një njeri i rritur, me virtyte etikë dhe intelektualë, jo vetëm që do të frenonte veten në veprimtari të tilla por do të kundërshtonte dhe dënonte çdo veprimtari të njëjtë. Mungesa e virtyteve etikë dhe intelektualë duket edhe kur fetarët e fesë përktëse (pranë apo larg tyre) s’mbajnë një qendrim për këtë lloj “kulture” që është zhvilluar mes tyre. Ndalimi i praktikave përkatëse, rrjedhimisht, me ligj, nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në sjelljen e pasanikëve përkatës: thjesht do të zhvillohen në fshehtësi ndryshe nga tani, siç mund të zhvillohen aktualisht në vende të tjerë.
Si pasojë, shoqëritë moderne duke ndjekur shoqëritë e antikitetit dhe të Mesjetës kanë ‘institucionalizuar’ vetëm një martesë: heteroseksualen. Por pavarësisht qendrimit të elitave fetare, elitat ekonomike, politike dhe akademike janë në proces të institucionalizimit të martesës së homoseksualëve dhe birësimit të fëmijëve. Si pasojë, disa Universitete në Perëndim studiojnë sjelljen e fëmijëve që rriten nga çifte homoseksualë dhe konkludojnë se ata janë thuajse njëlloj me fëmijët që rriten nga çifte heteroseksualë![10] Por këta studiues që në fillim shpërnjohin dy aspekte kryesore: se birësimi synon kryesisht përmbushjen e jetës së çiftit (homoseksualë) dhe se fëmija do të krijojë një psikozë të dyzuar. Sepse psikoza është një gjendje mendore, e cila ekziston brenda dhe përmes asaj çfarë ajo formon dhe si e formon; ajo është formim dhe imagjinatë...ajo pozicionohet si aftësi për të përçudnuar, fantasmatikisht dhe sistematikisht, se çfarë ofrohet tek ajo nga perceptimi i realitetit – pra, aftësia për të prodhuar nga asgjëja diçka që zotëron një kuptim për të.[11]
Si rezultat, kjo bashkëjetesë nënkupton ‘fabrikimin’ e imagjinatës së fëmijës. Nuk do të ishte rastësore që në modernitet dhe në nivel filozofik, homoskesualizmi është trajtuar nga dy qasje kryesore: nga qasja ‘konstruksioniste’ (“konstrukti social”) që rezulton nga shumë karakteristika të një grupi të veçantë social dhe jo nga disa natyra esenciale të individit. Dhe nga qasja ‘esencialiste’ e cila mbron ekzistencën e esencave reale që përcaktojnë shprehjet e individit, dhe aspektet sociale janë sekondare. Por siç do të shohim këtu, megjithëse esencat reale luajnë rol vendimtar në përcaktimin e prirjeve seksuale, konstrukti social nuk duhet të shpërnjihet, sepse është-ja përcaktohet në një shkallë të lartë nga bërja e mundshme. Dhe bërja përcaktohet nga vlerat dominante të një shoqërie. Domethënë, nga mënyra se si mendon shoqëria në tërësinë e saj.
Nëse, për shembull, në një shoqëri dominon jeta politike —d.m.th. përfshirja e qytetarëve në politikë-bërje përmes ushtrimit të pushtetit njerëzit do të përqendrohen për herë dhe më shumë te ‘pjesëzat’, ‘esencat’ dhe ‘pasojat’ e vendim-marrjeve politike, meqënse janë pjesë e saj; nëse dominon jeta e kënaqësive, si në rendin aktual, njerëzit do të përqendrohen për herë dhe më shumë te kënaqësitë, meqënse përjashtohen nga ushtrimi i pushtetit dhe jeta politike: sepse është ushtrimi i pushtetit që krijon aktualitetin dhe realitetin dhe që ngulit principet e një vendim-marrjeje dhe krijon esencat mendore. Kështu, përpara se të konsiderojmë “konstruktin social” mirë do të ishte të kuptojmë si fillim “ekzistencën e esencave reale”, me qëllim që kuptimi ynë rreth homoseksualizmit dhe heteroseksualizmit të fillojë nga brenda-jashtë.
Shëndeti i përgjithshëm i geneve përcaktues i gjinisë
Sipas përllogaritjeve vetëm 4% të popullatës globale shfaq sjellje homoseksuale. Dy dekadat e fundit, gjenetistët mbrojnë qasjen se përcaktimi i gjinisë është çështje kromozomesh (X dhe Y). Kromozomet janë 23 çifte që përfshihen në qeliza. Te meshkujt qeliza përbëhet nga një kromozom me shenjë X dhe një me Y; ndërsa te femrat nga dy X. Dhe është X që përmban genin e femrës (DSS), dhe Y genin mashkullor (TDF). Nëse, për shembull, TDF hyn në një embrion femëror miu - ai e metamorfozon atë në mashkull, dhe e kundërta. Meshkujt me dy kromozome X dhe një Y, sindromi “Kline-felter”, siç quhet, tregojnë nivel më të lartë homoseksualiteti. Një në 20,000 meshkuj ka dy kromozome femërore XX dhe një në 100,000 femra ka dy XY mashkullorë. Një në 30,000 njerëz është hermafrodit sepse ka kromozomet gjinore XX dhe organe gjenetike ose femre ose mashkulli. Një mashkull në 700,000 ka dy kromozome X dhe dy Y.[12] Këto kromozome u quajtën kështu sepse kështu duken në mikroskop. Kështuqë te kromozomi mashkullor ‘Y’ mungon një “këmbë” e ‘X’ ose rreth 25% e informacionit. Ndryshe nga ‘Y’, kromozomi ‘X’ është rreth tre herë më i madh se ‘Y’. Kështu, ndërsa kromozomi ‘Y’ bart vetëm disa dyzina gonidesh - ‘X’ bart 1,500. Nuk dihet se sa ka qenë kromozomi ‘Y’ në mashkullin parahistorik që të krahasohet. Por është e sigurt se ndryshimet e tyre do të ndiqen nga studiuesit dhe do të kuptohen shkaqet pse ndryshojnë në madhësi.
Sidoqoftë, kjo analizë gjenetike përqendrohet te njerëzit e lindur dhe nuk shkon një hap pas: te prindërit: sepse është gjëndja e përgjithshme e mirë (ose e keqe) fizike e një partneri kundrejt tjetrit që përcakton gjëndjen e përgjithshme të spermatozoareve dhe oareve —në kohën e fekondimit— që mundëson përcaktimin e ‘gjinisë’ së një fëmije: sa më e barabartë gjendja e përgjithshme e prindërve aq më të barabarta do të jenë karakteristikat te fëmija. Nëse, për shumbull, duam të vlerësojmë se në cilën gjendje janë spermatozoaret e një mashkulli apo oaret e një femre, kur duam të lindim një fëmijë të shëndetshëm, ne duhet të shqyrtojmë gjendjen mendore dhe mënyrën e jetesës së një njeriu: kur një njeri ushqehet me parime shkencore (ose “mirë”...se çfarë nënkutpon fjala “mirë” në këtë rast, është e qartë: në përputhje me nevojat objektive të njeriut) dhe ushtron veprimtari sportive - ai gjithnjë do të ketë “farë” dhe “arë” të shëndoshë dhe anasjelltas: kur ai nuk ushqehet mirë dhe nuk ushtron veprimtari fizike, gjendja e tij do të jetë e keqe. Parimin se “fara” dhe “ara” duhet të zgjidhet...siç argumentojnë shumë agronomë, duke u nisur nga praktikat e agronomisë (përzgjedhja e farave për mbjellje), për njeriun nuk mund ta përdorim: sepse gjendja e “farës” dhe “arës” te njeriu varet nga mënyra e jetesës dhe gjendja e tij shëndetësore.
Mosha, gjithashtu, duhet të përfshihet në shqyrtim. Por jo në kuptimin agronomik: sepse gjendja e farës bujqësore është statike ndërsa gjendja e “farës” mashkullore dhe “arës” femërore është dinamike. Domethënë, natyra e saj mund të ndryshojë në varësi të ndryshimit se si mendojmë dhe jetojmë. Argumenti se sperma është e fuqishme përpara orës 7.30 të mëngjezit dhe për të njëjtën arsye, thonë studiuesit, orët e mëngjezit janë më të mira për të pllenuar oarin e femrës, jo vetëm që shpërnjeh natyrën e spermës por shpërnjeh dhe anën tjetër: gjendje e oareve te femra — si është ajo gjatë këtyre orëve, njëlloj si sperma apo ndryshe dhe pse? Për të njëjtat arsye, do të ishte mirë që njerëzit të kuptojnë së pari natyrën e “farës” dhe “arës” —se kur dhe si ata kulmojnë në fuqi— dhe së dyti të kërkojnë lindjen e një fëmije. Përgjithësisht pranohet se mëngjesi (rreth orës 6) është “ideal” për të dyja gjinitë: sepse te mashkulli sasia e spermës rritet gjatë natës për shkak se gjendra hipofizare në tru “ndizet”, hamendësisht sepse trupi balancohet gjatë gjumit dhe fiton energji, dhe te femra drita e diellit ndikon në gjendjen e saj hormonale dhe dëshirën seksuale. Por është gjendja e përgjithshme e shëndetit mendor dhe fizik që përcakton gjendjen e spermës dhe oareve dhe këto me radhë përcaktojnë gjininë dhe gjendjen e përgjithshme të fëmijës.
Por kromozomet janë vetëm fillimi, sepse genet japin vetëm disa “urdhëra”, ekzekutimin e të cilëve e realizojnë hormonet. Javën e shtatë të shtatëzënisë veprimtaria e testosteronit dhe e oestradiolit çon në krijimin e organeve të jashtëm gjinor. Njëherësh krijohen organet e brendshme: vezoret, mitra dhe gypi i mitrës te femra, ndërsa te mashkulli, testikulat, kistet spermatombajtës dhe prostata. Në adoleshencë, hormonet përcaktojnë karakterisitika dytësore të gjinisë: mbirjen e qimeve, shpërndarjen e dhjamit në trup, zhvillimin e muskujve te meshkujt, zhvillimin e gjoksit te femrat, sasinë e flokëve, zërin, karakteristikat e fytyrës, erën e trupit dhe agresivitetin. Por disa studiues argumentojnë se në hipotalamin e trurit ekziston një bërthamë neuronesh që quhet INAH3 e cila ndoshta luan rol të rëndësishëm në përcaktimin e sjelljes seksuale. Kjo bërthamë është trefish më e madhe te meshkujt sesa te femrat, ndërsa te homoseksualët është pak më i madh se te femrat.[13] Ndoshta e kanë fjalën për “gjendrën konike“ (“pineal gland”) ose “syrin e tretë”, siç quhet ndryshe, që gjendet në qendër të trurit dhe prodhon serotoninë, një neurotransmetues që përcakton, mes të tjerash, sasinë e hormoneve tona.
Së fundmi, një grup studiuesish gjenetistë argumenton se ata kurrë nuk do të gjejnë një “gen” homoseksual dhe se orientimi seksual nuk qëndron te gjenetika por te epigjenetika.[14] Domethënë, se shprehja gjenetike rregullohet nga çelësa të përkohshëm që quhen mbi-shenja (epi-marks) — epi-shenja specifike seksuale, të cilat normalisht nuk kalojnë në gjenerata të tjera, dhe kështu “fshihen”, mund të çojnë në homoseksualitet!
Epigjenetistët pranojnë se epi-shenja të veçanta që prodhohen herët në zhvillimin e fetusit mbrojnë çdo gjini nga varjacionet natyrale thelbësore në testosteron që ndodh përgjatë zhvillimit të hershëm fetal (më shumë se tetë javë pas pllenimit). Epi-shenja seksuale të veçanta ndalojnë fetusin e vajzave që të mos mashkullizohet kur ato përjetojnë testosteron atipikisht të lartë, dhe e kundërta. “Epi-shenja seksuale antagoniste”, të cilat normalisht mbrojnë prindërit nga varjacionet natyralë në nivelet e hormonit seksual përgjatë zhvillimit të fetusit, ndonjëherë transmetohen nëpër gjenerata dhe shkakton homoseksualitet në fëmijë me gjini të kundërt. Dhe janë këto epi-shenja antagoniste, sipas epi-gjenetistëve, që përbëjnë mekanizmin më të mundshëm evolucionar të fenomenit të homoseksualitetit njerëzor!
Por është e qartë se epigjenetistët nuk shkojnë një hap përpara zhvillimit tetë-javor të fetusit; si të tillë, ata nuk e ndriçojnë mjaftueshëm dukurinë. Një studim tjetër i publikuar në revistën shkencore “Science Advances”, studioi të dhënat gjenetike të 450,000 njerëzve në Britani: të njerëzve me përvojë biseksuale dhe homoseksuale. Ai i jep përgjigje (deri diku) pyetjes se pse po rritet numëri i biseksualëve në shoqëritë moderne: sipas tij “genet që mbështesin sjelljen biseksuale, dallojnë nga ata që nxisin vetëm sjellje homoseksuale dhe mund të ndërthuret me prirjen për të rrezikuar në jetë”. Kjo prirja e fundit mund të sqarojë gjithashtu faktin se pse mashkujt me histori në sjellje biseksuale kanë një numër më të lartë fëmijësh (1.2 fëmijë), krahasuar me homoseksualët (0.25 fëmijë), por më pak se heteroseksualët (1.8 fëmijë mesatarisht), fakt që sqaron dhe faktin tjetër se pse genet me këtë lloj sjellje seksuale vazhdojnë të riprodhohen.
Studimi shkaktoi reagime të forta mes shkencëtarësh; disa e quajtën me vlerë ndërsa të tjerë shohin të meta në të dhëna dhe disa të tjerë thonë se ai mund të stigmatizojë pakicat seksuale. Përfundimi se biseksualiteti lidhet me sjellje të rrezikshme në jetë, mund të përdoret nga të tjerë për t`i diskriminuar ata dhe të përjetësojë rrëfenja të gabuara për njerëzit biseksualë, argumentojnë disa të tjerë.
Studimi përmend disa studime të ngjashëm që janë kryer në të kaluarën; njëri, që është publikuar në vitin 2019 dhe ka përfshirë gjysmë milioni njerëz nga etërit evropianë në Britani, tregon se pasja e disa veçorive gjenetike mund të sqarojnë më shumë se 25 për qind të sjelljes homoseksuale, të cilat i lidhi me ndërmarrjen e rreziqeve në jetë dhe të qenit i hapur për përvoja të reja; një tjetër i vendos ata në të njëjtën kategori me heteroseksualët. Ngaqë ai kishte disa të meta, studimi i ri bën një dallim mes biseksualëve, homoseksualëve dhe heteroseksualëve. Por “mjedisi”, thonë disa studiues, “luan një rol më të madh se gjenetika në përkatimin e këtyre shenjave”.
Ndërsa ata nuk sqarojnë efektin e “mjedisit”, si gjenetistët ashtu dhe kundërshtarët e tyre nuk bëjnë lidhjen mes edukimit dhe marrjes së rreziqeve në jetë. Për të njëjtën arsye, përfundimet e tyre duhet të shihen si të pjesshëm.
Pse teoria darviniste e “seleksionimit natyral” është kryekëput e gabuar?
Nga këndvështrimi evolucionist homoseksualizmi është një tipar që nuk pritet për t’u zhvilluar dhe këmbngulur në rrafshin e “seleksionimit natyral” darvinian. Teoria e “seleksionimit natyral”, nga ana tjetër, është paradigmatike: në kuptimin se ajo i përshtatet sistemit kapitalist perëndimor si manteli priftit: sepse është kryesisht botëkuptimi perëndimor lidhur me organizimin e një shoqërie ku “peshku i madh ha të voglin” dhe qasjet “shkencore” në hapësirën akademike që kanë kontribuar në adoptimin e vrojtimit të Darvinit që ta interpretojnë botën e kafshëve -edhe në nivel njerëzor- në bazë të kësaj teorie. Në të vërtetë, kjo teori buron nga proverba latine se “njeriu është ujk për njeriun” (“homo hominis lupus est”). Por kjo teori dhe fjalë e urtë mund të hidhet poshtë edhe në nivelin e kafshëve, sepse planeti ynë ka zhvilluar disa kafshë që jo detyrimisht duhet të hanë një tjetër që të jetojnë.
Disa peshq, për shembull, ushqehen me planktonin e oqeaneve. Por disa të tjerë ushqehen me peshq. Por kurrë një lloj peshku nuk ha të njëjtin lloj. Njëlloj veprojnë edhe kafshë të tjera tokësore. Ujku, për shembull, ha një kafshë tjetër por kurrë të njëjtin lloj. Domethënë, një ujk të hajë një ujk tjetër. Edhe nëse ujqërit përleshen me njeri tjetrin – ata përleshen ose për t’i dhënë mësim njëri-tjetrit ose për të luajtur. Por kurrë nuk luftojnë për të vrarë njëri-tjetrin. Këtë sjellje duhet ta kishte vërejtur Darvini përpara se të nxirrte përfundime dhe të na tregonte qasjen e tij “shkencore”, të cilën e kanë adoptuar thuajse të gjithë në botën moderne. Për t’i dhënë përgjigje kësaj sjellje të njeriut brenda llojit, disa studiues argumentojnë se ne sillemi ashtu ngaqë trashëgojmë rreth 99% të ADN-së nga primatët.[15] Por kur studiojnë primatët (shimpazetë etj.) ata sërish nuk marrin përgjigje: sepse ata nuk vrasin njëri-tjetrin siç vrasim ne...‘njerëzit’. Kështu ata nuk i japin dot përgjigje kësaj problematike dhe flasin për ‘rritje të ndërgjegjjes” e të tjera si këto.
Kështu, kafshët (jo të gjitha) hanë kafshët e tjera për hir të mbijetesës dhe jo për hir të vrasjes dhe thuajse kurrë nuk hanë të njëjtin lloj. Ndërsa njerëzit vrasin njerëzit jo për hir të mbijetesës por për hir të “besimit”: kur ne ‘besojmë’ se tjetri do të na kërcënojë. Ky lloj besimi shprehet në dy forma: njëri në raport me dy njerëz të zakonshëm dhe tjetri në raport me një njeri të veshur me pushtetin e një shoqërie i cili përballet me pushtetin e një shoqërie tjetër. Nga të dyja këto forma lufta buron ose mes dy njerëzve ose mes dy popujve. Në rastin e ‘luftës’ së dy njerëzve ajo buron nga ai që ‘beson’ se tjetri është më i dobët...dhe ‘tjetri’ kundërpërgjigjet. Në rastin e luftës mes dy popujve ajo buron nga ‘besimi’ se njëra palë kërcënon tjetrën. Në thelb, humbet ‘besimi’ mes palëve dhe krijohen kushtet për luftë. Për shembull, perëndimorët nuk kanë ‘besim’ te ‘pushteti’ politikë i Rusisë dhe për të njëjtën arsye ata e rrethojnë atë.
Ky lloj ‘besimi’ është krijuar jo nga faktet historike (sepse Rusia e shekullit të fundit nuk ka sulmuar asnjë shtet) por nga ‘besimi’ se ajo ‘mund’ të sfidojë hegjemoninë perëndimore dhe për të njëjtën arsye është më mirë ta rrethojnë —arsyetojnë njerëzit e veshur me pushtet në Perëndim— se sa ta lënë të lirë. Apo ‘besimi’ se izraelitët janë racë e zgjedhur nga...e kështu ata duhet të sundojnë botën. Qartësisht, besimi i këtij lloji ka karakter negativ. Në këtë kuptim, njeriu lufton të njëjtin lloj për hir të pushtetit dhe për shkak të ‘besimit’. ‘Pushteti’ dhe ‘mosbesimi’ luajnë rol vendimtar në sjelljen e njerëzve. Por ‘padrejtësia’ dhe ‘pabarazia’ janë shkaqe lufte gjithashtu. Gjykuar nga kjo qasje ne mund të kuptojmë se pse luftojmë dhe vrasim —ndryshe nga kafshët e tjera të planetit— njëri-tjetrin ose të njëjtin lloj.[16] Është e kotë të shqyrtojmë qasjet fetare lidhur me këtë problematikë: sepse ato janë më shumë se iracionale.
Përmbledhtas, atje ekzistojnë tre qasje kryesore: (1) qasja e gjenetistëve që e lidhin përcaktimin e gjinisë në çastet e para të ngjizjes së fetusit, urdhërat që genet delegojnë te hormonet, ndërsa këto fundit, me ndihmën e organeve përkatës (testikulat etj.), përcaktojnë tiparet kryesore të fizikut; (2) hipotalami i trurit që është më i madh te meshkujt sesa te femrat dhe homoseksualët; dhe (3) qasja e epigjenetistëve që argumentojnë se “epi-shenjat antagoniste” përbëjnë mekanizmin e mundshëm evolucionar që çojnë në homoseksualizëm. Sipas këtyre qasjeve, kemi homoseksualë që përcaktohen nga genet dhe genet, me radhë, përcaktojnë sasinë e hormoneve në organizëm. Gjithashtu, kemi hipotalamin e trurit që ndoshta përcakton sjelljen e njerëzve. Kemi gjithashtu, “epi-shenjat antagoniste” që përbëjnë mekanizmin e mundshëm evolucionar në organizëm. Këto janë tre ‘baza’ që përcaktojnë sjelljen njerëzore —sipas këndvështrimit gjenetik.
Përfundime
Sidoqoftë, pika fillestare e këtyre qasjeve janë genet ose kromozomet: nëse ata përmbysen në raport — mundësitë e shfaqjes së homoseksualizmit janë më të mëdha. Argumenti i epi-shenjave antagoniste, në anën tjetër, që nënkupton tërësinë e elementëve mashkullor dhe femëror në organizëm, që konkurrojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin, dhe që përbëjnë “mekanizmin evolucionar”, sipas epigjenetistëve, nuk qëndron, sepse organizmi në tërësinë e tij përpara se të zhvillojë sjellje homoseksuale ka krijuar pikat fillestare të përcaktimit të sjelljes, siç janë, për shembull, testikulat te meshkujt dhe vezoret te femrat. Dhe siç dihet, është sinkronizimi i bazave organike që përcakton sjelljen e elementëve të tjerë në organizëm. Pa bazë, asnjë elementë tjetër, qoftë edhe nëse i konceptojmë si “antagonistë”, nuk do të ekzistonte. Edhe nëse e pranojmë këtë qasje, ne duhet të vërtetojmë se kur, pse dhe si elementët femëror dominojnë elementët mashkullor (dhe e kundërta) në organizmin e një adoleshenti ose të rrituri në pavarësi nga bota e jashtme.
Hipotalami, në anën tjetër, mund të luajë rol të rëndësishëm në ‘udhëzimet’ sasiore të elementëve kimik në organizëm meqënse është truri që përcakton dhe stabilizon gjëndjen e përgjithshme të organizmit. Ndërveprimi, rrjedhimisht, midis hipotalamit dhe “pikave fillestare” të organizmit (testikulat etj.), bën të mundur ruajtjen e balancës midis elementëve përbërës. Por është sinkronizimi i “pikave fillestare” që përcakton sasinë e elementëve në organizëm (tru, testikula etj.), që burojnë nga një ‘bazë’ tjetër fillestare, dhe që janë genet, që bëjnë të mundur lindjen e homoseksualëve. Kjo do të thotë se ndërhyrja për të parandaluar këtë sjellje, duhet të bëhet në këtë fazë: në fazën e përcaktimit të geneve ose kromozomeve. Se sa e mundur është kjo, varet vendimtarisht nga aftësia e mjekësisë dhe dëshira e prindërve.
Gjykuar nga kjo qasje dhe meqënse na “provokojnë” homoseksualët, “mashkull i vërtetë” është ai që ka organ mashkullor; që nuk ka dyzime në gjendjen e tij mendore; dhe që ka zhvilluar virtyte intelektuale dhe etike. Nuk mjafton, në fjalë të tjera, të kesh një organ mashkullor për të qenë “mashkull i vërtetë” pavarësisht se juridikisht mjaftohemi me organin (kur regjistrojmë gjinë e fëmijës). Por nevojitet dhe gjendja mendore: ajo nuk duhet të jetë e dyzuar—domethënë, të ndihet edhe mashkull edhe femër ose të imagjinojë dhe dëshirojë edhe femër dhe mashkull. Në gjendjen mendore përfshihen dhe virtytet: pa ta një mashkull nuk do të ishte i plotë por tejet i pjesshëm. Me këtë përcaktim ndihmojmë dhe femrat në përpjekjen e tyre për të gjetur një “mashkull të vërtetë”: sepse ajo nuk duhet të mjaftohet me organin e tij. Por duhet të kuptojë gjendjen e tij mendore.
Duke mos kuptuar këto aspekte, dhe shumë të tjerë që do të shqyrtoj në vazhdim, organizatat (LGDP etj.), shkollat dhe televizionet, kërkojnë të luftojnë stigatizimin e homoseksualëve me padije dhe parada provokuese.
Tre forcat e dashurisë
Nuk do të flas për gjithë krimet që shkaktohen në televizionet private, nga regjizorët, drejtuesit e emisioneve dhe pronarët e televizioneve: që fillojnë nga këngët dhe paraqitjet “seksi” për fëmijë, me përmbajtje dhe temp ‘seksual’, deri tek emisionet e tipit “dua të të bëjë të lumtur”. Gjithë qëllimi i këtyre emsioneve është të rrisin audiencën dhe jo të edukojnë njeriun. Përtej faktit që ky emision konkurron emisionin e Ardidit (“ka një mesazh për ty”) dhe nuk e ka kuptuar se nga buron lumturia, as drejtuesja, as regjizori e as pronari, do të flas, shkurt, për emisionet që për protagonistë kanë fëmijët. Emisioni në fjalë realizohet dhe transmetohet dhe në orët e vonshme të mbrëmjes — koha kur fëmijët duhet të jenë në gjumë!
Të gjithë kemi qenë fëmijë dhe dimë se nuk mund të dashurojmë siç dashurojmë kur rritemi: sepse nuk mund të zhvillojmë ndjenjë dashurie të llojit që zhvillojmë kur rritemi. Arsyeja kryesore është se kur rritemi nuk zhvillojmë vetëm dashuri për shkak të bukurisë së tjetrit por edhe për shkak të ndryshimeve biologjike që pësojmë. Hormoni dhe testosteroni luajnë rol vendimtar në këtë moshë. Pa këto hormone dhe pa organet përkatëse, ne nuk mund të zhvillojmë dashuri për gjininë e kundërt. Mund të zhvillojmë vetëm ‘dashuri’ shoqërore. Domethënë, dashuri që nuk zgjon ndjenja të tjera përveç ndjenjës së shoqërisë. Kjo lloj dashurie buron kryesisht nga kënaqësia (në lojë fëmijërore) që na shkakton tjetri dhe loja.
Nuk është, në fjalë të tjera, vetëm një forcë që na shtyn pranë njëri-tjetrit por dy forca: forca e jashtme (tiparet e jashte) dhe e brendshme (hormonet dhe testosteroni). Është dhe një forcë e tretë, të cilën pak njerëz e zotërojnë dhe e përdorin: dashuria për virtytet. Shumica zhvillojnë vetëm forcën e parë dhe të dytë; të tretën shumë pak njerëz. Në shoqëritë tona materialiste, forca e fundit zëvendësohet me forcën e pasurisë dhe të pushtetit: pas kësaj force rendin thuajse të gjithë njerëzit. Kjo është arsyeja pse themi se shumica e meshkujve (dhe femrave) lindin dhe vdesin fëmijë, për shkak të keqedukimit: sepse zhvillojnë vetëm ndjenjat e para – dhe si të tillë, nuk janë të qendrueshëm në dashuri: sepse njeriu që dashuron virtytet krahas bukurisë së jashtme do ta ruajë bukurinë e tjetrit pikërisht përmes dashurisë së virtyteve dhe përsosjes së tyre.
Dashuria më e qendrueshme është ajo që buron nga njerëz virtuoz, sepse virtytet janë të natyrës së qendrueshme. Pa njerëz virtuozë – dashuria do të jetë e paqendrueshme. Njerëzit që dashurojnë vetëm paraqitjen e tjetrit – do të jenë të paqendrueshëm. Kjo është arsyeja pse themi se njeriu duhet të kuptojë se si zhvillohen virtytet dhe rëndësinë e tyre në jetë. Femra të bukura ka kudo. Hormoni i tyre gjithnjë eksiton të kundërtën: testosteronin dhe anasjelltas. Por janë virtytet që na përmbajnë përballë eksitimeve seksuale. Në këtë kuptim, homoseksualët eksitohen nga e njëjta gjini sepse përbajtja e tyre organike është e kundërt me përmbajtjen e njeriut të së njëjtës gjini. Mesatarja e femrave që eksitohen njëherësh nga femrat dhe meshkujt, siç na thonë studiuesit, duhet parë nga dy gjendje: përvoja dhe gjendja organike aktuale: sepse kur një femër ka patur përvojë me një femër tjetër dhe ka përjetuar kënaqësi seksuale – e ka në kujtesë atë dhe kur një kënaqësi është në kujtesë dhe ajo nxitet përmes shikimit, nuk do të ishte e çuditshme që femra të eksitohet. Por është kryesisht gjendja organike aktuale që duhet parë dhe kuptuar: fakti që është mesatarja e tyre tregon se balancat mes hormonit dhe testosteronit anojnë nga ky i fundit. Sidoqoftë, gjykuar nga natyra e Natyrës —ajo është telelogjike— se krijesat e saj janë krijuar për t’u riprodhuar dhe riprodhimi nuk mund të shkaktohet mes të njëjtës gjini, ajo krijoi dy gjini me përbërje të ndryshme por me tërheqje të ndërsjellë. Në këtë tërheqje, forca kryesore është paraqitja (forma) dhe hormoni dhe testosteroni.
Nga këto të dyja, forca më e madhe është hormoni dhe testosteroni: sepse ne mund të eksitohemi nga hormoni dhe femra nga testosteroni edhe pa sy. Kjo është arsyeja pse njerëzit rrëmbehen: sepse tërhiqen nga elementi që u mungon në organizëm: hormoni për meshkujt dhe testosteroni për femrat. Forca e hormonit dhe testosteronit ndryshon sa në njeri te tjetri. Këtë e kuptojmë nga shkalla e eksitimit: sa me e madhe shkalla e eksitimit aq më e madhe është forca tërheqëse dhe kënaqësia mes dy njerëzve. Gjykuar nga fakti se përzierjet organike te njerëzit janë pasojë e dy njerëzve pararendës (prindërit) dhe nuk janë të barabarta, kuptojmë pse lindin dhe njerëz homoseksualë. Dhe gjykuar nga natyra e Natyrës —se ajo ka karakter riprodhues— kuptojmë pse shqetësimi ynë për këtë çështje nuk duhet të jetë i madh: sepse edhe nëse organizatat e komuniteteve me orientim seksual ndryshe ngasa dikton Natyra gabojnë për të luftuar stigmatizimin e njerëzve me orientimin në fjalë, forcat e Natyrës janë aktuale dhe gjithnjë do të dominojnë me heteroseksualë.
*Shkëputur nga një studim më i gjerë, pjesa e pare
Pedagogji: si ta ndalojmë dhunën mbi fëmijët dhe pse fëmija nuk duhet të lihet të qajë?
[1]Aristotle, On the motion of animals.
[2]Shih për më shumë, Gjenealogjia dhe forca e dashurisë
[3]Sexual arousal and masculinity-femininity of women, J Pers Soc Psychol, 2015 APA.
[4]Hot relationships, Tracey Cox, 1999.
[5]The homosexual agenda: exposing the principal threat to religious freedom today, Graig Osten, July 15, 2003. Shiko gjithashtu kthesën propagandistike të Hollywood-it rreth homoseksualitet pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitet 1960 krahasuar me sot: nga ekstremisht negative dhe paragjykuese në ekstremisht pajambajtëse. Gays and queers: from cetering to the decentering og homosexuality in American films, James Joseph Dean, Sexualities, 2007.
[6]Same-sex marriage: US supreme court has few choices but to ‘end the debate’, The Guardian, 27 April 2015.
[7]Russia passes anti-gay-law, The Guardian, 30 June 2013. Hefty fines can now be imposed on those who provide information about the lesbian, gay, bisexual and transgender community to minors or hold gay pride rallies.
[8]Përse Kisha Orthdokse është kundër martesave “homoseksuale”? Miron Çako, Tirana observer, 17/5/2016.
[9]Për shembull, Surah 7: 81, citon: sepse ti praktikon epshin tend mbi njerëz të pëlqyer. Te gratë: ti je vërtetë një njeri që kalon përtej kufijëve. Me “ti” Muhameti nënkupton burrin. Si në shumë udhëzime të tjerë, edhe këtu, Muhameti jo vetëm që e fillon nga gjinia mashkullore “edukimin” por gabon dhe i thotë mashkullit që ta përdorë pakufizim “veglën” mbi njerëz (gra) të pëlqimit të tij! Megjithëse si fillim flet për “njerëz” pastaj shton “gratë”. Vallë me “njerëz” nënkupton të dyja gjinitë?
[10]Children as happy with gay parents, Cambridge University researchers find, 05/03/2013.
[11]The imaginary institution of society, Cornelius Castoriadis, f, 283-285.
[12]Revista Focus, Nëntor 2003, ff, 53-61. www. focusmag.gr.
[13]Po aty.
[14]Scientists claim that homosexuality is not geneticbut it arises in the womb, Universiteti i Kalifornias, 12/11/2012. Study finds epigenetics, not genetis, underlies homosexuality, MBios, 11 December 2012.
[15]Tiny genetic differences between humans and other primates, Scientific American, September 1, 2014.
[16]Shih, për më shumë, Pushteti, lufta e përhershme e elitës mbikombëtare dhe Islamofobia.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 280 reads