...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Mbretëresha ilire” shkon për titullin e Mbretëreshës së Botës në Venezuelë

Arlinda Prenaj përgatitet të marrë pjesë në një konkurs tjetër, më të rëndësishëm: ajo shkon për kurorën e “Mbretëreshës së Botës” në bukuri

SHJ

29/07/2022 - 18:13

Pas fitimit të çmimit të Zonjushës më të bukur të Kosovës në vitin 2019 dhe të Gjermanisë 2020, dhe pas pjesëmarrjes së saj në “Miss Grand International” në Tajlandë, 2021, ku fituesja nuk u vlerësua sipas meritës por sipas qëllimeve gjeopolitike të elitës tajlandeze, dhe fitimit të titullit të kreut të modeleve të universit (“Top Model of the Universe”) Arlinda Prenaj përgatitet të marrë pjesë në një konkurs tjetër, më të rëndësishëm: ajo shkon për kurorën e “Mbretëreshës së Botës” (Queen of the World) në bukuri, në Venezuelë.

Arlinda është e para në Gjermani që merr pjesë në një konkurs të tillë. Historia e “Mbretëreshës së Botës” ka filluar në vitin 1989 dhe qendron mes konkurseve më të mëdhenj të botës: Zonjushës së Botës, Universit, Ndërkombëtar dhe Tokës (Miss World, Universe, International and Earth). Konkursi zhvillohet në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, gjatë ditëve të fundit të nëntorit, 2022.

Ftojmë kureshtaret dhe kureshtarët të ndjekin konkursin dhe të mbështesin “mbretëreshën ilire” ndërsa i urojmë asaj fitore dhe jetë plotë shëndet e lumturi.     

Lexo për më shumë: 

Konkursi i bukurisë së Tajlandës: pa parametra dhe gjeopolitik

Bota e rrezikshme e Instagramit dhe goca që përpiqet të veçojë “nga tufa”: Arlinda Prenaj

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA