...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Himara është e një rëndësie të lartë gjeostrategjike për Greqinë – Kathimerini

Veprimtarinë anti-shqiptare të Belerit e ndalon Kushtetuta por si duket Rama dhe parazitët e tij s`e kanë lexuar

SHJ

12/05/2023 - 09:49

Gazeta “Kathimerini” publikoi një analizë të shpejtë lidhur me ngjarjen në Himarë. Sipas saj, kandidatura e Belerit shënon me nderime fitore të fuqishme ndërsa Himara përshkruhet si kala shekullore të helenizmit dhe gjithmonë mollë sherri me nacionalizmin shqiptar, për shkak të vendodhjes gjeografike. Vëllimi malor i saj, i lidhur me siujdhesën e Korfuzit përballë, “vrojtojnë” nga vendet e tyre (dhe nëse nevojitet “kqyrin”) ngushticën e Korfuzit, domethënë kalimin e detit nga Adriadiku në Jon dhe anasjelltas.

Shitja e Shqipërisë nga klasa politike dhe akademike, ofensiva neoliberale greke dhe pasojat ogurzeza të marrëveshjes “Rama” me Greqinë

Për më shumë Himara ka pamje të natyrshme dhe mund të “mbikqyrë” njëherësh kanalin e Otrantos i cili është i një rëndësie të lartë për flotën detare, domethënë ulje-zbritjen e Adriatikut drejt Mesdheut. Dy pika vrojtimi të një rëndësie të lartë gjeostrategjike me popullata greke, njëri përballë tjetrit, në një zonë të ndjeshme për të dy vendet, shkakton ndjesi pasigurie për shqiptarët në periudha kritike. Kjo është dhe arsyeja, ―domethënë kanali i Korfuzit―ku si Saranda ashtu dhe Himara nuk u bënë pjesë e zonave të quajtura minoritare. Duke patur sfondin gjeopolitik, frikërat shqiptare për Himarën u shtuan pas kohës së Hoxhës, kur u hapën kufijtë dhe në pakicën greke u shfaqën prirje irredentizmi, ndërsa harta tërësore e ballkanidës, u vu në dyshim.

Në Himarë, sa herë bashkëkombësit grekë, domethënë ata që nuk u larguan për në Greqi, kërkonin pronat, të drejtat e tyre dhe traditat e tyre, poaq rritësh dyshimi rreth “qëllimeve të pashprehura” të pakicës greke në elitën politike dhe intelektuale në Tiranë. Herë pas here banorët e pakicës greke denonconin manipulime të qeverive shqiptare për zhdapjen e tokës së tyre, me qëllim që të detyrohen ta braktisin dhe kështu të ndryshojë përbërja e popullatës së Himarës në dobi të shqiptarëve dhe të përçanin unitetin kombëtar me ata që qendronin përballë. Edhe sot përplasja zhvillohet me konflikte të herë pas hershme, zënka për ndalimin e rrëzimit të ndërtesave dhe një luftë e tillë në thelb zhvillohet me votimet e të dielës. Sepse kushdo që ka kryebashkiakun, zotëron dhe një armë shumë të fortë. Se çfarë do të tregojnë votimet është e paditur. Shprehen frikëra se kur dhe si do të zhvillohen zgjedhjet.

Nëse autoritetet shqiptare mbajnë Belerin në burg, zgjedhjet do të zhvillohen në një mjedis shpërthyes. Shqiptarët kanë shtuar në bashkinë e Himarës dhe shtatë-tetë fshatra me popullata të pastra shqiptare, fakt që mund të anojë peshoren në dobi të kandadatit të Ramës, i cili është gjithashtu pjesë e pakicës greke dhe ka në shpinën e tij tre mandate të tjerë si kryebashkiak. Pakica greke shpreson në rritjen e himariotëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Të dhënat thonë se janë duke udhëtuar drejt Shqipërisë rreth dy mijë votues. Gara mbetet e pasigurtë dhe sidoqë të veprohet me arrestimin dhe ndjekjen e kandidatit të pakicës greke, thjesht do të shtojnë një shenjë tjetër gri në marrëdhëniet grekoshqiptare”, përfundon analiza.      

Kronologjia e ngjarjes dhe qendrimet politike

Në vazhdën e akuzës së tij ndaj Belerit në televizionin Top Channel me jogazetaren Duma, Rama e akuzoi atë dhe dy bashkëpunëtorët e tij (Napolon Çakallin dhe Spiro Kokën) për shit-blerje votash nga “Opinioni” i gjysmë gazetarit Fevziu.

Faqeziu tregon faqezinjtë: Berishën, Metën dhe Belerin

Ai u bëri thirrje atyre që “mos guxoni të merrni në telefon, emigrantët që duan të vijnë të votojnë, ose që mund të vijnë të votojnë, as për t`ju thënë do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu [Belerin] dhe as për t`iu thënë se po erdhët të votoni për Jorgo Goron dhe Partinë Socialiste do t`ju grisim letrat e qendrimit, sepse unë, po ju a them në sy, do të merrem personalisht me ju të dy dhe me prova, jo me fjalë. Do merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni t`i humbisni letrat greke, sepse avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek dhe i çdo greku që jeton në Shqipëri, jam unë, është qeveria ime, dhe është ky shtet, nuk jeni ju”.

Më pas ai shtoi se “Himara është Shqipëri. Himara është pjesë integrale e republikës së Shqipërisë. Himara është tokë shqiptare dhe është një tokë ku duhet të jenë në paqe që të gjithë…ata që janë shqiptarë dhe ata që i përkasin kombit grek nga prejardhja e tyre”.

Pak orë më pas, pas mesnate, prokuroria e Vlorës shkoi në Himarë dhe arrestoi Belerin dhe dy bashkëpunëtorët e tij në një restorant pas një komenti që bëri në faqen e tij ndaj thirrjes së Ramës. 

Si pasojë reagoi Vangjel Dulja dhe në orët e para të mëngjesit dhe Niko Dendia, ministrin e jashtëm grek, i cili udhëzoi ambasadoren greke në Tiranë të shkojë në ministrinë e jashtme shqiptare për të kërkuar sqarime.    

Voa raportoi më vonë se sipas dokumentit të Prokurorisë së Vlorës, arrestimi është bërë në flagrancë “në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës”.

Zoti Beleri është një figurë me dritëhije. Ai është akuzuar se ka qenë pjesë e komandos së armatosur në që vitin 1994 hyri nga territori grek dhe sulmoi postën kufitare shqiptare të Peshkëpisë, duke vrarë së paku dy ushtarakë, e plagosur disa të tjerë. Akuzat ndaj tij nuk u provuan asnjëherë, dhe çështja e rihapur disa herë nga drejtësia shqiptare është arkivuar për mungesë provash. Në vitin 2003 është dënuar me 3 vjet heqje lirie për veproën penale “Nxitje dhe urrejtje nacionale”.

Emri i tij, u vu në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi kryeministri Edi Rama e sulmoi atë me një gjuhë të ashpër gjatë një takimi elektoral në Himarë, javën e shkuar e më pas dhe në dalje të tjera publike, duke deklaruar se, sipas tij, ai po bënte diversion duke synuar përçarjen e himariotëve dhe duke kërcënuar ata që nuk do të votonin pro tij.

Vetë Beleri i ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit. Shoqërimi i tij, dy ditë përpara votimit, solli reagime të shumta. Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule e lidhi ngjarjen me qëndrimet e mbajtura nga kryeministri. “Pas një jave deliriumi gjuhë urrejtjeje, përçarjeje dhe stigmatizimi nga ana e kryeministrit Rama kundër kandidatit të koalicionit në Himarë zoti Beleri, me urdhër e porosi të tij, forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit dhe shoqëruan për në komisariatin e Vlorës, zotin Bejleri dhe avokatin e tij. Është një akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm”, tha zoti Dule, gjatë mëngjesit të sotëm, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili zyrtarisht drejton koalicionin “Bashkë fitojmë” ka qenë në të njejtën linjë: “Pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë”, shkruajti ndër të tjera në Facebook zoti Meta.

Nuk kanë munguar dhe reagimet nga Athina, ku ministria e Jashtme udhëzoi ambasadoren greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi, të kërkonte shpjegime nga autoritetet shqiptare. Rreth orës 09:00, ajo u paraqit në Ministrinë e Jashtme ku qëndroi vetëm disa minuta pasi bisedoi me Drejtorin e Drejtorisë që mbulon marrëdhëniet me Greqinë.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në Twitter. “Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë, përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar”, shruajti zoti Rama duke shtuar se “beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”.

Reagoi dhe i kryeministri grek nga ishulli i Lesbos ku po bën fushatë për zgjedhjet parlamentare greke lidhur me arrestimin në Shqipëri të kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar nga prokuroria për blerje votash.

“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme të ndodhur në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë së Himarës dhe anëtari i minoritetit kombëtar grek, Fredi Beleri”, deklaroi zoti Mitsotakis.

“Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, shtoi kryeministri grek.

“Informova Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për arrestimin, për akuzat e papërmbajtshme, të kandidatit për kryetar bashkie të Himarës dhe anëtarit të pakicës kombëtare greke Fredi Beleri, dy ditë para zgjedhjeve. Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE nuk do të pranojë zbritje në Sundimin e Ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të Pakicës Kombëtare greke”.

Në një postim më herët në rrjetin social Facebook, zoti Mitsotakis shkruante: “Informova Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen për arrestimin, për akuzat e pabaza të kandidatit për kryetar bashkie të Himarës dhe anëtarit të pakicës kombëtare greke Fredi Beleri, dy ditë para zgjedhjeve. Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe Bashkimi Evropian nuk do të bëjë lëshime në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke”.

Edhe Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias reagoi në rrjetin social Twitter nga Stokholmi para një takimi joformal të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për arrestimin e kandidatit për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

“Arrestimi, dy ditë para zgjedhjeve, i anëtarit të minoritetit grek, Fredis Beleris, kandidat për kryetar bashkie në Himarë të Shqipërisë, si dhe një tjetër shtetasi grek, përbën një skandal nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme. Për këtë e kam njoftuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell,dhe ministrin e Jashtëm suedez Tobias Billstrom që ushtron Presidencën" deklaroi zoti Dendias.

Pas reagimeve të Athinës zyrtare reagoi edhe ministrja e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ministrja Xhaçka shkruan: “Me respekt i nxisim miqtë tanë në Athinë që të monitorojnë nga afër zhvillimin e çështjes, me durim, duke lejuar drejtësinë shqiptare të bëjë punën e saj pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve”.

“Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e minoritetit grek që marrin pjesë në zgjedhjet tona “, vijon ministrja e jashtme shqiptare Olta Xhaçka..

“Kandidatura e shtetasit shqiptar, Alfred Beleri që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat”, shprehet ministrja e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka ne rrjetin social Twitter. Voa

Një ditë më pas, gjykata e Vlorës lë në burg Belerin ndërsa Athina dhe Tirana shkëmbejnë replika të reja

Gjykata e Vlorës vendosi sot të lërë në fuqi arrestin me burg për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”, përfaqësues i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, ndërsa rasti vijon të ushqejë polemikat mes Athinës dhe Tiranës.

Procedurat e mëtejshme për Belerin, i cili akuzohet për shitblerje të votës, do të kalojnë në duart e Prokurorisë së Posaçme për krimin e organizuar dhe korrupsionin. 

Avokati i Belerit, sikundër dhe kryetari PBDNJ-së Vangjel Dule, edhe sot folën për një vendim me prapavijë politike, ndërkohë që prej ditës së djeshme, mbi këtë çështje, janë rikthyer përplasjet mes Greqisë, e cila po ashtu është në një situatë zgjedhore, dhe Shqipërisë.

Edhe vendimin e sotëm të gjykatës, ministria e Jashtme greke e cilësoi “skandaloz, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme”. Në deklaratën zyrtare të ministrisë së Jashtme greke shkruhet se “arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë” e cila konsiderohet prej Athinës si “qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri”.

Deklarata vijon më tej me tonet paralajmëruese se “një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”.

Nuk vonoi reagimi i palës shqiptare. Në një postim në Twitter, Ministrja e Jashthme Olta Xhaçka shkroi se “është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë grekë, kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, theksoi zonja Xhaçka.

Ministrja e Jashtme shqiptare shtoi se “nuk e kuptojmë se si të qenurit me kombësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tone”, përfundon reagimi i zonjës Xhaçka. Voa

Përditësuar

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA