...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pas mosmarrëveshjes politike “Rama-Basha”: çfarë mbetet?

Sepse që të jenë të lira dhe të ndershme zgjedhjet -jo vetëm që duhet të ketë një farë barazie ekonomike mes partive dhe popullit- por populli duhet të kalojë nga shqyrtimi demokratik i programeve partiake dhe i virtyteve të individëve që i paraqesin part

SHJ

05/05/2017 - 09:31

Nga përpjekjet e fundit për të zgjidhur krizën politike që kanë shkaktuar vetë dy partitë kryesore, bashkë me paraziten tjetër të sistemit, LSI-në, (qeveria “Rama” u bë shkak sepse vazhdoi dafrungën që kishte themeluar PD-ja: prodhimin e ashashit. Por me një ndryshim: se kjo e fundit e kishte monopolizuar dhe nuk e luftonte ndërsa PS-ja e oligopolizoi ndërsa e luftonte në mënyrë selektive) mund të nxjerrim disa përfundime: gjykuar nga “prishja” e përpjekjes së fundit —se Rama ofroi një alternativë për “qeverinë teknike” që kërkonte Basha, duke i dhënë atij një z.kryeministër dhe tre ministra dhe, gjithë strukturën zgjedhore për të mbikqyrur procesin e zgjedhjeve, ndërsa Basha duke u tërhequr nga pretendimi për dorëheqjen e kryeministrit por duke vazhduar të kërkojë qeveri teknike— mund të themi se Basha blofon përsa kohë që propozimi i Ramës e zgjidh në një përqindje të madhe “frikën” e Bashës për zhvillimin e zgjedhjeve “të lira dhe të ndershme” — pavarësisht se ato s’do të jenë as të lira dhe as të ndershme:

sepse që të jenë të lira dhe të ndershme zgjedhjet -jo vetëm që duhet të ketë një farë barazie ekonomike mes partive dhe popullit- por populli duhet të kalojë nga shqyrtimi demokratik i programeve partiake dhe i virtyteve të individëve që i paraqesin partitë. Dhe që të jenë të ‘ndershme’ duhet që populli –bashkë me partitë— të kishte vendosur të parin “nderin politik”: domethënë, si objektiv kryesor të shoqërisë.

Përsa kohë që populli s’kalon as nga procesi i parë dhe as nga i dyti, për aq kohë, ata që e pretendojnë ose janë padije ose janë demagogë. Mundësia më e madhe është se ata janë demagogë dhe kopjacë: dëgjojnë aty-këtu ndonjë koncept dhe e përdorin për qëllime pushtetore.    

Por çfarë mund të synojë Basha kur refuzon ofertën e një “qeverie teknike” ramiste e cila nuk ndryshon nga pretendimi i tij sa përpekt objektivit final: mbikqyrjen e zgjedhjeve? Është e qartë se ai kërkon të shtyjë dhe për ca kohë tensionin artificial duke kulmuar në Kavajë. Do të kërkojë, në fjalë të tjera, të “provojë” fuqitë e veta në praktikë: për të penguar zgjedhjet. Sidoqoftë, për t’u shqetësuar është fakti se krerët e PD-së kanë shkelur ligjet në fuqi dhe prokuroria dhe policia s’janë kundër-përgjigjur! As edhe vetë Rama nuk e ka përdorur fuqinë e ligjit! Nga këto fakte mund të themi, edhe një herë, se kriza politike është artificiale dhe synon largimin e presionit ndërkombëtar për përparimin e reformës në drejtësi, e cila tashmë është minuar në përqindjen e saj më të madhe pavarësisht se nga ky proces burojnë efekte anësorë me karakter pozitiv: se zgjedhet do të mbikqyren në mënyrë më rigoroze dhe manipulimet do të minimizohen.   

Zbulohet “marrëveshja e heshtur” e Berishës, Metës dhe Ramës

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA