...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pushtimi i Gazës nga Izraeli dhe pasojat gjëmëzeza për Lindjen e Mesme dhe botën

Ky studim orvatet të tregojë karakterin e luftës së Hamasit dhe fuqive të tjera rajonale të Lindjes së Mesme kundër Izraelit dhe karakterin e qendrimeve dhe veprimeve të elitave perëndimore me në krye Uashingtonin. Ai tregon se karakteri i luftës së Hamasit është i padrejtë në kuptimin e taktikave që përdor dhe i drejtë në kuptimin e të drejtës së tij për të luftuar kundër agresionit të një shteti tjetër ndërsa lufta e Izraelit është e drejtë në kuptimin e të drejtës së tij për t`u mbrojtur por e padrejtë si në raport me politikat e tij të padrejta ashtu dhe në raport me veprimet e tij ushtarake. Studimi tregon, gjithashtu, se qendrimet e elitave perëndimore lidhur me luftën janë të padrejta dhe kanë efektin e bumerangut, si në nivel shoqëror dhe ekonomik ashtu dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Tregon, në fund, se lufta e Izraelit kundër Hamasit do të shkaktojë jo thjesht një luftë rajonale por dhe botërore―në kuptimin e përpjekjes së Rusisë dhe Kinës për të izoluar Izraelin dhe SHBA-në.

Ylli Përmeti

08/10/2023 - 13:45

Abstract: This study attempts to show the character of the war of Hamas and other regional powers against Israel and the character of statements and actions of western elites led by Washington. It shows that the character of the war of Hamas is unjust in the sense of tactics it uses and just in the sense of the right it has to fight against the aggression of another state while the war of Israel is just in the sense of the right to protect itself but unjust both in relation to its unjust policies and military actions. The study shows, also, that statements of western elites in relation to the war are unjust and have a boomerang effect, both at the social, economic and international relations level. It shows, in the end, that the war of Israel against Hamas will cause not only a regional war but world war―in the sense of Russia`s and Chinese’s attempts to isolate Israel and the USA.         

“Ata që bëjnë revolucionin e paqtë të pamundur bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm”

―John F Kennedy

“Gaza është burgu i hapur më i madh botëror”

― Edward Luce 

“Krijimi i dy shteteve në Palestinë është bllokuar nga SHBA-ja që nga mesi i vitit 1970”.

―Noam Çomski  

Karakteri i luftës së Hamasit dhe Aksi i Rezistencës

Sulmi i 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit befasoi si popullin dhe ushtrinë e tij ashtu dhe qeverinë “Netanjahu” dhe shumë qeveri rreth botës. “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, thanë menjëherë elitat perëndimore pas sulmit të tij. Disa (si Boreli) shtuan “sipas të drejtës ndërkombëtare”. Përgjigjja është se Izreali ka absolutisht të drejtë të mbrohet por siç citon mbledhja e qershorit në OKB, kur Izraeli kishte deklaruar zgjerimin e ri të territoreve të tij në Palestinë: “Izraeli ka të drejtë të mbrohet por veprimet e tij të sigurisë duhet të përputhen me të ndrejtën ndërkombëtare humanitare dhe zgjerimi i tij kolonial është i paligjshëm sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Thënë në fjalët e reporteres së posaçme të OKB-së mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Palestinë, Francesca Albanese: “Dhuna e sotme [7 tetorit] duhet të vendoset në kontekst. Thuajse gjashtë dekada sundimi ushtarak armiqësor mbi një popullatë të tërë (i shpërnjohur në mënyrë të pakuptueshme nga tejet shumë qendrime zyrtare) janë në vetvete një agresion dhe një recetë për më shumë pasiguri për të gjithë”.

Sulmi i 7 shtatorit u planifikua nga Mohammed Deif,  i cili njihet me emrin ‘mik’, për shkak se lidhet me praktikën e luftëtarëve të Gazës të cilët e shpenzojnë çdo natë në banesën e një mbështetësi të ndryshëm me qëllim që t`i largohen inteligjencës izraelite dhe t`i shpëtojnë vrasjes. Ai është rritur në gjirin e Hamasit dhe është burgosur në moshë të re (kur ishte 20 vjeç) nga Izraeli. Ai ndiqet nga forcat izraelite prej dekadash por ka shpëtur “paqë” përveç një bombardimi 20 vite më parë ku thuhet se humbi një krah dhe një këmbë.

Ai është një presonalitet i shenjtë mes palestinezëve dhe luftëtarëve të Hamasit dhe me sulmin e shtatorit me siguri ai shihet si “zot” i rinisë palestineze. Ai përshtatet në zhvillimet teknologjike ushtarake izraelite dhe vepron përputhshëm. Në vitin 2021, për shembull, kur u zhvillua lufta prej 11 ditësh, Hamasi dislokoi raketa me teknologji të ulët për të nxjerrë jashtë loje sistemin mbrojtës izraelit, i cili gati sa nuk mbeti pa municione përpara se një marrëveshje të ndërmjetësohësh.

Qëllimi i luftës së tij është zëvendësimi i Izraelit me Palenstinën. Ky ka qenë qëllimi fillestar i Hamasit, kur lindi si organizatë vonë në vitin 1980 dhe kur Deifi ishte 20 vjeç. Kjo është arsyja pse ai i sheh marrëveshjet e Oslos të vitit 1990 si një tradhëti e rezistencës së Hamasit dhe qëllimit fillestar. Ai është, gjithashtu, arkitekti i rrjetit të tuneleve në Gaza. Fjala e tij pas sulmit tregon një pjesë të karakterit të saj:

“Duke patur parasysh krimet e vazhdueshme kundër popullit tonë, duke patur parasysh orgjinë e pushtimit dhe refuzimit të tij të të drejtës dhe vendimeve ndërkombëtare, dhe duke patur parasysh mbështetjen amerikane dhe perëndimore, ne kemi marrë vendim t`i japim një fund gjithë kësaj, me qëllim që armiku të kuptojë se ai nuk mund të zbavitet pa u përgjigjur...koha ka ardhur të heqim një vijë për armikun dhe të kuptojë se koha ka mbaruar dhe ata nuk mund të vazhdojnë pa pasoja. Ne po shpallim një operacion të quajtur përmbytja Al-Aqsa; në pjesën e parë të tij 5.000 raketa janë lëshuar. Është koha të bashkohemi, gjithë fuqitë arabe dhe islamike të mposhtim pushtimin izraelit. Mos lëndo të moshuarit dhe të rinjtë, por lufto. Kjo është koha të qiten ata që kanë pushtuar tokën tonë dhe të paguajnë çmimin për krimet dhe vrasjet. Mblidhuni në xhami dhe lutuni se ne do të fitojmë”. 

Fjala “Al-Aqsa” lidhet me “xhaminë më të largët”, e cila gjendjet në Jerusalem dhe përmendet në Kuran, dhe është ndërtuar në vitin 691 nga Abd al-Malik. Ajo është xhamia e tretë më e shenjtë e Islamit, sepse besohet se Muhameti u mbart mrekullisht një natë nga Meka në Al-Aqsa, ku u mor në qiell për t`u përballur me Zotin. Kuptimi i operacionit, rrjedhimisht, lidhet me përmbytjen muslimane në Jerusalem. Hamasi nuk varet drejtpërdrejt nga Irani, sepse vitet e fundit ka marrë ndihmë financiare dhe nga Katari, ka mësuar nga propaganda e ISIS-it dhe ka mbajtur marrëdhënie inteligjence me Egjiptin.

Aksi i Rezistencën synon shfarrosjen e Izraelit ndërsa Hamasi ka mbajtur një dykuptimësi strategjike në raport me fuqitë rajonale për të fituar sa më shumë mbështetje. Lufta mes Hamasit dhe Izraelit pason një luftë në hije ose të ndërmjetme mes Iranit dhe Izraelit në vendet fqinje si Siria, Libani dhe Iraku, me sulme me raketa dhe dronë dhe vrasje. SHBA-ja nuk e fajësoi Iranin për sulmin e papritur të Hamasit, kryesisht sepse do t`i duhet të hapë luftë me të, sepse ajo është në dijeni si Irani e mbështet Hamasin si financiarisht dhe ushtarakisht ashtu dhe me trajinime ushtarake dhe operacionale.  

Qendrimet e elitave perëndimore dhe befasitë

Ndërsa sulmin e Hamasit e dënuan elitat perëndimore, elitat lindore, përfshirë dhe Rusinë, u treguan të përmbajtura. Kina i dënoi sulmet ndaj civilëve pasi u kritikua nga senatori amerikan Chuck Schumer për qendrimin e saj fillestar (në një takim me presidentin kinez) ndërsa Putini fajësoi politikat e SHBA-së për dhunën e palëve. Sipas tij, dhuna “është një shembull verbues i dështimeve të politikave të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Ata u përpoqën të monopolizonin marrëveshjen e paqes por fatkeqësisht nuk u kujdesën për të kërkuar kompromise që do të ishin të pranueshme për të dyja palët...[SHBA-ja] kurrë nuk mori parasysh interesat thelbësore të popullit palestinez”, tha ai gjatë ditës së tretë të dhunës. 

Për befasinë e sulmit, dëftues është raporti i Financial Times: “një ditë pas sulmit të pashembullt nga Rripi i Gazës që befasoi vendin dhe ushtrinë e lavdëruar të tij, izraelitët u gjendën të traumatizuar me çka kishin parë në rrugët dhe banesat e tyre dhe nga mungesa e gadishmërisë së dukshme të autoriteteve të ngarkuara për t`i mbrojtur ata. Shëmbëllesa dhe video njerëzish të vdekur në rrugët e Izraelit pas vrasjeve të stilit-ekzekutues dhe të tjerë ―duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar― të marrë peng dhe të shtyrë në Gaza, kanë çuar vendin në një nevil të ri tmerri. Izraelitët janë mësuar me konflikt që zien ngadalë, por që nga viti 1948 ata s`kanë parë një sulm kaq të madh vdekjeprurës brenda kufijëve të shtetit judaist”. 

Hamasi, gjithashtu, u befasua nga përfshirja e forcave ushtarake amerikane në rajon (grupe sulmuese, sisteme mbrojtëse ajrore dhe mijëra trupa). Ata prisnin përgjigje nga Izraeli por jo nga SHBA-ja ndërsa sulmin e quajtën “operacion mbrojtës, një përgjigje të nevojshme ndaj krimeve të pushtimit izraelit”. Siç pohoi Ali Barakeh, pjesë e udhëheqjes politike të Hamasit, sulmi nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Hezbollahut por asnjëri jashtë rrethit të Hamasit nuk e dinte për të; madje as edhe udhëheqësit më kryesorë politikë të organizatës ndërsa plani fillestar ishte të rrëmbenin vetëm 10-20 pengje.   

Dështimi i qeverisë “Netanjahu” në parandalimin e sulmit

Pyetja që u ngrit ishte se si ka mundësi që shërbimet inteligjente izraelite dështuan të parandalonin planin e Hamasit. BBC-ja publikoi ndër të parat këtë çështje, duke treguar disa hollësi se si veprojnë shërbimet inteligjente izraelite në raport me parandalimin e sulmeve të Hamasit. Madje disa kundronin për kohën e sulmit dhe thoshin se Hamasi sulmoi për të ndaluar një marrëveshje mes Arabisë Saudite dhe Izraelit; të tjerë e lidhnin me pesëdhjetëvjetorin e luftës arabo-izraelite të vitit 1973; dhe të tjerë e përgjithësonin duke thënë se sulmi ishte një paralajmërim për çdo vend musliman që kërkon të nënshkruajë paqe me Izraelin. Dhe vërtet, në orët e para të sulmit, ushtria izraelite në kufi u kap në “gjumë” dhe pa ndihmë nga pjesa tjetër e ushtrisë. Sulmi i përqendrua në qytetet pranë kufirit.

Si pasojë, ata luftuan me armët e tyre të vogla kundër tre sulmeve bashkë me qytetarët për një shtet që “mburr veten për trimërinë e ushtrisë së tij dhe sistemet e armëve të përparuara”. Për të njëjtën arsye, “për shumë izraelitë”, kjo ishte “thellësisht shtingëlluese”. 

Inteligjenca ushtarake izraelite, në fakt, nënvlerësoi një paralajmërim të hollësishëm nga një repart ushtarak femrash, të cilat kqyrnin dhe shqyrtonin videot dhe të dhënat që zhvilloheshin pranë klonit elektronik që rrethonte enklavën, duke e quajtur atë “skenar imagjinar”. Paralajmërimi përfshinte të dhëna lidhur me stërvitjet e Hamasit për të shpërthyer postoblloqet në disa vende, të futësh në Izrael, të pushtonte qytezat (kibbutzim) pranë kufirit dhe si të merrte pengje.

Ndërsa kjo çështje pritet të hetohet pas mbarimit të luftës, një arsye se pse u nënvlerësua paralajmërimi lidhet me besimin e qeverisë “Netanjahu” se ajo e kishte përmbajtur Hamasin përmes një bllokade ndëshkuese, duke bombarduar aftësitë e saj ushtarake dhe duke përdorur ndihmën dhe parátë si mjet për të fashitur përpjekjen e tij.  Për të njëjtën arsye mund të thuhet se dështoi qeveria e Netanjahut dhe jo ushtria izaelite.     

Shkeljet e të drejtës ndërkombëtare nga palët

Por është e qartë se elitat perëndimore po mbështesin një operacion që është shkaktuar nga Izraeli dhe veprimet e tij të para ―bombardimet në hapësira urbane dhe ndalimi i shërbimeve bazë të popullatës― janë shkelje të të drejtës ndërkombëtare humanitare. Konventa e Gjenevës e vitit 1977 ndalon përdorimin e urisë si armë lufte. Ajo ndalon “sulmin, shkatërrimin, heqjen ose kthimin e objekteve të pandashme për mbijetesë për popullatën civile, të papërdorshme”, duke përfshirë, “ushqime, zona bujqësore, instalime për ujin e pijshëm dhe pajisje për vaditje dhe punime”.

Hamasi, gjithashtu, ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me pengmarrjen e qytetarëve izraelitë dhe me përdorimin e qytetarëve palestinezë si mburojë për t`u mbrojtur. Sulmet e tij nga ndërtesat e banuara të Gazas janë në shkelje të të drejtës ndërkombëtare siç janë kundërsulmet izraelite në të njëjtat ndërtesa. Një vend ka të drejtë të mbrojë veten kur sulmohet ushtarakisht, sipas kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare zakonore. Por një parim themelor është se qoftë edhe nëse njëra palë në konflikt ka kryer krime, ajo nuk përligj palën tjetër të veprojë njësoj si shpagim. Cilidoqoftë provokimi, një ushtri duhet të përputhet me ligjet e luftës dhe përgjigjja ndaj një sulmi duhet të jetë përpjestimore dhe duhet të përqendrohet në mundjen e kundërshtarit se sa në dënimin kolektiv të një grupi më të gjerë njerëzish.  

Por shkeljet e Izraelit krahasuar me shkeljet e Hamasit janë të disafishta dhe shumë më të rënda. Ndaj dënimi ndërkombëtar duhet të jetë në përputhje me shkeljet dhe jo si elitat perëndimore, të cilat dënojnë veprimet e Hamasit dhe bëjnë sikur dënojnë Izraelin ose shkaktarin e kushteve për sulme në shkelje të ligjeve të luftës dhe kundërsulmet disafish në shkelje të ligjeve. Dënimet e tyre nuk janë vetëm të padrejta por dhe të rrezikshme, sepse shkelen ligjet e luftës dhe si pasojë jeta njerëzore kërcënohet nga luftra më të rrezikshme.

Ligjet e luftës lindën si domosdoshmëri nga luftrat botërore të shekullit të kaluar. Ata burojnë nga traktate ndërkombëtare, e drejta humanitare dhe e drejta zakonore ― praktika të përbashkëta që janë bërë të pranueshme për një grup njerëzish dhe reflektojnë përvojat e konflikteve shkatërrues duke përfshirë luftën e dytë botërore, dhe zbatohen përmes protokolleve të Konventave të Gjenevës, 1949. Ligjet mbulojnë fusha si të drejtat e shtetit të mbrojnë veten, shkallën e forcës që mund të përdorë dhe mbrojtjen e jo-ushtarëve dhe ushtarëve të dorëzuar.

Shtetet që nuk mbajnë qendrime të drejta lidhur me një konflikt të një përmase gati botërore, sepse në Palestinë (ku bën pjesë dhe Izraeli dhe Gaza) nuk përplasen thjesht dy popuj vëllezër, parë nga këndvështrimi gjenetik dhe gjuhësor i tyre, por dy popuj me ideologji të ndryshme, me Izraelin të përbëjë “djepin” e ideologjisë perëndimore ndërsa palestinezët “djepin” e ideologjisë së Lindjes së Mesme―çka do të thotë se në rast se humbet Izraeli, humbet perëndimi dhe anasjelltas. Por rruga që ka zgjedhur Hamasi dhe Irani është e padrejtë (sepse asnjë shtet s`ka të drejtë të synojë të shfarrosë një shtet apo popull tjetër, dhe nëse ai detyrohet të luftojë kundër tij, për arsye agresioni, ai duhet t`i përmbahet të drejtës së luftës), siç është dhe rruga perëndimore, sepse duke dënuar viktimën dhe duke bërë sikur dënon agresorin, nxit shkeljen e ligjeve të luftës.

Në fakt, BE-ja si fillim pati një qendrim kundër Hamasit―aq sa kërcënoi me pezullimin e ndihmës humanitare. Por më pas filloi të ashpërsonte qendrimin e saj me presidenten e Komisionit të shkojë në Izrael për ta mbështetur atë ndërsa në Bruskel zhvillohësh një “luftë” mes diplomatëve për të kërkuar nga Izraeli respektimin e të drejtes ndërkombëtare, duke u linjëzuar me sekretarin e OKB-së, dhe disa të tjerë që kërkonin të përçonin qendrimin e BE-së ballëpërballë me izraelitët. Por të dyja palët ishin pashpresë sepse “nuk do t`i dëgjonte” asnjëri në qeverinë e Netanjahut.  

Qendrimi perëndimor është shtirës, sepse në rastin e Kosovës dhe Serbisë, perëndimi frenoi agresorin jo vetëm duke dënuar veprimet e tij por dhe duke vepruar ushtarakisht kundër tij. Në rastin e Palestinës ai vepron ndryshe: nxit agresorin të vazhdojë me kryerjen e krimeve. Ai e ‘nxit’ sepse bën sikur dënon krimet e tij kur i përmend të drejtën ndërkombëtare humanitare ndërsa mbështet veprimet e tij ushtarakisht. Ky qendrim nuk është vetëm i padrejtë dhe kërcënon jetën e planetit por do t`i kthehet në bumerang: sepse bota e sotme ka një institucion, OKB-në, ku anëtarët e saj nuk do të mbyllin sytë ndaj padrejtësive por do ta denoncojnë qendrimin e perëndimit dhe veçanërisht të SHBA-së, sidomos në kushte kur Rusia dhe Kina po luftojnë pikërisht për të mbrojtur të drejtën ndërkombëtare nga shkelësit e saj.

Politika kombëtare dhe ndërkombëtare nuk është thjesht “interes” siç e paraqesin shumë idiotë. Por ajo duhet të mbështetet në drejtësi dhe të drejtën ndërkombëtare, ndryshe dëmton popullin të cilin përfaqëson. 

Arsyet e sulmeve barbare të Hamasit

Lidhur me çështjen e dytë, Hamasi përdori vërtet praktika barbare, duke vrar qytetarë të zakonshëm dhe duke keqtrajtuar pengjet dhe ushtarët e kapur rob gati në të njëzetë e dy vendet ku sulmoi. Sulmi ndaj një festivali (rave-party) pranë kufirit me rripin e Gazas, ku u vranë të paktën 260 të rinj dhe u morën peng dhjetra të tjerë, dhe për më tepër, u publikuan nga vetë ushtarët e Hamasit në rrjetat shoqërore, tregon karakterin barbar të luftës së organizatës. Njësoj vepruan në rastin e masakrës së kryer në komunitetin e Kibutz Be`eri ku u vranë 110 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe ku ishte shkruajtur fjala “Mekhabel”, e cila është krijuar nga izraelitët për të përshkruar sabotatorin ose terroristin palestinez.   

Përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara, Pramila Patten, kishte dëshmuar “të dhëna të qarta dhe bindëse” në Izrael se Hamasi kishte ushtruar “dhunë seksuale, duke përfshirë përdhunimin, torturën dhe mizorinë seksuale, trajtim çnjerëzor dhe zvetënues”, gjatë sulmeve të tetorit ndërsa besohet se po ndodhin ende ndaj pengjeve. Kombet e Bashkuara po hetojnë, gjithashtu, raporte sipas të cilëve anëtarë të ushtrisë izraelite kishin sulmuar seksualisht gra dhe vijza dhe i kishin trajtuar ato në mënyrë zvetënuese si zhveshja lakuriq dhe mbikëqyrja e tyre nga ushtarë mashkuj. Përfaqësuesja e OKB-së tha, gjithashtu, se ajo ishte “tmerruar nga vrasjet e padrejta ndaj grave dhe fëmijëve në Gaza nga bomba të panumërta”.    

Për praktikën e Hamasit disa “ekspertë” perëndimorë të përmendur nga Voa thanë se ai kërkon të mbjellë tmerrin dhe terrorin; të tjerë thanë se duan të krijojnë një ndjesi dobësie, paralize dhe poshtërimi. Arsyet e vërteta të vrasjeve barbare dhe keqtrajtimeve të robërve nuk janë të vështira të kuptohen kur kemi fituar kuptim të plotë realitetit politik dhe shoqëror: së pari, qendrimi i udhëheqësit të organizatës pas sulmit nuk udhëzon të lëndohen të rinjtë dhe të moshuarit por “të luftohet”. Me qendrimin e tij Hamasi e bën të qartë se ai lufton kundër ushtrisë dhe jo kundër pjesës tjetër të shoqërisë.

Së dyti, Hamasi mund të përdor udhëzime të dyfishta, ndryshe në qendrim publik dhe ndryshe përmes operacionit. Por ky variant do të shpërnjihte efektin e dënimit të krimeve të tij barabare nga popujt e tjerë dhe do të shkaktonte humbjen e mbështetjes ndërkombëtare. Tre robër të Hamasit të kapur nga ushtria izraelite pohuan, në fakt, se atyre u ishte dhënë urdhër për të kryer rrëmbyer cilindo kishin mundësi në këmbim të shpërblimit (për çdo të rrëm

byer apo të vrarë jepnin një apartament në Gaza dhe 10,000 dollarë). Ky fakt tregon se Hamasi përdori udhëzime të dyfishta dhe shpërnjohu efektin e krimeve barbare në nivel ndërkombëtar.

Por pavarësisht këtij urdhëri, një ushtar nuk mund të kryejë krime barbare nëse nuk është pushtuar nga urrejtja; madje dihet se vetëm një njeri me urrejtje të madhe dhe pashpirt mund të kryejë vrasje barbare ndaj njerëzve të paarmatosur dhe ndaj fëmijëve. Kjo është arsyeja që urrejtja është përdorur historikisht nga pushtet politike, fetare dhe ushtarake për të mobilizuar ushtarët. Në rastin e “ushtarëve” të Hamasit bëhet fjalë për “paraushatarë” se sa “ushtarë”―sepse me këta të fundit kuptohet një njeri i miredukuar në raport me taktikat dhe ligjet ushtarake.

Ndaj disa nga sulmet barbare mund të ndërmerren në pavarësi nga udhëzimet e Hamasit dhe të jenë pasojë e urrejtjes ndaj pushtuesit dhe agresionit të përhershëm të Izraelit ndërsa pengmarrjet bëhen kryesisht për t`u shkëmbyer me militantët e Hamasit dhe palestinezët e burgosur ose si “armë negociuese” me Izraelin. Në vitin 2011, për shembull, Izraeli dorëzoi mbi 1.000 të burgosur palestinezë për një ushtar të vetëm, Gilad Shalit, pas pesë viteve të mbajtur peng nga Hamasi. Por ndryshe veproi gjatë fazës së parë të luftës së tetorit: ai liroi dy gra të moshuara izraelite, të cilat treguan se ishin dhunuar gjatë rrëmbimit (ishin goditur me shkopinj) por gjatë ditëve që qendruan në tunele, ishin trajtuar ‘përsosur’ siç tha njëra nga ato.    

Në fakt, disa nga viktimat e sulmuara pohuan se ato rezistuan pengmarrjen “deri në plumbin e fundit”, sepse “ishte më mirë të vdisje se sa të shkoje peng”. Rezistenca e palestinezëve, në fjalë të tjera, ka luajtur rol vendimtar për vrasjet barbare të Hamasit ndërsa urrejtja ka luajtur një rol të rëndësishëm, gjithashtu, sidomos kur dihet se shumë nga luftëtarët e Hamasit janë prindër që kanë humbur fëmijët dhe anëtarë të tjerë të familjeve të tyre nga Izraeli.

Një shtysë tjetër mund të ketë qenë qëllimi i Hamasit: shfarrosja e Izraelit. Për këtë shtysë është përdorur urrejtja nga palët e përfshira (nga Irani deri në Gaza). Elitat perëndimore me në krye Bajdenin shtuan dhe prerjen e kokave të disa bebeve por pa paraqitur ndonjë fakt―hamendësisht, për të mbështetur popujt përkatës kundërsulmin izraelit dhe elitat perëndimore në luftën e re kundër Hamasit. Por si në çdo rast tjetër kur presidenti amerikan bën deklarata jobindëse, që mbështesin një agresion të ri, Shtëpia e Bardhë sqaroi qendrimin e tij: sipas saj, ai thjesht përmendi raportet që vinin nga Izraeli.

Fakti që Hamasi përfaqëson pushtetin politik të Gazas dhe e quan veten organizatë islamike dhe Izraeli veten si një vend shekullar ose pa fe zyrtare por me një ideologji mbizotëruese se atje jetojnë gjithë hebrenjtë, ku përfshihen ultra-ortodoksët (shumica e këtyre e njëjtëson veten si hebre kryesisht me fenë) dhe shekullarët (shumica e këtyre e njëjtëson veten kryesisht me etërit dhe kulturën), përse feja dhe kultura (feja është kulturë e një populli kur pushteti politik imponon një lloj feje mbi një popull, si në rastin e popujve muslimanë, ndërsa Izraeli nuk mund të klasifikohet në këta popuj përsa kohë që nuk ka fe zyrtare, dhe si i tillë ai fenë e ka pjesë të kulturës dhe jo kulturë në vetvete), nuk i përmban palët në moskryerjen e krimeve barbare?  

Ç`udhëzojnë fetë (krishtërimi dhe islami) për luftën?

Prej më shumë se 70 vitesh në Palestinë luftojnë dy popuj me ideologji fetare dhe kulturore të ndryshme por vëllezër, në kuptimin gjenetik dhe gjuhësor; por të dy kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare të luftës por dhe etikën fetare gjatë luftrave që kanë zhvilluar kundër njëri-tjerit. Njëri me Krishtin si profet; tjetri me Muhametin. Njëri me Biblën poshtë nënkresës; tjetri me Kuranin. 

Krishti u thotë të krishterëve “duaji armiqtë e tu dhe lutu për ata që të përndjekin ty” (Matthhew 5:44) dhe “lëre atë që nuk ka shpatë të shesë mbulesën e tij dhe të blejë një” (Luke 22:36), duke nënkuptuar të drejtën e mbrojtjes ndërsa Muhameti u thotë fetarëve “lufto në emër të Zotit dhe në mënyrën e Zotit” [ose bëj luftë të drejtë dhe fisnike]. Por ai u thotë gjithashtu ”Lufto kundër atyre që nuk besojnë në Zot” ndërsa udhëzon “Bëj një luftë të shenjtë, mos përvetëso plaçkën; mos shkel zotimin; mos gjymto trupat; dhe mos vri fëmijët”. Fjala “luftë” përmendet për herë të parë në Kuran në kapitullin 2, Al-Bakar 2: 177, megjithëse varianti anglez e ka në pikën 178: 

“Nuk është gjithë e mira kur ktheni fytyrat drejt Lindjes ose Perëndimit, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që beson në Zot dhe Ditën e Gjykimit dhe engjëjt dhe Librin dhe Profetët, dhe shpenzon paratë e tij për dashurinë ndaj Tij, për të afërmit dhe jetimët dhe nevojtarët dhe udhëtarin dhe për ata që kërkojnë mëshirë, dhe për shpërblesë të robërve; dhe ai që falet dhe paguan Zakatin; dhe ata që i përmbahen zotimit kur kanë bërë një të tillë, dhe të duruarit në varfëri dhe mundim dhe besnikut në kohë lufte; janë këta që kanë vërtetuar vërtetësi dhe janë këta që janë të përkushtuar.  

Me këtë udhëzim ai e bën të qartë se lufta e një fetari musliman është vërtet e drejtë ndërsa Bibla s`ka udhëzime të qarta për luftën dhe paqen por Kurani është më i qartë por jo mjaftueshëm i qartë: ai udhëzon të bëhet luftë “për vetmbrojtje”; kur kombe të tjerë kanë sulmuar një shtet islamik; dhe kur një shtet tjetër shtyp muslimanët e tij. Por lufta duhet të zhvillohet “në mënyrë të përmbajtur, me qëllim që të shmanget lëndimi i jo-ushtarëve, me forcën më të vogël, pa zemërim, dhe me trajtim njerëzor të robërve të luftës”.

Islami lejon luftën për vetmbrojtje (Kurani 22: 39), për të mbrojtur Islamin jo për ta përhapur atë; për të mbrojtur ata që janë dëbuar nga banesat me dhunë sepse janë muslimanë (Kuran 22: 40), dhe të mbrojnë të pafajshmit që janë shtypur (Kuran 4:75). Por disa “dijetarë” muslimanë thonë se ‘verset e shpatës’ shfuqizojnë verset që lejojnë luftën vetëm për mbrojtje dhe i përdorën ato për të përligjur luftën kundër idhujtarëve. “Luftoni idhujtarët kudo që t`i gjeni, robëroni dhe ngujojini ata dhe bëjuni prit në çdo shteg” (Kuran 9: 5).

Këtë udhëzim e shohim në sjelljen e Sulltanëve të parandorisë otomane dhe organizatat çlirimtare muslimane. Madje ata i quajnë jobesimtarët si “armiq të Zotit” kundër të cilëve është e drejtë të përdoret dhuna por “nëse ata pendohen” dhe “falin namazin dhe japin zeqatin” (pasurinë), [ose bëhen muslimanë], “atëherë”, thotë Kurani, “ua lëshoni rrugën”. Por ideja për një luftë tërësore dhe të pakufizuar nuk është islamike: “luftoni në rrugën e Zotit kundër atyre që ju sulmojnë e mos e tepëroni se Zoti nuk i do ata që e tepërojnë” (Kuran 2:190).

Islami dënon vrasjen e të pafajshme dhe paralajmëron se vrasja e tyre çon në ferr: “kush mbyt një njeri pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë është si të kishte mbytur gjithë njerëzit” (Kuran 5: 32). Lufta sipas Zotit është e drejtë dhe ajo shpërblehet në botën tjetër: “Le të luftojmë në rrugën e Zotit, ata që japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e Zotit dhe humbet ose fiton, ne do t`i japim atij shpërblim të madh” (Kuran 4: 74).

Për robërit ai udhëzon që “të goditen në qafë derisa të jenë pamundësuar dhe lidhini ose burgosini ata dhe më pas ose lirojini ose kërkoni dëmshpërblim deri sa lufta të mbarojë (Kuran 47: 4).

Por për një fetar musliman që nuk merret me kuptimin e drejtë të “udhëzimeve” të Muhametit apo Kuranit, është e vështirë të kuptojë dallimin mes luftës së drejtë dhe luftës së padrejtë ose barbare nëse ai nuk aftësohet në hetim dhe shqyrtim, sidomos kur dihet se etikën e luftës Muhameti nuk e themeloi vetëm duke udhëzuar me fjalë por dhe me veprime: sepse ai luftoi disa luftra dhe e përdori atë kundër pushteteve të kohës. Dallimin në fjalë nuk e bëjnë as ”dijetarët” e fesë përkatëse meqënse janë ata që kanë mbivendosur verset luftës së padrejtë mbi verset e luftës së drejtë dhe kanë udhëzuar sulltanët të përhapin fenë dhe me dhunë. Ndaj nuk do të ishte e çuditshme që fetarët e zakonshëm muslimanë të përqafojnë variantin e shtrembëruar të Kuranit, domethënë, se ata kanë të drejtë të përdorin dhunë mbi jomuslimanët dhe për më shumë mbi jo-ushtarët dhe fëmijët.

Ndryshe nga fetarët muslimanë, të krishterët nuk kanë udhëzime të qarta në Bibël dhe nga jeta e Krishtit. Ndaj nuk do të ishte e çuditshme sjellja e ushtarëve izraelitë kundër palestinezëve. Por ushtria izraelite krenohet se është ushtri shtetërore dhe vepron me ligje por prapë i shkel ata!

Përmblethtas, organizatat muslimane që luftojnë për çlirim nga pushtimi izraelit nuk përdorin variantin e drejtë të luftës që udhëzon Kurani por variantin e shtrembëruar të tij ndërsa ushtria izraelite përdor ligjet (ku përfshihet dhe drejta ndërkombëtare e luftës) por pak në praktikë. Kësaj dinamike i shtohet dhe propaganda e elitave politike dhe fetare (e të dyja palëve) përmes së cilës ushqehet urrejtja në vend të thuhet se janë popuj vëllezër dhe si të tillë nuk duhet të ushqejnë urrejtje dhe të vrasin njëri-tjetrin por të përpiqen për drejtësi (qoftë edhe kur lufta bëhet e pashmangshme) dhe paqe.

Keqkuptimi dhe keqpërdorimi i fesë islame nuk shfaqet vetëm në raport me Izraelin por dhe në raport me vetë shoqëritë përkatëse. Irani, për shembull, ka keqkuptuar dhe keqpërdorur çështjen e veshjes dhe shamisë për femrat dhe si pasojë nuk mungojnë protestat dhe vrasja e protestuesve. Nga kjo dinamikë nuk janë të mbrojtura dhe shoqëritë e tjera të ashtuquajtura “islame”.           

Izreali dhe SHBA-ja “hanë shuplakën” e parë në OKB

Në datën 25 tetor, kur Izraeli po përgatitësh për sulmin tokësor, në Këshillin e Sigurimit (KS) në OKB pati një përpjekje për ta ndaluar atë por dështoi. Përpjekjet u nxitën nga SHBA-ja, Rusia dhe Brazili. Por asnjë propozim nuk u miratua. Propozimet e dy superfuqive dënuan sulmet e Hamasit ndaj qytetarëve izraelitë më 7 tetor dhe kërkuan veprim për të zgjidhur krizën njerëzore në përkeqësim në Rripin e Gazas, ku lënda për prodhimin e eletricitetit pritësh të zgjaste pak orë për spitalet dhe shërbimet vendimtare.

Propozimi amerikan përfshinte të drejtën e Izraelit për t`u mbrojtur dhe një thirrje për “pauzë humanitare”, përputhjen e Izraelit me të drejtën ndërkombëtare dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi (i cili u votua nga dhjetë anëtarë ndërsa Rusia dhe Kina vendosën veto dhe Emiratet votuan kundër me Brazilin dhe Mozambikun të mungojnë).

Propozimi rus kërkoi anulimin e menjëhershëm të urdhërit për largimin e qytetarëve drejt Gazës jugore por nuk përmendi të drejtën e Izraelit për vetmbrojtje (ky propozim u votua nga katër anëtarë, Kina, Rusia, Gaboni dhe Emiratet ndërsa SHBA-ja dhe Britania e kundërshtuan me nëntë anëtarët e tjerë të mungonin).

SHBA-ja tha se propozimi rus nuk u këshillua ndërsa Rusia tha se propozimi amerikan i shërbente qëllimeve gjeopolitike. Rusia bëri një përpjekje të ngjashme në 16 tetor kur propozoi “armëpushim humanitar, lirimin e gjithë pengjeve dhe qasje në ndihmë dhe largim të sigurtë të qytetarëve”. Por as ai propozim nuk u miratua (Kina, Rusia dhe Emiratet e votuan ndërsa Franca, Japonia, SHBA-ja dhe Britania jo). Kundërshtia kryesore ishte se propozimi nuk quante ose dënonte Hamasin.

Një propozim tjetër u bë nga Jordania (e mbështetur nga shtetet arabe) në Asamblenë e Përgjithshme në OKB në 27 tetor, i cili bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm, qasje të papenguar në ndihmë, anulimin e urdhërit të Izraelit për largimin e qytetarëve nga Gaza, përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe lirimin e menjëhershëm të gjithë pengjeve por pa përmendur Hamasin. Ai fitoi mbështetjen e shumicës së anëtarëve (120, 45 abstenime dhe 14 kundër).

SHBA-ja, Izraeli dhe disa vende evropiane votuan kundër sepse “në këto momente do të përfitonte vetëm Hamasi”. Në propozimin jordanz Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e V. abstenuan ndërsa Bosnje-Hercegovina dhe Malizi e votuan. Si pasojë e mbështetjes së propozimit jordanez përfaqësia izraelite në asamble shpërtheu me akuza të ashpra duke i quajtur anëtarët si “turp” për historinë njerëzore.

Ndërsa vendimi nuk është i detyrueshëm për palët në konflikt, sepse vetëm vendimet KS janë të detyrueshëm, ai tregon se anëtarët e OKB-së po e braktisin SHBA-në, nëse e shohim në raport me përpjekjen e saj për të izoluar Rusinë në OKB (nga Këshilli i të drejtave të njeriut që kur filluan operacionet ushtarake në Ukrainë duke kulmuar me përpjekjen e fillim-tetorit kur 123 vende mbështetën Shqipërinë si anëtare deri në vitin 2026  ndërsa Rusia u mbështet nga 83 etj.).

Në të gjitha këto përpjekje Shqipëria, si anëtare e përkohshme e KS-së, përgjithësisht është përputhur me SHBA-në dhe Izraelin me disa abstenime. Një çështje tjetër që vërehet nga veprimtaria e OKB-së është fakti se shumica e anëtarëve dënon më shumë Izraelin se sa Hamasin; madje ndaj këtij të fundit ka një përpjekje për të mos e përmendur në propozim-vendime. 

Mosmbështetësit e Palestinës dhe ndihma e botës arabe në luftën tonë kundër agresionit serb

Me braktisjen e socializmit marksist shqiptarët u përhapën në gjithë botën por shumica shkoi në perëndim dhe Lindjen e Mesme. Kështu u krijuan lidhjet ideologjike me vendet përkatëse dhe nuk do të ishte e çuditshme që disa të kërkojnë lidhje ideologjike me perëndimin dhe të tjerë me lindjen, dhe duke qenë se shumë nuk e kuptojnë rëndësinë e kritikës së drejtë kërkojnë nga analistët e ngjarjeve të anojnë nga lidhjet e tyre ideologjike!

Kjo prirje u vërejt edhe një herë gjatë luftës së Izraelit kundër Hamasit dhe popullit palestinez kur filluan të shfaqeshin disa protesta të vogla në mbështetje të Palestinës në Prishtinë dhe Tiranë dhe u shfaqën gjithashtu kundërshtitë sipas të cilave ne nuk duhet ta mbështesim atë sepse ajo dhe bota arabe nuk na mbështeti kur gjymtohësh Kosova nga Serbia ndërsa nuk munguan dhe qendrimet që shpërnjohin të drejtën ndërkombëtare dhe dinamikën e krijuar rreth botës, si në nivel popullor ashtu dhe në OKB, duke mos e bazuar qendrimin e tyre në drejtësinë ndërkombëtare, siç u munduan etërit tanë shekullin e kaluar, për hir të paqes, pasi dëshmuan gjithë ato luftra, por në botën e “më të fortit”!

Disa nga këta zëra përdorin titujt e disa raporteve ku pretendohet se zyrtarët e Palestinës kanë thënë se “Kosova është Serbi” pa hetuar fare se ato pretendime dhe raporte mund të mos jenë të vërtetë (siç edhe nuk janë) ndërsa të gjithë shpërnjohin faktet historike si lidhur me ndihmën e botës arabe ashtu dhe me karakterin e luftës së UÇK-së dhe qendrimin e popullit shqiptar në atë kohë, sepse bota arabe përgjithësisht e dënoi agresionin e Milosheviçit pavarësisht se shumë nga qeveritë përkatëse besonin se shqiptarët e Kosovës nuk ishin muslimanë të përkushtuar; kishin frikë se mos ndiznin prirje të islamit politik; dhe kishin dëshmuar mbështetjen e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj Palestinës.

Ajo ishte e ndarë në dy kampe: në njërën anë shtetet e përfshirë financiarisht (kryesisht përmes petrodollarëve) në botën perëndimore të cilët u përqendruan në ndihmën humanitare dhe në ngritjen e çështjes në OKB (Arabia Suadite, Shtetet e Golfit, Egjipti dhe Jordania) dhe në tjetrën shtetet si Irani, Libia dhe Iraku që dëshironin gërryerjen e përfshirjes së SHBA-së në rajon.

Por asnjëri nuk ishte kundër Kosovës. Teherani, për shembull, kërkoi menjëherë pas agresionit serb (1998) bashkëpunim me perëndimin kundër Milosheviçit; madje shtypi atje kritikoi NATO-n për vonimin e sulmeve ajrore. Por pas Konferencës së Rambujesë Irani ndryshoi qendrim, duke kërkuar që çështja të zgjidhësh në OKB dhe se çdo veprim i Nato-s do të ishte i papërshtatshëm, dhe duke u përputhur me qendrimin e Rusisë dhe Kinës.

Për UÇK-në, gjithashtu, ndihma ushtarake do të ishte e papranueshme për sa kohë që kampi i dytë i vendeve arabe kërkonte mospërfshirjen e SHBA-së në rajonin tonë ndërsa vetë UÇK-ja nuk e shihte veten si një lëvizje fetare muslimane, por guerrilse marksiste-enveriste, dhe populli shqiptar i kohës nuk e donte ndihmën e tyre sepse mund të prisheshin marrëdhëniet me perëndimin.

Për të gjitha këto arsye bota arabe nuk u përfshi drejtpërdrejt në luftën tonë kundër agresionit serb dhe tregoi “vetëpërmbajtje” por ajo kontriboi prapëseprapë, sipas dinamikës së kohës; ndaj dhe thirrjet e “folkut”, që e “ha sapunin për djathë”, për mos mbështetjen e Palestinës, si përgjigje ndaj “mosmbështetjes” së saj dhe botës arabe ndaj nesh, janë pasojë e padijes dhe jo e ligësisë; dhe ndaj është detyra jonë t`i durojmë dhe edukojmë, duke patur parasysh se disa qenie të keqedukuara vonojnë të edukohen por edukohen prapëseprapë. 

Pështjellimin e popullit mund ta shpështjellonte klasa jonë politike dhe nomenklatura e saj me në krye profesorët dhe doktorët e saj të shkencave, të cilët na kushtojnë shumë nga kursimet tona, gati njësoj sa “ndrikullat” e klasës politike, por ajo deri tani s`ka kuptuar gjë lidhur me ndikimin që ka qendrimi i saj jo vetëm në popullin tonë por dhe në Lindjen e Mesme, kur dihet se kjo e fundit është e ndarë në njohjet e saj: gjysma e njeh pavarësinë e Kosovës (vendet e integruar në botën perëndimore) ndërsa gjysma tjetër jo (vendet e integruar në botën lindore), dhe kur dihet se ajo kundërshton qendrimin perëndimor lidhur me luftën e Izraelit dhe është orientuar e tëra, ndryshe nga koha kur ne luftonim kundër agresionit serb, drejt botës euro-aziatike të udhëhequr nga Rusia dhe Kina!    

Arsyet e mosnjohjes së Kosovës nga Palestina 

Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në vitin 2021 në këmbim të njohjes së pavarësisë nga Izraeli dhe ndoshta besimit të saj se ai do ta ndihmojë në njohje të tjera dhe në gjendjen ekonomike të saj; por ky është një qendrim dritëshkurtër, sepse viktima e djeshme i bashkohet një agresori, jo thjesht disa vjeçar, si në rastin e Serbisë, por gati një shekullor, dhe kur të shkojë në OKB si anëtare e organizatës, nëse e këshillon Këshilli i Sigurimit në OKB ku është anëtare dhe Rusia, ndaj të cilës klasa politike në Prishtinë dhe Tiranë ushqen armiqësi, dhe e miraton Asambleja me dy të tretat e votave, do ta tregojnë ata që luftuan për të drejtën ndërkombëtare dhe do t`i thonë: ja viktima e një agresori iu bashkua një agresori tjetër në këmbim të njohjes dhe disa dobive ekonomike por në shkelje të të drejtës ndërkombëtare!

Ndërsa fakti se nga varet anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk përmendet në marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë, përveç faktit se Serbia nuk pranon anëtarësimin në fjalë, sikur të varësh vetëm nga ajo, Shqipëria nuk shpëton nga turpërimi, sepse edhe ajo nuk po mbështet të drejtën ndërkombëtare por është linjëzuar me qendrimet perëndimore.

Këto janë qendrime dritëshkurtra dhe e ngarkojnë popullin tonë me një barrë të rëndë historike. Dinamika e Asamblesë së OKB-së, në fakt, ndryshoi kur kundërsulmi i Izraelit kishte kaluar dy javë dhe ishin shënuar shkatërrime në masë dhe vdekje të mijëra fëmijëve, në dobi të popullit palestinez, në krye të së cilës qendron Rusia dhe Kina.

Palestina u deklarua zyrtarisht shtet në vitin 1988 nga koalicioni i Organizatës Çlirimtare të Palestinës, duke pretenduar sovranitet në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor, dhe Lindjen e Jeruzalemit. Ajo është njohur nga 138 shtete nga 193 anëtarë të OKB-së ose nga 72% e saj ndërsa Kosova nga 100 vende ose pak më shumë se gjysma e saj. Si shtet, rrjedhimisht, është krijuar përpara Kosovës dhe si i tillë ai duhet ta kishte njohur i pari atë. Por s`ka ndodhur kështu.

Arsyet nga zyrtarët e shtetit palestinez nuk janë parashtruar kurrë qartë dhe të përmbledhura. Por ato vetë-kuptohen kur gjykojmë nga historia dhe aleatët e palëve. Palestina e Jaser Arafatit është mbështetur nga Titua e ish-Jugosllavisë, pjesën kryesore të të cilës e trashëgoi Serbia dhe bashkë janë pjesë e të njëjtës lëvizje: e të paangazhuarve. Si pasojë, ajo ka patur mbështetje nga Serbia në OKB. Ndryshe ndodh me Kosovën: ajo u mbështet nga SHBA-ja, e cila mbështet pushtuesin e Palestinës, Izraelin, dhe për sa kohë që ajo është mbështetur nga Titua dhe më pas nga Serbia, ajo nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Palestina, në fjalë të tjera, ka dy arsye kryesore se pse nuk njeh Kosovën: njëra lidhet me lidhjet e saj historike me ish-Jugosllavinë dhe më pas me Serbinë dhe mbështetjet që ka patur nga ato dhe tjetra lidhet me SHBA-në, mbështetësen e armikut të saj, Izraelit, ndërsa ne kemi SHBA-në aleate.

Këto janë marrëdhënie historike dhe ndërkombëtare që përcaktojnë marrëdhëniet mes popullit palestinez dhe popullit shqiptar pas braktisjes së socializmit marksist, sepse ndryshe ndodhte në Shqipërinë e Enver Hoxhës: ajo mbështeste luftën palestineze kundër pushtuesit dhe përgjithësisht gjithë përpjekjen e vendeve arabe për t`u çliruar. Këtë përpjekje e mbështeste dhe populli i Kosovës pavarësisht se jetonte në ish-Jugosllavi. Por kjo mbështetje ndryshoi kur populli ynë u mbështet nga amerikanët në luftën e tij çlirimtare kundër Serbisë, sidomos pa luftës dhe shpalljes së pavarësisë.

Këto marrëdhënie përcaktojnë në përqindje të madhe dhe mungesën e reagimit të popullit shqiptar gjatë luftës së fund-vitit 2023 mes Hamasit dhe Izraelit, aq sa asnjë protestë nuk u zhvillua gjatë muajit të parë të luftës, kur gati gjithë bota kishte vërshuar rrugëve të kryeqyteteve, ndërsa më pas filluan të shfaqeshin disa përpjekje të vogla kur dihet se Shqipëria (ku bën pjesë dhe Kosova) ka (ose pretendohet se ‘ka’) mbi 70 për qind muslimanë dhe kur etika muslimane dikton të mbrohen muslimanët kudo në botë. Madje “kokat” e muslimanëve në vendin tonë krenohen me përqindjen përkatëse por siç tregoi mungesa e mobilizimit të tyre ata vetëm “muslimanë” s`janë.

Për mungesën në fjalë ata mund të përdorin argumentin ―siç edhe e përdorin disa― se “interesat kombëtare” qendrojnë mbi “interesat fetare”. Ky është një argument që i mbron por jo tërësisht, sepse “interesat” tona kombëtare cënohen më shumë me mos mbështetjen e të drejtës ndërkombëtare në OKB. Madje do të na kthehet ―siç po i kthehet dhe do t`i kthehet më shumë Izraelit dhe SHBA-së― në bumerang, sepse marrëdhëniet ndërkombëtare përcaktohen kryesisht nga e drejta e ndërkombëtare dhe kush nuk e mbështet por bën sikur e mbështet atë, ose e mbështet atë vetëm për veten dhe aleatët e tij por jo për tjetrin, për interesa afatshkurtër, e pëson.

Gjykuar nga dinamika që u krijua rreth botës pas sulmeve të Izraelit ndaj popullatës së pafajshme, kryesisht fëmijëve, të cilën e shfrytëzoi Rusia dhe Kina në OKB, ku përmbysën mbështetjen që kishte marrë SHBA-ja për Ukrainën, e cila do të theksohet në ditët, javët dhe muaj në vijim, Izraeli dhe SHBA-ja rrezikojnë të humbasin më shumë mbështetje jo vetëm rreth botës por dhe në OKB; dhe siç rrezikojnë ata ashtu rrezikojmë dhe ne dhe nuk do të ishte e çuditshme që Kosova të humbasë mbështetje si në OKB ashtu dhe rreth botës. Ajo mund të humbasë më shumë mbështetje nëse Rusia dhe Kina nxisin shtetet që e kanë mbështetur deri tani të tërheqin mbështetjen e tyre në OKB. Kjo dinamikë mund të ndalohet vetëm nëse klasa jonë politike në Tiranë (dhe Prishtinë) ndryshon qendrim―domethënë, ajo mbështet gjithë të drejtën ndërkombëtare dhe jo një pjesë të saj.       

Uashingtoni luajti “kumar të krisur”

Por kjo është faza e parë; sepse faza tjetër është efekti i mbështetjes amerikane ndaj Izraelit dhe gjendja shoqërore atje. Siç citon komentatori amerikan i Financial Times nga Uashingtoni:

“Bota duhet të shpresojë ― por nuk duhet të hamendesojë ― se Bajdeni e bëri të qartë se ai do të kundërshtojë fuqishëm dënimin kolektiv të palestinezëve. Rreziku për Amerikën në përgjigjen e Izraelit është e mprehtë. Përveç rrezikut të ndezjes së Lindjes së Mesme, SHBA-ja do të fajësohet rreth botës për çdo tepëri nga forcat e mbrojtjes izraelite. Për vite Uashingtoni ka mbyllur një sy në shkeljet e marrëveshjeve të Oslos nga Netanjahu. Koloni të reja në territoret e pushtuara, zgjerim të territoreve të vjetër dhe nënçmimi i autoriteteve palestineze kanë poshtëruar palestinezët e thjeshtë dhe kanë shfaqur Uashingtonin si një ndërmjetësues të njëanshëm. Herën e fundit kur Amerika mori një goditje të dhimbshme në bisedimet për dy-shtete ishte me presidencën e Barak Obamës. Ajo ishte një përpjekje me gjysmë zemre më se një brez më parë. Kur Netanjahu quajti blofin e Obamës ai mbaroi. Donald Trampi luajti komandatin e skuadrës në rritje ndaj përbuzjes së Netanjahut për procesin e dy-shteteve. Bajdeni ka vepruar sikur shqetësimi palestinez nuk është më. Duke patur parasysh sfidat e tjera gjeopolitike të tij, mendimi i kotë i Bajdenit mund të ketë qenë i kuptueshëm. Por tani është kthyer për ta kafshuar atë. Amerika nuk mund të durojë me mbylljen e një syri”.

Më tej ai sqaron dy dështimet që ndodhën që nga koha e Obamës, efektin e politikave të Netanjahut dhe gjendjen shoqërore brenda Izraelit. “Së pari, Netanjahu ka tëhuajësuar shumicën e amerikanëve hebraikë. Ditët kur Izraeli mund të mbështetësh në mbështetjen automatike të Hebraiko-Amerikanëve kanë perënduar. Për këtë, kryeministri izraelit është thuajse tërësisht përgjegjës. Më 2015 ai shkeli gjithë protokollin kur ai kundërshtoi firmën e Obamës në marrëveshjen bërthamore me Iranin në një fjalim në Kongres. Meqë shumica e hebraiko-amerikanëve janë demokratë, dhe meqë e djathta amerikane ka flirtuar me tropetë antisemitike, ky ishte një kumar i krisur. Mbështetja e Izraelit të Netanjahut u bë një gjë republikane.

Së dyti, Izraeli ka qeverinë më të djathtë në botën demokratike. Ai ka huazuar shëmbëllesa antisemitike rreth Xhorxh Sorosit nga të njëjtë si Trampi dhe Orbani. Logjika e tij është se hebrenjtë mund të jenë të sigurtë vetëm në Izrael, e cila i jep atij një afëri të shtrembëruar për grupet vendëse përgjatë perëndimit. Ndaj shumicës jo-hebraike izraelite, dhe gati në gjysmën e Izraelit, ndjekësit ideologjikë të Netanjahut janë armiqësor...Aleanca e Netanjahut me krahun e Trampit në politikën amerikane i jep Bajdenit më shumë hapësirë se pararendësat e tij për luajtur rolin e ndërmjetësuesit të sinqertë...por ky rol është i diskutueshëm tani dhe veçanërisht i rrezikshëm për të...Gaza, siç kanë vënë në dukje të tjerë, është burgu i hapur më i madh botëror. Netanjahu u ka mohuar palestinezëve të shpresojnë për të ardhmen dhe zbrazjen e paqtë për të shprehur zhgënjimin e tyre [por] siç thoshte John F Kennedy, heroi zanafillor i Bajdenit, “ata që bëjnë revolucionin e paqtë të pamundur bëjnë revolucionin e dhunshëm të pashmangshëm”.  

Lufta zhvillohet në kohën kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit ishin “normalizuar” dhe kur perëndimi përballet me vështirësi të madhe për të prodhuar armë për Ukrainën. Por Izraeli nuk do të përballet me mungesa në municione, sepse ka industri ushtarake të zhvilluar dhe për disa nevoja mbështetet nga SHBA-ja.

Frikën e përfshirjes së Hezbollahut në luftë kundër Izraelit e ndjeu Uashingtoni kur pa sulmet me raketa në Golan. Për të njëjtën arsye ai dërgoi luftanijen e parë dhe një të dytë më pas. Përpjekjes së tij iu bashkua dhe Britania. Si pasojë e vrasjeve dhe pengmarrjeve, Netanjahu dhe koalicioni i tij me të djathtën e skajshme u përball me kërkesa të cilat Izraeli i ka përjetuar dhe në të kaluarën. Disa (si ushtaraku Amir Avivi) kërkonin pushtimin e Gazës dhe asgjësimin e Hamasit. Por në vitin 2014 Hamasi ishte i aftë të riorganizonte veten dhe ruante mbikqyrjen e Gazës pavarësisht faktit se Egjipti dhe Izraeli kishin bllokuar enklavën që në vitin 2007.

Hezbollahu kërcënim serioz për Izraelin   

Lidhur me çështjen e tretë, shumë besojnë se luftën e fiton Hamasi. Në fakt, ushtria izraelite nuk mund të krahasohet me ushtrinë e Hamasit. Ky i fundit ka një shpresë nëse në luftë përfshihen aktorët joshtetërorë dhe shtetërorë. Vetë Hamasi është themeluar në vitin 1987 gjatë intifadës (ose kryengrijtes) së parë. Organizata filloi veprimatri si degë e Vëllazërisë Muslimane me bazë në Egjipt dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar katër luftra kundër Izraelit me intifadën më të gjatë në vitin 2021, kur luftoi për 11 ditë, dhe kur befasoi Izraelin me shkallën e sulmit, duke lëshuar më shumë se 3,700 raketa mbi banimet izraelite. Hamasi mbështetet nga Hezbollahu por raporti me republikën Shia nuk është aq i drejtpërdrejtë.

Si një lëvizje Suni, Hamasi e refuzon udhëheqjen e Iranit. Marrëdhënia e Hamasit me Iranin u tendos kur ai shfaqi simpati për opozitën siriane kundër presidentit Bashar al-Assad gjatë luftës civile atje ndërsa Teherani dhe Hezbollahu kanë qenë mbështetës të rëndësishëm të regjimit të Asadit. Pavarësisht këtij fakti, disa drejtues të Hamasit janë vendosur në Liban dhe zhvillimi i grupit atje mbikqyret nga Irani dhe Hezballohu, duke përfshirë rakteta etj. Në sulmin e tetorit Hamasi tha se lëshoi 5,000 raketa në një ditë, më shumë se në vitin 2021 ndërsa forcat e mbrojtjes izraelite thanë se Hamasi dërgoi 1.000 luftëtarë në Izrael. Hamasi rivalizon me Fatahun, fraksionin palestinez që mbikqyr Bregun Perëndimor.    

Hezbollahu, i cili qendron në Liban dhe është shumë më i madh dhe më i përgatitur në arsenal se Hamasi. Si një lëvizje rezitence Shia lebaneze e themeluar në vitin 1982, vitin kur Izraeli pushtoi Libanin, udhëhiqet nga Hasan Nasrallah që nga viti 1992. Ajo është zhvilluar në një nga lëvizjet joshtetërore më të armatosura botërore dhe është një fuqi politike mbizotëruese në Liban. Ushtria e Hezbollahut përbëhet kryesisht nga një këmbsori e lehtë e cila ishte e aftë t`i rezistonte luftës së gjatë me Izraelin në vitin 2006. Organizata mbikqyr Libanin jugor, i cili ndan kufirin me Izraelin, dhe luftëtarët e saj kanë fituar përvojë shtesë pasi zbarkuan në Siri për të mbështetur Asadin gjatë luftës civile. Nasrallah thotë se në vitin 2021 ajo kishte 100,000 luftëtarë por analistët thonë se madhësia e saj e vërtetë është 20,000-50,000 duke përfshirë dhe rezervistët. Ajo ka një arsenal me dron sulmues, armë të vogla, artileri, tanke dhe raketa ku përfshihen dhjetra mijëra sovjete Katyusha dhe iraniane Zelzal.

Nasrallah krenohet se ato arrijnë gjithë territorin izraelit duke përfshirë reaktorin bërthamor në jug ndërsa zyrtarët izraelitë thonë se Hezbollahu është bërë një “ushtri terroriste” e zonja dhe ka aftësi që tejkalon ushtritë shtetërore. Frika në Izrael është se Hezbollahu mund të sulmojë për të hapur një front të dytë në kufirin verior. Libani ka mijëra palestinezë, pasardhësit e atyre që braktisën vendin në vitin 1948, shumë prej të cilëve jetojnë në kampe refugjatësh ku fraksione të ndryshme palestineze garojnë për ndikim. Luftëtarët palestinezë të Libanit u përfshin shumë në luftën civile 1975-90, duke e përdorur atë si një plaformë lëshimi për sulme mbi Izrael e cila përfundimisht çoi në përjashtimin e tyre nga udhëheqja libaneze në vitet 1980.

Historikisht Fatahu ka qenë fuqia mbizotëruese, veçanërisht në kampet e refugjatëve. Por Hamasi dhe fraksione islamike ruajnë gjithashtu praninë e tyre. Kampet janë plotë tensione me shpërthime të herëpashershme, me më të fundit këtë verë kur shumë njerëz u vranë në kampin Ain el-Hilweh. Disa analistë thanë se incidentet synonin dobësimin e ndikimit të Fatahut në dobi të Hamasit.

Sidoqoftë, fuqia e dytë pas Hezbollahut është organizata e quajtur Xhihadi Islamik Palestinez, me prani në Gaza dhe në Liban. Ajo është themeluar në vitin 1981 në Gaza, e frymëzuar nga revolucioni islamik në Iran, dhe mbështetet nga Teherani, sipas inteligjencës izraelite dhe analistëve. Ajo mori pjesë, gjithashtu, në sulmin e Hamasit dhe ka rreth 30 pengje.

Sekretari i përgjithshëm, Ziad Nakaleh, qendron në Damask dhe takohet rregullisht me udhëheqësit e Teheranit dhe Bejrutit. Për disa nga sulmet vdekjeprurëse të viteve `90 ndaj autobusëve dhe kafeve, kjo organizatë ishte përgjegjëse. Sulmet nxorrën nga binarët dhe procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës në atë kohë ndërsa së fundmi ajo është pjesë e Hamasit në Gaza, duke punuar bashkë me grupe më të fuqishme si pjesë e një komande të përbashkët gjatë përshkallëzimit.

Por ndryshe nga Hamasi, ajo nuk ka ndonjë përgjegjësi qeverisje shoqërore dhe zakonisht ka luajtur rolin e “prishësit” në përpjekjet e kaluara për të arritur një marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit. Në këtë mënyrë ajo ka luftuar në tre fushata kundër Izraelit që nga viti 2019 me të fundit në maj të këtij viti, gjatë të cilës Hamasi qendroi jashtë. Vlerësimet ndryshojnë por besohet se ajo ka rreth 15.000 ushtarë dhe mijëra raketa dhe mortaja. Ajo është e pranishme dhe në Bregun Perëndimor, kryesisht në kampin Jenin, ku ajo shpesh punon ngushtë me Batalionin Jenin dhe me Strofullën e Luanit, veprimtaria e të cilëve ka spikatur gjatë vitit 2022, me sulme ndaj ushtarëve izraelitë.  

Izraeli përgatitet për luftë në pesë fronte ndërsa rajoni refuzon SHBA-në

Kryeministri izraelit Netanjahu tha se ushtria e tij ishte gati të luftonte kundër Hezbollahut pas tensioneve një ditë pasi Hamasi kishte shkaktuar habinë e madhe në radhët e ushtrisë së tij. Madje sulmet me raketa të Hezbollahut u shtuan gjatë ditës kundër tre pozicioneve në zonën e pushtuar nga Izraeli në rajonin e Golanit. Por kjo gjendje ndryshoi gjatë 12 tetorit, kur u njoftua krijimi i qeverisë së “unitetit“, sepse Izraeli filloi të përgatitësh për të luftuar në pesë fronte: në Gaza, ku synon asgjësimin e Hamasit; në dy fronte në veri të vendit, ku pret përfshirjen e Hesbollahut pasi të fillojë operacioni në Gaza, në kufi me Libanin dhe Sirinë; në Bregun Perëndimor, kufi me Jordaninë; dhe në jug, kufi me Egjiptin.

Të njëjtën ditë Blinkeni nga Jeruzalemi nxiti Izraelin të tregonte përmbajtje sepse po përpiqësh bashkë me Arabinë Saudite të parandalonin një luftë rajonale. Ai paralajmëroi, gjithashtu, shtetet fqinje për të mos shfrytëzuar krizën ndërsa thirri Izraelin të shmangte lëndimet e qytetarëve palestinezë. Për këta të fundit, Izraeli njoftoi një afat prej 24 orësh. Por vetëm banorët (1.1. milionë) në veri të Gazas. OKB-ja e kundërshtoi afatin kohor, sepse nuk mjaftonte, ndërsa Hamasi e quajti kërkesën e Izraelit “luftë psikologjike” dhe nxiti banorët të qendrojnë. Gati të njëjtin qendrim pati dhe Turqia; ajo quajti kërkesën të papranueshme dhe në shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar.  

Pas vizitës në Izrael, ministri i jashtëm amerikan do të shkonte dhe në Jordani, Arabinë Saudite, Emirate, Egjipt, Katar, për të kërkuar ndihmën e tyre për përmbajtjen e konfliktit, duke përdorur pushtetin e tyre për të detyruar Hamasin të lironte pengjet. Ditët e para të luftës Shtëpia e Bardhë tha se asnjë trup ushtarak amerikan nuk do të dërgohet në Izrael dhe se ndihma e vetme do të ishte përmes luftanijeve dhe disa ekspertëve ushtarakë ndërsa ditën kur Blinkeni u kthye në Izrael, Pentagoni njoftoi se do të dislokonte 2 mijë trupa për ndihmë mjekësore, pastrimin e minave dhe rritjen e sigurisë në pikat e kalimit. Më herët Bajdeni paralajmëroi se “pushtimi i Gazës do të ishte një gabim i madh”.

Për të parandaluar një luftë rajonale Bajdeni dërgoi ministrin e tij të jashtëm, Blinkenin, në Izrael, gjatë ditëve të para të javës së dytë të bombardimeve, por ngaqë ai dështoi të bindte udhëheqësit rajonalë për mospërfshirje në luftë, presidenti amerikan u detyrua të shkonte atje dhe më pas në Jordani ku do të takonte edhe udhëheqësit e Egjiptit dhe Palestinës por edhe ai dështoi njësoj si ministri i tij.

Përpjekja e tij ―për të treguar solidaritet me Izraelin, të pajtonte partnerët arabë dhe parandalonte një luftë rajonale― dështoi por të paktën arriti një marrëveshje për të lejuar një farë ndihme për Gazën. SHBA-ja po e humbet ndikimin e saj në Lindjen e Mesme dhe nuk mungojnë krahasimet e fuqisë së saj me vitet `90 kur ajo agonte dhe arriti të krijonte një koalicion kundër Sadamit ndërsa tani po perëndon dhe vendet e rajonit, siç tregon një analizë e Financial Times, po zhvendosen të gjitha larg Uashingtonit:

Në tre dekadat që nga lufta e parë e Golfit, dinamikat rajonale ― dhe ndijishmëritë për rolin e SHBA-së ― kanë ndryshuar rrënjësisht, veçanërisht pas pushtimit të Irakut në vitin 2003 i cili shkaktoi konflikte shumëvjeçare në shtetin arab, duke mbjellë farat e një shteti të dështuar dhe ngritjen dhe rënien e grupit xhihadist Isis. Irani ishte i aftë ta shfrytëzonte tronditjen e shumicës Shia të Irakut; dhe shumë, me lidhje në Teheran, u ngjitën në pushtet në Bagdat. Qoftë edhe një rishqyrtim i SHBA-së mbi luftën e Irakut nxirrte përfundime në vitin 2019 se një “Iran i trimëruar dhe ekspansionist duket të jetë fitimtari i vetëm” i ndërhyrjes [amerikane].

“Vrajat e përvojës amerikane në Irak dhe Afganistan”, citon më tej analiza, “mbeten të gjalla atje, me kosto, duke demtuar aventurën e huaj përgjatë ndarjes politike. Pas vitit 2011, ndërsa presidenti amerikan Barak Obama përgatitësh të tërhiqte trupat e fundit të luftës nga Iraku, bota arabe përjetonte një periudhë tjetër trazire që do të rikrijonte rajonin ― dhe marrëdhëniet e tij me SHBA-në. Ndërsa një valë revoltash popullore kundër autokratëve përshkoi rajonin, duke shkrepur konflikte në Siri, Libi dhe Jemen, partnerët arabë të Uashingtonit u zhgënjyen nga një përgjigje ndaj trazirës që ata ndjenë që ishte e papërputhshme dhe e paditur për interesat e tyre. Ishte një ndjenjë e acaruar nga vendimi i tij për të nënshkruar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Teheranin. Gjatë gjithë kohës, Irani, peshëngritësi i rëndë Shia e rajonit, ishte i aftë të kapitalizonte kaosin në kohën e duhur dhe me strategji. Ai lëvizi forcat e milicitë në Siri për të mbështetur regjimin e Asadit në luftën e tij civile, ndërsa militantët Shia të mbështetur nga Irani janë zhvilluar në fuqitë mbizotëruese politike dhe ushtarake në Irak, pjesërisht për rolin e tyre në luftën kundër Isis-it. Republika islamike gjithashtu e mbështetur nga rebelët huthi në luftën civile të Jemenit, të cilët kanë luftuar koalicionin e drejtuar nga sauditët për tetë vjet, mbështeti hapur Hamasin si pjesë e “aksit të rezistencës”. Është kundër këtij sfondi që udhëheqësit arabë, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Emiratet, që janë ankuar në çka ata shohin si një shkëputje amerikane nga rajoni dhe politikave të paparashikueshme të nxitura nga mendime politike vendore. Në një botë në rritje shumëpolare, këto ndijishmëri kanë prishur figurën e Uashingtonit dhe marrëdhëniet me partnerët tradicionalë. Tani, shtetet arabe frikësohen se nëse lufta Izrael-Hamas përshkallëzon, ajo do të përhapet përgjatë kufijëve të tyre. “Gjithë rajoni është zhvendosur; një zhvendosje drejt lindjes dhe jo detyrimisht në linjë me ndjeshmëritë dhe interesat e SHBA-në”. 

Në rajonin e Lindjes së Mesme janë dy fuqi rajonale gati të njëjta, Turqia dhe Irani, por me efekt të ndryshëm në rajon, sepse e para është më pak e pavaruar se i dyti nga perëndimi. Kjo është një arsye se pse Turqia kërkoi të krijonte marrëdhënie me Izraelin ndërsa Irani kërcënonte me shfarrosje. Por gjendja ndryshoi menjëherë me bombardimet në Gaza me Telavivin të urdhëronte largimin e qytetarëve izraelitë nga Turqia ndërsa një ditë më pas konsullatat, mes frikës nga protestat e dhunshme në qytetet kryesore atje. Nuk mungonin zërat në Turqi që të mobilizohet flota e ushtrisë dhe të dërgohej në Egje për t`u përballur me flotën ushtarake amerikane dhe britanike.Po të njëjtën ditë departamenti i shtetit amerikan botoi një udhëzim botëror për gjithë qytetarët amerikanë rreth botës, që të kenë kujdes, sepse rrezikojnë nga sulmet e pupujve që mbështesin popullin palestinez.

Vendet fqinje të Izraelit kërkuan largimin e qytetarëve, konsullatave dhe ambasadave izraelite nga vendet e tyre ndërsa bazat ushtarake amerikane në Siri dhe Irak u sulmuan me dronë. Pas këtyre njoftimeve pasoi urdhëri i SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë ndaj shtetasve të tyre që të lënë Libanin mes frikës për një konflikt më të gjerë. Urdhëri erdhi në kohën kur ishte njoftuar se Bajdeni do t`i drejtohësh popullit amerikan për mbështetjen e Izraelit dhe frikës se pas sulmit të këmbsorisë izraelite në Gaza do të kishte sulm shumëfrontal nga shtetet fqinje.

Bajdeni bëri një kthesë jo pak të vogël krahasuar nga politikat e Trampit por prapëseprapë nuk e vuri në përparësitë e tij çështjen “palestineze”. Ndryshe nga pararendësit e tij, të cilët nxisnin përfaqësuesit izraelitë dhe palestinezë për të zgjidhur mosmarrëveshjet, ai zgjodhi “politikën e diplomacisë së qetë”, me pak përpjekje për të ndihmuar palestinezët, me mbylljen e njërit sy për veprimet e padrejta izraelite dhe me shumë përpjekje për të realizuar një marrëveshje me disa vende arabe, me në krye Arabinë Saudite, të cilët ishin kundërshtarë të Hamasit dhe grupeve të tjera të mbështetura nga Irani.

Bajdeni ‘ashpërsoi’ qendrimin e tij ndaj Izraelit kur tha nga një konferencë me kreun e Australisë se “Unë vazhdoj të jem i alarmuar me kolonizatorët ekstremistë që sulmojnë palestinezët në Bregun Perëndimor...duke hedhur barut në zjarr. Ata po sulmojnë palestinezë në vende ku ata lejohen të jenë...duhet të ndalojnë tani” ndërsa akuzoi edhe një herë Hamasin se “po fshihet pas” qytetarëve palestinezë në Gaza ndërsa Izraeli duhet të ndjekë “ligjet e luftës”. 

Netanjahu i frikësohet dështimit

Një tjetër çështje që shqetësoi qeverinë e Netanjahut gjatë fazës kur kundronte pushtimin e Gazës ishte efekti i tij: nëse pushtohet Gaza me ushtarë do të ketë shumë vrasje në radhët e ushtrisë izraelite dhe nuk dihet nëse do të shpëtohen njerëzit e marrë peng. Përveç këtij shqetësimi, ushtria izraelite do të shkaktojë krime të gjera dhe kolektive, për të cilat disa mendonin se do të përligjeshin ndërkombëtarisht por të tjerë kishin frikën e efektit të kundërt.

Përveç këtij shqetësimi, një tjetër më i madh përshkonte mendjet e qeverisë së Netanjahut: dështimi me operacionin e tij. Nëse ai dështonte me operacionin ai do të shënonte në historinë e Izraelit dy dështime (bashkë me dështimin e shërbimeve inteligjente për të parandaluar luftën), pavarësisht se ishte përgatitur të fajësonte opozitën dhe nomenklaturën e inteligjencës.

Ndërsa strategjia e Netanjahut për të krijuar marrëdhënie normale me fqinjët arabë të Izraelit dhe kështu të ndërtonte paqe të brendshme dhe të ndërpriste ndihmën e jashtme për palestinezët dështoi me sulmin e Hamasit, ajo do të dështojë më shumë gjatë dhe pas operacionit, qoftë edhe me një qeveri “uniteti”, jo vetëm sepse shumica e izraelitëve e dinë se ai ishte shkaktari i gjendjes por dhe sepse mizoritë e ushtrisë izraelite do të mbizotërojnë në shtypin dhe median e Lindjes së Mesme, Rusi dhe Kinë, pavarësisht se perëndimi do të përpiqet të tregojë vetëm një realitet. Faza e parë e kundërsulmit izraelit ―me bombardime―e cila zgjati katër ditë, shkaktoi zemëratë të madhe jo vetëm në Lindjen e Mesme por dhe në perëndim ku mbizotërojnë krimet e Hamasit.

Faza e dytë, me pushtimin e Gazës, e cila do të zgjasë jo thjesht disa javë por disa “disa muaj”, me siguri do të shkaktojë zemëratë të madhe mes popujve të Lindjes së Mesme dhe sidomos në fqinjët e Izraelit. Ndaj edhe nëse aktorët joshtetërorë si Hezbollahu nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë me pushtimin e Gazës, me zemëratën popullore ata do të detyrohen të përfshihen. Hezbollahu, madje, mund të sulmojë dhe trupat amerikane në rajon. Praninë amerikane atje ai e ka quajtur “ortak të agresioni sionist dhe e mban atë tërësisht përgjegjës për gjakderdhjen, mungesën ligjore, bllokadën, shkatërrimin e banesave dhe masakrat e tmerrshme ndaj qytetarëve të cënueshëm palestinezë”.

Irani dhe Hezbollahu e kanë përshëndetur dhe lavdëruar sulmin e Hamasit, duke e paraqitur atë si “operacion fitimtar”, bashkë me grupe të tjerë rajonal të Aksit të Rezistencës. Qoftë edhe Irani, i cili gjatë fazës kur Izraeli bombardonte Gazën nuk shprehu ndonjë qendrim të qartë (ministri i jashtëm i Teheranit tha se Uashingtoni nuk mund të kërkojë me njërën dorë vrasjen e fëmijëve dhe grave në Gaza nga Izraeli dhe me tjerën vetëpërmbajtje nga fqinjët), mund të detyrohet të përfshihet në luftën rajonale, për të njëjtën arsye: sepse do të derdhet zemërata popullore në rrugët e tij. Madje, përpjekja e Izraelit për të asgjësuar Hamasin dhe bashkë me të dhe dënimin kolektiv të palestinezëve, me siguri do të nxisë aktorët shtetërorë të sulmojnë Izraelin nga të pestë frontet që përmenda më herët.

Turqia mund të përfshihet në luftë

Turqia, për shembull, bëri një kthesë prej 180 gradë lidhur me Izraelin kur Netanjahu shpalli qëllimin e tij. Si fillim Erdogani fajësoi SHBA-në, të cilën e akuzoi se ishte trajinuesja e gjithë organizatave terroriste në botë. Me këtë akuzë nënkuptonte kryesisht kurdët dhe izraelitët, sepse këtë të fundit e quajti një ditë më pas si organizatë dhe jo si shtet; ndaj ai kërcënoi se si e tillë do të përballësh nga Turqia. Një ditë më pas ai rriti tonin e sulmit dhe e akuzoi Izraelin se po shkaktonte masakër kolektive në Gaza dhe spastrim etnik dhe sulmoi Blinkenin për qendrimin e tij në Izrael se ai ishte me origjinë hebraike.

Qendrimi i tij për praninë ushtarake amerikane në rajon detyroi Shtëpinë e Bardhë të përgjigjësh (duke përmendur qendrimin e saj të mirëditur, se kërcënohet siguria e saj kombëtare nga ISIS-i e të tjera të ngjashme) me Erdoganin të kundërpërgjigjet dhe t`i kërkojë të heqë dorë nga mbështetja e terroristëve, duke paralajmëruar se asgjë nuk përjashtohet për Izraelin.  

Me këto akuza dhe duke patur parasysh rolin e mbrapshtë të SHBA-së në Palestinë, të cilin nuk e përmendin vetëm kritikët perëndimorë si ata që përmenda më herët por dhe Putini, se ajo dështoi pikërisht sepse shpërnjohu kërkesat e palestinezëve dhe mbështeti politikat e mbrapshta të Izraelit, pas të cilit me siguri do të rendin të tjerë, si Orbani, qëllimin e Erdoganit në rajon ―për të qenë mbrojtësi i gjithë muslimanëve por dhe ndërmjetës mes palestinezëve dhe izraelitëve― ai nuk do të ngurrojë të përfshihet në luftë qoftë edhe kundër SHBA-së dhe Britanisë, duke kërkuar një shtet, siç tha ai në kuvend, me kufijtë e vitit 1967. Erdogani mbajti një qendrim më të ashpër ndaj perëndimit dhe Izraelit gjatë një tubimi më 28 tetor në Ankara. Ai e quajti Izraelin marjonetë perëndimore dhe këtë fundit shkaktarin e gjithë të këqijave rajonale dhe paralajmëroi se do të ndërmerrte veprime ligjore kundër tij.   

Duhet thënë se Uashintoni filloi përpjekjet e tij për të parandaluar përshkallëzimin paralelisht me shpalljen e urdhërit të Netanjahut, orët e pasdites të 9 tetorit, për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës me Katarin, mbështetësin kryesor të Hamasit, me të cilin zhvilloi bisedime për të siguruar një marrëveshje në të cilën Hamasi do të pajtohësh të lironte gratë dhe fëmijët ndërsa Izraeli mund do të gratë dhe fëmijët palestinezë të mbajtur në burgjet e tij. Ndërsa përpjekja e parë dështoi ajo vazhdoi gjatë javës dhe FT raportoi të dielën (15 tetor) se ishte arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve në këmbim të ndalimit të bombardimeve por udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh takoi ministrin e jashtëm të Iranit në Katar dhe u “pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin” për të realizuar qëllimet. Por kjo është një përpjekje e kotë meqënse palët nuk e besojnë njëra-tjerën.   

Të njëjtën ditë Netanjahu tha se kundërsulmi izraelit do të ndryshonte gjithë Lindjen e Mesme ndërsa ministri i tij i mbrojtjes Yoav Gallant tha se “ne po vendosim një rrethim të plotë në Gaza, nuk do të ketë energji elektrike, ushqim, ujë, karburant, gjithçka do të mbyllet. Ne po veprojmë në përputhje me rrethanat”. Rreth dy javë përpara sulmit Netanjahu foli në Kombet e Bashkuara për një “Lindje të re të Mesme”. “Paqja mes Izraelit dhe Arabisë Saudite do të krijojë vërtet një Lindje të re të Mesme”, tha ai mes të tjerash. Por ai tha gjithashtu se Palestina nuk do të kishte “veto“ për një traktat paqeje me shtetet arabe. Kjo është arsyeja pse shumë analistë në perëndim e lidhën sulmin e Hamasit me përpjekjen e Izraelit dhe SHBA-së për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me sauditët dhe shtetet arabe.

Viktima të pabarabarta

Gjatë fazës së parë të kundërsulmit izraelit u përdorën 6.000 raketa në më shumë se 3.600 objektiva në Gaza. Sipas zyrtarëve izraelitë, të paktën 2,515 qytetarë dhe ushtarë u vranë duke përfshirë 1,182 fëmijë dhe gra dhe 6,268 u lënduan ndërsa spitalet, sidomos spitali kryesor, Dar al-Shifa, u tejmbushën me të vdekur dhe lënduar, me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe mungesat e tjera spitalore, ta bëjnë punën e punonjësve gati të pamundur. Në ta nuk shkuan vetëm të lënduarit por dhe familjet, të cilat i shohin ata si një strehë e sigurtë nga bombardimet. Kjo pabarazi, e cila do të ndryshojë në ditët në vijim, reflekton karakterin e luftrave të 22 viteve të fundit. Sipas OKB-së, populli i Palestinës ka patur mbi 120 mijë viktima ndërsa populli i Izraelit rreth 6 mijë:

Kundërsulmi i Izraelit dha efektin e tij që në ditën e pestë, me Arabinë Saudite të “ngrijë” përpjekjet për normalizim të marrëdhenieve me të ndërsa popujt ―me popullin amerikan si fillim dhe të rajonit më pas― filluan të protestonin dhe të mbështesnin popullin e Palestinës.

Tunelet trembin ushtrinë izraelite

Herën e fundit që ushtria izraelite shkeli në Gaza ishte vitit 2014. Që nga ai vit Hamasi ka qenë ‘i lirë’. Në dijeni të plotë se Izraeli mbikqyrte qiellin, qoftë edhe të Gazas, Hamasi zhvilloi 500 kilometra tunele të quajtur “Metroja e Gazas”, për të “mbizotëruar” nën tokë. Në ta luftëtarët lëvizin të lirshëm me arsenalin e tyre dhe sulmojnë me raketa Izraelin. Ky i fundit është në dijeni të strategjisë dhe ka zhvilluar njësi ushtarake të pasoçme për ta shkatërruar atë.

Ndaj ushtria izraelite përballet me një dukuri me të cilën nuk është përballur në të kaluarën. Në vitin 2014, për shembull, Gaza u kthye në rrënoja; u vranë të paktën 66 ushtarë izraelitë dhe gjashtë qytetarë ndërsa palestinezët humbën 2.133 njerëz nga të cilët 1,489 ishin qytetarë ndërsa u zhvendosën 500,000 të tjerë. Gjatë fazës së bombardimeve të vitit 2021 Izraeli tha se shkatërroi 100 km tunele me Hamasin t`i përgjigjet se janë dhe 400 km. Disa tunele arrijnë thellësinë e 35 metrave me hekurudha dhe dhoma banimi.

Por këtë herë ushtrisë izraelite do t`i duhet të shmangë kurthet në tunele dhe vendeve të sinajpërve të Hamasit, gjithashtu dhe taktikave të tjera ushtarake që kanë përgatitur palestinezët prej vitesh. Rrjeti i tuneleve ka frikësuar Izraelin për operacione të gjera brenda Gazës. Për të njëjtën arsye ai përgatiti “doktrinën e fitores” e cila kërkon shkatërrimin e Hamasit me shpejtësi. Kjo doktrinë ka filluar me fazën e parë të bombardimeve. Fushata synon të tejkalojë aftësinë e Hamasit për t`u rigrupuar dhe sipas një personi që ka qenë pjesë e diskutimeve që krijuan doktrinën në vitin 2020, të “arrijë synime maksimale përpara se komuniteti ndërkombëtar të fillojë të vendosë trysni politike për të ngadalësuar operacionin”.

Për t`iu përgjigjur rrjetit të Hamasit, Izraeli krijoi një “qytet” në Baladia, në jug të vendit, me 600 ndërtesa, duke përfshirë një xhami dhe kasabah, të vendosura rreth rrugëve të ngushta, me kushte të ngjashme me kushtet urbane në Gaza. Në të janë stërvitur njësitë e posaçme vitet e fundit. Ato do të mbështeten nga mikro-dronë dhe helikopterë ushtarak, dronë mbikqyrës dhe vëshgues kamikazë dhe avionë luftarakë, dhe në krye të tyre do të qendrojnë avionët zbulues: të gjithë do të jenë të bashkërenduar. Duke përdorur bashkërendimin në fjalë ushtria izraelite do të përpiqet t`u shmanget kurtheve të Hamasit në ndërtesa urbane. Kjo përpjekje do të shoqërohet nga tanket dhe artileria.

Hamasi ka krijuar linjat e mbrojtjes në sipërfaqe të tokës: mina, prita dhe mortaja, armë anti-tankë, snajperë dhe bomba vrasëse. Ushtrisë izraelite do t`i duhet t`i kalojë të gjitha këto linja përpara se të kalojë në shkatërrimin e rrjetit të tuneleve. Më pas ajo do të përdorë “bomba sfungjerore” në tunele―një substancë kimike që vulos hyrje të vogla, me qëllim që të lejojë trupat të lëvizin dhe të mos përballen me nevojën e asgjësimit të trupave në çdo tunel.  Por forcat izraelite do të përpiqen, gjithashtu, të shkatërrojnë Hamasin dhe nënfrastrukturën e tij pa qenë e nevojshme të hyjnë në tunele. Ky variant mund të përdoret nëse pengjet nuk janë fshehur në tunele ose nëse hiqet dorë nga shpëtimi i tyre.

Këto janë disa nga taktikat që ka përgatitur ushtria izraelite vitet e fundit. Por praktika ka një logjikë që taktika (ose teoria) nuk e njeh. Ndaj dhe ushtrisë izraelite do t`i duhet shumë punë për të agjësuar Hamasin. Kjo përpjekje mund të dështojë nëse në luftë përfshihen aktorët rajonalë, qofshin ato organizata apo shtete. Me siguri Hamasi ka menduar efektin e luftës së tij në Gaza dhe pret përfshirjen e aktorëve të tjerë. Nëse ndodh kështu, operacioni ushtarak i Izraelit do të dështojë. Por nëse nuk ndodh kështu, pasojat për Hamasin do të jenë të dhimbshme dhe njësoj ato do të jenë njësoj për aktorët e tjerë të rajonit: sepse nëse ata nuk përfshihen, Izraeli mund të zgjerojë territorin ―edhe një herë― në Gaza dhe ata të mos veprojnë ndaj një përpjekje që e kanë mbështetur prej vitesh.

Humbet Hamasi, humbet Lindja e Mesme; humbet Izraeli, humbet perëndimi

Për popullin e Gazas mospërfshirja e aktorëve të tjerë do të ishte tradhti. Gjykuar nga prania ushtarake amerikane dhe britanike në det dhe nga përmasa dhe aftësitë e luftanijeve, fuqitë rajonale si Turqia dhe Irani, do t`i shmangen përballjes në Egje. Por me siguri ato do të përfshihen përmes tokës ose haptazi ose fshehurazi. Haptazi ato rrezikojnë të përplasen si me Izraelin ashtu dhe me SHBA-në. Ndaj dhe gjasat më të mëdha janë se ato do të përfshihen fshehurazi. Në këtë variant ato rrezikojnë shumë, sepse nuk do të mund ta mposhtin Izraelin. Ndaj dhe përfshirja e tyre haptazi bëhet e domosdoshme nëse vërtet synojnë të mposhtin Izraelin dhe të themelojnë një shtet palestinez me kufijtë e vitit 1967 dhe të mos humbasin besimin e popujve të cilëve u përkasin.   

Për Izraelin do të ishte fitore e madhe nëse nuk përfshihen fuqitë rajonale pavarësisht se brenda vendit ai nuk është i njëzëshëm ose s`ka mbështetjen e gjithë popullit dhe për më shumë ka shumë palestinezë si në Bregun Perëndimor ashtu dhe përgjatë vendit, të cilët me siguri gjatë luftës në Gaza do të përpiqen të shkaktojnë trazira dhe aksione luftarake, sepse Netanjahu nuk do ta ketë të vështirë të miratojë një ligj për ndalimin e protestave dhe veprimtarive të tjera shoqërore që nuk përputhen me qëllimin e operacionit.

Jashtë tij, elitat perëndimore filluan të bashkërendonin qendrimet për t`u përputhur me qëllimin e Izraelit: për dënim të njëzëshëm të dhunës; lirimin e njerëzve të marrë peng; shmangie të çdo sulmi ndaj jo-ushtarëve; sigurimin e ndihës humanitare; dhe zhvillimin e një mbledhjeje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e OKB-së, BE-së, Lidhjes Arabe, Izraelit dhe Palestinës.

Efekte ekonomike

Në fund, vlen të përmendet fakti se lufta në Palestinë do të shkaktojë një krizë tjetër ekonomike në nivel botëror, me energjinë të rritet në çmim dhe inflacioni të godasë tregjet dhe ushqimet.

Për efektin e luftës në ekonominë botërore FMN-ja dhe Banka Botërore njoftoi parashikimin e saj në një mbledhje me disa ministra që u zhvillua në Marok gjatë javës së parë kur Izraeli bombardonte Gazën; sipas saj, “e ardhmja afatmesmë e ekonomisë botërore është e vakët”, me qeveritë të humbasin besueshmërinë e popujve ndërsa të tjerë e parashikojnë si “kohën më të rrezikshme që bota ka parë në dekada” në kohën kur “më shumë se 80 për qind e ekonomive botërore po përballen me të ardhme më të keqe se 15 vite më parë”. Shqetësimi tjetër lidhet me huatë e shteteve, sepse ato po arrijnë nivele rekord: sipas tyre “huaja publike botërore arrin 100 për qind të PPB-së deri në fund të kësaj dekade”!

Në një raport tjetër ―tre javë pas shpërthimit të konfliktit në Palestinë― mbi pasojat e mundshme të konfliktit në Lindjen e Mesme, Banka Botërore citon se “numëri i njerëzve që vuajti nga pasiguria ushqimore shkoi në 900 milionë në vitin 2022”, kryesisht për shkak të konflikteve. Pesëdhjetë vitet e fundit bota ka përjetuar pesë goditje të mëdha ekonomike të shkaktuara nga luftrat e Lindjes së Mesme dhe rritja e çmimit të naftës. Filloi me embargon pesë mujore të naftës arabe (1973-74); më pas me revolucionin iranian dhe luftën Iran-Irak (1980-1988); u përsërit një dekadë më pas me pushtimin e Kuvajtit (1990); dhe vazhdoi me luftën në Irak duke kulmuar në vitin 2008. Që nga lufta e fundit çmimi i naftës s`ka gjetur qetësi:   

Ngaqë dëmi që shkaktoi embargoja e naftës në vitin 1973 nuk ishte rezultat i drejtpërdrejtë i luftës por një përgjigje politike e prodhuesve arabë të naftës, perëndimorët i frikësohen të njëjtës përgjigje pavarësisht se rajoni përmban 48 për qind të rezervave të vërtetuara botërore dhe prodhoi 33 për qind të naftës botërore në vitin 2022 ndërsa një e pesta e naftës botërore kaloi përmes Ngushticës së Hormuzit në vitin 2018, të cilën e mbikëqyr Irani, dhe pavarësisht se vendet kanë larmuar burimet energjitike dhe kanë rritur rezervat strategjike, janë zhvilluar tregjet kontraktuese të naftës në SHBA dhe Kinë dhe krijimi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ka përmirësuar bashkërendimin. Siç citon Martin Wolf, analisti ekonomik i Financial Times, skenarët e Bankës Botërore:

Nafta mbetet lëndë jetike. Gazi i lëngshëm natyral nga Golfi është një pjesë e rëndësishme e furnizimit botëror të gazit natyral. Prishje të mëdha të këtyre furnizimeve do të kenë një ndikim të fuqishëm mbi çmimet e energjisë, prodhimin botëror dhe nivelin e çmimit tërësor ndaj ushqimeve. Banka paraqet tre skenarë me prishje të vogël, të mesme dhe të madhe: skenari` parë, do të pakësojë furnizimin me 2 milionë fuçi në ditë (rreth 2 për qind të furnizimit botëror); i dyti 3.5 milionë fuçi në ditë (afërsisht 3-5 përqind të vitit 2023); dhe i treti 6-8 milionë fuçi në ditë (ose gati 7.5 për qind). Bazuar në këto ulje, çmimet e naftës parashikohen të shkojnë 93-102, 109-121, dhe 141-157 dollarë përkatësisht.     

Banka Botërore parashikon rritje të çmimit të naftës me 3-13 për qind për skenarin e parë; 21-35 për qind për skenarin e dytë; dhe 56-78 për qind për skenarin e tretë, ndërsa “çmimi` fundit”, citon ai më tej Uolfi, duke ndjekur përfundimet e BB, “do të kapte kulmin historik dhe nëse Ngushtica mbyllësh, shton ai, ndikimi do të ishte shumë më keq. Ne jetojmë ende në epokën e fosileve dhe një konflik në rajonin-furnitor më të madh të botës, do të ishte shumë i dëmshëm...Gjasa e madhe është se konflikti do të përmbahet. Nëse ndodh kështu, efektet ekonomike do të jenë parëndësi. Por është e mundur që ai të përhapet dhe të bëhet shumë më serioz”.

Ndërsa unë anoj nga e kundëta e ‘gjasës’ së tij, kryesisht sepse vendet arabe janë zhgënjyer me ndërhyrjet amerikane, prishja e tregjeve të naftës do të shkaktojë efekt domino duke rritur çmimet e plehrave kimike dhe rrjedhimisht koston e prodhimit buqësor dhe rritjen e çmimeve të ushqimit; dhe në industrinë e gjerë duke rritur çmimet e xeherorëve, kryesisht të hekurit dhe arit dhe kryesisht në Evropë, sepse kjo e fundit është importuese neto e energjisë së rajonit, ndryshe nga Kina, e cila importon nga Rusia dhe shijon çmime “konkurruese” në treg. Efektin e fundit nuk e përmend as BB në raportin e saj dhe as analisti i Financial Times!     

Por kriza ekonomike do të godasë më shumë Izraelin dhe vendet fqinje rreth tij. Kostot e huave për Jordaninë, Egjiptin, Izraelin dhe Bahreinin u rritën menjëherë pas sulmit të Hamasit. Bashkë me to, shtohen dhe kostot e luftës, si në armë dhe municione ashtu dhe në njerëz dhe kafshë. Për ekonominë izraelite parashikohet tkurrje e mprehtë ndërsa qeveria do të rrisë deficitin për të financuar luftën. Tregu atje ngriu menjëherë në javën e dytë të kundërsulmit. Ekonomia izraelite ishte e mbrothët pavarësisht konfliktit të gjatë me plestinezët ndërsa Bregu Perëndimor dhe Gaza janë zhytur në varfëri dhe papunësi. 

Tregu u godit që me sulmin e Hamasit me mbylljen e bareve dhe restoranteve dhe anulimin e fluturimeve ndërsa u mobilizua një numër rekord rezervistësh: rreth 360,000. Bursa izraelite (TA-35) ra me 9 për qind ndërsa shekeli (kartëmonedha) ra poshtë 4 kundrejt dollarit, sepse investitorët bastuan për një konflikt të gjatë me kosto të mëdha ekonomike. Si pasojë, çmimi i huasë për qeverinë izraelite ―për të financuar luftën dhe ndihmuar bizneset― u rrit. Banka qendrore filloi të shiste rezervat e saj në dollarë për të mbështetur shekelin.

Huaja e Izraelit në prag të luftës ishte rreth 60 për qind ndërsa banka qendrore kishte rezerva në valutë rreth 200 miliradë dollarë. Krahasuar me luftrat e kaluara Izreali është në gjendje më të mirë ekonomike ndërsa shpenzimet ushtarake kanë rënë dekadat e fundit: ato janë përputhur me zhvillimet rajonale. 

Por efekti kryesor, gjatë dhe pas luftës, do të jetë izolimi i Izraelit dhe SHBA-së. Madje shkeljen e të drejtës ndërkombëtare të luftës do ta shfrytëzojë më shumë se çdo shtet tjetër Rusia dhe Kina. Moska, në fakt, filloi menjëherë “sulmin” e saj ndaj SHBA-së: ajo thekson karakterin barbar të luftës së Izraelit dhe rolin e SHBA-së në të ndërsa tregon karakterin e ‘drejtë’ të luftës ruse në Ukrainë por pa mbuluar gabimet e ushtrisë ruse atje.

Nga lufta, Shqipëria dhe Kosova do të dëmtohen shumë si nga kriza e energjisë, sepse klasa jonë politike shkatërroi pavarësinë e sektorit energjitik që kishte krijuar Enver Hoxha shekullin e kaluar, ashtu dhe ―madje më shumë― nga izolimi i Izraelit dhe SHBA-së si në OKB ashtu dhe në tregun ndërkombëtar.    

Aparteidi sionist, ndryshimi i kursit në Uashington dhe e ardhmja e Palestinës

Kjo analizë e nisur si editorial publikohet si analizë më e plotë në datën 15 tetor por është përditësuar dhe do të përditësohet në vijim

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA