...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Objektivi

Njihuni me objektivin e qendrës mediatike “Shqipëriajonë” dhe kontribuesit

“Shqipëriajonë” është një qendër mediatike dhe institut edukativ që krijohet në mes të krizës shumë-dimensionale që ka përfshirë vendin dhe veçanërisht masmedian: sepse kjo e fundit e shoqëron krizën dhe nuk e parandalon atë me çensurën e zërave anti-sistemikë dhe shkencorë dhe mungesën e demokracisë. Kjo qendër nuk do të jetë thjesht një “gazetë tjetër” apo një “qendër tjetër mediatike”, e cila do të përsërisë si papagall përçudnimin e politikanëve profesionistë dhe “ekspertëve” që mbajnë pas. Por ajo do ta krijojë realitetin me studime me qëllim që të realizojë dy objektiva njëherësh:

  • së pari, ne synojmë të bashkojmë shqiptarët në një “shtet të vetëm” meqënse shtetet fqinje kanë adoptuar doktrina teokratike dhe monotesite dhe ushtrojnë represion mbi pakicat përmes të cilave synojnë të asimilojnë (edhe më shumë) popullin shqiptar. Realizimi i këtij objektivi kalon nga përdorimi i të drejtës ndërkombëtare dhe zhvillimi i ndërgjegjjes kombëtare. Ngritja e kësaj të fundit nuk mund të realizohet pa organizimin tonë politikë, të jetës sonë sociale dhe strukturave prodhuese: sepse nuk janë vetëm vlerat dhe realizimet e të parëve tanë që na bëjnë krenarë por edhe tonat dhe këto, me rradhë, do të bëjnë krenarë gjeneratat pasardhëse. Nga ky objektiv përjashtohen partitë politike: sepse ato s’kanë njohurinë e nevojshme dhe rrjedhimisht nuk kanë as mundësi që ta realizojnë këtë objektiv; dhe
  • së dyti, ne synojmë të çlirojmë popullin shqiptar jo vetëm nga pronarët e huaj (bankierë etj.) që tashmë kanë hedhur rrënjët e tyre në vendin tonë dhe shfrytëzojnë burimet tona ekonomike dhe popullin por edhe nga “pushtimi i brendshëm” - nga të ashtuquajturit “politikanë profesionistë”. Rrjedhimisht, ne synojmë të edukojmë njerëzit se si realizohet ky objektiv: sepse ‘çlirimi’ fillon në mendje dhe shpaloset në publik dhe praktikë.   

Këta objektiva nënkuptojnë se ne nuk do të përqendrohemi thjesht në paraqitjen e ‘realitetit’ politiko-ekonomiko-social të vendit. Por se pse është i tillë: sepse për ne, shkaqet janë të vyer. Si të tillë, ne nuk jemi as thjesht një “qendër tjetër mediatike”. Por një qendër me objektiva kombëtar, demokratik dhe shkencor. Koncepti “Shqipëriajonë”, rrjedhimisht, lidhet pikërisht me këta objektiva. Në fazën e parë do të kemi një qendër në Tiranë. Në të dytën, pasi të kemi shtruar binarët e qendrës së Tiranës, do të kemi një të dytë në Prishtinë. Qendrat do të jenë edhe institute gazetareske ku nuk do të mësohet thjesht se ç’është “gazetaria kombëtare” por kryesisht “gazetaria ndërkombëtare”. Gazeta do të jetë javore. Dhe në dijeni të plotë se njeriu i sotëm njoftohet më shumë përmes dëgjimit dhe shikimit sesa leximit, ne do të bashkërendojmë gazetën me radiotelevizionin tonë, i cili, në fazën e tij të parë, do të transmetohet vetëm në internet.  

Kontribuesit e qendrës në Tiranë:

  • Ylli Përmeti, përgjegjës organizativ i punës dhe orientimit tërësor të veprimtarisë gazetareske dhe edukative të qendrës në Tiranë.
  • Gergj Foto, kontribues me studime.
  • Kolec Hublina, kontribues me studime.
  • Xhulia Aliaj, gazetare ne sektorin e financë-ekonomisë.
  • Eljan Tanini, gazetar në çështjet mjedisore.
  • Ernest Cici, reporter nga Athina.
  • Drilona B Ramaj, gazetare ne sektorin e psikologjise dhe kultures.
  • Aulona Bushi Capaj, për çështjet politiko-sociale nga Bostoni, Amerikë.
  • Kontribuesit në Prishtinë:
  • Labinot Gjini, përgjegjës organizativ i punës dhe orientimit të veprimtarisë gazetareske dhe eduktive të qendrës në Prishtinë.
  • Elvi Xhimitiku, webmaster.

Burimet financiare do të burojnë së pari nga puna jonë studimore dhe gazetareske. Gazeta jonë javore do të shitet në letër dhe internet, për të gjithë që e dëshirojnë në formë elektronike. Shitja e gazetës zakonisht mbulon vetëm shpenzimet e shtypjes. Rrogat e kontribuesve do të mbulohen nga reklamat. Gjykuar nga objektivi ynë dhe titulli i qendrës, “Shqipëriajonë”, ne do të synojmë reklamat e ndërmarrjeve vërtetë cilësore në administrim dhe kryesisht me origjinë shqiptare. Ndërmarrjet e huaja do të reklamohen vetëm nëse të huajt tregojnë dashuri për vendin tonë. Për shembull, në sektorin e ushqimeve, vetëm ndërmarrjet që prodhojnë ushqime “bio”. Në sektorin e ndërtimit, vetëm ndërmarrje që spikasin në cilësi dhe në administrimin e punëtorëve. Në sektorin bankar, vetëm banka shqiptare. Në sektorin e hotelerisë, vetëm hotele që spikasin traditat tona. Në sektorin e konfindustrisë, vetëm ndërmarrje me aksionerë shqiptarë dhe administratorë me vlera humane. Në sektorin e bujqësisë, vetëm ndërmarrje shkencore dhe shqiptare. Në sektorin e blektorisë, vetëm ferma ku mbarështohen kafshë me dashuri dhe shkencë. Një burim tjetër do të jetë shitja e librave studimor dhe dokumentarëve. Dhe një tjetër, kontributet e gjithë individëve që pajtohen me objektivin tonë. Qëllimi përfundimtar është të krijojmë një qendër mediatike e cila të vetë-financohet dhe të jetë vërtetë e pavarur, dhe në administrimin e saj, demokratike. Kështu qendra do të jetë e jona dhe nderi politik i njëjtë për të gjithë.

Kriteret e kontributeve shkrimore

Shkrimet e parashtruar për publikim në redaksi duhet të jenë të mirë-artikuluar, pa gabime drejtshkrimore dhe “vetëm” për gazetën tonë. Domethënë, nuk duhet të jenë publikuar më parë në asnjë vend tjetër. Anasjelltas, nuk publikohen shkrime të keqartikuluar, me gabime drejtshkrimore dhe të publikuar më parë në vend tjetër. Përjashtohen shkrimet që kanë një vlerë të veçantë dhe janë pjesë e ‘politikës’ së redaksisë. Domethënë, e nevojave të saj. Madhësia e shkrimeve varet nga lloji i tyre. Nëse na parashtrohet analizë e aktualitetit – ajo nuk duhet të jetë më shumë se dy faqe “word”. Nëse është ‘editorial’ – nuk duhet të jetë më shumë se një faqe ‘word’. Nëse është studim, në varësi të rëndësisë, ai mund publikohet pjesë-pjesë ose i plotë. Nëse është lajm – ai duhet të përputhet me kërkesat gazetareske: titull; përmbledhje (lead); dhe përmbajtje. Drejtësia në shkrime duhet të mbizotërojë: se kur njëri i përmbush kriteret e tjetri jo, ne duhet të jemi të drejtë: se publikohet ai që respekton kriteret. Këto parakushte janë të domosdoshme sepse nuk lidhen vetëm drejtësinë por dhe me koston e punës së redaksisë: kohën për redaktim.

Ju faleminderit 

  

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA