...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Aeroporti i qeverisë së shfarosjes në Vlorë shkatërron ekosistemin

Laguna e Nartës dhe zonat rreth saj përfshijnë mbi 19.000 hektarë sipërfaqe, një zonë kjo që është më e madhja dhe më e rëndësishmja sa i përket ekosistemit të ligatinave në hapësirën e Mesdheut, e njohur si një zonë kyç e biodiversitetit me mbi 200 lloje shpendësh si pelikani, çafka, pulëbardha dhe flamingo

DW

03/02/2021 - 09:11

Një koalicion i 37 organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare tërheq vëmendjen se ndërtimi i aeroportit pranë zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë "mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në ekosistemin e strehës së shumë llojeve të zogjve.” Qeveria ka nisur një tender ndërkombëtar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës 140 km në jugperëndim të Tiranës në vlerën 86 milionë Euro. "Një investim i tillë do të shkaktojë zhvillime të pakontrolluara dhe dëme të pakthyeshme të vlerave dhe burimeve natyrore të kësaj zone”, theksohet në deklaratën e koalicionit të organizatave mbrojtëse të natyrës.

Laguna e Nartës dhe zonat rreth saj përfshijnë mbi 19.000 hektarë sipërfaqe, një zonë kjo që është më e madhja dhe më e rëndësishmja sa i përket ekosistemit të ligatinave në hapësirën e Mesdheut, e njohur si një zonë kyç e biodiversitetit me mbi 200 lloje shpendësh si pelikani, çafka, pulëbardha dhe flamingo. Duke iu referuar zyrtarëve lokalë si dhe banorëve të zonës, qetësia e krijuar për shkak të masave kufizuese prej koronavirusit ka bërë që të vërehet një rritje e popullsisë së flamingove në Lagunën e Nartës në rreth 3000 syresh. Kjo tregon, se laguna është një terren i përshtatshëm për mbarështimin e shpendëve.

Organizatat e mjedisit thonë, se konstruktime të tilla në këtë zonë bien ndesh me konventat që ka nënshkruar Shqipëria. Koalicioni i organizatave të mbrojtjes së natyrës i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, që ta anulojë ndërtimin e aeroportit, sepse kjo mund të shkatërrojë mjedisin e zonës duke shkaktuar zhvendosjen e shumë specieve. Grupi paraljamëron, se fluturimi i avionëve në këtë hapësirë mund të "ketë pasoja tragjike” për shkak të përplasjeve me një numër të madh të shpendëve.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA