...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Banka Botërore, Kosovës: kredi për të zhvilluar sektorin privat!

Dëftues është fakti se BB jep kredi duke diktuar dhe legjislacionin dhe se ku do të shkojë kredija! Bëhet fjalë për kredi jo për grante. Kreditë, supozohet se i administron vetë qeveria e një vendi. Por BB duket se është në një fazë tjetër: edhe të...

VOA

03/08/2017 - 08:23

...zhysë në borxhe edhe të diktojë shpenzimin e borxhit për rrush e kumblla: sepse lekët që shpenzohen në sektorin privat dhe veçanerisht në bujqësi, janë lekë të hedhura poshtë. Kjo mund të vërtetohet qoftë teorikisht qoftë empirikisht: ‘teorikisht’ sepse praktikat e bujqëve janë primitive dhe të tilla do të jenë përsa kohë që sektori nuk bashkërendon veprimtarinë e tij me institutet e agronomisë; dhe empirikisht duke gjykuar nga gjithë vendet që kanë adoptuar modelin “zhvillimor” të BB: nga Rumania deri në Greqi...  

Në Kosovë, zyrtarë të qeverisë në largim dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, nënshkruan dy marrëveshje për një kredi prej 34.3 milionë eurosh që do të investohen në fuqizimin e sektorit privat dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se “projekti i parë ka për qëllim avancimin e legjislacionit për tregti si dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për eksporte me standarde ndërkombëtare. Realizimi i projektit në fjalë do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e konkurueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve që eksportohen nga tregu i Kosovës”, ndërsa marrëveshje e dytë ka të bëjë me sektorin e bujqësisë dhe ka për qëllim vazhdimin e financimit për grantet e bujqve, si dhe për rehabilitimin e kanaleve në skemat e ujitjes Radoniqi dhe Dukagjini”, tha ministri Hoti

Ndërsa, përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, tha se dy marrëveshjet e reja do të ndihmojnë rritjen ekonomike të Kosovës të bazuar në shtimin e prodhimit brenda vendit dhe me aftësi të konkurrencës më të lartë jashtë vendit.

“Financimi për këto projekte është pjesë e strategjisë së Grupit të Bankës Botërore që synon t’i ndihmojë Kosovës në përparimin drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme, të drejtuar nga eksporti, me qëllim që qytetarët e saj të kenë më shumë mundësi për një jetë më të mirë”, tha zoti Mantovanelli.

Zbatimi i marrëveshjeve kërkon edhe ratifikimin në parlamentin e Kosovës, i cili pritet të mblidhet të enjten për herë të parë pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Për shkak të situatës së krijuar me zgjedhjet e parakohshme, javën e kaluar Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se Kosova do të humbë rreth 16 milionë euro kredi nga ky fond, meqë marrëveshja skadon me 4 gusht dhe mungesa e institucioneve të reja, pamundëson diskutimet rreth saj.

Marrëveshja ishte realizuar në vitin 2015, për një shumë prej rreth 185 milion eurosh, ndërsa rishqyrtimi i fundit i projekteve të mbështetura duhej të bëhej në qershor kur vendi ishte në zgjedhje.

Kosova shpalli pavarësisë në shkurt të vitit 2008, ndërsa në qershor të vitit 2009 ajo u bë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Anëtarësimi qe vlerësuar me rëndësi për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës e cila përballet me shkallë të lartë të papunësisë dhe rrjedhimisht edhe varfërisë.   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA