Bisedimet me palën greke përparojnë objektivat e saj: qeveria vendosi ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë
Ylli Permeti e pati parashikuar ketu: Pse blofon Rama me çështjet kombëtare dhe veçanërisht me Greqinë dhe çështjen “çame”?
Shqiptarja
17/12/2017 - 11:48
Qeveria Rama ka vendosur që ta hedhë e para hapin drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Greqinë, duke vendosur për ndërtimin e varrezave të reja ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.
Ky ka qenë një nga kushtet kryesore që ka vendosur gati çdo qeveri greke në bisedimet greko-shqiptare. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, të mërkurën më datë 13 dhjetor.
Duket se negociatat dy ditore më 11-12 nëntor në ishullin e Kretës midis dy ministrave të Jashtëm Nikos Kotzias e Ditmir Bushati nuk kanë qenë aq të pafrytshme siç u deklarua zyrtarisht.
Aktualisht në vendin tonë janë dy varreza të ushtarëve grekë, një në Këlcyrë dhe një fshatin Bularat të Dropullit. Këto varreza janë ndërtuar gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Berisha, që i ka përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitet 2010 e 2012.
Në vendimin e tanishëm të Këshillit të Ministrave nuk përcaktohet se sa varreza do ndërtohen dhe vendet ku do ndërtohen ato.
Sipas VKM-së së publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë del se varrezat nuk kufizohen në numër dha as në vendodhje.
Madje fraza në fund të vendimit se: “ngarkohen prefektët e qarqeve ku do të zhvillohen punimet për zbatimin e këtij vendimi”, ku flitet në shumës për qarqet haptazi nënkuptonqë do të jenë disa varreza të shtrira në disa qarqe.
Në VKM përcaktohen institucionet që do të merren me këtë proces që janë; Ministria e Brendshme ka rolin kryesor.
Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që do të ndjekin procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.
Po kështu edhe Prefekti i qarkut ku do të zhvillohen punimet e kërkimit edhe në bashkëpunim me bashkitë përkatëse, duhet të ofrojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrim-varrimit në territoret e tyre. / Marrë me shkurtime nga Shqiptarja.com
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 368 reads



