...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Cipra vazhdon të mashtrojë popullin grek – dhe popullin shqiptar

Cipras po vazhdon të mashtrojë popullin tij por dhe popullin tonë

SHJ

26/11/2017 - 13:02

Kryeministri grek, Cipras, pasi tregoi se ushqente iluzione për ndryshimin e BE-së “nga brenda” dhe se do të kishte mundësi të ‘negocionte’ ndryshe nga pararendësit e tij me trojkën, kryesisht si pasojë e ndikimit që kishte dhe ka nga mentorët e tij të së “majtës” globaliste (Zizek, Varufakis, Duzina etj.) po vazhdon të mashtrojë popullin tij por dhe popullin tonë.

Popullin tonë e mashtron kur në njërën anë mbështet krijimin e avantazheve të bizneseve greke në Greqinë veriore në raport me bizneset e vendeve të tjerë në rajon —domethënë, rritjen e konkurrencës— veçanërisht, në sektorin e blektorisë, bujqësisë dhe industrisë së përpunimit, me miliona euro, dhe në tjetrën, mbështet idenë se popujt nuk duhet të konkurrojnë siç konkurrojnë përmes politikave neoliberale por të bashkëpunojnë dhe solidarizohen!

Qendrimin e parë e mbajti në Janinë (24 tetor 2017) ku kujtoi dhe origjinën e tij trakase; të dytin në Athinë dje. Të hamendësosh se Cipra s’kupton papërputhshmërinë e parë me të dytën - do të ishte spekulim. Nga ana tjetër, klasa jonë politike dhe masmedia parazite që financon nuk i ndjek ndryshimet politike të elitave fqinje. 

Një mashtrim me të njëjtin karakter po qarkullon sot nga goja e Majkos dhe masmedia që partitë kontrollojnë: se nga viti tjetër Shqipëria do të heqë kufijtë me Kosovën! Hamendësisht, kontrollet doganore për njerëzit dhe tregëtarët...Por kufijtë i ‘heq’ së pari BE-ja dhe globalizmi neoliberal dhe së dyti CEFTA, blloku ekonomik që ka krijuar Gjermania në rajon, ose “Jugosllavia e re Gjermanisë“ jo vetëm mes Shqipërisë dhe Kosovës por mes çdo vendi që integrohet në BE dhe globalizmin neoliberal... 

   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA