...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Denoncim: Krye...ministër - Majlinda Bufi mashtron qytetarët e Marinzës e ju i mbani iso?!

Në kuadër të denoncimeve të padrejtësive nga shteti po publikojmë një denoncim therës dhe pikëllues të një qytetari nga fshati Marinës, vendi ku Bankersi po shinë grur si kali në lëm

SHJ

08/05/2018 - 15:47

Kam ndërtuar një bar restorant ne fshatin Marinez. Erdhi komisioni vjet ne shkurt i caktuar nga shteti me vkm dhe konstatoi se objekti ka demtime ne suva dhe muraturë - nga tronditjet. Bankersi ka shpuar puse ne te dy krahet e lokalit ne distance 100 m dhe per shkak te puseve qe jane shpuar afer objektit, pas ndertimit te objektit ne vitin 2015-2016, objekti ka dale jashte përdorimit dhe nuk mund te perdoret edhe per shkak te ndotjes nga gazi qe çlirojne puset.

Kam shkuar te z.Majlinda Bufi dhe ajo s’me ka pritur! Sepse ka konflikt interesi me Bankersin, se ka lidhur nje kontratë per kunatin qe investohet nga Bankersi per kurse anglishte me mijra euro ne vit; ka futur kunatin e motres ne pune qe Bankersi i ka dhene 11,200 m toke krushkut ne menyre te paligjshme ndërsa ajo toke eshte marre nga bankersi me qera etj. Prandaj nuk flet per demshperblimin qe me takon mua nga Bankersi, se i prishet interesi.

U dhame voten per bashkqeverisje; u dhame voten per shtet të se drejtes. Kjo eshte drejtesia duke mos ndihmuar popullin dhe duke e nxjerre me polici jashte zyre? Duam drejtesi; s’po kerkojme fallsifikime; s’po bejme korrupsion; duam te drejten qe na takon. Kur erdhi ne qershor para votimeve z.Majlinda na tha, mos i thoni Kryeministrit se do t’ju ndihmoj. Por veç genjeshtra, mashtrime dhe kercenime.

Kur mund te zgjidhet kjo padrejtesi? Populli ne Marinez po vdes ne moshë 50 vjeç e poshtë; njerez me dioksid karboni ne gjak. Gratë kanë deshtuar shumë femijë per shkak te mjedisit të tejndotur. Kjo eshte nje masaker qe i eshte shkaktuar mjedisit dhe popullit nga Bankersi i cili çliron ne ajer te hapur gazra të dëmshëm; kjo eshte nje masaker kunder popullit te Marinzes - vendi me i pasur ne Ballkan nga nafta dhe populli më i mjeruar nga padrejtesia dhe fukaralleku.

Femijet e mi me thone, baba, u helmuam. Personalisht u detyrova te largohem prapë ne mergim; prapë duke lene pas tre femijë: 13-14-3 vjeç, me qëllim qe t’i marr dhe ata jashtë vendit duke lene pas nje pasuri prej qindra mijra euro - per arsye se nuk kam gjetur te drejten ne atdheun tim; ky eshte nje mekat i madh per mua dhe bashkfshataret e mi. Jetoj i vetem çdo dite me lote ne sy duke menduar se kam lene pas nenen 78 vjeçare pa djale; gruan pa burr; tre femijet e vegjel pa baba - që çdo ditë më merr malli.

Si mos te mendoj qe me mirë të marr vetë hak per padrejtesite qe na behen kur shteti dhe korporatat që ai lejon, pasurohen në kurrizin tonë?

Ilir Naka 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA