...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Dy ditë pas krijimit të qeverisë “Rama-3”: investimet arabe një tjetër mashtrim i Ramës

“Investimet arabe” dolën më keq se një përrallë idiote: një propagandë e pështirë në shërbim të mashtrimit të votuesve në Durrës prej të cilëve siguroi vërtet shumë vota

SHJ

11/09/2021 - 16:32

Studimi që kreu Ylli Përmeti për investimet arabe të Ramës dhe televizionit që e ndihmon atë të mashtrojë shqiptarët, Topchannel, doli më keq se ç`e parashikoi: jo një përrallë idiote por një mashtrim i pështirë me pasoja edhe më katastrofike. Ja pse:

“Investimet arabe” dolën më keq se një përrallë idiote: një propagandë e pështirë në shërbim të mashtrimit të votuesve në Durrës prej të cilëve siguroi vërtet shumë vota. Kështu dy ditë pas mbledhjes së kuvendit të qeverisë “Rama-3”, në një vizitë të ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite, princi Faisal Bin Farhan al Saud, Rama tha se “për shkak të pandemisë kontaktet u vështirësuan jashtëzakonisht shumë dhe të gjitha shkëmbimet e planifikuara u paralizuan”.

Filloje nga këtu Pragfalimentimi i Dubait, prapaskena e marrëveshjes me Emiratet dhe përpjekjet e Ramës për të shpëtuar veten dhe mbytur popullin

Domethënë, përpara zgjedhjeve kur pandemia ishte në kulmin e saj (fazën e dytë) arabët ishin gati të investonit në megaprojektin e Ramës për rikonceptimin e portit të Durrësit por pas zgjedhjeve “shkëmbimet e planifikuara u paralizuan”! Nuk harroi të përmendte faktin tjetër se “falë linjave direkte të vendosura me Lindjen e Mesme dhe falë nxitjes që princi i kurorës dhe qeveria saudite i ka bërë kësaj marrëdhënie numri i vizitorëve nga Arabia Saudite si turistë”...elitarë, “ka pësuar rritje të ndjeshme” por “harroi” të përmendte faktin tjetër se “turizmi elitar” është një ndër burimet kryesorë të ndotjes së planetit, ndryshimeve klimatike dhe katastrofës ekologjike!

Kështu në vend të investojnë arabët në vendin tonë, do të investojmë ne në Arabinë Saudite në nismën e saj për mbjelljen e 50 miliardë pemëve, duke dërguar fidanë dhe punëtorë, të cilët nuk i përmendi por s`ka se si të jetë pjesë e nismës përkatëse meqënse vendi ynë mund të prodhojë fidanë me kosto të ulët dhe ka forcë punëtore me përvojë në mbjelljen e pemëve dhe që mund të punojë po ashtu me kosto të ulët.

Por për këtë rast, hipokriti, përmendi faktin se ne do të kontribojmë në “aleancën e madhe të vendeve...për të përballuar sfidën e madhe të mjedisit dhe ngrohjes globale”. Kështu në vend të gjelbërojë vendin tonë të cilit i kemi shkatërruar pyjet (Rama, në fakt, gjatë zjarreve të këtij viti tha se “ne jemi vend i pasur me pyje” kur dihet se pyjet tanë janë gjymtuar që kur ra socializmi marksist dhe po shkretohen çdo ditë dhe vit), gjelbërojmë Arabinë Saudite dhe e paraqesim atë, siç paraqiti Rama, si kontribut në ndalimin e ngrohjes globale!    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA