...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Është “Transoil” dhuratë e Berishës dhe Ramës për të mbyllur gojën e “Gërdecistëve”?

Të jetë vallë “Transoil Group” një tjetër krijesë e Berishës dhe shpërblim për Dizdarin për t’i “mbyllur” gojën?

SHJ

08/06/2018 - 07:50

Ylli Përmeti citon mes të tjerash në studimin e tij, duke ndjekur zhvillimet e fundit, se:

...Dhe njëlloj veproi qeveria “Berisha” me “Transoil Group”, një ndërmarrje e regjistruar në Zvicër me aksionerë Shefqet Dizdarin (avokat dhe tregëtar), Peter Krempin etj., kur i dha leje në vitin 2012-të për të shfrytëzuar vendburimin e Vioskës. Gjatë viteve 2012-2018 ndërmarrja krijoi një borxh kundrejt Albpetrolit prej rreth 7 mijë ton naftë ose 2.5 milion dollarë dhe detyrime të prapambetura prej 700 mijë dollarë. Qeveria “Rama”, duke shpërnjohur faktin se ndërmarrja ishte borxh kundrejt shtetit, dhe shkaqet pse ishte me humbje dhe ndryshe nga sa veproi me një ndërmarrje tjetër (Phoenix), të cilës i refuzoi vendburimin e naftës së Amonicës, sepse krijoi një borxh prej 1500 tonë naftë e barasvlershme me 100 mijë dollarë — 32 herë më pak se “Transoil Group”— përfitoi dhe tre burime të reja duke investuar vetëm 4 milion dollarë përkundër një oferte tjetër nga Jurimex prej 6.5 milionë dollarë: Gorisht-Koculin, Cakran-Mollajn dhe Amonicën! Kujtoj se Shefqet Dizdari ka qenë mik i ngushtë i Kosta Trebickës, dëshmitar kyç i çështjes “Gërdeci”, për vrasjen e të cilit Dizdari ka shprehur dyshime se mund të ketë qenë kurth. Të jetë vallë “Transoil Group” një tjetër krijesë e Berishës dhe shpërblim për Dizdarin për t’i “mbyllur” gojën? Vetëm hetimet e mëtejshme mund t’i japin përgjigje kësaj pyetje.

Qartësisht, qeveritë tona jo vetëm që shkelin ligjin e konkurrencës dhe tenderimit në sektorë strategjikë të ekonomisë por as përpiqen të kuptojnë shkaqet pse ndërmarrjet janë debitore kundrejt shtetit (ndoshta ngaqë janë krijesat e tyre dhe dinë mjaft mirë pse janë debitore) dhe as përpiqen të shqyrtojnë mundësinë e krijimit të ndërmarrjeve publike me njerëzit tanë duke kundruar ndonjë koncept të ri për administrimin e tyre. 

Shkaqet e shkatërrimit të sektorit të energjitikës dhe nevoja e krijimit të kushteve për një ‘revolucion energjitik’

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA