“Health science journal” publikon një tjetër kontribut në shkenca të Ylli Përmetit
Pas suksesit të vitit të kaluar, me kontributin e tij në sektorin e energjitikës, një kontribut që është riprodhuar nga shumë qendra akademike dhe është në konsideratë dhe nga OKB-ja (Revolutionising energy resources: from fossil fuels to black and fusion energy), për të cilin vetëm akademitë dhe masmedia shqiptare nuk flasin!, Ylli Përmeti realizoi një tjetër kontribut për sektorin e shëndetësisë dhe kancerin
SHJ
26/05/2018 - 09:00
S’kishte se si të ndodhte ndryshe, kur dihet se sektori i shëndetësisë kalon nga filozofia politike. Risia e kontributit të Ylli Përmetit në studimin përkatës është se ai kundron për sistemin e shëndetësisë dhe premisat e tij në raport me çdo paradigmë sociale duke deduktuar sistemin më të mirë.
Tregohet edhe në këtë studim padija e qeverisë “Rama” lidhur me “reformën” në sektorin e shëndetësisë.
Risia tjetër është në pjesën e dytë të studimit ku autori sjellë një qasje tjetër për kancerin — qasje e re, plotësuese e qasjes që është zhvilluar vitet e fundit nga mjekët: se kanceri është rezultat e një ndryshimi (mutacioni) në qelizë.
Kështu ai shkon më tej dhe kundron për shkaqet e mutacionit dhe tregon —duke ndjekur deduktimin e Aristotelit— se shkaku i ndryshimit të qelizës është ‘lëvizja’ – ‘motion’. Por natyra e këtij shkaku kuptohet vetëm kur të lexohet dhe shqyrtohet studimi.
Një risi tjetër e studimit është natyra e qelizës: ajo është ‘dualiste’ – kuptimi i së cilës sqarohet në studim. Dhe një risi e fundit, është kuptimi i natyrës së ushqimit. Për më shumë, lexoni studimin në origjinal.
Tregohet, për më shumë, përpjekja e korporatave për të shpikur kura që as e parandalojnë dhe as e kurojnë kancerin; tregohet dhe padija e OBSH-së etj.
Në shqip, studimi do të publikohet bashkë e studime të tjerë të autorit, kur të publikohen librat e tij.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 103 reads