...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

KLSH: Dëmi nga Aluizni dhe Hipotekat 21 mln Usd

Mirë krimin na e treguan. Po shkaktarët (Artan Lame etj.) kur do të dënohen? Apo kur te vijë qeveria tjetër?

VOA

11/08/2017 - 20:16

Në Shqipëri Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi sot se nga auditimet e kryera në katër vitet e fundit në zyrat e Hipotekave dhe Agjencisë së Legalizimeve ka konstatuar një sërë shkeljesh të cilat sipas saj i kanë sjellë shtetit një dëm prej 2.4 miliard lekësh, ose mbi 21 milion dollarë

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, krahas dëmit ekonomik të matshëm, ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, i cili lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite nga punonjës dhe drejtuesë të dy institucioneve. Sipas raportit, këto pasoja, "së bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në vijim si pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg".

Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri të ditur se ka rekomanduar "137 masa për largime nga puna", "134 të tjera vërejtje deri në largim nga puna" dhe ka "kallzuar penalisht 197 punonjës të nivele të ndryshme në të dy institucionet, përfshirë dhe drejtuesit e tyre". Sipas KLSH-ës, ndërsa gjykatat kanë marrë vendime të formës së prerë për dënimin e një sërë prej ish-zyrtarëve të Agjencisë së Legalizimeve, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me zyrtarët e Hipotekave, ku deri më tani askush, sipas saj, nuk është i marrë i pandehur.   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA