...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kombinati i përpunimit të naftës në Ballsh në grahmat e fundit; qindra naftëtarë kërcënohen me papunësi

Rreth 1 mijë naftëtarë po mbeten të papunë, ndërsa ndërprerja e aktivitetit dhe moskonservimi i uzinës do të sjellë pasoja të pariparueshme për shkak të amortizimit të makinerive

Tvsh

09/01/2018 - 19:08

Si një pjesë e madhe e trashëgimisë industriale të epokës komuniste, të cilat i shuajtën motorrët me rënien e diktaturës, edhe Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, duket se do të ketë të njëjtin fat. Rreth 1 mijë naftëtarë po mbeten të papunë, ndërsa ndërprerja e aktivitetit dhe moskonservimi i uzinës do të sjellë pasoja të pariparueshme për shkak të amortizimit të makinerive.

Teknologët Brahim Hoxhaj dhe Haredin Nuhaj, punonjës në repartn e oksigjen-azotit shprehen se janë të paqartë për të ardhmen e punës së tyre dhe theksojnë se duhet të merren masa të menjëhershme për të menaxhuar situatën e krijuar.

Në fund të vitit të kaluar protestat dhe marshimi nga Fieri në Tiranë i qindra naftëtarëve të Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh dhe Rafinerisë së Fierit që administrohen nga kompania Jonian Refining & Trading Company, mundësuan vetëm pagesën e muajit nëntor. Ndërkohë, që kërkesat e tjera: 15 pagat e prapambetura të viteve 2015 dhe 2016, dhënia e statusit të naftëtarit dhe rinisja e punës mbeten ende të paplotësuara.   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA