...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kryeparazitët e kuvendit shqiptar: vetëm 5 nga 140 deputetë përgatiten për kritika

Vetëm 5 nga 140 deputetë të parlamentit kanë kërkuar informacion pranë institucioneve për të marrë prej tyre shifra dhe fakte që mund ti përdorin në debatin parlamentar gjatë komisioneve, ose të enjten në seancën plenare.

Dita

29/11/2017 - 19:50

Vetëm 5 nga 140 deputetë të parlamentit kanë kërkuar informacion pranë institucioneve për të marrë prej tyre shifra dhe fakte që mund ti përdorin në debatin parlamentar gjatë komisioneve, ose të enjten në seancën plenare. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe ka më shumë kërkesa, 6 të tilla.

Lista pasohet nga kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj dhe ajo e Medias Albana Vokshi me nga 4 kërkesa. Ndërkohë që 2 kërkesa të tjera janë bërë nga dy deputetë të opozitës, Jorida Tabaku dhe Kejdi Mehmetaj.

Por çfarë informacioni ju kërkojnë deputetët institucioneve?

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i ka dërguar tre kërkesa drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, dhe tre ministrisë së Bujqësisë. Nga tatimet ai kërkon listën e 100 kompanive me xhiron më të lartë vjetore në tre vitet e fundit, duke përfshirë dhe fitimin nga tatimi, si dhe mbi pagimin e sigurimeve shoqërore nga kompanitë që kanë marrë tokë bujqësore me qira, nga ministria e bujqësisë, Brace kërkon informacion mbi kontratat e dhënies me qera të tokës bujqësore në pesë vitet e fundit, pagesat e kryera nga AZHBR në tre vitet e fundit si dhe plotësim informacioni për kontratat e qiradhënies, raporton Report tv.

Albana Vokshi, kryetare e komisionit të mesia kërkon informacion nga ministria e Kulturës mbi ndërtimet që po kryhen në Butrint, informacion të cilin ja kërkon dhe KLSH-së. Dy kërkesa të tjera Vokshi ja drejton ministrisë së Shëndetësisë, mbi luftën kundër kancerit të gjirit dhe Check Up-eve.

Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit të Sigurisë Kombëtare kërkon nga Ministria e Bujqësisë informacion mbi punonjësit e Ndërmarrjes Bujqësore në Kuçovë, informacion nga ministria e Energjetikës për statusin e naftëtarit, si dhe i përcjell ministres së Sipërmarrjes, Sonila Qato rastin e një sipërmarrësi.

Demokratja Jorida Tabaku ka kërkuar nga ministria e Financave informacion mbi subjektet me xhiro nga zero në 5 milionë lekë, ndërsa Kejdi Mehmetaj e LSI-së kërkon nga kryeministria organigramën dhe strukturën.   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA