...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Mashtrimi i Ramës, Berishës dhe gazetarëve të oligarkisë me “grupin negociator” dhe spiunin

Sa e vështirë është të kuptojmë se të gjitha çështjet e pazgjidhura me Greqinë përfshijë drejtësinë dhe vetëm drejtësinë?

SHJ

28/02/2018 - 07:49

Ndërsa mashtrimi i organizuar me bisedimet me palën greke filloi të kuptohësh, pas saj, Rama pasoi me një mashtrim tjetër: me krijimin e një grupi negociator prej 12 vetësh. Pas kësaj nisme, pasoi reagimi i Berishës duke kundërshtuar njërin nga anëtarët e grupit se ishte spiun.

Qendrimin e Berishës e mbështetën dhe të tjerë — mbështetës të Berishës. Gazetarët, edhe një herë, i shkuan pas kundërshtimit dhe akuzës së Berishës dhe lanë mënjanë çështjen e grupit negociator: se përse u dashka pas kaq kohësh negociata të krijohet gjithë ai grup dhe sa mundësi ka ai të ndikojë në negociata kur negociatat supozohet se kanë marrë fund dhe pritet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes mes Ramës dhe Tsiprës?

Kështu Berisha nuk kundërshtoi nismën por një nga anëtarët e grupit. Megjithëse si përçartës që është mund të kundërshtojë dhe grupin. Pas tij filluan dhe analizat e gazetarëve të oligarkisë se kush ishte “spiuni” e të tjera si këto.

Mirëpo, sa e vështirë është të kuptojmë se të gjitha çështjet e pazgjidhura me Greqinë përfshijë drejtësinë dhe vetëm drejtësinë? Drejtësinë e kuptojmë? Gazetarët s’ma merr mendja se e kuptojnë - se vetëm drejtësi nuk studiojnë. Për rastin e detit, për shembull, çfarë kërkohet? Dije për të drejtën ndërkombëtare —disa parime të saj— dhe një vizore dhe një kompast —dije gjeometrike. Për çfarë? Për të ndarë në mënyrë të drejtë (të barabartë) hapësirën detare, si fillim në letër dhe pastaj në terren.

Përveç këtyre duhet edhe pavarësia ekonomike dhe politike nga pala tjetër se pa to – do të thojë Kotzias: epp – ne po të mbajmë me bukë dhe do të mbajmë dhe në BE dhe ty të dhimbset deti?! Përdore ndryshe kompastin! Edhe nëse Kotsias nuk vepron kështu gjatë këtij procesi dhe hesht, do të veprojë pas bisedimeve me armët diplomatike që kam shqyrtuar për të cilat pala jonë është deri diku në dijeni: ‘deri diku’ sepse nuk kemi parë asnjë studim nga ajo ku të na tregojë gjendjen e re gjepolitike që është krijuar mes nesh.

Po të realizonte ndonjë studim do të detyrohësh të drejtonte gishtin drejt vetes: se kontribuesja kryesore e gjendjes aktuale. Për të njëjtën arsye, nga këndvështrimi i saj, nuk i intereson të realizojë asnjë studim veç të mashtrojë veten dhe popullin.

Në gjithë këtë proces, për çfarë shërben spiuni i Berishës dhe grupi “blind” i qeverisë? Qartësisht, krahas tymnajës kërkon të “angazhojë” dhe parazitët që mbajnë pas dhe t’u japë ndonë shumë të konsiderueshme nga kursimet e popullit.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA