...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Matrapazët (Ahmetaj, Jaka etj.) biseduan masat për rigjallërimin e bujqësisë pa treguar shkaqet e vërtetë të rrënimit

Qarqet e biznesit disktuan sot mbi masat e reja fiskale në një tryezë të rrumbullakët me ministrin e ekonomisë dhe financave Arben Ahmetaj.

Voa

29/05/2018 - 08:26

Përfaqësuesit e biznesit kërkuan që qeveria ta rishohë me kujdes reformën për formalizimin e ekonomisë, ku një pjesë të madhe zë edhe bujqësia, e cila po dëmtohet nga taksat indirekte.

“Taksat indirekte në bujqësi dhe në zonat rurale nuk besoj se do të vazhdojnë të japin efektet që kanë dhënë deri sot, por do të japin efektin e kundërt. Shumë taksat indirekte po ndikojnë negativisht në punimin e tokës dhe kjo është themeli I zhvillimit të bujqësisë. Ne duhet të rishikojmë të gjithë taksat idirekte që pengojnë punimin dhe kultivimin e tokës” - Agim Rrapaj, drejtues i Këshillit të Agrobiznesit të Shqipërisë.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, tha se në fushën e bujqësisë gjendja është akoma më e vështirë, ndaj tha ai mjafton të ndjekim modelet e shteteve fqinje.

“As agro-përpunimi nuk funksionon si duhet, as fermat dhe fermerët nuk funksionojnë si duhet, as SHBB-të nuk funksionojnë si duhet. Duhet të bëjmë praktika dhe paketa si të vendeve të rajonit. Nuk ka nevojë të bëjmë asnjë lloj sakrifice, mjafton të marrim dhe të bëjmë ato që vendet e rajonit, sepse në fund të fundit ato janë ekonomitë tona konkurruese. Nëse duam të bëjmë një integrim rajonal, ne këtu duhet të shkojmë. Maqedia e ka shumë të saktë, Serbia e ka shumë saktë, edhe Kosova e ka shumë saktë paketën dhe suportin në bujqësi” - tha zoti Jaka.

Përfaqësues të biznesit folën me shqetësim për të dhënë lehtësira bujqësisë dhe për të afruar paketën e re të politikave fiskale me ato të rajonit, ku përvoja më e mirë për t’u ndjekur është Maqedonia dhe më tej edhe Irlanda. Edhe ato masa pozitive që janë marrë deri tani, nuk po shkojnë tek fermeri si përfitim.

“Unë po e quaj si një masë pozitive rimbursimin e tvsh-së në bujqësi, dhe kërkesat po sa vjen e rriten. Por këtu ka një problem shumë të madh, që tvsh nuk po shkon atje ku duhet të shkojë, nuk po shkon te prodhuesit. Kjo paketë fiskale, këto politika tatimore, që po diskutojmë, duhet t’I japin një zgjidhje sa më reale këtij problemi, sepse është një problem shumë i madh” - tha zoti Rrapaj.

Aktualisht Shqipëria është pjesë e procesit të Berlinit dhe Triestes dhe paketa jonë fiskale ka nevojë të pastrohet nga disa atavizma të vjetër në fushën e bujqësisë dhe agri-turizmit.

“Produktiviteti është thelbi, por ai nuk vjen me ngastra të vogla toke, as me teknologji fillestare, por do mbështetje nga buxheti, mbështetje nga Komisioni Europian, strukturim fiskal, si edhe strukturim të terrenit, mjeteve të punës, fuqisë punëtore, kapitalit dhe teknologjisë” - tha ministri i ekonomisë dhe financave Arben Ahmetaj.

 

Ekspertët pohuan se rritja e prodhimit bujqësor me këtë nivel mekanizimi që ka aktualisht, dhe me këtë nivel taksash që i rëndojnë, mund të vijë vetëm nga rritja e sipërfaqes së punuar dhe e rendimentit të saj. 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA