...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Nga buron e drejta e ndërhyrjes së diplomatëve amerikanë në vendet e huaj?

Dihet se populli shqiptar ka krijuar një elitë kryekëput të korruptuar dhe një popull të kriminalizuar dhe të varur nga financa e huaj dhe nga elitat perëndimore dhe për pasojë ambasadorët e huaj ndërhyjnë në politikën vendore jo sepse ua lejon kodi diplomatik por sepse ua lejon varësia e krijuar

SHJ

05/06/2018 - 07:42

Dihet se populli shqiptar ka krijuar një elitë kryekëput të korruptuar dhe një popull të kriminalizuar dhe të varur nga financa e huaj dhe nga elitat perëndimore dhe për pasojë ambasadorët e huaj ndërhyjnë në politikën vendore jo sepse ua lejon kodi diplomatik por sepse ua lejon varësia e krijuar: reforma në drejtësi tregon qartë ‘ndërhyrjen’ ne fjalë, synimi i së cilës është fisnik por nuk kërkohet nga populli i organizuar politikisht por nga të huajt, si fillim nga ambasada amerikane në vendin tonë dhe më pas nga Brukseli. Sidoqoftë, ‘ndërhyrja’ në fjalë ende ka grimca pedagogjike lidhur e faktin se kur një popull nuk mundet të luftojë të keqen që ka krijuar vetë - kërkon dhe pranon ndihmën e të huajve – të një pushteti më të fuqishëm. Ndërhyrjen në politikën e brendshme të një vendi të integruar në rendin e ri botëror të globalizmit neoliberal e ‘pranon’ dhe Gjermania elita e së cilës supozohet se nuk është e korruptuar dhe varësia e saj nga elita amerikane nuk është në shkallën e varësisë që ka krijuar vendi ynë në raport me elitat perëndimore.

Kujtoj –në fjalët e FT se “ambasadori i ri amerikan në Gjermani, Richard Grenell, bëri një ndërhyrje tejet të pazakontë në vendin e tij mikpritës në politikën vendore, duke thënë në një intervistë me një faqe të partive të djathta (“Breitbart”) se ai dëshiron të ndihmojë të fuqizojë konservatorët [përveç gjermanëve] përgjatë Evropës dhe se ai konsideron kancelarin e të djathtës në Austri, Sebastian Kurz, një yll roku dhe se ai ka qenë një konservativ udhëheqës në çështjen kundër-islamike. Në fjalët e Grenell: “unë absolutisht dua të fuqizoj konservativë të tjerë përgjatë Evropës, udhëheqës të tjerë. Mendoj se është një ngritje e politikave konservative për shkak të politikave të dështuara të së majtës”. Më parë Grenell kërkoi nga Gjermania dhe korporatat e saj të ndalonin tregëtinë me Iranin pas vendimit të Trampit për t’u tërhequr nga marrëveshja me Iranin. Më pas ai e mohoi faktin se ai kërkonte të fuqizonte kandidatë ose parti të veçanta por shtoi se ne po përjetojmë një zgjim nga shumica e heshtur — ata që refuzojnë elitat & flluskat e tyre.[1]

Kujtoj se udhëzimi i departamentit të shtetit amerikan (Protokolli i diplomatit modern) citon se “çdo vend do të respektohet në mënyrë të njëjtrajtshme dhe pa anësi” dhe përfshin udhëzime “se një mik, pritet të respektojë kulturën e mikpritsit”. Por një ish-ambasador amerikan argumenton se nuk ka ndonjë “leksik” për ambasadorët amerikanë: gjuha që ata përdorin përshtatet në nevojat e tyre. Kështu ata mund të kritikojnë udhëheqësit e shteteve edhe në Evropë veçanërisht me Trampin i cili i nxit diplomatët ta emulacionojnë.[2] Por diplomatët ndaj janë diplomatë: që mos t’i thonë të gjitha! Në rastin e Gjermanisë, ajo është e varur nga Uashingtoni qoftë për ‘sugurinë’ e saj —nevojën për pushtetin ushtarak që zotëron Amerika— qoftë për kuadrin institucional të rendit të ri botëror të globalizmit neoliberal të cilin e administron kryesisht Uashingtoni. Në rastin e Shqipërisë shkalla e varësisë është më e madhe. Për pasojë, ndërhyrja është më e madhe.



[1]US ambassador to Germany backs European right wing, FT, June 4, 2018.

[2]Richard Grenell, US envoy to Germany, wants to ‘empower’ Europe’s right, BBC, June 4, 2018.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA