...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përse u takua Meta me kryebashkiakun e Nju Jorkut?

Sipas një vëzhguese, ai e takoi për të kërkuar ndihmën e tij për zbutjen e karakterit të reformës në drejtësi duke shkelur dhe kushtetutën! Kjo përpjekje është në vazhdën e përpjekjeve të tij insitucionale që kanë filluar qysh kur filloi realizimi i reformës në drejtësi.

SHJ

20/03/2018 - 10:04

Ja se ç’citon vëzhguesja shkurtimisht:

Përse u takua Rudi Xhuliani (gjyqtari që shkatërroi bosat e mafias amerikane në vitet '83-'86) dhe presidenti Meta (përfaqësuesi i mafias politike shqiptare pd, ps, lsi në rajon)?

Lajmi u pasqyrua si një takim shumë i rëndësishëm. Madje dhe nga vetë Meta. Por për çfarë i duhej presidentit Shqiptar një takim me një kryebashkiak të thjeshtë që dikur ishte prokurori më i sukseshëm në historinë e drejtësisë federale kundër mafias së organizuar?

Meqënse Xhuliani nuk ka detyrim ndaj publikut shqiptar për të zbardhur pikat e takimit dhe ti si president ke detyrim kushtetues për të qënë transparent në këto takime, pyes: cilat ishin interesat e presidentit shqiptar për të takuar një figurë kaq të parëndësishme duke patur parasysh se ai është një kryebashkiak i thjeshtë e mund ta takojnë homologë si Erjon Velia, Vangjush Dako etj. Në bazë të hierarkisë shtetërore dhe institucionale kështu do të duhej të veprohej.

Por Meta mendonte se mund t’i kërkonte ndihmë në lidhje me reformën e drejtësisë dhe vendosmërinë e amerikanëve nëpërmjet grupit të punës ta përmbushin 100% planprojektin për Shqipërinë dhe rajonin. Thënë ndryshe, të peshkonte ndonjë “të vërtetë”. Meta me siguri kërkoi të përdorë influencën e Xhulianos në drejtësinë dhe shtetin federal amerikan — për ta pyetur sesa dhe nëse e kanë seriozisht FBI, DEA dhe CIA arrestimin e politikanëve shqiptarë; për ta pyetur se nëse mund të përdorë miqtë e tij në DASH, FBI, CIA, PENTAGON; për ta pyetur se nëse misioni kundër politikës 28 vjeçare në Tiranë e rajon mund të zbusë qendrimin e kontrubuesve; për ta pyetur se nëse planprojekti do të jetë i sukseshëm njësoj si misioni i tij kundër Cosa Nostrës amerikane që vuri bosat e mafias përpara drejtësisë para se të vriteshin mes tyre.

Me siguri se Xhuliani të tha se ai merret me plerat, urbanizimin, ujrat, strehimin, të pastrehët e Nju Jorkut etj. Xhuliani me siguri ta bëri të qartë se kur vendoset në planprojektin e Federalëve një çështje juridike vështirë se mund të dalësh pa u qethur. Gjithashtu të tha, që nuk mund të ndryshojë rrota e ngjarjeve ndërkohë që është miratuar nga i madhi sidomos kur bëhet fjalë për çështje të politikës së jashtme dhe me situatën aktuale për ndarjen e influencave mes lindjes dhe perëndimit (shba/rusi).   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA