...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse digjen pyjet?

Që po digjen pyjet e shikojnë të gjithë. Por pse digjen, pse s'na thonë gazetarët e elitave?!...Më poshtë po risjellim në kujtesën e popullit shkaqet e përmbytjeve ku është përfshirë pjesërisht dhe pylltaria dhe të kuptojmë shkaqet pse digjen pyjet.

SHJ

03/08/2017 - 16:19

Të gjitha këto kur përqindja e pyjeve në Shqipëri është zvogëluar tmerrësisht shumë: nga 38 për qind që ishte me rënien e socializmit dhe 36 për qind në vitin 1997-të, shkoi në 33 për qind në vitin 2005 dhe në 26 për qind në vitin 2015-të! Me zjarret dhe dinamikën kryesore të sistemit —përfitimin dhe mosndëshkimin— me keqadministrimin e pyjeve nga qeveritë (sektori i pylltarisë nuk është organizuar dhe zjarrfikëset janë me mjete të pamjaftueshme: si mund të pajiset zjarrfikëseja me pajisje kur elita politike ble automjete tejet të shtrenjta për parazitët e qeverive?) dhe keqedukimin e popullit, kjo përqindje do të zvogëlohet edhe më shumë.

Kosova, për krahasim, është në një përqindje shumë më të mirë: rreth 42.96 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të saj është e mbuluar me pyll. Ndërsa Gjermania është e mbuluar rreth 34 për qind me pyje, thuajse njëlloj si Franca, me Britaninë shumë më pak se 25 për qind. Duhet theksuar se shifra prej 38 për qind është më shumë se një e treta e sipërfaqes së tokës. Kjo përqindje nuk ishte e njëjtë as në fillim të shekullit 20-të kur shoqëritë tona sundoheshin nga otomanët dhe përdorimi i drurit për djegie dhe ndërtim ishte kryesori.        

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA