...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Qeveria fryn burokracinë shtetërore dhe “harron” krijimin e institucioneve shkencore

Mes tyre, dhe institutin ekologjik!

SHJ

05/12/2017 - 13:28

Institucionet e pavarura dhe disa nga degët e qeverisë kanë planifikuar rekrutimin e dhjetra punonjësve të rinj, në pozicione të ndryshme, për vitin 2018.

Shërbimi Informativ Shtetëror, për vitin 2018, ka planifikuar zgjerimin e organikës me 33 punonjës shtesë.

Për SHISH është miratuar edhe një fond prej 2 milionë euro shtesë, për blerjen e sistemit për grumbullimin dhe analizimin e informacionit. Gradës së Republikës, për vitin 2018, i janë shtuar 50 punonjës.

Organika e Ministrisë së Drejtësisë do të zgjerohet me 25 punonjës. Referuar raporteve, numri i punonjësve është konfirmuar nga Komisioni i Ligjeve dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar 58 punonjës shtesë.

Kjo kërkesë as nuk është miratuar as nuk është refuzuar nga Kuvendi, por do të shqyrtohet në një periudhë të mëvonshme, për shkak se ky institucion është në proces ndryshimesh për shkak të veprimit të Reformës në Drejtësi.

Kontrollit të Lartë të Shtetit i janë shtuar 5 punonjës, ndërsa Autoritetit të Konkurrencës, 4 punonjës.

Shkolla e Magjistraturës ka planifikuar 4 punonjës shtesë, një pedagog dhe tre persona staf i brendshëm. Numri i punonjësve është konfirmuar nga Kuvendi.

Organika e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për vitin 2018, do të zgjerohet me 3 punonjës shtesë, numri ky i miratuar nga Kuvendi dhe Ministria e Financave.

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka kërkuar 5 punonjës shtesë, por Komisioni i Ligjeve i ka miratuar katër punonjës.

Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka kërkuar 40 punonjës shtesë, sipas strukturës së miratuar nga Kuvendit. Ky organ aktualisht ka vetëm 20 punonjës nga 60 që parashikon struktura.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor ka kërkuar dhe planifikuar 72 punonjës shtesë, 20 ndihmësgjyqtarë, 20 koordinatorë me publikun dhe 32 sekretare/nëpunës gjyqësorë. Komisioni i Ekonomisë ka pranuar vetëm 5 punonjës shtesë.

Gjykata Kushtetuese ka kërkuar dhe planifikuar për vitin 2018, 10 punonjës shtesë. /Marrë me shkurtime nga shqiptarja.com/Dita

 

   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA