...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rama ‘krenohet’ me një plantacion shegësh në Divjakë: por ç’parametra agrokulturorë ka ai?

Tokat për mbjelljen e shegës lëvizin nga ranore athëtore (acidike) në alkaline gëlqerore dhe gjithçka mes tyre por jo në deltinë të rëndë, sepse toka deltinore bart probleme me kullimin.

SHJ

21/02/2018 - 11:55

Tokat për mbjelljen e shegës lëvizin nga ranore athëtore (acidike) në alkaline gëlqerore dhe gjithçka mes tyre por jo në deltinë të rëndë, sepse toka deltinore bart probleme me kullimin. Shega, gjithashtu, dhe si çdo bimë tjetër, ka nevojë për oksigjen për pjesën mbi sipërfaqe të tokës dhe nëntokës. Ndaj e shohim në formën e saj të egër më shumë në kodrina sesa në fusha. Fushës përkatëse i mungon qoftë struktura e tokës —dimë se tokat fushore pranë detit janë deltinore— qoftë oksigjeni, i cili do t’i mungojë më shumë nëse nuk ka një zhvillim harmonik mes bimësisë dhe betonit. Toka deltinore pengon -bashkë me kullimin- dhe depërtimin e azotit në rrinjë të bimës. Me pasojë, moszhvillimin e bimës... 

Le të shpresojmë se ne jemi gabim dhe investimi shkencor -- në përputhje me kërkesa agrokulturore-- dhe Rama të ketë konsideruar këto parametra përpara se të krenohet – ku(r) i mësoi parametrat?

   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA