...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Serbët e Kosovës që kërkojnë “autonomi” nga Prishtina: bashkëpuntorë dhe bashkekzekutorë të krimeve kundër shqiptarëve

Shumica e serbëve të Kosovës, sa herë që ka pasur luftëra a trazira të tjera në Kosovë, gjithmonë kanë mbajtur anën e pushtuesit dhe kriminelëve të luftës, në aksionet kundër fqinjëve të tyre shqiptarë.

Adil Fetahu

06/04/2018 - 10:32

Shumica e serbëve të Kosovës, sa herë që ka pasur luftëra a trazira të tjera në Kosovë, gjithmonë kanë mbajtur anën e pushtuesit dhe kriminelëve të luftës, në aksionet kundër fqinjëve të tyre shqiptarë. Kjo ka ndodhur dhe gjatë Luftës sëDytë Botërore, po edhe në luftën e fundit (1999). Ata gjatë gjithë kohës prej suprimimit të autonomisë së Kosovës (1989), deri në mbarimin e luftës (1999), kishin zënë pozitat kryesore në organet e pushtetit qendror dhe lokal në Kosovë, në ndërmarrjet dhe institucionet e tjera, si organe të dhunshme të pushtetit të Serbisë, dhe ushtronin diskriminim e presion të paparë kundër shqiptarëve. Kur plasi lufta, veçmas gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s (24 mars – 11 qershor 1999), ata u bënë shumë agresivë, u mobilizuan ose u inkuadruan vullnetarisht në njësitë e policisë dhe të ushtrisë serbe dhe në formacionet paramilitare, duke iu prirë atyre në kryerjen e krimeve më monstruoze kundër shqiptarëve.

Gjatëluftës, të gjithë serbët kanë qenë të armatosur, qoftë edhe duke hyrë në formacione ushtarake, apo në grupe joformale kriminale. Pothujse të gjithë bashkëpunonin me kriminelët e uniformuar apo të pauniformuar, duke i njohur njerëzit dhe terrenin, i informonin ata dhe iu prinin në kryerjen e krimeve. Ata kanë marrë pjesë aktive në vrasje, masakra, dhunime, plaçkitje, djegie të shtëpive, lagjeve, fshatrave dhe qyteteve.

Për krimet e tyre kanë mbledhur të dhëna hetuesit ndërkombëtarë pas luftës, por ato i mbajnë të fshehura dhe rrallë kanë ngritur ndonjë aktakuzë kundër ndonjë serbi, ndërkaq në proces gjyqësor, gjykatësit e UNMIK-ut apo të EULEX-it, disa i kanë liruar, gjoja për mungesë provash!

Dihen shumë serbë me emra e mbiemra, të cilët kanë marrë pjesë në krimet dhe masakrat e mëdha në: Raçak, Suharekë, Gjakovë, Krushë, Izbicë, Qyshk, Pavlan, Zahaç, Klinë, Drenicë, Fushëkosovë, Llukar e sa e sa vende gjithandej nëpër Kosovë. Është karakteristikë që nga një vëllazëri-familje e gjerë e Tomasheviçit, nga fshati Syriganë, 42 vetë kanë marrë pjesë në masakrën e Izbicës, ku janë ekzekutar 147 shqiptarë, të të gjitha moshave dhe të dy gjinive. Në disa vende janë gjetur listat e emrave të atyre që kanë marrë pjesë në krime, nëpër aksione kriminal gjithandej Kosovës (rasti i listës së emrave të 24 kriminelëve serbë lokalë që është gjetur në një shtëpi në fshatin Kishnicë të Prishtinës; prej atyre 16 ishin serbë të të njëjtit fshat, ndërsa të tjerët të fshatrave të tjera të Kosovës; vetëm një prej tyre ishte nga Serbia.

Mes serbëve që kanë kryer krime kundër shqiptarëve është gjetur dhe ndonjë rom, madje edhe ndonjë shqiptar apo boshnjak! Serbët më agresivë kanë qenë ata të Fushëkosovës, ku edhe para lufte ka qenë çerdhja e nacionalistëve më agresivë serbë, të cilët ishin të lidhur drejtpërdrejtë me kryekriminelin Millosheviç. Për zyrtarët localë serbë (kryetarë komunash, kryeshefa të policisë, etj.) hartonin listat e shqiptarëve për t’i likuiduar, flitet edhe në raportet e “Human RightWach”. Po ata jo vetëm se kanë hartuar lista por kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në ekzekutimin e krimeve. Në faqet e Wikipedias: “Lista e kriminelëve të luftës nëKosovës 1999”, janë disa lista me emrat e serbëve të cilët kanë marrë pjesë në krimet e kryera në vende të ndryshme të Kosovës.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA