...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ylli Përmeti: Basha kishte strategji ndërsa Berisha jo - ndaj fitoi në “luftën” për selinë

Lufta do të vazhdojë mes Berishës dhe mbështetësve të tij kundër Bashës dhe Ramës dhe ajo po merr karakter jo thjesht kundër tyre por kundër “pluralizmit”

SHJ

08/01/2022 - 14:13

Tre ditë përpara protestës së Berishës dhe mbështetësive të tij për Selinë e partisë “demokratike” shkruaja se “qëllimi i Bashës është ta detyrojë Berishën të përdorë dhunë për marrjen e selisë me qëllim që ta paraqes në sytë e amerikanëve si organizatë terroriste dhe këta me radhë ta shpallin të tillë por Berisha e di këtë qëllim dhe jam i sigurtë se do të përdorë ose taktikën e marrjes së selisë pa dhunë (ndoshta gjatë natës ose në një çast të volitshëm) ose duke e rrethuar atë, deri sa ta dorëzojë vetë Basha, sepse marrja e saj është çështje ‘burrërie’ tashmë”.

Por e mbivlerësova Berishën: sepse nuk kishte strategji për marrjen e saj, sepse nuk veproi në mënyrë që t`i shmangësh dhunës. Kjo e fundit filloi pak pasi arriti Berisha në seli duke shqyer dritaret dhe dyert e selisë, dhe duke u përballur me kundërdhunën e mbështetësve të Bashës, kryesisht me gas lotsjellës dhe dhunë fizike. Dhe pasi protestuesit përparuan pranë vendodhjes së Bashës, ky i fundit ftoi “institucionet e shtetit” për të mbrojtur selinë. Dhe ashtu ndodhi pas pak minutash: policia ndërhyri meqë nuk kishte bazë ligjore të ndërhynte pa ftesë të njërës palë.

Në këtë mënyrë, Basha realizoi qëllimin e tij: ta paraqes Berishën dhe mbështetësit e tij si “terroristë” në sytë e të huajve. Basha, në fjalë të tjera, kishte strategji: blindoi disa pjesë të ndërtesës dhe jo tërësinë e saj me qëllim që të detyronte kundërshtarët e tij të përdornin dhunë ndërsa Berisha nuk kishte strategji. Nga kjo përplasje fitoi Basha.

Lufta do të vazhdojë mes Berishës dhe mbështetësve të tij kundër Bashës dhe Ramës dhe ajo po merr karakter jo thjesht kundër tyre por kundër përpjekjes së këtyre të fundit për të shkatërruar “pluralizmin”. Vazhdimi i “luftës” u bë e qartë pas mbylljes së protestës gjatë konferencave të tyre: Basha e quajti “organizatë terroriste” organizatën e Berishës —çka pritet të deklarohet dhe nga amerikanët— ndërsa ky i fundit denoncoi dhunën e mbështetësve të Bashës duke e quajtur “dhunë barbare”, ndaj mbështetësve të tij. 

Mbështetësit e Berishës, shumicën e të cilëve i kategorizoj si pushtet-synues ndërsa të tjerët thjesht se urrejtës të komunizmit dhe të keqedukuar (kur na thonë se vendit i duhet opozitë, sepse ndryshe përfundojmë në diktaturë!) nuk e kanë bërë mësim aksiomën e Aristotelit se “kur plaket trupi, plaket mendja”. Kështu në vend ta ndihmonin Berishën duke i dërguar kritikat e kritikëve të tij, shkuan pas tij në seli duke besuar se ai do të vepronte drejt ndërsa Bashës me siguri ia kanë shtënë në mendje amerikanët strategjinë e tij meqë vetëm për të tillë nuk e njohim.

Se si mund të shpaloset “lufta” në vijim varet nga të dyja palët dhe kryesisht nga Berisha, sepse ky i fundit ka mundësi ta “asgjësojë” Bashën por varet se sa drejt do t`i përdorë ‘mundësitë’.   

Strategjia amerikane dhe mashtrimet e Berishës (në foltore) & Ramës për Sorosin

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA